COVID-19: KE paketë 3 miliardë euro për 10 vende, përfiton edhe Shqipëria

22 Prill 2020, 13:58Ekonomia TEMA

Bashkimi Europian ka bërë gati për të ndihmuar 10 vende partnere, mes tyre kandidatet për në union me një paketë 3 miliardë euro për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Shqipërisë i propozohen 180 mln euro kredi me kushte shumë të favorshme.

”Ne propozojmë 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për të mbështetur dhjetë vendet fqinje në kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë koronavirus. BE solidarizohet me këto vende në një kohë krize të tillë,” deklaron KE.

Ndërkohë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkruan në twitter: “KE propozon të ndahen 180 milion € në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike“.

Vendet që përfitojnë kredi dhe shuma;

Republika e Shqipërisë 180 milion €

Bosnja dhe Hercegovina 250 milion €

Gjeorgjia 150 milion €,

Jordania 200 milion €

Kosova 100 milion €

Moldavia 100 milion €

Mali i Zi 60 milion €

Maqedonia 160 milion €

Tunizia € 600 milion

Ukraina 1.2 miliardë €

(TemA)

3 komente në “COVID-19: KE paketë 3 miliardë euro për 10 vende, përfiton edhe Shqipëria”

  1. Toni says:

    Tunizia €600milion?

  2. Kuq e zi says:

    I kemi 4 klase shkolle per te kuptuar sa eshte interesi pra na thoni interesin jo “te favorshme” sepse me cudit qe serbia gllaberusja e granteve europiane per ballkanin ka thene qe ky borxh nuk me inteteson dhe ne fakt be u shpreh per kete

  3. A. Z. says:

    Borxhi nuk është ndihmë por investim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje