Lajcak vlerëson Ramën: Shqipëria rol konstruktiv në rajon dhe dialogun e drejtuar nga BE

22 Prill 2020, 17:35Politika TEMA

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd Miroslav Lajcak ka vlerësuar rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon dhe faktorin stabilizues që ajo luan në Ballkanin  Perëndimor, por dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një twitter Lajcak shprehet se ka falenderuar kryeministrin Rama për mbështetjen konstruktive për vazhdimësinë e dialogut që BE drejton në rajon.

“Falenderova Kryeministrin Edi Ramën për mbështetjen e vazhdueshme dhe konstruktive të Shqipërisë në  lidhje me dialogun e drejtuar nga BE në rajon. 

Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në forcimin e besimit midis lojtarëve në rajon. 

Vetëm një proces i koordinuar do të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit“, shkruan Lajcak.

1 komente në “Lajcak vlerëson Ramën: Shqipëria rol konstruktiv në rajon dhe dialogun e drejtuar nga BE”

  1. vang says:

    PO TE LANE ty o Lajcak te drejtosh dialogun kur ti e ke treguar pare disa vjetesh qe mban anen e Serbise dhe Sllovakia nuk e njeh Kosoven. Si do besh politike ti kunder parimeve te vendit tend?.Por me shume me ben pershtypje BE-ja.Nga shiu ne bresher .Nga Mohgerini tek Lajcak. Hajde gjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje