Shoferi i infektuar në Elbasan refuzon të tregojë kontaktet

22 Prill 2020, 11:00Sociale TEMA

Një vatër e re e infeksionit është regjistruar në qytetin e Elbasanit!

Eshtë konfirmuar pozitiv me COVID-19 një shofer që transportonte punonjëset në një fasoneri dhe bashkëshortja e tij, e cila është shtëpiake.

Konfirmimi i këtij rasti, shton dyshime se ka të prekur të tjerë me koronavirus në këtë fasoneri, ndonëse nuk dihet ende zyrtarisht.

Mësohet se shoferi ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritete për të treguar kontaktet që ka pasur nga ku mund të mësohet se nga ka marrë virusin, apo personat e tjerë që mund të ketë infektuar.

Fasoneritë janë shndërruar në vatra të rrezikshme të përhapjes së COVID-19, siç është rasti i Krujës ku janë prekur dhjetëra punonjëse.

Deri më tani zyrtarisht Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar 16 raste me COVID-19, e ndërsa pritet që bilanci të rëndohet me dy rastet e reja të ditës së sotme.

2 komente në “Shoferi i infektuar në Elbasan refuzon të tregojë kontaktet”

  1. SHQIPE-FREE says:

    Kur do behen Disa “Njerez” Njerez:Shoferit jepini nje Hu te Mire, sepse po Luan me Jete Njerezish…Duket se eshte marre edhe me Pune te Pista, perderi sa nuk Tregon,ose edhe ka pasur ndonje Bazhelle ne Lagje , ose Fshate qe i bente Vizita Fshehurazi nga Gruaja…me keq akoma te kete Shperndare Droge..si do qe te jete:INFORMACJONET NE KETO RASTE MBAHEN TE “MBYLLURA” PRA SEKRET, dhe nuk behen Objekte -Kronikash ne Gazeta:PRANDAJ..Shoferi te Tregoj te gjitha Kontaktet..sa nuk eshte Vone..lol

  2. faro says:

    Pse refuzon???!!!
    Të jetë shpërndarës I QËLLIMSHËM?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje