Pas SHBA, edhe Gjermania i kërkon llogari Kinës: Sqaroni me detaje si u përhap pandemia, përndryshe humbet besimi

22 Prill 2020, 10:21Sociale TEMA

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i kërkon Kinës të japë shpjegime për përhapjen e koronavirusit.

Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller, kërkon një përgjigje zyrtare dhe një sqarim të hollësishëm nga Kina mbi pandeminë COVID-19.

Mediet gjermane raportojnë se ministri Müller ka kërkuar nga autoritetet kineze të jetë të hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize.

“Qeveria e Pekinit duhet të tregohet transparente dhe e hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize, që ka zaptuar botën”, ka thënë ministri gjerman, duke shtuar se “kjo duhet sqaruar, përndryshe humbet besimi para qëndrimit të Pekinit”.

Instituti i virologjisë së Wuhanit (WIV) e kundërshtoi tezën aktuale që virusi Sars CoV2 është një rrjedhje aksidentale, dhe theksoi dhe një herë teorinë eksistuese që virusi i lartpërmendur është shfaqur në tregun famëkeq të Wuhan-it

3 komente në “Pas SHBA, edhe Gjermania i kërkon llogari Kinës: Sqaroni me detaje si u përhap pandemia, përndryshe humbet besimi”

  1. SHQIPE-FREE says:

    Nuk eshte Thjesht Virus..POR AREM Toksike-Virale,qe u Doli nga Kontrolli, dhe nuk dinin Reaksjonin dhe shkallen e Goditjes..
    Instituti i Wuhanit ne Kine Bashkepunonte me nje Institut Viral-Kanadez,dhe dy Shkencetare KINEZ, qe Punonin ne Kanada, Marrin ose “Vjedhin” Monstrat e nje Virusi te pa-Testuar,Duket se gjate Testimeve ne Kine, dicka shkoj ne Drejtimin Negative, dhe te pa-parashikuar
    Pse eshte Kaq e Veshtire,me TEKNOLOGJINE QE KEMI SOTE te kemi nje Vaksine apo Antidot Kunder ketij Virusi??Thjeshte se eshte nje Prodhim Laboratorik(Mendimi ime)..dhe ky Virues ne Mushkrite e Njeriut Fillone dhe Pjelle nje Seri te re Virusi me Kujton Reaksjonin Zinxhire te Teorise se Relativitetit..por ne kete rasste me nje te Ashtuquajtur Virus..
    1-Pse Drejtori i Institutit Kanadez, qe Bashkepunonte me Wuhanin Kinez u GJETE I VDEKUR ME 4-Shkurte te ketij Viti ne Kulmin e Epidemise ne Kine..dhe Itali??????????????Le shume per te Menduar…lol

  2. Kina me detaje says:

    është një “false flag” amerikan

  3. Kina me detaje .. says:

    është një “false flag” amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje