Shulku takon Piperon dhe Harxhin, i jep dhuratat e FSHF: Faleminderit për sakrificën tuaj!

22 Prill 2020, 20:45Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson maksimalisht Kombëtaren tonë, mjekët, infermjerët, sanitarët dhe shoferët e ambulancave të spitaleve Covid-1 dhe Covid-2, që në këtë kohë të pazakonshme po përballen me virusin vdekjeprurës Covid-19.

Për të gjithë “lojtarët tanë”, FSHF vendosi të dhurojë në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga një fanellë dhe një top për fëmijët e tyre që të kalojnë me aktivitet sportiv këtë kohë të vështirë.

Sekretari Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, zhvilloi ditën e sotme një takim me Doktorët Pëllumb Pipero dhe Arjan Harxhi, duke i shprehur të gjithë vlerësimin e komunitetit të futbollit për guximin dhe punën e madhe që janë duke bërë këto javë në këtë “ndeshje” të vështirë.

Dr. Pipero dhe Dr. Harxhi falenderuan Federatën e Futbollit për dhuratat e bëra dhe mesazhin e dhënë me shpalljen e punonjësve të shëndetësisë Kombëtarja jonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje