Belgjika nuk është i vetmi shtet që do të mbyllë futbollin deri në sezonin tjetër. Holanda bëhet vendi i dytë në Europë që konfirmon anulimin e edicionit aktual 2019-20.
Federata e Futbollit ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar, por ishte kryeministri i vendit Mark Rutte që foli në lidhje me diçka të tillë. “Masat e ndërmarra janë të rrepta, por ne nuk mund t’i shmangim ato”.
Numri një i qeverisë ka njoftuar se aktivitetet sportive do të jenë të mbyllura deri në shtatorin e ardhshëm. Ai nuk e konsideron si mundësi luajtjen e sfidave me dyer të mbyllura. Federata do të dalë shumë shpejt me komunikatë duke sqaruar se si do të jenë fatet e sezonit.