Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Ivan Helguera ka treguar disa nga prapaskenat që ndodhnin në shtëpinë e Ronaldos në kohën kur braziliani organizonte ndonjë festë.
Spanjolli shprehet se njëherë në shtëpinë e “Fenomenit” zbarkoi një autobuz i mbushur me femra, por në atë moment gruaja e tij e largoi nga festa.
Helguera thekson se edhe për trajnerin Del Boske nuk ishte e lehtë të menaxhonte një grup si “galaktikët”.
“Për Del Bosken nuk ishte e lehtë. Zidan, Figo dhe Bekam ishin profesionistë të mëdhenj. Por, Ronaldos dhe Roberto Karlos iu pëlqente të dilnin, edhe pse jo çdo ditë.
Isha njëherë në një festë datëlindje në shtëpinë e Ronaldos, të cilën më pas e bleu Ramos. Isha së bashku me gruan time, kur erdhën autobuze të mbushur me femra.
Gruaja më mori në shtëpi, ashtu siç bëri edhe gruaja e Figos”, u shpreh Helguera.
Nuk cuditem aspak.
Fenomeni dhe Roberto Karlos ishin futbolliste te medhenj, po… ne fund te fundit … dava jevgjish kur vinte puna per seriozitet dhe profesionalizem