Video-konferenca me Sekretarët e Përgjithshëm, 55 Federatat anëtare “njëzëri”: Kampionatet do të rifillojnë

21 Prill 2020, 16:20Sport TEMA

Mbledhja e sotme e UEFA-s është zhvilluar me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave anëtare, ku për Shqipërinë ka qenë i pranishëm Ilir Shulku.

Nuk ka pasur asnjë vendim, por ka qenë një seancë e karakterit informues pasi të enjten do të jenë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që do të vendosin fatin e futbollit.

Mësohet se të gjithë “njëzëri” kanë shprehur bindjen dhe dëshirën e tyre për të mos mbyllur këtu kampionatet Kombëtare apo edhe Kupat e Europës.

Gjithashtu rëndësi e veçantë u është dhënë edhe ndeshjeve të Kombatereve teksa drejtuesit e UEFA-s kanë në tavolinë tre prepozime.

Të enjten duhet të zgjidhet se kur ekipet përfaqësuese mund të luajnë ndeshjet e tyre, ndërsa më poshtë janë 3 periudhat e diskutuara ditën e sotme:

1. Të gjitha ndeshjet të luhen shtator, tetor dhe nëntor
2. Të gjitha ndeshjet të luhen në tetor dhe nëntor
3. Të gjitha ndeshjet të luhen në nëntor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje