Rifillimi i Serie A, ministri i Shëndetësisë: Gjëja e fundit që më shqetëson

21 Prill 2020, 16:14Sport TEMA

E ndërsa Serie A po përgatitet për të përcaktuar rregullat për të luajtur ndeshjet e mbetura të kampionatit të ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit, qeveria frenon rinisjen.

“Për momentin nuk e di të sigurtë nëse stërvitjet do të nisin më 4 maj, apo kur do të rifillojë kampionati”, shpjegon ministri i Sportit, Spadafora.

“Rifillimi i mundshëm i stërvitjes të ekipeve nuk duhet t’iu krijojë iluzionin shoqërive se kjo nënkupton rifillimin e kampionatit”, shtoi ai.

Në të linjë me të është dhe ministri i Shëndetësisë, Speranza.

“Jam një i apasionuar pas futbollit, por me 400 viktima në ditë, me sinqeritet iu them që është problemi i fundit që më shqetëson”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje