Idrizi: Superiorja të bëhet me 14. Absurde të kërkohet ndihmë, pse lojtarët nuk ulin rrogat si në Europë?

22 Prill 2020, 11:56Sport TEMA

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është një personazh i cili shpesherë del kundër rrymës me deklaratat e tij. Në një periudhë mjaft të vështirë për ekonominë, që ka përfshirë edhe futbollin, deklaratat e tij për RTSH padyshim do të hapin polemika në komunitetin e sportit. Ai shpejgon pse futbolli duhet të mos jetë ndër të parët që kërkon ndihmë në këto momente, duke thumbuar presidentët e tjerë të cilët kanë dalë menjëherë duke kërkuar asistencën shtetërore sa u ndal kampionati.

Komunikimi me lojtarët – “Flas me Andi Ribajn, me Xhevon, me trajnerin here pas here, me emrat e tjerë në përgjithësi jo”

Nëse pret mbijetesën nga ndryshimi i mundshëm i skemës nga koronavirusi – “Nëse deri ne ditën e funit do të biem nga fusha, nuk do të kërkojmë asgjë në tavolinë. Nëse e humbasim një betejë, do ta humbasim për paaftësinë tonë, për pamundësinë tonë, për të gjitha përgjegjësitë tona. Nuk mundet që atë që e humbas në fushë të them ma jep në tavolinë se ndodhi kjo e ajo, absolutisht jo. Skema e kampionatit duhet të ndërrohet, ndoshta jo këtë vit por ndoshta vitin tjetër, të bëhet minimumi me 14 ekipe se futbolli është gjithpërfshirës. Nuk është futbolli tani që të shkojmë të luajmë 4 herë në vit me një ekip”.

Ndihma që kërkojnë klubet gjatë krizës – “Të kërkosh ndihmë nga qeveria për klubet është një gjë normale, por të kërkojmë ne si futboll të parët është gjëja më absurde dhe më anormale nga të gjitha. Për të vërtetuar këtë që ne nuk jemi si futbolli tjetër në Europë, shikoni se çfarë bëhet në Europë. Futbollistët në Europë janë të gjithë altruistë, jo vetëm që kanë lënë rrogat e tyre por edhe kanë shkuar e ndihmuar në një mënyrë apo tjetër, si të kenë mundëis, nuk po them çfarë bën Kristiano apo Mesi… Më thuaj një futbollist shqiptar në këtë kohë pandemie që ka bërë një hap, që ka shkuar e ka trokitur në një derë të vobektësh. Më thuaj një futbollist shqiptar që ka marrë përsipër e ka dalë ka thënë “zotëri stop, ne më keto rroga që marrim kemi të mjaftueshme për të mbijetuar”. Flasim të paktën për Superioren. Nuk ka asnjë asnjë.

Ne kërkojmë të parët, bëjmë të parët, por kur vjen puna te detyrimet ne nuk jemi të parët, ne nuk jemi për shembull tatimpagues të parë në Shqipëri. E kam thënë edhe në vende të tjera, nëse ne kërkojmë të parët, atëherë çfarë do të ndodhë me ata që nga mëngjesi deri në darkë punojnë fushat, bujqit, blegtorët, minatprët, peshkimin… Të kërkosh është gjëja më normale por të kërkosh ndër të parët është gjëja më absurde komplet”.

Ftesa për Shpëtim Gjikën – “Kam një thirrje të drejtpërdrejtë për ish-presidentin e Flamurtarit, , zotin Shpëtim Gjika. Të lutem Shpëtim, miqësisht hajde se ke një faturë të para shtatë viteve e gjysmë që ka bllokuar komplet Flamurtain. Bëhet fjalë për 4 milionë lekë të vjetra që kanë bllokuar llogaritë, të lutëm hajde, shlyeje detyrimin tënd”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje