Rreziku nga Covid-19, ideja e “çmendur” e arkitektëve italianë: Kupola bambuje për të bërë plazh

23 Prill 2020, 13:22Bota TEMA

Ka nga ata që kanë bërë propozimin e ngritjes së çadrave me pleksiglas në plazhe në mënyrë që të ruhet shëndeti i pushuesve këtë sezon veror.

E kësaj ideje i është përgjigjur një kompani italiane që propozon vendosjen e kupolave prej bambuje me hapësirë për dy shtretër dhe një dush me ujë të kripur.

“Me diametrin 4 metra dhe një kosto rreth 500 euro mund të shkohet në plazh me siguri të plotë duke evituar në këtë mënyrë mbipopullimin” shpjegon Valerio Campi i studios “Obicua Architettura”.

Sipas tij, ideja ka lindur thuajse si shaka, duke parë ato çadrat e pleksiglasit dhe ata kanë pyetur veten nëse ishte e mundur që t’i jepej edhe një përgjigje arkitekturore kësaj gjeje dhe kështu ka lindur “Kupola”.

Nisma i ngjason çadrave të kampingut që përdoren në Mongoli me materiale të lehta dhe që harmonizohen me natyrën. Merret pak ideja e tendës në një fshat, që ngrihet për gjysëm ore dhe pasi çmontohet mund të futet në një kuti gjysëm metër të madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje