“U bo boll! Jemi lodhë!”, mobilizohet Vetëvendosje, thërret protestë në rrugë pavarësisht pandemisë: Duam një qeveri legjitime

23 Prill 2020, 11:37Rajoni TEMA

Edhe pse ndodhemi në kushte pandemie Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të bëjë thirrje për të mbajtur një manifestim për zgjedhje në sheshin Skënderbe në Prishtinë, pas masave kufizuese më 4 maj.

Simpatizantë të Vetëvendosjes janë duke e bërë thirrjen përmes rrjetit social “Facebook”, ku këtë ngjarje e kanë parashikur ta mbajnë në ora 14:00, pasi Hashim Thaçi ka mbledhur partitë politike për krijimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje.

“Pas përfundimit të ligjit për kufizimin e lëvizjes (për parandalimin e COVID-19) të hënën 4 maj 2020, të dalim të gjithë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndër tjera në njoftimin e tyre thuhet se duan zgjedhje të reja dhe qeveri legjitime. “Duam zgjedhje dhe nuk lejojmë vjedhjen e pushtetit. Duam një qeveri legjitime dhe të zgjedhur nga votat e popullit të Kosovës. Mos shpërfillni vullnetin e popullit. U bo boll! Jemi lodhë!”, thuhet ndër tjera në këtë njoftim.

Mirëpo ndërkohë kujtojmë se e gjithë bota është në izolim për shkak të parandalimit të koronavirusit.

Organizata Kombëtare e Shëndetit vazhdimisht është duke bërë thirrje që mos të dilet jashtë shtëpive dhe të mbahet distancë sociale për shkak të mos përhapjes së pandemisë.

7 komente në ““U bo boll! Jemi lodhë!”, mobilizohet Vetëvendosje, thërret protestë në rrugë pavarësisht pandemisë: Duam një qeveri legjitime”

  1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Prej formimit VV ishte Levizje vandaliste.
    Rrumpalle ishte , rrumpalle mbeti.
    Albinit nuk i intereson rrespektimi i kushtetutes dhe forcimi i shtetit. Atij i intereson pushteti. Pushteti dhe vetem pushteti, edhe nese shteti behet rremujë.

  2. Fatosi-kosove says:

    JO VV kot e keni, duhet ta pranoni se keni gabuar aq shume sa do ju duhet nje kohe e gjate ta merrni vesh se çfar i keni bere veti, e para nuk ju ka kush faj qe keni zgjedhur te martohuni me lugat- LDK, sepse nuk lat asnje mik afer keshtu i bate nje nder LDK qe te rehabilitohet, me dhimbset vetem Albini qe duke injoruar dhe share e fyer shume shqiptar ka zgjedhur ti mbaje afer veti fmijaq si konjufca e ahmak si abazi andaj tash kot e keni sdel kush as tju thot mirdita, andaj uleni bishtin nen kembe dhe qetesohuni,prisni zgjedhjet e reja dhe mendoni dhjet her para se te zgjedhni oartnerin, ndryshe po ju kafshoj edhe nje here kugati ju ka hanger dreqi.

  3. duaje says:

    Ka te drejte vetevendosja. nuk mund te spekullohet me coronavirusin per ti mohuar te drejten fitimtareve qe kerkojne ti drejtohet popullit. Nuk besoj se opozita e kosoves pa rrezik te demokracise dhe nuk pyeti per karantinen e kerkoi mocion.
    zgjidhja e propozuar nga VV eshte e vetmja zgjidhje. Nese VV cenoi demokracine mund ta tregoj populli me vote.

  4. Shkemba says:

    Republika e Kosoves duhet te kete nje qeveri legjitime, e dale nga vota e popullit. Nuk mund te krijohet qeveri sipas tekeve e qefeve te disa njerezve. Cdo qeveri, e cila formohet pa fituesin e zgjedhjeve, eshte jolegjitime dhe e papranueshme. Nuk mund te formohet qeveria ne menyre te tille, sepse cfaredo qeverie qe formohet pa te paren parti te zgjedhjeve te fundit, nuk mund te themi se perfaqeson vullnetin e popullit, por, vetem interesat personale te disa njerezve. Eshte e turpshme menyra se si u rrezua qeveria ne kohen me te papershtatshme te mundshme, ne kohen e pandemise, kur ne te gjitha vendet e botes, te gjithe akteret politike behen bashke per ta mposhtur armikun e padukshem, Covid19. Fatkeqesisht ne Kosove, per politikanet tane me e rendesishme qenka pushteti sesa shendeti i qytetareve te Republikes se Kosoves. Kjo tregon se sa ata kujdesen per qytetaret, te cilet i perfaqesojne. Partite politike, pervec Vetevendosjes, u deklaruan se nuk eshte koha per mbajtjen e zgjedhjeve te reja, ndersa, po te njejtat e votuan ne Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverise Kurti, ne kohe te pandemise. Pra, cili eshte kuptimi i gjithe kesaj ceshtjeje!? Si qytetar i Republikes se Kosoves, jam thellesisht i zhgenjyer me veprimet politike te politikaneve tane, qe per shume vite kane keqqeverisur e per fat te keq, nuk po na kursejne nga problemet e tilla as ne kohen kur neve, qytetareve te Republikes se Kosoves, na u nevojitet me se shumti ndihma e shtetit tone. Prandaj, bej thirrje qe partite politike te distancohen nga gjuha e urrejtjes dhe te ndertojne ura bashkepunimi me njera-tjetren, ne menyre qe vendi yne sa me shpejt ta kaloje kete krize shendetesore, ne menyre qe t’i kthehemi normalitetit e qe Kosova te kete nje te ardhme me te mire dhe me te sigurte. Krizen e pandemise, me ndihmen e Zotit do ta kalojme, mirepo sic duket krizen politike, fatkeqesisht, nuk mund ta kalojme asnjehere.

  5. Baliu says:

    Jo nuk jemi lodhe. Uji flen, e hajnat dhe kriminelat nuk flejne. Siq thuhet shpesh ne perendim: Demokracia duhet te mbrohet qdo dite.

  6. Lanabregesi says:

    Ca mut fitimtari,nuk ka fitimtar me 29 deputet, me pak se 25%,fitimtari do 50%+1,o analfabet dhe bandit te ww-es.Zbatoni ligjet e shtetit dhe mos hani mut shume, po ju flasee kete gjuhe se kete meritoni ju o rrugecerit e kryebanditit Albin.

  7. Lanabregesi says:

    Puna ne rruge eshte profesioni Albinit, jo ne zyren e kryeministrit, hajde pune te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje