Dështojnë testimet e remdesivir: Nuk ka asnjë efekt ndaj CoVid-19

24 Prill 2020, 08:42Sociale TEMA

Remdesivir, medikamenti antiviral i zhvilluar nga kompania amerikane Gilead Sciences ka dështuar në testimet e kryera për përdorimin kundër CoVid-19.

Remdesivir u promovua që në fazat e para të epidemisë si një ilaç premtues, por ai ka dështuar, madje testimet janë ndërprerë për shkak të efekteve anësore.

Ai u testua në 237 pacientë dhe nuk funksionoi. Lajmi është publikuar nga OBSh në faqen e vet, por mandej postimi është hequr për shkak se nuk ka ende një raport final.

Antivirali kryesor për momentin mbetet produkti japonez Avigan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje