Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka në studion e “ABC News” ka folur për situatën e koronavirusit. Vetëizolimin Ndoka e ka cilësuar si një “burg shtëpie” me urdhër të kryeministrit. Sipas Ndokës nuk për menaxhimin e pandemisë nuk ka pasur transparencë nga qeveria.
Ai u shpreh se në spitalet tona ka pasur shumë humbje jetë edhe gjatë muajve dhjetor apo janar, ndërsa shtoi se koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri shumë më herët. Ndoka vuri në dukje se statistikat asnjëherë nuk janë bërë transparente.
“Virusi ishte shumë i rrezikshëm për moshat e treta, por fare pak i rrezikshëm për pjesën tjetër.
Kryeminsitri jonë ka krijuar një panik, duke folur për një numër prej 18 mijë personash që humbin jetën, duke frikësuar edhe qytetarët e tij.
Ai ishte në panik për veten e tij. Kam përshtypjen që ka kënaqësi në izolim, duke blerë edhe dron për parë situatën, ai po tallej në njëfarë mënyre me qytetarët.
Asnjëherë nuk promovoi personalitete të shëndetësisë që të flisnin me transparencë për të informuar qytetarët”, tha Ndoka.
Ndër të tjera Ndoka theksoi se mungesa e transparencës ishte e dukshme, ndërsa shtoi se ishte i vetmi kryeministër i cili fliste për luftë: “por se me çfarë luftoi ky kryeministër, nuk e pamë”, u shpreh ai.
Haha ,tallni bythen ju nder vete ,kurse qytetaret pik te hallit
këtë axhustatorin dëgjojeni me vëmëndje se ky në kohën e Sa-lehut të parë si doktor profesor në fushën e axhustimit ka qënë ministër shëndetsie. Aferim,doktor vdekjes që e vlersoi këtë “gjeni të mjeksisë”
Jo më kot në kohën e sa-lehut të parë ekonomia,shëndetsia,drejtësia në shqipëri ja kaloj dhe gjermanisë dhe këtë nuk e luan topi e ka thënë doktor vdekja me zë e figurë.
Lum si ne për këta rronxho-bonxho që dhe në këtë kohë pandemie të qajmë e të qeshim me këta sanço panço.
“Paraqitje e jjashme pasqyron edhe boten shpirterore” V. Hygo
Shikohen o njerez kete fytyre qe eshte sa injorant aq edhe i pamarrnuni vesh!
Ndaj me thoni, a mundet ti jepet vota . N. Ndokes?
Ky eshte nivel mediokër, komplet!) = me nivelin e atyre redaktorëve që e ftojnë në emisionet e tyre. I bëhet karshillëk I dukshëm Intelektit shqiptar. Turp!
Ka ardhur koha qe Ndoka te vihet perball Rames,jetojme ne kohe te keqe,me sa kam vene re Rama as emrin nuk ja ze me goje e ky rri ben gam gam.
E kam thene gjithmone:
Nard Ndoka eshte me i zgjuari i gjithe opozitareve.