Nga Ilir Yzeiri
Frederik Gjerasin që u nda këto ditë nga jeta, e kam pasur jo vetëm mik, por edhe koleg në Universitetin « A. Xhuvani ».
Më kujtohet se kur unë u ktheva nga një specializim që bëra, e gjeta aty. Duhet të ketë qenë viti 1986. U bëmë miq menjëherë sepse ai kishte dhuntinë e veçantë që ishte shumë i afruar dhe mjaft elegant në sjellje.
Në atë kohë, ishte i mbuluar me një lloj misteri dhe për të tregohej si për një personazh kyç në një ngjarje të madhe në historinë e Shqipërisë, siç ishte prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.
Ai kishte qenë përkthyesi në bisedimet e Enver Hoxhës me Hrushovin në Moskë në vitet ’60. Dhe tek ai, sidomos ne të letërsisë, shihnim figurën e Besnik Strugës të romanit të famshëm të Kadaresë « Dimri i madh », figurën melankolike dhe enigmatike të përkthyesit, gjithashtu.
E pyesja disa herë për këtë, por asnjëherë nuk e mora vesh se si e kishte përjetuar ai mishërimin e punës së tij në një figurë artistike të një romani të madh. Më vonë e zbulova këtë tipar të karakterit të tij që ishte vetëpërmbajtja dhe vetëkontrolli. Rrallë kam takuar në jetën time një njeri tjetër veç tij që të ishte aq i kursyer për të treguar për veten apo për të shfaqur atë që i ishte mohuar prej më shumë se njëzetë vjetësh.
Megjithëse kishte qenë një nga personalitetet e dalluara të elitës shqiptare në vitet ‘60 e ’70 dhe megjithëse ato ëndrra i ishin ndënrprerë me dhunë, pra, megjithëse ia kishin shkatërruar karrierën dhe ia kishin hedhur në zjarr pasionet duke e larguar nga kryeqyteti dhe duke e detyruar që të punonte në fshatrat e Elbasanit si ekonimist i thjeshtë, ai kurrë nuk e tregoi dhe të paktën mua që kam ndenjtur me të një kohë bukur të gjatë, nuk ma rrëfeu asnjëherë atë që kishte përjetuar. Frederik Gjerasi ishte njeri shumë krenar dhe me një dinjitet që rrallë e kam ndeshur në njerëz të tjerë.
Pas viteve ’90 takoheshim në Tiranë shpesh. Ai me një biçikletë dhe gjithmonë me shpejtësi.
Ndërtoi një shtëpi në Tiranë. E kishte ëndërr dhe e realizoi sipas të gjitha rregullave. Mirëpo shtëpia që ai ndërtoi shumë shpejt u rrethua nga shumëkatëshe që jo vetëm i zinin frymën, por edhe ia mërzitën atë aventurë. Udhëtonte shpesh te dy djemtë në Amerikë, por kishte më shumë dëshirë të qëndronte këtu.
Vetëm nga fundi, ndoshta para katër apo pesë vjetësh më tha që po shkruaj një libër dhe kam dëshirë që të ma lexosh. Me shumë kënaqësi, i thashë.
Nga ai moment nuk u pamë më. Ai më telefononte kur vinte në Tiranë dhe unë mezi prisja të takoheshim e të pinim një kafe.
Më telefonoi edhe atë ditë që më tha për librin. Nuk e mora vesh si kishte ndodhur që unë nuk isha në Tiranë kur ai e botoi atë libër. Mbaj mend që më mori në telefon nga Amerika dhe më kërkoi adresën e shtëpisë që të ma niste me postë, sepse i kishte bërë një kushtim dhe donte që unë të merrja pikërisht atë libër.
Prita një kohë dhe libri nuk erdhi. Ai priste që unë ta falenderoja për librin, por … ai libër nuk erdhi asnjëherë te unë. Pas shumë kohësh, më mori përsëri në telefon. I thashë, jo i dashur Fredi, nuk erdhi. U ndje shumë keq. Si ka mundësi më tha… Po mirë të jap leje ta marrësh në një vend tjetër, më tha, duke qeshur. Kështu e mbyllëm bisedën atë natë…
Mirëpo… edhe unë u përfshiva nga rutina e mërzitshme e jetës në Shqipëri dhe nuk e kam marrë ende librin… Dhe ja, ti i dashur Fred, u largove. E di që po të të them se do të shkoj ta marr tani librin, nuk ka vlerë.
Megjithatë, unë duke njohur natyrën tënde dashamairëse dhe gjithë dritë, jam i bindur se ti nuk do ta vësh re këtë detaj, ashtu siç jam i sigurtë që do të të ndrijnë sytë nga malli kur të shohësh nga atje lart ku ndodhesh shkrimin tim që të jap fjalën se do ta shkruaj për librin tënd.
Lamtumirë, Fredi !
Edhe ” lamtumire”, edhe ” nga atje lart ku je”!!! Sikur nuk shkon apo jo?!
O ti komentuesi Karakakti, sinqerisht pyes, pertej faktit qe te shava pseudonimin:
Perse duhet te komentoje?
Ky eshte nje shkrim qe eshte bere nga nje shok per nje shokun e vet qe ka vdek.
Ti ku hyn ketu?
Nese njeh shkruesin, mund ti thoshe: ngushellime, apo sa mire qe ke shkruajtur per te vdekurin etj.
Nese njeh te vdekurin mund te thoshe dy fjale per ate.
Por jo, ti ben kritike pa lidhje fare.
Mire je nga mendja?
Kjo vlen per te gjithe karakaktet qe iu duket vetja te mencur dhe mencurine e tyre duan ta ndajne me ne te tjeret duke komentuar te cdo shkrim.
Sikur te mos komentoni fare, nuk do e ndjenin mungesen tuaj, me besoni. Nuk i duheni askujt.
Qytetar, nuk ka faj katarakti, ka faj koha qe jetojme, i beri te gjithe, me apo pa mend, kane apo jo per te thene diçka, te fshehur pas nje emri fallco, te zhgaravisin se s’ben. Dhe nga kjo nuk bejne perjashtim as katarakti, as ti e as une. Merita sot u takon atyre njerezve qe lexojne ne online dhe i rezistojne tundimit te shkruajne, ata jane burra sot, fatkeqesisht shume te rralle.
He mbarove pune me zotin Kurti? Ndoshta do te misherohet edhe emri yt ne ndonje roman per zotin Kurti!!!
bobo ti mire qe ja fut kot kur shkruan por mos e vendos me foton tende aty se qenke bere tamam per tu kthy edhe i her ne elbasan aty ku ke qene me heret si “pedgog” leshi ne pavionin 17
Turp per njerez si ty , mascara Tropoja , ku di ti ceshte letesia . Ke lexuar ndonje liber ne jeten tende ??? Te besh Ti komente per Profesor Yzeirin eshte nje ofendim I madh . Shko tutje malok I ndyre .
Vertet njerezore ndjesimet rreth “Besnik Struges”. Megjithate ka nje pasaktesi rreth karieres ne tij ne ILP A Xhuvani. Ai shkoi aty jo ne 86 por disa vite me pas.
E KAM NJOHUR FREDIN, NJERI I GJALLE I HEDHUR, HOKATAR . KUR E SHIKOJE , AS NUK TE SHKONTE NE MENDJE SE AI NJERI ISHTE I PERSEKUTUAR, DUKEJ NJE NJERI OPTIMIST SIKUR JETA I KISHTE FALUR VETEM TE MIRA.I LEHTE QOFTE DHEU. NE KETE SHKRIME ME LA SHIJE TE HIDHUR MOS BLERJA E LIBRIT, POR NE SHQIPERI ESHTE BERE E MODES QE SHUME shkrimtare PO NUK JA DHUROVE LIBRIN OFENDOHEN ,DHE NUK TA BLEJNE LIBRIN. DHE E QUAN MIK..MBASE JAM GABIM
Zoti Ilir
Te falenderojme për shkrimin e ndjere per njeriun tone te zemres. Nese do nje kopje te librit mund ta kerkosh te Genti, Shtepia botuese Argeta LMG.
Familja
Ngushellime familjes dhe vecanerisht dy djemve ( mesa kuptoj nga komentet e nje dite me pare). Sigurisht eshte nje jete e jetuar me nder si e Frederikut por edhe nje humbje kur nje njeri largohet. Nuk e kam njohur autorin e librit personalisht por librin e kam lexuar duke perfytyruar konfiktin Enver-Hrushov. Te them te drejten ( e di qe do me shaje dikush ketu se mbase nuk eshte koha per te folur) por Yzeiri foli vecanerisht per libren dhe une po flas per librin. Frederiku ( pavaresisht se nuk e njoh) nga ato qe kam degjuar ishte njeri me karakter pozitiv dhe I edukur por mbas leximit te librit opinioni im i pergjithshem per librin, po theksoj per librin, ishte: Doni me per Belulin? Keshtu qe me mire zoti Yzeir mos e kerko librin! Rruaj kujtimet shume te mira qe ke per te ndjerin! Do te me falni, nuk po shkruaj per te kundershtuar dike por perpiqem te flas drejt dhe ashtu si e mendoj thjesh per nje liber.
NGUSHËLLIME TË SINQERTA FAMILJARËVE!
Nuk e njoh familjen por keto lloj familje duhet te merrem shembull per shoqerine.Sa sh.familje te mira i dermoi sistemi i kaluar mgjthate berthama ngelet per te vazhduar tradititen. Ngushellime te sinqerta families per humbjen e njeriut te tyre,I cili ka ngelur ne kujtesen tone si nje nga karakteret terheqes te pershhkruar nga Kadare.
Si tha? Nuk e di si ndodhi qe ate dite nuk isha ne Tirane kur Fredi erdhi per te berr prezabtimin e librit.
Kujtese Z.Llamar;Quhet Universiteti A Xhuvani,jo I.L.Pedagogjik.
Agron Gjerazi ngushellimet tona me te sinqerta si familje per mikun tim te shtrenjte Fredi. Jam Arturi ,(mamaja juaj znj Doli me njeh ,ishim prane viles me banim) . Ne Tirane rrija shume me Fredin,tani humba perfundimisht shpresen se mund te takoheshim perseri. Humbem nje mik te madh. Lamtumire njeriu i madh Fred Gjerasi !
Profesor Yzeiri njeri I menchur me shume vlera si petagog . Por keto kohra ardhen . Hajdutet jane nderi I kombit sot jo njerezit si Ilir Yzeiri . Respekt per ju .
Frederikun nuk e kam njohur personalisht por babai I’m e njihte prej kohesh the fliste me shumë respekt për të.Une kam pasur mësuese Dolen gruan e Fredeikut,një mesuese e mrekullueshme dhe shumë e apasionuar .Ngushëllime familjes
Ngushellime familjes Gjerazi! Po ky Z. Yzeiri ka pritur kaq shume per nje liber sa i ka dale mjekrra dhe akoma se ka marre!