“Hip në makinë se…”, dhunohen barbarisht dy vajza në Tiranë nga Elidon Kotorri: Killeri i liruar nga burgu rrahu të rejat se nuk pranuan të shkonin me të

25 Prill 2020, 11:58Politika TEMA

Rishpallet në kërkim Elidon Kotorri. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shtetit, raporton gazeta SI. Ish i dënuari i përjetshëm , të cilit i zbriti dënimi në 25 vjet burg dhe që më pas fitoi lirinë kërkohet nga policia, sepse dhunoi dy gra të reja.

Njgjarja e pazakontë ku dyshohet se autor është ish i burgosuri nis me denoncimin e dy vajzave që teksa po ktheheshin në shtëpi dhe rrugët ishin bosh në kryeqytet për shkak të karantinimit, tre meshkuj i kanë dhunuar.

Emri i Elidon Kotorrit, si një ndër tre autorët që dhunuan dy vajzat e panjohura pasi ato refuzuan ftesën e tyre për të udhëtuar me makinë, doli pas kqyrjes së një automjeti që kërkohej për një nga njerëzit që dy dekada më parë ishte në listat e njerëzve problematikë me drejtësinë dhe iu nënshtrua një procesi të gjatë gjykimi për tre vrasje dhe një plagosje (ndodhur më 11 Janar 2000).

Hetimi nisi pas një njoftimi nga Spitali Ushtarak që njoftoi se në urgjencë kishin mbërritur dy shtetase të dhunuara keqazi. Gjithçka kanë rrëfyer vajzat është tronditëse. Dy vajzat me inicialet O.S dhe D. C. rrëfejnë për policinë çastet e dhunës së beftë, duke u rrahur nga tre meshkuj që nuk i njihnin.

Vajzat treguan se për shkak të karantinës, mbaruan punën rreth orës 16:00. Dhe sapo mbyllën supermarketin që gjendet në lagjen Ali Demiu u nisën për në shtëpi. “ Tek ish merkata , na u afrua një automjet  me tre persona. Na kërkuan që të hipnim në makinë. Ne refuzuam. Ata na ofenduan dhe u larguan. Ata të tre po udhëtonin një fuoristradë ngjyrë kafe”. Vajzat sipas kallëzimit që disponon gazeta “Si”, kanë vazhduar rrugën në këmbë.

Por “sa kishim ecur mbase 50 metra, kur ata të tre personat që na kërkuan të shkonim me ta, e kishin fikur makinën pak më tutje dhe po prisnin. Si fillim i’u afruan shoqes sime O. dhe pastaj u drejtuan edhe nga unë. Bërtitën: çfarë ju duket vetja juve që nuk pranoni të vini me ne. Pastaj filluan të na qëllojnë me shkelma dhe me grushta ngado. Pastaj na shtrinë për tokë dhe na goditën edhe në kokë e fytyrë. Nuk e di sa ka zgjatur. Por ishte disa minuta kjo dhunë”, rrëfen njëra nga vajzat.

Vajzat i thanë  policisë se ata të tre që asnjëra nuk i njihte, pasi i kanë lënë për tokë, janë larguar së bashku, kanë hipur në makinë dhe janë larguur të pashqetësuar. Ato pas këtij momenti kanë kërkuar ndihmë mjekësore sepse që të dyja kanë pësuar fraktura në fytyrë dhe në trup.

Policia, ka kontrolluar të gjitha kamerat e sigurisë duke u bazuar tek përshkrimi i vajzave për një makinë me ngjyrë kafe dhe kanë mundur të identifikojnë targën AA 562 JM. “Ne zbuluam se ky mjet ishte marrë me qira nga një shtetas, i cili ja kishte kaluar prej një muaji në përdorim Elidon Kotorrit” pohon për gazetën “Si” një nga agjentët e hetimit.

Mësohet se janë kryer disa kontrolle blic në Tiranë , por ish i dënuari i rrezikshëm, i cili u lirua si pasojë e një vendimi të gjykatës së Strasburgut, nuk është gjetur ende. Gazeta “Si” kërkoi informacion zyrtar nga policia dhe mësoi se Eliton Kotorri, 45 vjeç, është shpallur në kërkim për dy vepra, plagosje dhe kanosje, ndërkohë që nuk jepet asnjë informacion për dy ndihmësit e tij.

Kush është Elidon Kotorri?

Elidon Kotorri është shoku i Elton Zajmit vrarë në 1998, për të cilin drejtësia beson që 45 vjeçari hyri në odisenë e hakmarrjeve. Pas dyshimeve se këtë krim e kishte kryer Andi Hasani, Kotori hakmerret dy vjet më pas. Prokuroria tha në atë kohë se teksa Kotorri kishte urdhëruar vëzhgimin e shënjestrës, sapo viktima hipi në një makinë bashkë me Sokol Alushin, Gazmend Zenelin dhe Gregor Stefanin ndaj tyre u qëllua me breshëri.

Aty mbetën të vrarë tre të parët, ndërsa Stefani u plagos. Jo vetëm kaq, por pas krimit Elidon Kotorii u kthye në vendngjarje me motorr për të konfirmuar që ishte eleminuar shenjestra kryesore e tij dhe më pas udhëtoi drejt Turqisë. Fillimisht ai u shpall fajtor për këtë krim dhe u dënua me burgim të përjetshëm që më pas zbriti në 25 vjet dhe që më pas procesi u konsiderua i padrejtë, pasi sipas pretendimeve të tij, Elidon Kotorrit i ishte marrë fija e flokut pa avokat.

Ishte kjo fije floku që kur u krahasua me kapelen në vendangjarje zbuloi se Kotorri ishte njëri nga autorët. Sidoqoftë Kotorri qëndroi ditë më ditë në një burg të sigurisë së lartë vetëm 19 vite, që llogaritur së bashku me paraburgimin , drejtësia ja numëroi si 25 vite burgim.

32 komente në ““Hip në makinë se…”, dhunohen barbarisht dy vajza në Tiranë nga Elidon Kotorri: Killeri i liruar nga burgu rrahu të rejat se nuk pranuan të shkonin me të”

  1. Veterineri says:

    Te shofim si do shkoj vazhdimi filmit.

  2. mar bitjia says:

    GJykates te koruptuar.Keta ne boten e qyteteruar nuk kane vend .Keta duhen lene ne kopshtin zoologjik me egersirat.Ne nuk kemi as konstitucionalist as penalist.Mendo nje shtet ku kushtetuten ja ben nje aktor.Bota kur jep burgim te perjetshem ve dhe siguresen,pa te drejte faljeje..Po cili deputet do i bej keto ligje GJUZI?Mba doren o zot

    1. Leta says:

      Me fal por kafshet ne Kopshtin Zoologjik jane shume me humane se sa ne njerzoret.
      Te lutem mos fyej kafshet duke i krahasuar me keta jashteqitjet e shoqerise.

    2. SPQR says:

      Nuk e ka fajin gjykata! A nuk e lexon qe kjo e ka denuar me 25 vjet por personi e ka cuar ceshtjen ne Strasburg dhe atje ka fituar per shkak te nje idiotesie procedurale, pra marrja e flokut pa avokat! Ne kete rast eshte prokuroria dhe policia gjyqesore qe e ka bere idiotllekun!!

  3. I papami says:

    Kam idene se nje fare njohje vajzat mund ta kene me keta tipa. Historia ngjan si e sajuar. Nuk rreh njeri per nje refuzim te kesaj natyre.

    1. Dea says:

      Mos te te beje fare cudi, ketyre I ka ngel ora ne vitin 97, kur keto gjera ndodhnin rendom. Kete mendova kur e lexova “boo nxirri keta nga burgu ne rruge e rifillon historia” Gjynah ato gocat e gjora

      1. Ela says:

        Ke shume te drejte ! Më se i sakte konstatimi yt.

    2. Alo alo says:

      Kur ke të bësh me monstra që kanë kryer 19 vite burg e që kanë vrarë 3 njerëz, duhet ti besosh edhe këto ngjarje o “i papami”. Nuk të kujtohen vitet 1996-2000 kur ka ‘trimëruar’ lloji i këtij të “forti” ?? Këta është pak ti fusësh në burg, duhen futur në ndonjë stallë derrash të uritur që ti hanë të gjallë. “Trima” që rrahin 2 femra të pambrojtura. Pastaj edhe sikur ti njihnin, kush ia jep të drejtën që ti rrahin e ti gjymtojnë ? 3 qelbësira rrahin 2 femra…. çfarë turpi !

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Jo në asnjë mënyrë tua hedhim derrave këta tipat. ..këta duhen futur sa më shpejt në burg sepse atje ka ‘ustallarë’ të vërtetë që mund ti edukojnë fiks ashtu si këta e meritojnë, pra të përdhunohen sistematikisht në burg prej të burgosurve të tjerë. .këto janë rrregullat e burgut dhe nuk ndryshojnë prandaj gjëja më e mirë që mund të bëjë policia është kapja e këtyre ‘trimave’…pastaj ‘edukimi’ vjen fare natyrshëm. .besoj se ky është gjykimi më i drejtë për këta çunat. .

    3. Lala says:

      Mbyllën dyqanin dhe po shkonin në shtëpi or zotri , çfar ka për të kuptuar?
      Nuk ishte ora tre e natës dhe po shëtisnin tym qylym të dehura të themi , ku edhe në këtë rast nuk kishin asnjë të drejtë.
      Për ne shqiptarët sido që të ndodhë fajin e ka femra.

    4. TIRONA says:

      Vertet i papami:idjot shpellar zagar!SI MUND TE FLASESH KESHTU?KE TI NENE,MOTER,SHOQE,SI MUND TE QENDROSH INDIFERENT PER VAJZAT SHQIPTARE?BILE PER CDO VAJZE NE BOTE.
      NE FAMILJE S’KAM PATUR KURRE KOMUNIST,POR PER HIR TE TE VERTETES E IMAGJINONI KETE NE RREGJIMIN E KALUAR KUR NENAT,MOTRAT LININ TURNET E NATES DHE S’JU BENTE TER SYRI!
      TE KAPEN DHE TE DENOHEN ME MAXIMUMIN!
      OTHER WAY:NE BURRAT SHQIPTARE,QEVERIA, MINISTRIA ,POLICIA DUHET TE NDJEHEMI TE FYER NGA LAPANGJOZET RRUGACE TE PARTIVE!

  4. Timi says:

    O RENEA A I LEXONI KETO LAJME. KAPENI MOE SHKERDHATEN DHE QIJANI ATE MOTREN KU TA KETE, QENIT. VRITENI FARE. NESE NUK E KAPNI HARRAM I PAÇI TE GJITHA KUSHTET QE JU KA KRIJUAR QEVERIA.

  5. Covidi says:

    Vellai ktij tipit punoi 6 vjet te Antikontrabanda me suportin e lsi dhe ps. Imagjino qe blendi kotorri bente ligjin deri sa i erdhi drejtori aktual dhe ai iku me ceremoni.
    Rama!!! Ver dore te dogana se e ke te mbushur me Kotorra.

    1. Elio says:

      Haaaa e bukur kjo.
      Kot bejme gam gam ne me keta karat qe rrine rrugeve. Pislliku eshte ne krye te qeverise.

  6. TT says:

    Po 19 vite boll ka bere,saliu,luli,iliri,Gramozi,sa vite beri Fatos hajduti qe shtypi njeri ne kavaje sa vite kane bere,vajzat dicka kane pasur me te mos jane nga ato qe nxjerrin gopin neper Instagram gjithe diten.

    1. Covidi says:

      Kushdo qofshin vajzat ska te drejte ti rrahe askush. Ky pederasti Kotorr eshte tredhur ne burg.

    2. Dea says:

      O Zoteri po ne 97-n e post 97, qe nuk kishte Instagram fare, e keta tipa jane shquar jete e mot per kete lloj menyre sjelljeje me femrat. Po edhe sikur te ishin nga ato tipet e instagramit, kur tjetra sdo te te afrohet si e ofendon dhe e dhunon barbarisht me mentalitetin e “te fortit”. E kupton si pershkruhet ngjarja, kane perfituar qe ska patur shume qarkulim rruges dhe jane sjelle ashtu me vajzat. Keta me mendjen e tyre I konsiderojne Akoma njerezit “sende” e nuk ftillohen as pas 25 vjetesh burgim

  7. elton says:

    Ca harxhon shteti taksa per te mbajt ne burg fisqira. Futi 1 shiringe te iki te p.. semes vet. Bashke me motrat e atyre qe e mbeshtesin apo e justifikojne

  8. Kosta says:

    Gjykatesit jane te korruptuar e dime ka 30 vjet.Tani a ka leverdi te merresh me gjykaten???Jo.Per keta plehra ka ardhur koha te nderrohet strategji.Ti vrasesh si qen dhe puna mbaron.Vetem duke vepruar keshtu policia do te beje misionin e saj dhe do te respektohet nga populli.Ashtu si u veprua me terroristin Kacifa dhe te afermit e ketyre le te bredhin dyerve te avokateve per kriminelet qe pollen dhe populli te vazhdoje jeten normalisht.

  9. @ I papami says:

    More i uruar nuk e ben ti dhe une por keta lloje kiminelash bene qdo gje ne ket bote prandaj keta lloje njerzhish ose duhet mbajtur ne burg gjith kohen ose duhet eliminuar nuk ka rruge tjeter

    1. Ilirida says:

      Ma sevap eshtë të eliminohen këto tipa,ska dobi
      prej tyre!

  10. Tonny says:

    Njerez me bisht.

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Vetem Shqiperia te denon 25 vjet per vrasje.. Vend unik ku vrasesi dhe krimineli tallin strufen..

  12. Loran shehu says:

    Historia ngjan e sajuar per tja futur

    1. TORI says:

      loran ku e di ti,apo ndonjera ka qen motra jote

  13. labi says:

    Vellai ketij ka qene dhe eshte ushtari Like floririt te antikontrabanda,ky u lirua nga trimat e LSI,kta jane bijte e Dilaver Kotorrit nje ish i burgosur ordiner,qe mbas 90 hiqej si i persekutuar politik,nje batakci me patente,tipa si ky kane qene lenda e pare e PD,keta shkojne nga fryn era.

  14. Partizani Velo says:

    Kufijte jane te mbyllur…ska nga shkon. Do ta nxjere koken ne nje moment. Futi nja 10 vjet burg te tjera dhe jeni ne rregull.

  15. rozi says:

    Këtë s’e mora vesh: gjykata e Strazburgut thonë e ka liruar.
    Sikur fare mos të ishte i dënuar, këta të tre që kanë keqtrajtuar dy vajza duhet të marrin dënimin sipas ligjit.

  16. pjetri says:

    Prandaj denimi kapital duhet dhe eshte i domosdoshem per keto plehra te shoqerise.
    Kriminelë qe arrijne te dalin nga burgu. Vetem likuidimi fizik duhet per keto plehra, qe te mos i kushtojne asnje qindarke shoqerise shqiptare.
    Por me drejtesine te korruptuar nuk ka gjasa qe kjo te ndodhi.

  17. Trotski says:

    me qe ra Fjala :Hapni Dosjet e LSI-se dhe ne vecanti te Like Hajdutit.Cfare Prisni Xhanem ???? E lini Halene te Korri Barin!!!!

  18. P S E says:

    Po gjyqtar(i)-ja qe e liroi nga burgimi i perjetshem , nuk paska pasur fare faj ?!
    Eshte me lehte te futet burg gjyqtari ne vend te tij dhe pastaj kerkoni Kotorrin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje