Pensionistët kanë pasur mundësi sërish këtë të shtunë të lëvizin lirisht brenda një fashe orare të përcaktuar vetëm për ta.
“Sa shumë mund e dashuri në rritjen e fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve. Sa shumë punë e mund për familjen dhe për Shqipërinë.
Sa shumë sakrifica e po aq modesti e mirëkuptim në pranimin e tyre.
Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë”, tha kryeministri Edi Rama ndërsa ndau një video nga rrugët e kryeqytetit, ku deri në orën 11:00 lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm pensionistët.
Ndërkohë që gjithë vendi është vendosur në një karantinë totale prej orës 17:30 të ditës së premte deri në orën 05:00 të ditës së hënë.
Fale punes se padishahut te surrelit”armiku i padukshem” e beri pushim deri me 11 ne menyre qe delet e Perendise te marrin pak ajer. Padishahu po negocion me “armikun e padukshem” qe javes tjeter delet te dalin 15 min me shume me kusht qe te sillen mire