“Të digjet burgu”, Redjan Rraja dhe tre të tjerë përfundojnë në izolim pasi nxitën revoltë te burgu 313-të duke kërkuar lirinë: Duhet të na nxirrni jashtë

25 Prill 2020, 15:46Kronika TEMA

Rastet e konfirmuara me koronavirus në burgun 313 në kryeqytet kanë alarmuar disa të burgosur.

Pavarësisht se në kohë është ndëmarrë një hetim epidemiologjik dhe është ndërprerë zinxhiri infektiv, disa të burgosur duket se nuk i kanë pritur mirë masat e vendosura sipas protokolleve të sigurisë dhe shëndetësisë duke kërkuar lirinë.

Tashmë, ambjentet e regjimit të përgatitur për  ‘41 bis’ janë kthyer në vend strehimi për të paraburgosurit e prekur me Covid-19, ku ata janë karantinuar dhe deri në këto momente nuk kanë asnjë simptomë. 

Të gjithë të paraburgosurit që rezultojnë pozitive janë transferuar në ambientet e regjimit ‘41 bis’ ku po mbahen në vëzhgim të rregullt nga stafi shëndetësor i burgut dhe mjekë epidemiologë.

Burime të sigurta të Top Channel thonë se shërbimi i brendshëm i policisë së burgjeve ka referuar për hetime të mëtejshme 4 të paraburgosur: Redjan Rraja, Kejdi Sadushi, Arjan Laçi dhe Besmir Ymeri.

Këta të fundit kanë kundërshtuar policinë, ku Redian Rraja, (i arrestuar si i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj) ka kundërshtuar policinë dhe ka kërkuar të digjej burgu duke kërkuar lirinë.  Redian Rraja dhe bashkëpunëtorët e tij janë dërguar në izolim pas ngjarjes.

Ndërkohë, burimet thonë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të përforcojë masat duke dezinfektuar ambjentet, furnizuar me mjete mbrojtëse, dezinfektantë, ilaçe, etj për të shmangur dhe izoluar në kohë çdo rast që shfaqet. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje