Ndërron jetë nga koronavirusi pacienti 60-vjeçar, shkon në 28 numri i viktima nga Covid-19

26 Prill 2020, 10:10Kronika TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se një pacient i prekur nga COVID-19 humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi.

60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).

Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura. Numri i  viktimave në vend nga COVID-19 deri më tani është 28. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje