FOTOT e rralla: Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me gjyshin e Kim Jong-ut në Vlorë dhe Phenian

28 Prill 2020, 10:34Politika TEMA
FOTOT e rralla: Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me

Memorie.al publikon disa foto të panjohura që i përksin viteve 1956-të, ku diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, me disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, anëtarë të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Ramiz Alia etj., ka pritur në Shqipëri, kreun komunist të Koresë së Veriut, Kim Ir Sen, si dhe vizitën që ai me një pjesë të udhëheqjes së lartë ka bërë më pas në Korenë e Veriut në atë kohë, gjë të cilat ai i ka publikuar në ditarin e tij.

Prej dy tre ditësh në të gjitha mediat më të njohura të botës po qarkullojnë lajme nga më të ndryshme, lidhur me gjëndjen shëndetësore të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong, pasi ende vihet në dyshim nëse ai ka ndërruar jetë, pas një ndërhyrje kirurgjikale që thuhet se i është bërë para pak ditësh, gjë e cila ka bërë që ai të mos shfaqet në publik që prej 12 prillit dhe të mos marrë pjesë në disa aktivitete dhe evente të mëdha që janë zhvilluar në Pehnian ku ai pritej të ishte prezent. Ndërsa të gjitha këto lajme dhe shëndeti i Kim Jong-ut priten të konfirmohen nga mediat kryesore të botës, Memorie.al në këtë shkrim po publikon disa foto të rralla të gjyshit të tij, Kim Ir Sen, gjatë vizitave që ai ka bërë në Tiranë në vitin 1956-të, ku është pritur nga homologu i tij, Enver Hoxha dhe pjesa kryesore e udhëheqjes komuniste shqiptare të asaj kohe, si dhe vizita që ka bërë Enveri në Korenën e Veriut po atë vit me disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të Byrosë Politike, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Ramiz Alia etj., gjë të cilat Enveri i ka mbajtur në ditarin e tij që po e publikojm të plotë në këtë shkrim. Pas Republikës Popullore të Kinës së Mao Ce Dunit që ishte aleati më i ngushtë i Shqipërsisë komuniste të Enver Hoxhës, Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut, ishte një nga vëndet komuniste aziatike me të cilën Tirana zyrtare kishte më shumë lidhje, kryesisht në aspektin ushtarak dhe ambasadat në mes tyre kanë ekzistuar deri në shëmbjen e regjimit komunist në vitin 1991.

Ditari i Enverit për takimet e tij me ish-kreun koreano-verior, Kim Ir Sen, në vitin 1956-të në Shqipëri dhe  në Kore

QERSHOR 1956

Arriti në vendin tonë, me ftesë të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë delegacioni i RDP të Koresë, i kryesuar nga shoku Kim Ir Sen. Në Aeroportin e Tiranës miqtë i pritëm me ceremoni zyrtare. Isha edhe unë. Pas shkëmbimit të përshëndetjeve, u nisëm për në Pallatin e Brigadave. Rrugës nga një makinë e hapur, bashkë me shokun Kim Ir Sen përshëndetëm popullin e Tiranës që i priti miqtë me dashuri. Pasdite, në selinë e Këshillit të Ministrave të RPSH, filluam bisedimet me shokun Kim Ir Sen dhe anëtarët e tjerë të delegacionit. Shkëmbyem mendime për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe për gjendjen e sotme ndërkombëtare.

VLORE, E SHTUNE

30 QERSHOR 1956

Bashkë me miqtë koreanë erdhëm në Vlorë. Në mitingun që organizoi populli i Vlorës folal për vizitën e delegacionit qeveritar të RDP të Koresë në vendin tonë. Foli edhe shoku Kim Ir Sen.

E DIEL

1 KORRIK 1956

Mora pjesë në pritjen që ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RDP të Koresë dha në darkë, në hotel «Dajti», me rastin e qëndrimit në vendin tonë të delegacionit qeveritar të RDP të Koresë, të kryesuar nga shoku Kim Ir Sen.

E HENE

 2 KORRIK 1956

Sot u largua nga vendi ynë delegacioni qeveritar i RDP të Koresë, i kryesuar nga shoku Kim Ir Sen. Për të përcjellë miqtë shkova edhe unë në Aeroportin e Tiranës së bashku me shokë të tjerë të udhëheqjes së Partisë e të shtetit. Para se të ndaheshim me miqtë koreanë, këmbyem përshëndetje.

E MERKURE

 4 KORRIK 1956

Shoku Kim Ir Sen na dërgoi një telegram falënderimi për pritjen e ngrohtë që i bëmë gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Pas këtij, në emër të qeverisë së RDP të Koresë më fton të bëj një vizitë në Kore.

E HENE

 27 GUSHT 1956

Pas ftesave zyrtare nga Kina dhe Koreja, edhe qeveria e Republikës Popullore të Mongolisë na fton për një vizitë në Mongoli. Do të shkoj me plot dëshirë.

E MARTE

 28 GUSHT 1956

Nesër, në krye të delegacionit të PPSH, do të nisemi për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të 8-të të Partisë Komuniste të Kinës. Do të bëjmë, gjithashtu, vizitë në Republikën Demokratike Popullore të Koresë dhe në Republikën Popullore të Mongolisë, ku jemi të ftuar.

PHENIAN E PREMTE

 7 SHTATOR 1956

Në aeroportin e Phenianit na pritën shoku Kim Ir Sen dhe të tjerë. Populli dhe shokët e udhëheqjes së Partisë e të shtetit na rezervuan një pritje mjaft të ngrohtë, entuziaste. Kim Ir Seni mbajti një fjalim të shkurtër përshëndetjeje.

PHENIAN, E SHTUNE

 8 SHTATOR 1956

Bëmë vizita në kryeqytetin korean.: Vizituam muzeun e luftës, ekspozitën bujqësore, kombinatin e tekstilit etj., etj., ku u takuam me punëtorët që na pritën me dashuri. U fola atyre për përpjekjet dhe vetëmohimin e popullit shqiptar në rrugën e ndërtimit të socializmit. Pasdite u organizua një miting i madh i punonjësve të Phenianit. Kim Ir Seni mbajti një fjalim të shkurtër në të cilin përshëndeti vizitën tonë në Kore, foli për sukseset e popullit shqiptar si dhe të popullit korean. Në mbrëmje kabineti i ministrave i RDP të Koresë shtroi një darkë për nder të delegacionit tonë.

E DIEL

9 SHTATOR 1956

Filluam vizita në pjesët veriore të Republikës Demokratike Popullore të Koresë. Kudo që shkuam në qytete e qendra pune populli na priti me gëzim, me brohoritje, me lule, gonge e me ngrohtësi.

PHENIAN E MERKURE

 12 SHTATOR 1956

Pas vizitave në pjesën veriore dhe perëndimore të Koresë, ku populli na priti me dashuri u kthyem në Phenian. Sot patëm bisedime me shokët koreanë në kabinetin e Këshillit të Ministrave. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte tregimi i Kim Ir Senit për dy anëtarë të Byrosë së tyre Politike, që në plenumin e KQ të Partisë, të mbajtur pas Kongresit të 20-të, kishin atakuar vijën e udhëheqjes dhe unitetin e saj. Kur e pyeta Kim Ir Senin se ç’qëndrim mbajtën ndaj tyre ai m’u përgjigj se plenumi i kritikoi dhe se pas kësaj ata qenkeshin arratisur në Kinë, ku ndodhen edhe sot e kësaj dite me gjithë kërkesën që koreanët i dërguan udhëheqjes kineze për t’i kthyer të arratisurit në atdhe!… Në darkë, për nder të delegacionit tonë u shfaq nga Opera e Phenianit, pjesa koreane «Tregim për vajzën Sim Con». Pas shfaqjes morëm pjesë në pritjen që u organizua në ambasadën tonë në Phenian. Gjatë pritjes unë dhe shoku Kim Ir Sen shkëmbyem fjalime të shkurtra.

20 komente në “FOTOT e rralla: Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me gjyshin e Kim Jong-ut në Vlorë dhe Phenian”

  1. Nori says:

    Kush e ka botuar kete artikull Dashnor Kaloshi apo Dashnor Kadoshi?

    1. KQ PPSH says:

      Eh ato ishin kohe te arta, kur revolucionaret e vertete na çmonin dhe na donin me gjithe zemer, jo si sot qe perpiqemi tu hyjme ne gji kapitalisteve te poshter. Isha edhe une ne ate pritje ne Pallatin e Brigadave me shokuet Hysni, Mehmet, Spiro Koleken, Mihalin, Sevon, Plasarin. Nje mbremje e paharruar.

  2. heneri says:

    Tregojani Andi Bushatit besoj
    te jete krenar per gjyshin Hysni qe ruajti
    me aq fanatizem idealet komuniste
    sot ky fare Andi shet dengela demokracie
    kure do zhduken keta vemje
    nga studiot e televizoneve

  3. Koli says:

    Ky koreani ka lene pasardhes te denje.Koreanet jane akoma zot ne vendin e tyre.Te ne e bejne ligjin agjenturat e huaja me llumin e Shqiperise.

  4. Theatre and Drama says:

    u lodh me ilia lekan 5 dite rrjesht dhe eshte hedh sot nga Koreja..ahaha
    ore e morem vesh,si perfundim a u tremb Enveri prej lekes apo jo?

  5. Lame Duka says:

    Ne ate vit kur eshte bre vizita e delegacionit korean ne Shqiperi, Ramiz Alia nuk ka qene anetar i byrose politike, por vetem anetar i KQ te PPSH. Arkivat jane qe te ruajne te verteta, e jo sajime sic ben ne koke te vet ky Dashnori. Madje nuk besoj qe R. Alia te kete qene ne keto takime qe permend autori i shkrimit.

  6. Theatre and Drama says:

    u lodh me ilia lekan 5 dite rrjesht dhe eshte hedh sot nga Koreja..ahaha
    ore nuk e morem vesh,si perfundim a u tremb Enveri prej lekes apo jo?

  7. KOZi... says:

    E megjithate kemi komentues qe jane te pakenaqur me politiken anti enver. me politiken kapitaliste, jane te pa kenaqur me Edi Ramen . Ja me ne fund e moren lajmin qe akoma Kore e Veriut eshte sic desherojne ato. Se nga qe nuk kishin ku shkonin shkonin ne amerike !!! ja e kini Korene ……..gallate

  8. Gjyshi Kimit ka qen burre me tradita ?
    ishte koha kur bashkpunohej per prodhimi e Bombes Berthamore
    dy partit komuiste .
    Me e kish bo Xhaveri ateher Bomben i kishte bo mut ballkanin ,
    prandaj i thoshte kosovareve duroni edhe pak ,
    se kam e ngrit flamurin e shqiptarve n’Beograd .
    por Kim u semure e ca kohe humbi fare ,s’u duk mo .
    Kur e sheru Kim vdiq Xhaveri .shpetun serbt e grekt per i qime nga Xhaveri.
    lereni ju se cfar pellasin kunder Xhaverrit idiotet e shpellarit .
    Shpellarin kishte me e lidh pas Bombes Berthamore dhe hudh serbit Enveri
    hahaha se e kishte pa cfar muti ishte.
    eh ishin kohe te lavdishme ato ateher

  9. Dani says:

    Kriminel me kriminel rrine dhe ka marrdhjane ska si tjeter ?????

  10. SHQIPE-FREE says:

    ishte Koha kur Shqiperia kishte Burra me Koqe,sote jemi ne Shqiperine e Lolove..lol

  11. Shenjestra says:

    Takimi i atehershem mes udheheqjes ton dhe te Kores se Veriut ka qene shume normal sepse ne ate kohe ishin mardhenje normale. Nuk ka ndonje gje per t’u çuditu apo per te folur keq.Por Dashnor Kaloqi eshte gomar dhe paguhet per keto gomarlleqe.

  12. Drini says:

    Tjeter kaliber ishte Shqiperia.

  13. Samiu says:

    Ishte koha e luftes se ftoht , ishim popull me fat qe na drejtuan ata burra shteti me ne krye burrin dhe udheheqsin me te madh te historis se kti kombi Enver Hoxhen ne at koh , simas konjukturave te kohes qeveria e PPSHs ben politik brilante ne interes te popullit dhe kombit te vet , garantuan me politiken e tyre egzistencen e shtetit SHQIPTAR , ruajten te pa prekur sovranitetin dhe ben politik globale me burrat me te mdhej te politikes botrore ne at koh , na dhan dinjitet si popull na ben shtet Evropian se ishin atdhetar dhe e donin me shpirt vendin e tyre , lavdi ENVER HOXHES politikan kalibri botror i asaj kohe , burri dhe atdhetari me i madh i kti vendi , kurse sot na drejtojn antishqiptaret , hajdutet , alabaket, drogmenet , kriminelet dhe te degjeneruarit , pisat qe bejn pazare me teritoret , dhe alabak qe per interes te huajve interesin komtar dhe te kti populli e len ne kumar , kurva kopila drogmen e homoseksual njerez me nje milion vese , qe identifikojn veten me Hamut zogun , ai esht idhulli ktyre politikane te perdal sot qe jan fatkeqsia jon komtare. Lavdi ENVER HOXHES qe beri histori çliroi dhe ndertoi SHQIPERIN nga Aja tek ZHja .

    1. Rrespekt says:

      Samiu ,

      ke bere komentin me te bukur e kuptiimplote
      jovetem per kte teme ,mbi Enverin
      por ne pergjithsi ky komet duhet te jet
      ai sqarim qe i mungon ksaj shoqerie te budallepsur e corietuar
      ne gjithcka,nga politikat e Djallit ulur kembekryq ne Shqiperi
      kto 30-vjet marrezi totale .
      S’jam i brezit komuniste ,as kam pas prindrit te tille ,
      por e Verteta -Realiteti s’mundet te ndryshohet sipas politikave mashtruese
      Rrespekt,

  14. Zv. Presidenti says:

    Po Presidenti tanishem i USA, miliarderi Trump, qe takon nipin e ketij koreanit, ku ky nipi nuk ka kurre kapacitetin dhe staturen fizike e aq me Pak politike te gjyshit te tij, cti Themi?

    Hahaha.
    kaloc dhe imer germoni si Tarja i Kadri Roshit.

    Jepi aty, i nxorret dhe kockat e stergjyshve tuj

  15. demokrati says:

    Sa ngjan me gjyshin Kim Jong Un., edhe prerjen e flokeve e ka te njejte.

  16. Zv. Presidenti says:

    Po Presidenti tanishem i USA, miliarderi Trump, qe takon nipin e ketij koreanit, ku ky nipi nuk ka kurre kapacitetin dhe staturen fizike e aq me Pak politike te gjyshit te tij, cti Themi?

    Hahaha.
    kaloc dhe imer germoni si Tarja i Kadri Roshit.

    Jepi aty, i nxorret dhe kockat e stergjyshve tuj

  17. Genti says:

    Eshte nip i mbare ai i brumosur me ideale per atdhe dhe e nderon gjyshin e tij.Jo si nipi i Enverit te Madh qe u pershtat me pisllikun borgjez qe vajti u mor me droge si me qene pasardhes i Esat Toptanit dhe jo i Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje