INTERVISTA me Ilia Leka: Ju tregoj peripecitë me Sigurimin, arrestimin e babait, letrat kërcënuese Enverit, arratisjen në Greqi dhe protestat para ambasadës

28 Prill 2020, 18:58Dossier TEMA
INTERVISTA me Ilia Leka: Ju tregoj peripecitë me Sigurimin, arrestimin e

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë dhe Autoriteti për Informim i Dosjesve të ish Sigurimit të Shtetit, të cilat janë pjesë e një dosje volumonize ku bëhet fjalë mbi historinë e rrallë dhe të panjohur të Ilia Lekës me origjina nga fshati Glinë i minoritetit grek të Gjirokastrës, familja e të cilit nga viti 1945-së jetonte në internim në fshatrat e Myzeqesë dhe babai i tij, Theodhoriu, ishte arrestuar që në vitin 1951 dhe vuante dënimin në kampe dhe burgje, i akuzuar si “agjent i Zbulimit Grek”.

Përpjekjet e Sigurimit të Shtetit për ta rekrutuar Ilian dhe më pas për ta arrestuar atë, dhe arratisja e Ilias së bashku me të vëllanë Kriston dhe xhaxhanë e tyre në Greqi, ku pas disa letrave kërcënuese që Ilia i bënte Enver Hoxhës, Ramiz Alisë e Adil Çarçanit, ku i’u kërkonte që ta nxirrin të atin nga burgu dhe bashkë me gruan e djalin, ta lejonin të vinte në Greqi, ata të tre bënë një grevë urie para ambasadës shqiptare në Athinë, e cila zgjati deri në vitin 1984.

Grevë e cila shkaktoi probleme të mëdha diplomatike në mes dy vëndeve, pasi sensibilizoi jo vetëm parlamentin grek dhe qeverinë e Athinës, por edhe shtypin grek dhe disa parti ultra-nacionaliste e qarqet shoviniste vorio-epiriote me në krye Mitropolitin Sevastianos, që e shfrytëzuan atë për interesat e tyre, si dhe fjalimet e Ilia Lekës në Parlamentin Europian dhe Kongresin Amerikan, për shkeljen e të drejtave të njeriut në regjimin komunist në Shqipëri, deri sa e detyruan Enver Hoxhën të dilte dhe të deklaronte publikisht: “I them me përgjegjësi popullit vëlla grek se në burgjet shqiptare janë vetëm 46 shtetas nga minoriteti grek dhe vetëm 4 prej tyre për faje politike”, si dhe Ramiz Alinë që ta lironte nga burgu Theodhori Lekën në vitin 1989, duke e lejuar të shkonte përgjithmonë në Greqi.

Nga Dashnor Kaloçi

Pas botimit në katër numra rradhazi të një sërë dokumentesh arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, të cilat prej kohësh kanë qenë me siglën “Tepër sekret” dhe tashmë të deklasifikuara, ku bëhet fjalë për një korrespodencë të ambasadës shqiptare në Athinë me Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Tiranë në vitet 1982-‘84, lidhur me shtetasin shqiptar, Ilia Theodhor Leka me origjinë nga fshati Glinë i Gjirokastrës dhe me banim në fshatrat e Myzeqesë, ku kanë qenë të internuar që nga viti 1951, si dhe arratisjen e Ilias në Greqi në vitin 1982 (së bashku me të vëllanë dhe xhaxhanë e tyre), pasi më parë i kishin arrestuar dhe babanë, ku ata për afro tre vite bënë një grevë urie para ambasadës shqiptare në Athinë, duke sensibilizuar opinion vëndas, partitë politike, parlamentin, qeverinë greke, organizata të ndryshme, etj., ne kemi realizuar një intervistë ekskluzive me vetë Ilia Lekën, ku ai hedh dritë jo vetëm mbi ato dokumente që tashmë janë bërë publike nga Memorie.al, por edhe për të gjithë historinë e tij dhe të familjes, nga viti 1945, e deri më sot.

Zoti Ilia, a mund të na thoni shkurtimisht si dhe përse filluan për herë të parë problemet e familjes suaj me regjiminin komunist të Enver Hoxhës?

Familja e babait tim ka jetuar në fshatin Glinë të Gjirokastrës prej nga është dhe origjina e jonë, e cila është zonë e minoritetit grek. Në periudhën e Luftës, babai, Theodhori apo Dhosi, siç e thërrisnim ne, ka qenë vullnetar me partizanët dhe ai është plagosur në 2 gusht të 1943. Nuk u muarr vesh se kush e qëlloi, se luftë ishte, por ka qenë duke ndihmuar partizanët kur e kanë plagosur dhe këtë gjë e ka ditur gjithë fshati. Në vitin 1944, iku vëllai i tij më i vogël, Jorgo, që ishte vetëm 13 vjeç dhe doli në Greqi. Atëhere ishte luftë dhe nuk merrej vesh se kush hynte dhe kush dilte nga kufiri që në e kishim shumë afër, kështu që ikja e tij nuk i shkaktoi asnjë problem familjes së babait. Problemet filluan menjë herë pas mbarimit të Luftës në vitin 1945, kur iku vëllai tjetër i babajt, Anastasi apo Tasho Leka si e thërrisnin, pra duke u arratisur për në Greqi, gjithmonë aty nga fshati jonë që kufiri ishte shumë afër dhe nuk kishte asnjë pengesë.

Në ç’rrethana u arratis vëllai i babajt tuaj?

Vëllai i babait, Tasho që u arratis, gjatë Luftës ishte vetëm 15 vjeç, dhe ishte sekretar rinie për komunistët. Pas Lufte, diku aty në fshat, ai gjeti një pushkë të vjetër që e kishin hedhur se nuk bënte dhe lunate me të. Por, se kush e spiunoi një nga ata të Partisë dhe më pas atë e thërrasin në Jorgucat duke e marrë në pyetje, jo ku e gjete, jo ku s’e gjete, kush ta dha etj. Në fillim kur i’a gjetën pushkën e vjetër, nuk i thanë gjë, por kur erdhi aty një funksionar policie nga Gjirokastra, Jonuz Abdullai quhej ai, e pyeti vëllanë e babait, si e ke emrin ti, dhe kur ai i tha; Tasho Leka, atëhere e morrën dhe e rrahën shumë, e torturuan aq shumë sa volli gjak nga goja.

Po pse e torturuan?

Po e torturuan sa e morrën vesh se ishte vëllai i Jorgos që kishte ikur në Greqi pa mbaruar Lufta.

Ç’ndodhi më pas me Tashon, si mundi të arratisej ai?

Pasi e rrahën barbarisht në Jorgucat, Tashon e lanë të lirë se nuk kishte bërë gjë dhe se ajo pushkë që kishte gjetur nuk bënte, ishte e hedhur, por nga frika, ai vendosi që të arrtisej, pasi mendonte se do ta merrnin prap atje ku e kishin rrahur. Në atë kohë në rrethin tonë të Gjirokastrës, nga varfëria në vënd të këpucëve, ne kishim patiqe, d.m.th., çorape me llastiqe poshtë, dhe Tasho, vajti tek një kushërirë e babait për t’ja qepur ato, por ajo nuk ja qepi. Dhe ai iku zbathur në Greqi, me ato patiqe të shqepura ku gishtat dhe shputat e këmbës më shumë i kishte jashtë. Dhe nuk zgjati shumë nga arratisja e tij në 1945-ën, sepse në 1951-in bënë vendim, që të na internonin.

Para se të dalim tek internimi i familjes suaj, deshëm t’ju pyesim lidhur me disa dokumente që janë nxjerrë nga Autoriteti për Informim i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ka deklarata të ndryshme që thuhet se: Theodhori Leka dyshohej si agjent i Zbulimit Grek dhe se që nga 1945-sa e më pas, ka hyrë e ka dalë disa herë në Greqi, ka pasur lidhje me dy vëllezërit e tij të arratisur, Jorgon dhe Anastasin, apo ka ndihmuar persona të tjerë që të arratiseshin nga Shqipëria në Greqi, gjë e cila bëri që ai të arrestohej pas disa vitesh kur ju ishit të internuar në Kolonjë të Lushnjes. Si qëndron e vërteta rreth këtyre akuzave që gjenden në ato dosje që ju na i keni vënë në dispozicion?

Si fillim desha t’ju them se: Sigurimi i Shtetit ka shkruar aty si ka dashur dhe ç’farë ju ka ardhur për mbarë atyre. Me dy vëllezërit e arratisur, Jorgon dhe Tashon, familja e babait tim ka pasur lidhje vetëm me letra, një herë në dy vjet, ose në tre vjet, jepnim e merrnim letra me ta.

Po në Greqi ka dalë babai juaj në atë kohë?

Patjetër që ka dalë, meqë babai nuk dinte shqip, në vitet 1947-’48, ai shkonte në fshtatrat grek përtej kufirit edhe për të blerë ndonjë gjë. Dhe jo vetëm babai im, por të gjithë nga ajo zonë iknin, se deri në atë kohë në mal nuk kishte klon kufiri dhe hynin e dilnin lirshëm. Ata shkonin fshehurazi atje, sepse në 1955-ën u vu për herë të parë kloni. Po dhe për të ndihmuar duhet të ketë ndihmuar njeri për të dalë në Greqi, se kishte plot që ikin pasi i priste arrestimi dhe ai i ndihmonte ata për të dalë. Jo vetëm babai im, por ka pasur plot nga fshati që ndihmonin këta që donin të arratiseshin për të dalë në Greqi, për të mos rënë në duart e Sigurimit të Shtetit që i ndiqte.

Kjo ishte arsyeja që i’u internuan juve në fshatrat e Lushnjes, pra pse dilte babai juaj në Greqi?

Jo nuk ishte kjo arsyeja kryesore, pasi siç ju thashë në atë kohë iknin të gjithë fshehurazi se nuk kishte klon dhe dalja në Greqi aty në afërsi të fshatit tonë nuk përbënte asnjë vështirësi. Por ne na internuan, pasi ata të Sigurimit të Shtetit, thonin se dy vëllezërit e babait, Jorgo me Tashon, do vinin fshehurazi në fshat për të na marrë ne të gjithëve dhe do të na çonin në Greqi ku jetonin ata. Dhe fshati firmosi që: ‘të dy vëllezërit e babait, do të vijnë nga Greqia, dhe do të na marrin neve’. Pas kësaj, u morr vendimi për internimin tonë, pra duke pasur frikë se do vinin dy vëllezërit e babait për të na marrë dhe për të na çuar në Greqi, gjë e cila ishte një sajesë e përhapur me qëllim nga këta të Sigurimit të Shtetit, siç bënin zakonisht për të justifikuar punën e tyre, ose për t’i paraprirë një gjëje që ata mendonin se mund të ndodhte.

Si e kujton internimin e familjes suaj nga Glina në fshatrat e Lushnjes, ju keni qenë i vogël dhe normalisht s’e mbani mënd, por si u’a kanë treguar prindërit tuaj?

Në prillin e vitit 1951, pra, disa vjet pas arratisjes së vëllezërve të babait, ne si familje na marrin me një karrocë, dhe na çojnë në Savër, sepse ishte marrë vendimi i internimit për ne.

Prej sa personash përbëhej familja Leka në atë kohë që u internuat në Savër?

Isha unë, babai, nëna, vëllai i vogël, vëllai i babait dhe halla. Mua më morën të vogël në djep.

Ç’farë ju lanë të merrnit me vete nga shtëpia që kishit në Glinë?

Asgjë, me rrobat e trupit dhe ndonjë gjë e futëm në çanta apo strajce që kishim atëhere, pra ç’farë mund të mbanim në krahë prindërit, se ne ishim të vegjël.

Po bagëtitë a ndonjë gjë tjetër që kishit aty në fshat?

Një miky ynë, Muço Kalo, erdhi në këmbë nga Gjirokastra dhe na solli bagëtitë neve atje, se pa to, do kishim vdekur urije.

Si i’u pritën atje ku shkuat vëndasit që gjetët aty?

Myzeqarët na pritën mirë se ata ishin njerëz shumë të mirë dhe shumë të butë, por Sigurimi i Shtetit, bëri shumë të këqija sidomos nga 1967-ta me luftën e klasave.

Para se të dalim te trajtimi që i’u bëri shteti, sa kohë qëndruat aty në Savër ku ju u vendosët fillimisht?

Më pas nga Savra ne na çuan në Rrapëz. Atje ishte një kasolle përdhese me rrogoz dhe kallama. Atje unë vajta në shkollë në Halilaj. Më pas nga aty, na çuan në Gjoras, tek aneksi i Sali beut. Ata të Këshillit Popullor, që Saliu i thoshin se na ka pirë gjakun, organizuan një mbledhje për ta demaskuar dhe e morën duke e hypur në gomar për së prapthi dhe e qëllonin. Mirëpo, para se të ndodhte kjo pasi na lajmëruan përpara se çfarë do të ndodhte me të, babai më tha që: “Ti të mos e qëllosh, në asnjë mënyrë”.

Ku e sistemuan me punë familjen tuaj në atë kohë, e futën në kooperativë bujqësore?

Në kooperativë u futën ata që nuk punonin dot privatisht në tokat e tyre. Në atë kohë që po organizoheshin këto kooperativat, mua më tha një djalë nga Gjirokastra, se: në një mbledhje, kishin thënë se kush ka lopë, dele, etj., do t’i vetë-ofrojnë në kooperativë. Por një grua kishte thënë: “Çfarë do të jepni ju, ju s’keni asnjë gjë”?!. “Epo…, ata që nuk kanë asnjë gjë, ata do qeverisin sot”, i’a kishin kthyer në atë mbledhje. Atje ku u vendosëm xhaxhai im punonte në fermë, ndërsa edhe babai, Dhosi, ndihmonte xhaxhain, tek kujdesej për derrat. Nëna ime ishte rrobaqepëse, dhe qepte rroba me kallupe letre. Nga këto punë që bënim, si dhe me bagëtitë që kishim e ndonjë bletë, ne jetonim shumë e shumë më mirë se ata fshatarët myzeqarë vëndas. Dhe sot them: i lumtë dora atij që firmosi internimin tonë, pasi atje, për ironi të fatit, ne jetonim më mirë, sepse merreshim gjithë ditën me bagëti, dhe nuk na mungonte asnji gjë. Dhe u’a them me bindje të plotë, që po të ishim në Gjirokastër, nuk do të jetonim ashtu siç jetuam në Lushnje, por nuk na linin rehat këta të Sigurimit të Shtetit.

Përse, çfarë ju bënin?

Po, nisur nga ajo që ne vinim nga një zonë kufitare dhe po ashtu për faktin që dy vëllezërit e babait ishin jashtë dhe quheshin të arratisur politik, ne ishim të gjithë kohën në vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit. Kështu, sa herë vinin delegacione të huaja, si p.sh. kur erdhi delegacioni i Hrushovit dhe Çu En Lait, e ndalonin babanë tim, dhe i thoshin tre ditë para: nga e premtja, deri në të hënën, të mos dalësh nga shtëpia, izolim. Edhe kështu detyrohesha unë të shkoja me bagëtitë, ato nja 10-15 kokë dele që kishim.

Nisur nga kjo situatë ku ndodheshit, a ankohej dhe fliste babai juaj Dhosi në familje lidhur me regjimin komunist?

Babai im nuk fliste se ishte shumë i kujdesëshëm, por, të them të drejtën, atë sistem nuk e ka dashur kurrë. Se po ta donte, do të ishte me Sigurimin e Shtetit dhe nuk do të ishte arrestuar dhe të përfundonte në burg, siç përfundoi ai dhe ne të tjerët që hoqëm gjithë ato vuajtje, deri sa u detyruam të arratiseshim nga Shqipëria.

Para se të ndalemi dhe të flasim për arratisjen tuaj, kur dhe pse ndodhi arrestimi i babajt tuaj?

Babain e arrestuan në 22 janar të vitit 1978, por ai ndiqej prej kohësh dhe këtë gjë ne e kemi parë dhe në dokumentet që kemi marrë në Tiranë tek Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku janë me qindra fletë ku flitet qartë se si dhe prej sa kohësh është ndjekur babai nga Sigurimi. Atje është e përshkruar me hollësira se çfarë kanë bërë ndaj babajt tim dhe atë libër (pasi siç e shihni ne e kemi lidhur si libër),  duhen ditë të tëra që ta lexosh, ç’farë t’ju them më parë, shikojeni vetë, ja ku e keni, kjo kopje është për ju.

Si e kujtoni arrestimin e babait?

Kur e arrestuan babanë, ishte Skënder Korriku hetues, ndërsa Kristaq Pleqi, Operativ i Sigurimit. Ata shkuan në Manastirin e Ardenicës, atje ku ishte babai im me dele dhe e arrestuan.

Babai im ishte gati 2 metra i gjatë, dhe atë e pa i gjithë fshati Kolonjë me pranga në duar kur e arrestuan. Qëllimi ishte që të frikësoheshin të tjerët, pra që të terrorizonin fshatin që të mbyllnin gojën dhe të ulnin kokën e të shikonin vetëm belin e lopatën që punonin gjithë ditën në bujqësi. Në atë kohë, në 26 rrethet e Shqipërisë, Ministri i Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu, u kishte thënë, që: ‘çdo rreth duhet të ketë në plan që të më sjelli një numër të caktuar personash të arrestuar’, dikush 10, dikush më shumë, dikush më pak, sipas rretheve. Këto që po ju them, nuk janë nga mëndja ime, por m’i kanë thënë njerëz të Sigurimit të Shtetit, kur i kam takuar pas viteve ’90-të që jam kthyer për herë të parë në Shqipëri. Dhe siç dihej kontigjenti i parë për t’u arrestuar, ishin ata që kishin të afërm të familjes jashtë shtetit të arratisur, siç ishte dhe babai im, Dhosi. Pasi dhe akuzat që ngriheshin më pas ndaj tyre, dukeshin më të besueshme kur përhapeshin në popull. Kështu ndodhi dhe me babanë tim pas arrestimit, kur njerzit filluan të thoshin: ‘jo kishe aparat fotografik te syri fallco, jo kishte radio-marrëse’, e lloj lloj fjalësh të tjera.

Pra, nga sa thatë, ju në një farë mënyre e prisnit apo e ndjenit arrestimin e babait tuaj?

Jo vetëm që e ndjenim, pra që do na kanosej diçka, por kur ndodhi arrestimi i babait, unë nga urrejtja që kisha për ta, gjithë natën nuk më zinte gjumi dhe herë pas here më shkonte mëndja të dilja e të shkoja tek një magazinë që ishte atje në Manastirin e Ardenicës, ku doja të merrja automatikun, dhe t’i qëlloja ata që ia kishin bërë atë gjë babait tim.

Me ç’farë akuzash u arrestua babai juaj?

Pas arrestimin të babait, u mbush dosja plot me dëshmitarë, që thoshin: ‘ka thënë s’kemi bukë, ka thënë s’kemi vaj, jo do vijë Kina, jo do vijë Vorio-Epiri, jo do vijë ky, jo do vijë ai’, etj. etj. Të gjitha ishin gënjeshtra, gënjeshtra, pasi babai im vërtet kishte 4 klasë fillore dhe nuk e donte atë regjim, por ai ishte kujdesshëm dhe nuk fliste kurrë me asnjë, të tilla gjëra me zarar.

Sa kohë e mbajtën babanë në hetuesi dhe si e kanë trajtuar aty?

Atë e mbajtën në hetuesi nga 22 janari deri në 30 prill të 1978-ës. Në hetuesi e kishin torturuar, sepse kur gruaja ime i lante rrobat, ato ishin me gjak. I bënin inskenime, që gjoja do ta pushkatonin dhe e nxirrin natën duke e çuar gjoja te vëndi i pushkatimit, që ai të pohonte ato që i kërkonin ata.

Si e kujton gjyqin e babait?

Gjyqin e bënë në Lushnje dhe ai zgjati 3-4 ditë. Unë shkova në gjyq dhe vetëm qaja, nuk duroja. Babai, thoshte që; ‘unë nuk kam bërë gjë’ dhe nuk pranonte, se vërtetët nuk kishte bërë asgjë. Ndërkohë që vazhdonte gjyqi, mua s’më mbante vëndi tek shikoja babanë në atë gjendje të mjerueshme dhe vendosa të vija në Tiranë, ku takova Aranit Çelën, Eleni Selenicën, Skënder Myftarin, dhe Sofokli Krongon. Unë i thashë Eleni Selenicës që: ‘babain ma keni marrë kot’. “Kujt i thua kot ti…”?!, më tha ajo. ‘Ty të them, moj…’ i thashë. Bëmë debate por prapë nuk zgjidha gjë. Atëherë unë vendos t’i bëj letër Ramiz Alisë.

Ç’farë i shkruanit në letrën që i bëtë Ramizit dhe a i’u ktheu përgjigjie ai?

I shkruajta që: ‘nëse nuk na duroni dot ne minoritarëve, atëherë na lini që të ikim në Greqi’, por nga që nuk morra përgjigjie, vendosa që të shkoja vetë ta takoja në Tiranë.

Mundët ta takonit…?

Unë shkova që të takoja Ramiz Alinë, por ai nuk më doli, dhe në vënd të tij më doli një tjetër. Më tha roja: “Ti je Ilia Leka”? ‘Po’ i them, më thotë: “Ik ul kokën dhe puno me kazëm, sepse ti nuk je në dijeni se çfarë pune bëjnë xhaxhallarët e t’u në Greqi”.

Për çfarë e kishte fjalën, kishit dijeni ju atëhere, por dhe më vonë për ndonjë aktivitet të xhaxhallarëve tuaj, kundra regjimit komunist?

Atëhere nuk kishim, por nga sa kemi mësuar më vonë, pra kur ne u arratisëm, asnjë lloj aktiviteti nuk kishin bërë dy xhaxhallarët kundra regjimit të Enverit dhe ato ishin thjesht gënjeshtra, pasi dy xhaxhallarët nuk i kisha në Greqi, por në SHBA. Pra dhe kjo ishte gënjeshtër.

Pas arrestimit të babait, çfarë problemesh patët ju?

Mua më lanë pa punë. Më takoi Operativi i Sigurimit dhe më thotë: “Do që të kesh punë…”? ‘Po’ i them. “Atëherë, nesër në orën 12 të vish në Degë të Brendëshme”. Kur shkoj atje, gjej Operativin, Kryetarin dhe zv/Kryetarin e Degës së Lushnjes. Më thonë: “Po deshe punë, do punosh me neve, ndryshe e ke vëndin tek babai”. Dhe më zgjatën formularin që ta firmosja. ‘Do të mendohem’ i thashë. Mora formularin dhe ika në shtëpi tek gruaja dhe e grisa menjeherë formularin. Unë këto gjëra i dija dhe nuk mund të ma hidhnin mua fort kollaj

Nga i dinit…?

Unë kisha punuar shumë kohë në Elbasan si mekanik etj., dhe njihja shumë njerëz që më lidhte puna dhe kur ndodhi arrestimi i babait, shkova në Elbasan dhe takova një shef Sigurimi, Nikolla Binjaku quhej, tek i cili kisha shumë besim, se ai kishte dhënë prova, duke ndihmuar edhe të tjerë para meje. Edhe sot nuk kam mundur t’ja shërblej ndihmën që më ka dhënë ai.

Ç’farë ju tha ai, si i’u ndihmoi?

Pasi i’a tregova situatën ku ndodhesha, pra krejt realitetin se ç’kishte ngjarë me ne, Nikolla Binjaku në mirbesim më thotë: “Shiko Ilia, ty do të marrin këto ditë. Ik merr pashaportën, por kujdes mos afro asnjë të burgosur politik apo kulak, që mund të të ofrohet vetë të bisedojë me ty dhe shko ankohu tek Lenka Çuko, se të kanë lënë pa punë”. “Mirë’, i them, dhe shkoj në Lushnje me xhaxhanë tim që të takonim Lenka Çukon.

28 komente në “INTERVISTA me Ilia Leka: Ju tregoj peripecitë me Sigurimin, arrestimin e babait, letrat kërcënuese Enverit, arratisjen në Greqi dhe protestat para ambasadës”

  1. Dashnorja e kaloqit says:

    Tamam fytyre katnari

    1. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

      dobic i laverit,ti qelb ere turku…………ptuuuuuu vrromiari!

      1. " nese gervish sadopak nje grekoman shqipfoles, do zbulosh turko-jevgjitin qe ai fsheh mes veti " says:

        E ke lare bythen zotrote, se ke pune ne darke te semafori Pisoglendi mou ?

        1. Olti says:

          Dmth Enveri e paska bere ne breke nga populli”vella” grek.

      2. Tani durres says:

        Ju duhet te asgjesoheshit complet . Rrace e degjenerume.
        Njerez te shumtute

  2. ec aty says:

    Ky katunari me mbiemer shqiptar Leka, qe na eshte grekezuar, kujton se shteti shqiptar i Enverit nuk dinte asgje se c’benin xhaxhallaret e tij, qofte ne Greqi apo ne Amerike. Ja futi kot Sigurimi, dmth thjesht “nga inati”! Po veprimtarine antishqiptare kush e zhvillonte? Apo me siguri nuk ka patur spiune te grekut ne Shqiperi!!! Sigurimi shqiptar ishte nje nga agjencite e inteligjences me te organizuara dhe me efikase ne bote, vleresimet per te cilin nuk kane munguar nga profesionistet si atehere si sot, si nga kundershtaret edhe nga perkrahesit.
    Shtet me kellqe shteti shqiptar i Enverit, jo shaka!!!

    1. Flm says:

      E lexuat o kopila se si eshte e verteta e familjes Leka … e morren ne qaf fukarain coban me 4 klas shkoll duke i ngjitur damken e agjentit (babait te Ilias)
      Si gjithmon minoriteti Grek ishte komuniteti me i ndershem, me punetor, me i paragjykuari.
      ###
      Por femijet e Tije, vellezrit Leka ariten ta gjunjezonin Pashain e Kuq (kopilin e Bimbashit), e detyruan te dilte me pampers ne bithe (nga shurra qe i ridhte nga frika) ne deklarat shtypi dhe ti thurrte levdata Greqise per miqesi dhe vllazeri.
      ###
      Ariti te detyroj Ramizin te dergoj familjen e velezerve Leka ne Athine me limuzinen e ambasades Shqiptare te Athines.
      ###
      Bravo Λεβέντες.

      1. uhahahaaaaaa says:

        Coban inferior, “e verteta” e Lekes eshte si e verteta jote, qe je profesor dhish dhe flet per perpetum mobile te llojit te trete ? ? ?

  3. SHQIPETARI-ATHINE says:

    i Nderuar Ilia Leka:Pa pasur asgje Personale me ju them, ato qe keni cituar edhe vete:SE ISHIT ME FATE QE JENI “INTERNUAR” NE Lushnje ne ate Kohe…
    1-Glina ku ju keni Lindur nuk eshte nje Fshate Pjellore por vete Gerxhe dhe shkurre, e di qe keni qene Survejuar nga Sigurimi i Shtetit ,por nuk keni qene VETEM JU..por GJITHE POPULLI SHQIPETARE ISHTE nen nje Kontroll te Vazhdueshem nga Spiunet 8oo-te Lekesh apo 1200-te lekesh.Nuk e di se c´fare Veprimtarie kane Kryer Xhaxhallaret e tu, ne Greqi apo Amerike…kete e di ti vete,por duke ditur Sistemin e Kohes themi se per ju Paska pasur “Nje Shkake” Sigurimi i Shtetit…Bere MIRE QE U ARRATISE, dhe Pershendes VEPRIMIN Tuaj…Por me Vejen shume Keq..kur shikoj se ne Shkrimet e Mesiperme Flitet per 25.000 mije te Burgosur Politike (Minoritare ose jo) ne Shqiperi, si dhe per “Vuajtjet” e 400-te Mije “Vorio-Epiroteve”!!!!!!!!!!!!
    2-Nje Kusheriri ime i pare(Djali i Halles)..U ARRESTUA ne vitin e Dyte te Gjimnazit, sepse kur shkoj ne PlaZhe ne Qytetin e Pogradecit kur u Erre ne Mbremje ne anen tjeter te Liqenit te Ohrit-Jugosllavi. Thote shikoni si .SHKELQEJNE DRITAT ne anen Tjeter!!!!!!!!!!!!!!Me Kuptoni i Nderuar???Kushua i pare Arrestohet ne mese te Gjimnazit para se te hynin ne Klase, nga nje Operative Sigurimi BASTARDE I NDYRE, qe donte te “Zbulonte” Grupe Armiqesore qe donin te Arratiseshin, dhe per kete u Ngrite ne Detyre dhe u Transferuan ne Tirane..
    Pra z.Leka…Terrori i Spiuneve dhe Bythe-Lepireseve te Regjimit nuk Pyeste se ti ije Leka, nga Glina, apo Kusheriri ime ishte nga Fieri…
    3-Me 1987-ten ishja ne Shkolle ne Tirane dhe Pyes nje Shokun e dhomes nga Kakavija e Famshme e Gjirokastres:A munde te ikesh ne Greqi ti??(Shmanga me takt Fjalen Arratisje)..po me tha:Bene nje Grope te vogel poshte Klonit dhe del..PO KU DO TE SHKOSHE ME THA,FSHATRAT E GREQISE JANE NJELLOJE SI TE SHQIPERISE????????????Shoku nuk me Genjeu, por Shoku ime nga Kakavija Njihte vetem Fshatrat Rrethe Kakavijes, qe vertet nuk kishin ndonje NDRYSHIM te madhe nga Fshatrat ne anen Shqipetare..
    Ne fundin e Vitit 1990-te Kusheriri ime i Pare Dele nga Burgu,dhe Viziten e pare e bene Pikerishte te Dajua(Te ne ne Fshate)…dhe Kur mbetem Vetem me thote:UNE DO TE ARRATISEM NE GREQI,a do te Vishe????????Pa e zgjatur Fare i them Po….Por i them ne nuk njohim Kufirin,dhe munde te na Kapin??Kame nje Shoke Burgu me thote, direkt ne Kufirin me Greqine ne Rrethin e Sarandes…pse ti them keto z.Leka…Kur ne Erresiren e nates Kaluam Kufirin, dhe u Ngjitem ne nje Koder, ku dhe ishte Piramida Shqipetare, ne anen Tjeter te Kufirit ne Krahun e Djathte shikonim matane Detit QE SHKELQENIN DRITAT E ISHULLIT TE KORFUZIT…Kur i pashe i them Kusheririt:NESE E DIJA EDHE ME PARE SE SI ESHTE GREQIA nuk do te Rrija asnje Dite ne Shqiperi…(trajtimi nga Autoritetet Greke nuk ishte i njejte ,Minoritaret Trajtoheshin Vece, dhe Shqipetaret Vece)…lol

  4. marku says:

    Nga pikepamja njerezore i jap te drejte por Ilia Leka mori dhe perdori flamurin e ” vorioepirit” dhe veprimet e diktatures nuk i trajtonte si veprime qe cenojne te drejtat e njeriut por vetem te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi,gje qe nuk ishte e vertete !Pra nuk luftoi kunder diktatures si antikomunist por kunder shtetit shqiptar si vorioepirot !

    1. Flm says:

      Ne intervist duke qart qe u denua si minoritar Grek, si agjent Grek, kjo ishte akuza. Perse te mos ndihej si Epirot i Veriut, perse ju ze tmeri nga emri Epir (me i lavdishmi i Lashtesise).
      ###
      Ilia Leka as nje here nuk tha posht Shqiperia, por posht Enveri, perse e paralelizon Enverin me Atdheun, c’far lidhje ka Atdheu me partit dhe ideologjit politike.
      ###
      Leri “pordhet me rigon” …
      As edhe nje here pas shpalljes se Pamvarsise nuk eshte cenuar integriteti i Shqiperis nga Greqia, fakti me i paster eshte qe 2 here ushtria Greke e cliroj duke hyri ne Shqiperin e Jugut ne 1913 dhe 1940 dhe u terhoq pasi mbaroj misionin.
      ###
      Ne vitet 1990 Shqiperia ishte shtet i falimentuar dhe Greqia jo vetem qe nuk e manipuloj por e ndihmoj ne zhvillim dhe ne integrimin Europian.
      ###
      Per 1 gje denoj Greqin …
      Ishte Gabim i madh i Greqis, i SHBA-s … qe nuk rezoj sistemin gjakatar Hoxhist qe ne vitet 1980, do te bridhnim Evropen, por na lan ne mjerim te plote per te na perdorur si fuqi e lire puntore dhe si ushtar te NATO-s ne Afganistan dhe Irak.

    2. Grigor says:

      E vertete ky u perdor nga shteti grek per qellimet e tyre

  5. Dashnorja e papuse says:

    Ky katnari thote:
    “Babai ndihmonte ata qe donin te arratiseshin pertej kufirit nga frika e sigurimit’.

    Po me shume ka mundesi qe baba i ketij te kete ndihmuar levizjet ne drejtim te kundert, dmth spiunet e diversantet greke qe kapercenin kufirin ne menyre ilegale dhe hynin ne territorin Shqiptar per te kryer veprimtari subversive. Terrorist ne gjuhen e sotme.

    Dhe Beni llogarite o njerez:
    Njeri Arratisur ne 1945 . Po nuk kish akoma Klon thote ky. Po kufi kish a skish?
    Glina ishte greke apo shqiptare apo as mish as peshk Por vetem “virioepirote”?
    Te tjeret ne 1947-1948.

    Ne Gusht 1949 ndodhen provokacionet ku monarkofashistet greke te mbeshtetur nga forcat britanike bene perpjekje serioze per te pushtuar jugun e Shqiperise.

    Cti benin kesaj familje?

    Ishin apo s’ishn per burg e per “internim’.

    Qe keni qene ma mire ne Lushnje se ne Gline, skam as nje dyshim.

    E ka thone Hekri: Pse mer lal u kemi bo keq qe U kemi cu ne Myzeqe? U morrem nga gerxhet e nga malet e shpellat e Ju sollem ne fushe e prane detit.
    Prane detit prane mretit.

    Bravo ti ilia qe the i gjo te mire e te vertete.
    Helbete je burre und pjekur tashti e jo me axhami.
    Theksoja dhe nje Here dashnores ta degjoje. Apo ka qene dhe ai vete ne Lushnje?

    Kur U morren per tu schöne ne Saver, vellai i vogel ndersa ti ilia ishe ne djep
    Kush ish me i vogli ti ne djep ai ne kembe?

    Po ti e quje veten qe kishit prona ne Lushnje? Pse ku i gjetet pronat ne Lushnje Ju fshataret e Glines?
    Ato ishin pronat e dikujt qe ishin konfiskuar nga shteti komunist e Ju ishin shperndare bujqerve.
    Perfitoj dhe familja jote nga keto pronat e cpronesuara te pronarve legjitim?

    A e ke regjistru veten dhe familjen ke kujto.al se mos nuk i del llogaria dashnores se uranit.

    Te fala beji fisit e sebastianosit.

  6. Varja .. says:

    Po mire more Ilia ha Si e ke Emrin..
    Njehere deshe te mershe pushken dhe te beje ato qe thua…dhe atehere i ri ne Moshe ..
    Po mbas 90 i pjekur thuaj. !
    Ste doli koha ta Takoje Ramizin apo Nexhmijen dhe TI Falenderoje ne ato mendime me pushken !
    Apo ta beri B***** pse pse. !
    Sje vetem.ti Si puna jote ka me shumice. ! Por te gjithe Si duket Ju duke me mire pjata e super se sa TI beje nder atyre qe meritonin Yllin ne Ball..

  7. Luan says:

    Kaloc, po luan me zjarrin, Lekat { ose Lekas} , sic u pelqen tu thone kane qene dhe mbeten armiqte me aktive ne Greqi te Republikes se Shqiperise, prej nga nuk e pushuan propaganden per Vorio Epirin prej me se 90 vjetesh deri ne kohet tona. Ta gezosh Kaloc, e pac faqen e zeze . Veprimtaria e tyre eshte e gjere dhe te keshilloj te mos merresh me kete pune se buka nuk nxirret kaq poshtersisht.

    1. DALTA says:

      luan , je shume i sakte

    2. o tourk'alvanos eshte i pabese! says:

      tjeter turk i piset……………

      1. Tanguli says:

        Nuk te pelqen e verteta!? Na plasi trapi!

  8. Bolena says:

    Ca shtet leshi me kellqe qe numrin 2 te rregjimit Mehmet Shehun e nxoren poliagjent. Apo Beqir Ballukun qe I kishte shpetuar kaq e kaq here jeten Enverit e nxoren armik te popullit. Nuk po permend gjithe heronjte e luftes nacional clirimtare qe I pushkatoi ca me gjyq e ca pa gjyq. Ky ishte sigurimi I shtetit qe mbante popullin nen terror me intriga shpifje torture arrestime e zhdukje njerezish. Pastaj ca prisje nga te arratisurit te lavderonin rregjimin me te eger te lindjes komuniste!!!!

    1. Yyyyyyyyy says:

      Si paske pi ilacet sot o derdimen ? ? ? ? C

  9. veterani says:

    Tani ka ardhur koha se kush mund te genjeje me shume. Jane shume te ralle ata qe ne gjyq e kane treguar ate qe kane bere te gjith kane mashtruar se skane qene burra. Tani me kete fundrinen DASHNORE KALOCI emer kurve dalin trima. Trim dhe i ndershem ka qene vetem Kadare, Arbnoti, e ndonje tjeter te tjeret jane pirdh se lirohesh….. More vesh DASHNORE KURVA….

  10. ben says:

    Sigurimi nuk merrej me ata per te cilet nuk kishte interes. Sot te tere flasin si ti teket, por me siguri qe ka patur ndonje gje qe e kane futur babane e ketij ne burg.
    Nje gje qe verej ne cdo shkrim per raste te burgosurve ne kohen e komunizmit se te gjithe kane qene te pafajshem. Ligjet e asaj kohe kane qene cnjerezore, por nuk te ndodhte gje ne se nuk merreshe me gjera te ndaluara. Ata qe flasin sot, ose nuk e dine mire se si ka qene puna se perse te afermit e tyre jane burgosur, ose e shtremberojne te verteten per te dale sot si te persekutuar. Nje gje eshte me se e vertete ne rastin e zotit Leka se ai u be vegel e Greqise per diskretitimin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Sot, me keto intervista ai perpiqet te vertetoje se e ka bere ate qe beri pasi regjimi i ra ne qafe familjes se tij.
    Ne shqip keto quhen “perralla me mbret”

  11. Janulles me hu ne bithe says:

    E ngrite koken ti ore qelbaniku i kishes ? Pasi lepive bithen e Janulles ngrite koken dhe suratin tere mut te shikoje se cbehet dhe the te beje ndonje koment mer nje fryme dhe fillo prap , ptuuuuuuuu vromjari

  12. Çentrale says:

    Ore me atë benzinajen e Kastratit në Lungomare çfarë u bë

  13. dikur says:

    Po mor zoti Leka ke hyre ne nje valle me te madhe se c’te mban kurrizi. Ke luftuar per vorioepirin duke barazuar komunizmin me Shqiperine. Por konflikti per Çamerine dhe vorioepirin eshte me i vjeter se komunizmi ne Shqiperi. Per kete them se te kane perdorur dhe ti ndoshta besoje se po luftoje kunder komunizmit. Biles edhd Kaolci beson se po lufton komunizmin duke ngritur kauzen e familjes Leka. Kauz e perdorur prej qarqeve qe pretendojne vorioepirin , Himaren, Permetin,Korçen, dhe Shkumbinin si kufi. Po per Çamerine z’Kaloçi a do shkruani ndonje memorje. Sipas jush z’Kaloçi Çameria eshte Shqiperi apo Greqi?

  14. Aleksander Thana says:

    Dashni Kaqole, e paske oreksin te madh qe merresh pothuajse perdite me armiqte e shqiptareve e te Shqiperise. Edhe ti s’je me pak se keta bastarde. Duhet te dish se mercenaret shqiptare, cobene dhe evgjite te konvertuar ne greke dhe te paguar nga korrofillaqia dhe Janulla, jane sklleverit me te bindur dhe me histerike ne luften kunder Shqiperise.

    1. tim says:

      Te njejten detyre e ka mrre edhe ky dashnuri koqeve.Vetem genjeshtra sajon….ne neme te Shqiperise.

  15. Amarild says:

    prsh ilia jam Amarild thoma boci
    ju pershendes nga familja jone
    nje nr kontakti nuk kemi te flasim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje