Akuzat e Enverit: Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia është më jep, të jap, ç’hyn këtu politika’, por bashkë me tregtinë që bënte ai, po na futeshin edhe shërbimet e agjenturës kapitalisto-revizioniste

25 Prill 2020, 09:34Dossier TEMA
Akuzat e Enverit: Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së me fjalën e Enver Hoxhës të mbajtur në Pleniumin e 8-të të Komitetit Qëndror që zhvilloi punimet në datat 12-12 tetor të vitit 1975-së, ku ai ngriti akuza të rënda ndaj Ministrit të Tregtisë, Kiço Ngjelës, zv/ministrit të Tregtisë së jashtëme, Vasil Katit, dy anëtarëve të Byrosë Politike dhe zv/kryeministrave, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, të cilët prej vitesh kishin mbajtur postet kryesore ministeriale të drejtimit të Ekonomisë shqiptare, duke i quajtur ata “Grupi armiqësor sabotatorë në ekonomi”!

Nga Dashnor Kaloçi

“Në zhvillimin e tregtisë së jashtme shkohej me mendimin se “Tregtia është tregti, më jep të të jap”. “Ç’hyn këtu politika”?, predikonte Kiço Ngjela. Kjo është një pikëpamje reaksionare, pse në tregti ka politikë dhe kjo politikë varet nga fakti se si e bën dhe ç’objektiva ndjek ti e partneri yt në këtë tregti. Kiço Ngjela përhapte përshtypjen dhe euforinë (gjë që u përpoq ta bënte edhe këtu) se me vendet revizioniste tregtia jonë është e stabilizuar; se ato kanë nevojë për mallrat tona; se ishte një fitore që me dikë nga këto shtete kjo tregti po rritej çdo vit, se po futeshim në vendet kapitaliste, mirëpo nuk shikohej se, bashkë me këto, po na futeshin edhe shërbimet e agjenturës kapitalisto-revizioniste”.

Kështu shprehej mes të tjerash Enver Hoxha në mbledhjen e Pleniumt të 8-të të Komitetit Qëndror të PPSH-së të mbajtur më 11 dhe 12 tetor të vitit 1975-së, për ministrin e Tregtisë, Kiço Ngjelën, për të cilin hodhi një lumë me akuza si “veprimtari armiqësore, diversioniste e sabotuese”, etj. Gjë të cilat më pas do ta çonin ministrin Ngjela prapa hekurave të burgut, së bashku me zv/ministrin Vasil Kati si dhe dy zv/kryeministrat Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, që për më shumë se dy dekadash kishin qenë drejtuesit kryesorë të ekonomisë shqiptare në disa poste ministrore. Ky plenium ku Enver Hoxha shpalli dhe de facto të ashtuquajturin “Grupi armiqësor sabotator në ekonomi”. Mbahej në një kohë që prapa hekurave të burgut dhe në qelitë e ftohta të “Repartit 313”, ku ndodhej Hetuesia Speciale, ndodheshin të arrestuar një tjetër “grup armiqësor” ai i Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, të cilin në fundin e vitit 1974, Enveri e kishte shpallur “Grupi puçist në ushtri”.

Këto ngjarje ndodhnin në një kohë që Tirana zyrtare me në krye Enver Hoxhën pothuaj i kishte ngrirë plotësisht marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës, tek e cila kishte gjetur mbështetjen kryesore që nga fillimi i viteve ’60-të kur u shkëput përfundimisht nga Bashkimi Sovjetik, jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë ushtarak dhe ekonomik. Në këtë kuadër, pra vijën politike që kishte ndjekur udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye Enver Hoxhën, Balluku, Dume, Çako nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe Ngjela, Kati, Theodhosi dhe Këllezi nga sektori i Ekonomisë, ishin funksionarët më të lartë të qeverisë shqiptare që kishin pasur lidhjet më të ngushta me Kinën, për marrjen e të gjitha ndihmave dhe kredive që ajo i kishte akorduar Shqiërisë që nga fillimi i viteve ’60-të.

Largimi i Enverit nga aleati i tij i ngushtë, Mao Ce Dun, që i ishte gjetur atij në ditët më të vështira, vinte pas afrimit të Pekinit në Washingtonin, gjë e cila ishte bërë fakt pas vizitës së Niksonit në Pekin dhe në këtë kontekst, si paranojak që ishte, thuhet se Enveri dyshonte se ata mund të ishin lidhur me Kinën dhe aletët e saj të rinj në Perëndim, ku Ngjela kishte filluar të intesifikonte marrëdhëniet tregtare.

Këto dhe të tjera aludime të Enver Hoxhës bëhen të ditura në fjalën e tij të mbajtur në Pleniumin e 8-të të Komitetit Qëndror të PPSH-së më 11-12 tetor të vitit 1975-së, të cilin Memorie.al po e publikon në këtë shkrim.

Akuzat e Enver Hoxhës për Kiço Ngjelën, Vasil Katin, Abdyl Këllezin dhe Koço Theodhosin

Fjala në Plenumin e 8-të të KQ të PPSH

11-12 tetor 1975

Kisha për të thënë edhe unë disa fjalë për veprimtarinë armiqësore, diversioniste e sabotuese të Kiço Ngjelës. Këto çështje ky armik i popullit dhe i Partisë i ka pasë dëgjuar me qindra herë, por nuk i kanë shërbyer, prandaj ato që kërkoja të vija në dukje roj t’ia them tash Plenumit. Nga analizat që bëri Komiteti Qendror i Partisë dhe nga kontrolli shtetëror, vërtetohet katërcipërisht se edhe në dikasterin e Tregtisë është zhvilluar veprimtari armiqësore, diversioniste dhe sabotuese nga spiunë dhe elementë në shërbim të të huajve.

Ky sabotim në fushën e Tregtisë është i koordinuar me ish-drejtuesit e Komisionit të Planit të Shtetit dhe të Ministrisë së Industrisë e të Minierave, Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi, si edhe me sektorin e rëndësishëm të naftës, që u sabotua nga një grup spiunësh e diversantësh në shërbim të fuqive të huaja armike. Në parantezë dëshiroj t’i them Plenumit se hetuesia gati e ka mbaruar punën me tradhtarët Beqir Balluku me shokë, të cilët, së shpejti, do t’i kalojnë gjyqit ushtarak për gjykim.

Kiço Ngjela, ish-ministër i Tregtisë, dhe Vasil Kati, ish-zëvendësministër i po këtij dikasteri, janë përgjegjësit kryesorë të kësaj pune armiqësore, diversioniste e sabotuese. Prandaj ne morëm vendim këtu për Kiço Ngjelën që ky të përjashtohet nga Komiteti Qendror dhe nga Partia. Faktet që zbuluam duhet ta bëjnë Partinë të ndërgjegj’shme se armiku i klasës, i brendshmi dhe i jashtmi, po na luftojnë egërsisht. Ata po na futin spiunë dhe diversantë jo vetëm në organizatat-bazë, por deri edhe në instancat e larta të Partisë dhe të shtetit.

Si qe e mundur që ngjau kjo? Nuk është hera e parë që ne ndeshemi me veprimtari të tilla. Edhe herë tjetër ka ndodhur që disa anëtarë partie të dehen nga sukseset e brendshme e të jashtme dhe të humbin vigjilencën. Edhe kësaj here mjaft anëtarëve të Partisë iu rrit mendja sa arritën të thonë: “Titizmin jugosllav e shtypëm tok me agjenturën e tij; revizionistët hrushovianë i dërrmuam e i demaskuam; ata s’mundën të kishin asnjë rezultat te ne”!.

Pra, te këta shokë u ngjall e u zhvillua megalomania, u nënvlerësua armiku. Flitej për vigjilencën, për luftën e klasave, për rrethimin e egër kapitalisto-revizionist, por arrihej në konkluzionin e gabuar: “Armiku s’ka ç’na bën, ne jemi të forte”! Armiku u fsheh prapa këtyre sloganeve; ai iu adaptua ekzaltacioneve, psikologjisë së sëmurë e dobësive të tjera të një sërë anëtarësh të Partisë e funksionarësh të shtetit dhe arriti të zhvillojë kështu punën minuese. Thuhej: “Të kemi besim te shokët dhe t’i kontrollojmë”. Mirëpo puna e gjithsecilit nuk kontrollohej si duhej dhe harrohej se të vetmin vlerësim të drejtë të njërit ose të tjetrit e bën kontrolli i punës. Shkohej më shumë nga parimi “Ky është shok i vjetër, ministër, anëtar i Komitetit Qendror apo i Byrosë Politike, prandaj është i imunizuar nga gabimet”.

Jeta na ka vërtetuar se konsiderata të tilla, që dalin jashtë normave të Partisë, janë të gabuara dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha për atdheun tonë socialist. Sa herë na e ka theksuar Komiteti Qendror detyën për rritjen e vigjilencës revolucionare?! Sa herë na është theksuar të forcojmë punën organizative të Partisë dhe të shtetit?! Sa herë na është folur për edukimin tonë me teorinë e Partisë?! Por përvoja tregon se ka pasur shokë, organizata-bazë, komitete partie dhe organizma shtetërorë që nuk i kanë zbatuar si duhet këto detyra. Faktet dëshmojnë se pikërisht në këto dobësi e të çara ka mundur të depërtojë edhe armiku.

Në Ministrinë e Tregtisë armiku ishte në kokë të saj. Elementë spiunë mbanin atje lidhje me agjentura armike, jepnin informata dhe sabotonin ekonominë. Ndërkohë, ç’bënte organizata-bazë e Partisë e këtij dikasteri? Gjumë të rëndë! Atë e kishte nënshtruar arroganca e Kiço Ngjelës dhe e shokëve të tij sabotatorë e spiunë. Shumë komunistë të këtij dikasteri filluan të hapnin gojën kur iu zbulua peta lakrorit. Po ku e kishin gojën më parë? Ku i kishin kurajën dhe guximin që ata s’ka në munguar të flasin për to? Kjo organizatë-bazë dhe këta komunistë që bëjnë pjesë në të, a nuk duhej të ishin në gjendje më parë nga të gjithë për ta zbuluar diversionin që zhvillohej nën mjekrën e tyre?

Raporti që dërgoi Kryesia e Këshillit të Ministrave nëpërmjet Inspektimit të Shtetit, të jep një ide të qartë se sa fajtorë janë komunistët dhe punonjësit e paorganizuar në Parti të këtij dikasteri që i lanë të livadhisnin këta banditë. Kuadrot e punonjësit e Ministrisë së Tregtisë flisnin për rrethimin kapitalisto-revizionist, po harronin se shumë prej tyre jo vetëm punonin e jetonin në botën kapitaliste e revizioniste, por kishin edhe marrëdhënie e allishverishe me armiq kapitalistë e revizionistë. Këta njerëz jo vetëm nuk mbaheshin nën kontroll të rreptë, por mbroheshin, ndihmoheshin e lavdëroheshin nga Kiço Ngjela, Vasil Kati e të tjerë. Vallë në këtë mënyrë luftohet rrethimi kapitalisto-revizionist? Kur ngjasin gjëra të tilla, a mund të thuhet se pësimet na janë bërë mësime? A mund të thuhet, atëherë, se mbahen parasysh mësimet dhe gjithë eksperienca e luftës së Partisë kundër armiqve?

Puna armiqësore nuk duhet konsideruar si një fatalitet, në rast se Partia lufton dhe u mbyll kështu rrugët armiqve. Puna e armiqve lë shenja, ajo të jep sinjale. Në qoftë se je vigjilent, atë mund ta diktosh menjëherë dhe ta godasësh. Në rast se për shumë arsye e humbet vigjilencën, puna e armiqve trashet, gjë që Partia vazhdimisht na e ka vënë në dukje. Zhvillimi i tregtisë së jashtme me shtetet revizioniste dhe kapitaliste ishte shumë i dyshimtë; ai duhej të ndiqej me vigjilencë dhe sidomos kur dihet se këto shtete kërkojnë t’i bëjnë varrin socializmit në vendin tcnë.

Në zhvillimin e tregtisë së jashtme shkohej me mendimin se “Tregtia është tregti, më jep të të jap”. “Ç’hyn këtu politika”?, predikonte Kiço Ngjela. Kjo është një pikëpamje reaksionare, pse në tregti ka politikë dhe kjo politikë varet nga fakti se si e bën dhe ç’objektiva ndjek ti e partneri yt në këtë tregti. Kiço Ngjela përhapte përshtypjen dhe euforinë (gjë që u përpoq ta bënte edhe këtu) se me vendet revizioniste tregtia jonë është e stabilizuar; se ato kanë nevojë për mallrat tona; se ishte një fitore që me dikë nga këto shtete kjo tregti po rritej çdo vit; se po futeshim në vendet kapitaliste, mirëpo nuk shikohej se, bashkë me këto, po na futeshin edhe shërbimet e agjenturës kapitalisto-revizioniste.

Karakteristike është se disa drejtues kryesorë të dikastereve merren me çikërrima që u përkasin të tjerëve dhe harrojnë çështjet më të rëndësishme. Këto i harrojnë në kuptimin që nuk kontrollojnë dhe nuk rektifikojnë vijën kryesore të problemeve; nuk organizojnë skeletin e shëndoshë të punës organizative dhe nuk insistojnë në edukimin politik e ideologjik të vartësve; nuk luftojnë për të arritur objektivat që kanë caktuar Komiteti Qendror dhe Qeveria. Komiteti Qendror i Partisë dhe Qeveria kanë dhënë kurdoherë orientime, direktiva e udhëzime të drejta, në bazë të të cilave do të ecet. Ç’ngjau në praktikë gjatë zbatimit të tyre?

Orientimet dhe direktivat e drejta në këta sektorë u shtrembëruan dhe u deformuan. Armiqtë fshiheshin prapa këtyre orientimeve të drejta dhe i zhvillonin ato në drejtimin e vetadministrimit titist, në sabotimin e planeve, në zhvillimin e burokratizmit, në fryrjen e aparateve dhe në krijimin e teknokratëve. Të gjitha këto shtrembërime e sabotime i mbulonin me zhurmën e sukseseve. Ata përpiqeshin dhe shumë herë arrinin që sukseset t’ua atribuonin personave të tyre dhe sistemit revizionist që orvateshin të vendosnin te ne nën maskën e socializmit. Këtu qëndron gabimi i komunistëve, i organizatave-bazë dhe i komiteteve të Partisë që nuk shihnin veprimet sabotuese në vijë, të këtyre armiqve; nuk ballafaqonin direktivat e drejta me zbërthimin e zbatimin e tyre në praktikë, por merreshin vetëm me gjëra të dorës së dytë e të tretë dhe shumë herë ecnin, pa u qederosur fare, në një rrugë të gabuar e plot rreziqe.

Kësaj pune armiqësore, këtij indiferentizmi, kësaj plogështie në punë dhe në luftë organizatat-bazë e komitetet e Partisë, ndërmarrjet, kooperativat dhe dikasteret duhet t’i bëjnë një analizë të thellë politike, ideologjike, ekonomike dhe organizative. Partia, në të gjitha instancat e saj dhe në çdo kohë, duhet të analizojë gjendjen ndërkombëtare, forcat që ndeshen në botën e jashtme, situatën te fqinjët kapitalisto-revizionistë etj. Kjo është absolutisht e domosdoslune të bëhet, përndryshe vetëm flasim për rrethimin kapitalisto-revizionist, por nuk dimë ç’është e si vepron ky rrethim; ku dhe si i drejton ai sulmet në botë, në përgjithësi, dhe kundër vendit tonë, në veçanti. Këtë gjë duhet ta njohim dhe ta riparojmë sa më shpejt. Partia dhe populli vërtet do të interesohen shumë për problemet ekonomike, por kjo nuk do të thotë të harrojnë problemet politike që ziejnë në botë dhe sidomos rreth nesh. Pra, a mund të lejohet që organizata-bazë e Partisë të merret me çikërrima, të bëjë llafe e pallavra pa mbarim dhe të lërë disa njerëz të veprojnë si të duan?!

Gjithmonë thuhet: “Nën udhëheqjen ‘e organizatës-bazë të Partisë”. Por a është vallë kurdoherë kështu? Jo! Po të dalë mirë puna, thuhet: “Rroftë organizata- -bazë”!, po të dalë keq, atëherë “Fajin e ka pushteti që s’mori masa, që nuk organizoi…”, etj. Po kush është pushteti te ne? Diktatura e proletariatit. Kush e udhëeq këtë diktaturë? Partia. Atëherë a mjafton vetëm afirmojmë me qindra herë këto parime dhe t’i zbatojmë dobët ose edhe t’i harrojmë fare? Shokët duhet ta kenë të qartë se e para për çdo gjë është përgjegjëse Partia. Ata të kuptojnë se puna e pushtetit asnjëherë nuk është e shkëputur nga puna e Partisë, se puna për zhvillimin e ekonomisë është e lidhur ngushtë me punën politike, ideologjike dhe organizative të Partisë.

Pa i kuptuar kështu dhe pa i lidhur ngushtë këto çështje kardinale, asgjë nuk mund të shkojë mirë. Të gjithë anëtarët e Partisë, kuadrot dhe punonjësit duhet ta kenë kokën të ftohtë dhe zemrën të zjarrtë. Komunistët nuk duhet të marrin zjarr me një sukses, aq më tepër që ne s’kemi korrur një, por me mijëra suksese. Por në asnjë rast nuk duhet të na rrijë mendja sikur kemi arritur perfeksionin; nuk duhet të mendojmë se u arrit një sukses në një zë të planit dhe në këtë realizim nuk ka të meta, nuk ka defekte, nuk ka rezerva që janë lënë apostafat “për të qenë brenda” dhe për të dalë kështu mbi ujë, për t’u mburrur ‘e për të ngjitur shkallët. Suksese ne kemi e do të kemi vazhdimisht, po këto kurrë të mos na dehin dhe të mos na bëjnë të harrojmë rrethimin kapitalisto-revizionist. Ky rrethim ekziston, është real dhe vepron.

Beqir Balluku ishte agjent i vjetër i jugosllavëve dhe i sovjetikëve; Hito Çakoja e Petrit Dumja po kështu; Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela dhe të tjerë armiq e sabotatorë ishin në shërbim të të huajve. Pra, këta njerëz nuk ishin prej atyre që mund të bënin ndonjë gabim padashur. Jo! Këta ishin komplotistë, revizionistë, spiunë. Partia jonë është një Parti e fortë dhe e kalitur, por armikun e brendshëm dhe të jashtëm nuk duhet ta nënvlerësojë. Nënvlerësimi i armikut është baras me shuarjen e luftës së klasave, që është burim i gjithë të këqijave dhe katastrofave. Eksperienca e Partisë sonë është e madhe, politike dhe ideologjike. Ajo duhet të përvetësohet e të studiohet thellë nga komunistët, të vjetër e të rinj, nga klasa punëtore e nga rinia, se pa një ngritje të vazhdueshme ideologjike dhe politike të komunistëve e të punonjësve, punët nuk mund të na ecin mirë.

Aktualisht me dhjetëra mijë veta te ne zotërojnë shkencën dhe teknikën, po këto nuk mund të vihen në shërbim si duhet në rast se njerëzit që i zotërojnë nuk janë të edukuar edhe me marksizëm-leninizmin. Ne flasim për teknokracinë, por jemi akoma larg kuptimit të thellë të rrezikut që sjell ajo. Shihni Beqir Ballukun, Hito Çakon dhe Petrit Dumen: ata hiqeshin si ekspertë dhe teknikë ushtarakë. Edhe Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi hiqeshin si specialistë, si teknikë e si ekonomistë. Sabotatorët e naftës ishin gjeologë, inxhinierë. Kiço Ngjela dhe Vasil Kati hiqeshin, gjithashtu, teknikë e specialistë të tregtisë. Mirëpo, ç’ngjau me ta? Ata ishin antimarksistë, kundër mësimeve të Partisë sonë dhe eksperiencës së saj, ishin antisocialistë. Por a flisnin, a lëshonin ata slogane për Partinë? Sa të duash! Po çfarë fshihnin prapa këtyre parullave? Helmin dhe thikën!

Prandaj vigjilencë, shokë, vigjilencë revolucionare! Edukim, edukim me marksizëm-leninizmin dhe me eksperiencën e Partisë sonë! Zbatim të plotë të detyrave, besim te shokët, por edhe kontroll të vazhdueshëm mbi ta! Kontroll s’do të thotë “dyshim, zënie me presh në duar”, por luftë kundër degjenerimit, kalbëzimit, sabotimit, diversionit dhe shumë të këqijave të tjera. Përpara interesit të madh të Partisë, të popullit, të socializmit nuk duhet të vihet asgjë, as edhe jeta. Shokët që gabojnë duhet t’i korrigjojmë, kurse armiqve t’u shtypim kokën pa mëshirë!

 

12 komente në “Akuzat e Enverit: Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia është më jep, të jap, ç’hyn këtu politika’, por bashkë me tregtinë që bënte ai, po na futeshin edhe shërbimet e agjenturës kapitalisto-revizioniste”

  1. h says:

    Diktatori ishte psikopat patollogjik me subkoshience kriminele.
    Të vetmet momente lumturie dhe kënaqsie ai i ndjente kur vriste dhe eleminonte bashkëpunëtorër e vet.
    Babai i tij ideollogjik Stalini thoshte,-Lumturia më e madhe është kur i përgatit kurthin kundërshtarit që ke caktuar,
    e shpartallon atë psikollogjikisht dhe moralish,e çon para togës së pushkatimit dhe pastaj kthehesh
    në shtëpi dhe shtrihesh edhe fle gjumin e pasdites.
    Ky është njeriu bastard që shpiku bolshevizmi.

  2. Vladimir says:

    Duke zhdukur eliten e kohes (ishte si ishte) me akuza te pabazuara, grupi i Ramizit dhe i Nexhmies, mbyllen gojet dhe zhduken mundesine e fundit te manovrimit ekonomik, duke e futur Vendin ne tunelin e izolimit total.
    Kjo ishte vetvrasja e Shqiperise dhe e shqiptareve.
    Dhe per turpin e tyre, keta mjerane iken nga kjo bote pa kerkuar falje viktimave dhe gjithe shqiptareve.
    Epilogun e tragjedise e jetuam:
    Rini qe largohet nga Vendi i vet si nga kolera…
    dhe “shpetimtaret” me dy gjishtat perpjete, Saliu me shoke, me fal se perpak harrova kolegun e Nexhmies,”ekonomistin e madh”, Dr. Pr. Nanon.
    Te zinjte shqipetare qe ju shkoi mundimi, jeta, pasuria, …gjitheçka dem!
    Ç’na gervishet plaget, o njeres!

  3. Pyka says:

    Nga bisedat e dikurshme që bënte gjyshi im….Kiço Ngjelën e mburrte(dmth e respektonte)…më duket vitet ’80…kjo më ka mbetur në memorje….dhe kjo është një arsye më shumë,që respektoj Spartak Ngjelën….

  4. taso kume says:

    Bukur e ka thene :me jep dhe te jap,per te tjerat kishte ministri te mbrojtjes ,te puneve te brenshme ,dhe ministri e jashtme ,pastaj çdo delegacjon i kishte zbulusit me vete perveç personelit te ambasadave ku venin qe dihet si punojne,thote mire njeri me larte keta xhelater qe spekullonin nen emrin e partise iken pa kerkuar falje,keto jane akoma plage te hapura per vendin ,ne nje vende ku te gjithe mendojne per te ikur, ku kostuae ndertimit te rrugeve ashte dyfishin e kostos se vendeve te zhvilluar.

  5. Thjeshte says:

    Enver Hoxha ra ne “Delirin” e Udheheqesit Marksiste-Leniniste, duke VARFERUAR ne Ekstrem Shqipetaret,deri Diku Kic Ngjela Kishte te Drejte
    por duhet ta Thoshte kete ne Drejtimin e Ideologjise qe ti Shmangej Hoxhes…Ata i Denuan Kote se koti, se benin Tregetin e Sherebeles me USA-kete e dinte edhe Kryeministri Mehmet Shehu, por duke Pare PERFITIMET qe Kishin, nga kjo Tregeti…Myllnin “Syrin”…
    1-Per Fatin e keq,GESTAPOJA e Nexhmije-Sulo Gradecit, nuk Mbyllte syte,por i Hapte ata edhe me Shume…Ishin Spiunet e tyre, qe i shpinin Raporte “Konfidencjale” Enver Hoxhes te Quajtura:SEKRET…dhe ky i Marri, “ZBULONTE” Grupe Armiqesore….
    2-Me 1975-sen Shqiperia kishte nje Rritje Ekonomike sidomos ne Sektorin e Nxjerrjes se Naftes,jo vetem Kaq..Por DREJTUESIT E KOHES filluan dhe Ndertuan edhe Pallate per Naftetaret (Patose)…qe te mos Flini n ne Kasolle-Dhishe.. dhe te Sistemoheshin Naftetaret…
    Po te kishte Filluar Liberlalizimi qe me 1975-en,Shqiperia do te kishte Shkuar shume Perpara,Mehmet Shehu ishte per nje “Hapje” me Pernedimin, dhe pas Prishjes se ENVER hOXHES me Kinen,ishte Mehmet Shehu,qe Kerkonte Rruge Bashkepunimi dhe Lidhje me Fuqi te Tjera
    dhe Mehmet Shehu, nuk Mbante ne Dikasterin e tije Servile, Por Specjaliste….
    Te gjithe ata qe Kishte Bashkepunetore Mehmet Shehu..U ARRESTUAN pas “Vetevrasjes” se tije…lol

  6. katarakti says:

    Paranojaku dhe krimineli Enver Hoxha vrau jo vetem armiqte, por edhe komunistet me te afte dhe te perkushtuar. Si rrjedhoje e mbushi edhe Byrone Politike me mjelese, shofere dhe lloj lloj injorantesh. Prandaj edhe vendi vajti poshte e me poshte, sidomos pas vetevrasjes se Mehmet Shehut.

  7. Ermal berati says:

    Pse Enverit do t’ja hidhte ai Ngjela, shikoj tani keta legena cfare bejne keto 30 vite, I shiten gjithe pasurite e vendit.

  8. Nik says:

    Njè i sèmur psiqik i cili mori nè qaf gjith intelektualèt nga 1945 sa gjer sa vdiq e mbushi vendin me grupe puçiste.çfar pretendonte nga K,Ngjela ky i çmendur qè prishi dhe mardhèniet me Kinèn dhe mbetèm me gisht nè gojè nuk dinim se ku tè pèrplasnim kokèn na doli teoria atè kohè “Me forcat e Veta”çfar forca ooo tu mbyllt e mèndjes thonè korçarèt,ky element i rrezikshèm duhej tè largoj sa mbaroj lufta sepse nè KQ qèndror ishte vetèm njè luftè midis klanesh asgjè tjetèr.Edhe sot paguajm konseguencat e zgjidhjeve me salira e nanora etj etj etj etj u kthyem nè gropa e zezè e europès.

  9. qytetari says:

    Ketyre idioteve te memorie.al u duhet thene ,qe me kete sigel memorie.al qe e mballosin mbi fotografit qe paraqesin i shemtojne aq keq ato,sa nuk shihen.
    Kudo infeksion katundaresh.

  10. Elba says:

    Nga 45-85,Byroja Politike ,nuk ishte e bindur,per krimet e Diktatorit.Akoma besonin,tek Uniteti I Partise.Ata qe erdhen me pas,nga1982,me te njejtin zell e ashpersi,zbatuan rrugen Staliniste Kriminale.Nje Komision I Debim Internimeve do te denonte vete Popullin.Ne qytetet kryesore,do te zgjidhnin me te shkathtet e me te aftit,per ti nisur ne Fshat ne Internim.A ishte e drejte?Si mund te denoheshin,Ministrat Kellezi.Ngjela,Theodhosi,Balluku ,Shehu duke u shpallur Armiq?Duhej bere gjygj I hapur.Populli duhej te ishte present.Per mua,fajtore,eshte ByrojaPolitike.Te vjetrit dhe te rinjte bashke.A eshte denuar Byroja Politike?C’fare pritet?

  11. Elba says:

    Do te ngulim kazmen me thelle,do te thoshte,Mehmet Shehu.Populli me sy e veshe,priste dhe shpresonte.Ishte Kongresi I radhes.Per ironi,ne ekranet tona,po c’faqej Filmi,Shtrengo Rrypin Thanas.Ne fakt,nuk e mora mundimin ta shikonja.Dite te keqia,do te vinin me pas.Shteti Komunist qe nuk pushonte se shari Kapitalizmin,do te futej ne kolaps te plote.Ne Dyqanet bosh,Miu mund te thyente koken.Shikoje patate sa nje kokerr are,pras dhe laker.Portokalla,Limona,Arra,as qe behej fjale.Qumeshti,kosi,djathi,vezet,mishi,me recete {Radhe dhe Tollona}Diktatori mprehu shpaten edhe njehere per situaten.Byroja I mbante ison.Po Populli?Kendonte;O moj nuse e re,sae bukur je.Kasmen edhe pushken more per paje.

  12. Mir says:

    Si ka mundesi qe nuk po dalin adhuruesit e kjofte largut me thane mire ja u bani qe i burgosi ose i pushkatoi ,sepse ishin armiq te brendeshem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje