Atë vit që erdhi gripi.
Erdhi si Sulltan Hamiti
E pruri talian jeziti.
Kordhe e jatagan i qiti
Djem e vajza i gremisi
Diq djali i Kallogresë.
I gërmadhës së teqesë
Kam punuar fort me djersë
O djal o bilbili djalë
Për atë kohë të kem mallë
Të më shkoç sokakut pranë
O të zeztë Shqevajt tanë
Katër ditë shtatë lipsanë
Cullat e bejkat qanë
Për të zotë ku i lanë.
Bëhet fjalë për gripin spanjoll të vitit 1918,ku në cdo fshat mendohet të ketë pasur shumë të vdekur nga epidemia.
Vetëm ushtarë austriakë kanë vdekur 120 vetë dhe janë varrosur në fshatin Shën Vasil të Sarandës
Ata ishin robër lufte tek italianët dhe punonin për ndërtimin e rruges së Bregdetit Sarandë-Vlorë
Në vendin ku janë varrosur,sot ngrihet një memorial në kujtim të tyre.
per kristianet ardhja e gripit spanjoll citohej si nje fatkeqesi e madhe krahasuar me ardhjen e turkut sulltan hamiti.
c’mund te thone ”autocthonus” muslims………..pasardhes te sulltan hamitit!?