Informacioni për Enverin: Ambasadorit grek i thamë se familja Leka janë provokatorë e kriminelë dhe s’kanë fuqi të nxjerrin Athinën në rrugë

26 Prill 2020, 19:27Dossier TEMA

Nga Dashnor Kaloçi

“Mua më priste burgu duke mos ditur asgjë. Dhe u detyruam që të largohemi për të shpëtuar nga burgjet dhe torturat. Kaq sa për dijeni. Tani, ashtu siç u kam shkruar dhe aty, po të them: Të më lejosh familjen. Mos më mbani rob djalin 4 vjeçar, mos më mbani babanë në burg 63 vjeç duke e torturuar, mos më bëni po ju them, të kryej veprime ç’njerzore. Babai im do vdesë, unë e di, edhe po ta nxjerërsh nga burgu, ai nuk rron më shumë se 6 muaj. Por ta dini juve dhe Qeveria juaj, vdekja e babait tim në atë çast që unë marr vesh, le të jetë edhe ditë në drekë, atëhere do bindesh çfarë do të bëj unë, por do thuash që të qartë ma bëri në letër. Unë ju kam thënë dhe do ju them si burrat hapur. Dorëzimi i familjes sime me mua i lani hesapet. Pastaj le të merret qeveria greke në mënyrë diplomatike, se bababi im ka në burgje dhe internime qysh në vitin 1951. Nuk pa një ditë të bardhë”.

Kështu thuhet në mes të tjerash në një letër që i dërgohet personalisht Enver Hoxhës e cila mban datën 25 dhjetor të vitit 1983 dhe që ka për autor një shtetas shqiptar i quajtur Ilia Theodhori Leka, me origjinë nga fshati Glinë i Gjirokastrës dhe me banim në Kolonjë të Lushnjes, ku kishte jetuar familjarisht i internuar nga viti 1945-së e deri në 12 prill të vitit 1982, kur së bashku me vëllanë e tij, Kristo Lekën dhe xhaxhanë e tyre, u detyruan që të arratiseshin nga Shqipëria për në Greqi.

Letra në fjalë drejtuar Enver Hoxhës e cila është e shkruar me shkrim dore nga minoritari Ilia Leka, është një dokument zyrtar dhe pjesë e një dosje tepër voluminoze me siglën “Tepër sekret” e nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Shqipërisë si dhe Autoriteti për Informim i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku pasqyrohet në qindra fletë të daktilografuara apo me shkrim dore, e gjithë historia e Ilia Lekës dhe familjes së tij.

Duke filluar nga origjina e familjes prej fshatit Glinë të minoritetit grek në rrethin e Gjirokastrës, ku në vitin 1945-së u arratisën dy djem të familjes Leka, internimi i tyre në vitin 1951, në fshatin Savër të Lushnjes dhe më pas në disa fshatra të tjera të asaj zone të Myzeqesë, survejimi nga ana e Sigurimit të Shtetit e babait të Ilia Lekës, Theodhorit, që ishte bari me dele në kodrat përreth Manastirit të Ardenicës, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhënë punëtorëve operativë të Sigurimit që ndiqnin dhe survejonin Theodhori Lekën, relacionet e tyre për shefat më të lartë, kombinacionet dhe legjendimet që bëheshin për të “zbërthyer veprimtarinë agjenturore” të tij, arrestimi i Theodhorit në vitin 1951, i akuzuar si “agjent i Zbulimit Grek dhe ndërlidhës me disa persona e agjentë që arratiseshin nga Shqipëria në Greqia dhe anasjelltas”, vuajtja e dënimit të tij në disa kampe burgje të Shqipërisë, tentativa e Sigurimit të Shtetit që në vitet ’70-të për të rekrutuar të birin e tij, Ilia Lekën, mospranimi nga ana e tij dhe provokimet e ndryshme të bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe njerëzve të futur prej tij, peripecitë e Ilias me letra ankesash në instancat e larta shtetërore e partiake apo takime me krerët e gjykatave e prokurorisë, duke i’u kërkuar lirimin e babait të tij nga burgu si të pafajshëm, arrestimi i xhaxhait të Ilias dhe torturat ndaj tij në Degën e Brendëshme të Vlorës, ku ai u detyrua që të nënshkruante një deklaratë për Ilian, sikur ai kishte folur kundra “pushtetit popullor”, arratisja e Ilias me të vëllanë Kriston dhe xhaxhanë e tyre më 12 prill të vitit 1982, duke dalë në Greqi nëpërmjet fshatrave kufitare të vëndlindjes së tyre, letrat kërcënuese që Ilia ia dërgonte nga Greqia në adresë të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Hekuran Isait, Adil Çarçanit dhe Reiz Maliles, ku i’u kërkonte që t’i lironin të atin nga burgu dhe të mos e torturonin më atë, mos t’ia mbanin peng djalin 4 vjeçar dhe mos t’i bënin presione bashkëshortes së tij që ta detyronin ta divorconte Ilian dhe të martohej përsëri me një tjetër, por t’i lejonin ata që të vinin në Greqi, greva e urisë së Ilia Lekës me të vëllanë dhe xhaxhanë para ambasadës shqiptare në Athinë që zgjati rreth tre vite duke sensibilizuar opinionin publik dhe politikën greke që e bëri atë çështje të ditës së Parlamentit grek dhe qeverisë së Athinës, angazhimin e policisë së Athinës për mbrojtjen e ambasadës shqiptare nga frika e Ilia Lekës që kishte ngritur një çadër para hyrjes kryesore të saj, korrespodenca sekrete ditore me telegrame urgjente e ambasadorit shqiptar në Athinë, Ksenofon Nushi, me Ministrinë e Jashtëme në Tiranë dhe personalisht, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Adil Çarçanin, Hekuran Isain dhe Reiz Malilen, duke e mbajtur në korent për gjithçka ndodhte aty me të ngujuarit në grevë urie dhe politikanët e deputetët grekë që u solidarizuan me grevistët dhe merrnin pjesë në mitingjet e protestave që zhvilloheshin para ambasadës shqiptare, artikujt e gazetave kryesore greke që përcillin rregullisht atë ngjarje, si dhe reagimin e disa partive nacionaliste dhe Mitropolitit Sevastianos që i kërkonte qeverisë helene të zgjidhte sa më parë atë çështje dhe “fatin e 400 mijë minoritarëve grekë që vuanin nën regjimin e Hoxhës”, korrespodenca ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Shqipërisë dhe asaj greke lidhur me problemin e grevës së Ilia Lekës, etj., etj.

Bashkë me të gjitha këto që siç thamë pak më lart, janë pjesë e një dosje voluminoze të cilën e disponon të plotë Memorie.al dhe do ta bëj publike duke filluar nga ky shkrim, në ditët në vijim do të njihemi gjithashtu edhe me një intervistë të gjatë ekskluzive të Ilia Lekës që jeton familjarisht në Athinë, ku ai dëshmon mbi këto ngjarje që përmbajnë këto dokumente arkivore dhe të tjera që nuk janë pasqyruar aty. Që nga greva e urisë para mabsadës shqiptare në Athinë e cila lëkundi marrëdhëniet zyrtare në mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe e detyroi Enver Hoxhën që të dilte publikisht e të deklaronte: “I them me përgjegjësi popullit vëlla grek, se në burgjet shqiptare ndodhen vetëm 46 shtetas shqiptar që janë pjesë e minoritetit grek dhe vetëm 4 prej tyre janë për faje politike”, sensibilizimi që i bëri shtypi grek grevës së Ilia Lekës, i cili u ftua dhe foli në Parlamentin Europian në Bruksel dhe në Kongresin Amerikan në Washington për shkeljen e të drejtave të njeriut nga regjimi komunist diktatorial i Enver Hoxhës, e deri tek “zbythja” e Tiranës zyrtare në vitin 1989-të, e cila u detyrua që ta lironte nga burgu babanë e Ilias, Theodhoriun, dhe ta lejonte atë që të shkonte përgjithmonë në Greqi tek i biri, ku ai jetoi edhe shumë vite pas përmbysjes së regjimit komunist, duke i’u gëzuar edhe ardhjes së pjesës tjetër të familjes që kishte mbetur në Shqipëri.

 vijon nga numri i kaluar

Shkrimet e shtypit grek për Ilia Lekën, Shqipërinë dhe grevën e tre minoritarëve të familjes Leka, para ambasadës shqiptare në Athinë

1.“Protokolli special i Korfuzit, i cili njeh helenizimin e Vorio-Epirit”. (17 maj 1914).

2.Ratifikimi ndërkombëtar i Protokollit të Korfuzit dhe pranimi i tij prej qeverisë shqiptare (23 qershor 1914).

3.Në Komitetin e të Drejtave për çështjen greke e shqiptare, në Londër (janar 1919), kryetari i Këshillit, Pavllo Kambon, pati deklaruar si më poshtë:

“Eshtë e nevojshme që t’i japim konferencës mjetet e nevojëshme për të kënaqur rivendikimet e vjetra të Greqisë dhe të përmbushet më në fund vepra e vetëvdendosjes së popujve, që kombet liridashëse të Evropës e filluan para një shekulli”.

4. Senati amerikan, nëpërmjet senatorit, Lots, vendosi që Vorio-Epiri, mbas Korçës dhe Dodekanezit, ku                     mbizotëron elementi grek, nga konferenca t’i jepen Greqisë, sepse përbëjnë pjesë të pandarë të                             mbretërisë greke dhe 100.000 myslymanë.

Rajoni i jugut të Gjirokastrës, Dropullit, Pogonit: Delvinës, Himarës dhe pjesa e Korçës ishin krejt greke dhe kishin si gjuhë mëme greqishten. Funksiononin rregullisht gjithë shkollat greke dhe banorët, pothuaj të gjithë, flisnin greqisht. Me krijimin e shtetit të ri shqiptar, 1944-1945, Enver Hoxha-Shehu, i mbyllën të gjitha shkollat greke në këtë rajon grek, duke shkelur kështu vendimet e njohura ndërkombëtare për autonominë e vorio-epiriotëve dhe kartën kushtetuese të OKB-së, për vetëvendojsejn e kombeve, megjithë faktin që prej Konferencësd së Paqes në Paris, (29 qershor 1946 – fundi i tetorit 1946), çështja vorio-epiriote mbetet e ndërvarur. Në Konferencën e Parisit në verën e vitit 1946-të, edhe Ministri i Jashtëm i BS në atë kohë, Molotovi, pati deklaruar zyrtarisht te qeveria e Caldarisit, se “pranon të regjistrohet problem i vorio-epiriot në rendin e ditës së Konferencës së Katër Ministrave”.

Shtypi grek

Gazeta “Mesmivrini”, me datën 16 shkurt, boton artikullin me titull: “Liberalët për qëndrimin e PASOK-ut ndaj vorio-epiriotëve”.

Në të thuhet: “Ç’njerzore është qëndrimi i qeverisë greke ndaj të arratisurve vorio-epiriotë, që arriti deri atje sa të urdhërojë largimin e tyre me anë të M.A.T-it, nga hyrja e ambasadës shqiptare, thekson në komunikatë3n e saj Partia Liberale.

Në komunikatë theksohet

“Partia Liberale denoncon tek populli grek këtë veprim të qeverisë së PASOK-ut dhe thekson, akoma dhe një herë tjetër, indiferentizmin e vazhdueshëm të saj për problemet minoritare të 400.000 vorio-epiriotëve, shtypja e të cilëve është konstatuar në mënyrë të herëpasherëshme nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut”.

Gazeta “Eleftheri Gnomi”, më 16 shkurt 1984, boton shkrimin “Paragrafet”.

Në të thuhet: “Liberalët e Nikitës dhe të Hondrokuqit muarrën nën mbrojtje të dy vorio-epiriotët që po bëjnë grevë urie jashtë ambasadës shqiptare. Ata nxuarrnë dhe komunikatë për të denoncuar popullit grek faktin se policia u tha grevistëve që të largohen urtë e butë nga hyrja e ambasadës.

Paragrafi përkatës i komunikatës është si më poshtë:

“Partia e liberalëve i denoncon popullit grek këtë veprim të qeverisë së PASOK-ut dhe shënon edhe njëherë indiferentizmin e vazhdueshëm për këtë problem minoritar të 400.000 minoritarëve”. Por dikujt nuk i pëlqen ky paragraf dhe, për këtë qëllim nxiton të shtojë në po atë komunikatë, pikërisht ndën të, paragrafin që do të lexoni:

“Partia e liberalëve denoncon këtë veprim popullit grek që edhe njëherë shënon indiferentizmin e vazhdueshëm të qeverisë ndaj të drejtave të njeriut të 400.000 grekëve – shkelje që është konstatuar vazhdimisht nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut”.

Çudi: Nikita Hindrokuqi, cili paragaf ju përfaqëson i pari apo i dyti” Thuajeni që ta dimë…”?

Telegramet “Tepër sekrete” të ambasadorit shqiptar në Athinë, Ksenofon Nushi, dërguar Ministrisë së Jashtëme në Tiranë, për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Adil Çarçnin dhe Hekuran Isain

                                         DESHIFRIM               TEPER SEKRET

                                          Nr. 4768                      Nga Athina

Nr. 327                      Data 7.2.1984

MINISTRISE SE JASHTEME

Provokacioni i të arratisurve vazhdon. Përpara ambasadës është ngritur një çadër ku duhet të kenë kaluar natën Ilia Leka me xhaxhan e tij Spiro Leka.

Tash po shpërndajnë fletushka kalimtarëve. Policia ka dërguar një autobus me 10 policë. Ka mundësi që të bëhet ndonjë demonstratë. Tash nuk janë më shumë se 10 veta.

(këto i pamë në shtypin e mëngjezit)

Letra e Ministrisë së Punëve të Jashtëme e Shqipërisë për ambasadën greke në Tiranë

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE

MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTEME                      P r o j e k t

Ministria e Punëve të Jashtëme të Republikës Popullore Socialistë të Shqipërisë i paraqet komplimentat e saj Ambasadës së Republikës Greke në Tiranë dhe ka nderin t’i njoftojë sa vijon për t’ia transmetuar Qeverisë së Greqisë:

Prej disa muajsh me rradhë, nga qarqetë caktuara reaksionare, tashmë të njohura nga autoritetet greke, zhvillohet një veprimtari intensive provokuese kundër Ambasadës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Athinë dhe personelit të saj. Këto provokacione shtrihen që nga shkrimet keqëdashëse e më frymë armiqësore kundër ambasadës, me letra dhe telefonata fyese, kërcënime fizike dhe akte terroriste në shkallë të gjerë, që arrijnë deri në hedhje në erë të ambasadës. Letrat kërcënuese të këtyre provokatorëve, bile tashmë i kanë kaluar edhe kufijtë e Greqisë.

Krahas kësaj, po nga qarqet reaksionare shoviniste zhvillohet një fushatë propagandistike shpifëse dhe trilluese në gazetat dhe botimet të ndryshmne greke kundër popullit shqiptar dhe Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

AMBASADES SE REPUBLIKES

       GREKE

    T I R A N E

Për të gjitha provokacionet e herëpasëherëshme është vënë në dijeni Ministria e Punëve të Jashtëme të Greqisë dhe asaj i janë dorzuar edhe dokumenta. Po kështu Ministria e Punëve të Jashtëme e Shqipërisë nuk ka munguar t’i tërheqë vëmëndjen Ambasadës së Greqisë në Tiranë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtëme greke vazhdimisht i janë dhënë premtime se do të merren masat e duhura për mbrojtjen e ambasadës shqiptare e të personelit të saj, si dhe për funksionimin normal të veprimtarisë së saj. Në notën Nr. 460 datë 30 qershor 1983 të Ambasadës greke në Tiranë, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtëme, në përgjigjie të notës shqiptare në Athinë me 24 qershor 1983 ndër të tjera thuhet:

“Për sa i përket sigurimit të personelit të Ambasadës Shqiptare dhe sigurimit të funksionimit normal të saj, janë dhënë tashmë udhëzime për të marër masat e nevojëshme”.

Megjithë këto sigurime të njëpasnjëshme të Qeverisë greke, provokacionet ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Athinë janë shkallëzuar akoma më tepër. Ajo që është më e rëndë, është fakti se disa nga këto provokacione, sikurse ai i datës 6 shkurt 1984, janë kryer me dijeninë dhe prezencën e organeve të rendit publik grek.

Nuk ka dyshim se veprime të tilla të rënda dhe të përsëritura të qarqeve të caktuara që duan ta dëmtojnë marrëdhëniet midis të dy vëndeve, ngakojnë me përgjegjësi Qeverinë greke, e cila nuk ka marrë masat e duhura për t’i dhënë fund një gjëndje të tillë anormale nmë marrëdhëniet midis shteteve dhe në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e përfaqësive diplomatike e të personelit të saj. Qëndrimi pasiv i autoriteteve greke nën pretekstin e “demokracisë” është një justifikim i papranueshëm dhe në fakt një inkurajim që nxit veprimtarinë kriminale të armiqëve të miqësisë midis popullit shqiptar dhe popullit grek.

Për të gjitha këto Qeveria shqiptare proteston energjikisht, ngarkon me përgjegjësi Qeverinë greke për situatën e krijuar dhe pasojat që rrjedhin prej saj.

Ministria e Punëve të Jashtëme të Republikës Popullore të Socialiste të Shqipërisë i përsërit Ambasadës së Republikës së Greqisë, shprehjet e konsideratës së saj më të lartë.

                                  Tiranë, më shkurt 1984

 Letra e Ministrisë së Punëve të Jashtëme për Komitetin Qëndror

I n f o r m a c i o n  

Me 13 shkurt 1984 shoku Piro Bita thirri në takim të ngarkuarin me punë a.i. të ambasadës greke, N. Krisojellos, të cilit i dorëzoi notën tonë të protestës lidhur me provokacionin para ambasadës sonë në Athinë nga të arratisurit Ilia Leka e Spiro Leka që prej datës 6 shkurt.

Të ngarkuarit me punë i’u theksua se ky provokacion bëhet me synime të caktuara nga armiqtë e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe lejimi i tij ngarkon me përgjegjësi qeverinë greke e cila disa herë është vënë në dijeni për këto akte antishqiptare para ambasadës sonë në Athinë. I’u kërkua atij që qeveria greke të marrë të gjitha masat për t’u dhënë fund veprimeve të tilla nga elemente provokatore e kriminale dhe t’i krijohen kushte normale ambasadës shqiptare në Athinë për të kryer normalisht funksionin e saj si dhe të mbrohet personeli i saj.

I ngarkuari me punë morri në dorëzim notën dhe tha se do të njoftonte menjëherë qeverinë e tij. Ai shtoi se me siguri autoritetet greke do të marrin masat për sigurimin dhe funksionimin normal të ambasadës shqiptare dhe u përpoq të justifikonte veprimet antishqiptare me lirinë që ekziston në Greqi.

Tiranë me 14 shkurt 1984

I n f o r m a c i o n

Mbi një takim me ambasadorin e Greqisë (me 22.02.1984)

Ambasadori i Greqisë A. Papasliotis kërkoi takim dhe e prita bashkë me shokun Mihal Kallo. Ai dorëzoi Notën Verbale të ambasadës në përgjigje të Notës sonë datë 13.02.1984 lidhur me provokacionet e disa të arratisurve para ambasadës sonë në Athinë.

Duke komentuar atë ai vuri theksin në pamundësinë që të ndalonte manifestime të tilla për shkak të “lirisë” që i siguron kushtetuta çdo qytetari të shprehë lirisht mendimet e tij, tha se ngjarje të tilla, “sikurse ka vënë re edhe ambasada shqiptare në Athinë, ndodhin edhe ndaj ambasadave të tjera”, foli për “dëshirën e sinqertë të qeverisë greke që të forcohen marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe për masat që ka marrë ajo për të siguruar paprekshmërinë e ambasadës që nga fillimi i grevës së urisë”, para saj.

Jashtë Notës, tha ai, dëshiroj të vë në dukje se shpërndarja me forcë e demonstruesve ka shkaktuar një reaksion të madh në shtypin grek, e po merr përmasa të tilla që e përçajnë opinionin e brendëshëm. Opozita akuzon qeverinë për shkelje të ligjeve e të kushtetutës. Qeveria vazhdoi ai, është për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, por megjithë masat e saj, mbetet problem i kërkesave të këtyre njerëzve për familjet e tyre.

Një vit më parë, me porosi të saj e për të evituar ngjarje të tilla, unë kërkova të më jepshin disa informata për njerëzit e familjes së Ilia Lekës etj., por nuk pata përgjigje. Me qëllim që t’u mbyllet goja këtyre e sidomos opinionit grek që i përkrah ata e që shikon këtë si një çështje humanitare, do të ishte mirë që të kishim ndonjë përgjigje (ambasadori përmendi emrat e 8 vetave).

Kur i thamë se përgjigjen për këtë çështje ia kemi dhënë që vjet, se ata janë kriminelë dhe armiq e ne nuk merremi me ta, se ata janë qytetar shqiptar dhe shteti jonë ka ligjet e rregullat e veta, ai tha se kjo përgjigje qëndron plotësisht nga ana logjike dhe juridike, por duhet parë si çështje thjeshtë humanitare, si dhe për arsye se qeveria greke nuk mund të justifikohet para opinionit edhe për arsye se këta janë grekë nga kombësia e bëjnë mbi të presion me të gjitha mjetet.

Ai vazhdoi: ka disa probleme të kësaj kategorie që janë “shumë të vogla”, “një pikë uji në oqean”, për të cilat kam biseduar shumë herë gjatë dy vjetëve, por që nuk po zgjidhen. Kjo bëhet pengesë që marrëdhëniet të ecin përpara, sepse opozita i shfrytëzon ato për të penguar çdo hap që përpiqet të ndërmarrë qeveria. Kështu psh shfrytëzon rastin e 20-30 grekëve të burgosur këtu e që ambasada nuk lejohet t’i takojë e t’u japë një paqetë cigare, shkruan për numërin e pakove që dërgohen në Shqipëri e që kthehen prapa, flet për ata që nuk marrin lajme për njerëzit e të afërmit e tyre. Duke mos u dhënë përgjigje ne, ata i drejtohen shtypit, opozitës, organizatave të ndryshme të brendëshme e të jashtme, të cilat ngrenë një zhurmë të madhe kundër Shqipërisë, e cila ditët e fundit ka marrë përmasa tepër të gjera duke folur për gjera të qena e të paqena.

Detyra jonë, tha ambasadori, është që t’i zgjidhim këto gjëra “shumë të vogla”, në dobi të marrëdhënieve të mira midis të dy vendeve. Por ndërsa ne i vlersojmë këto si çështje që pengojnë marrëdhëniet e që, po të zgjidhen, krijojnë kushte për të zgjidhur edhe çështje të mëdha, ju mendoni se duhet filluar nga çështja e madhe.

Ju përgjigjem atij se nuk janë këto “çështje të vogla” që kanë penguar zhvillimin më të mirë të marrëdhënieve, por mbajtja akoma në fuqi e “ligjit të luftës” u krijon kushte provokatore e armiqëve të marrëdhënieve të mira midis vendeve, për të cilin ne kemi kërkuar të hiqet pikërisht në dobi dhe në interest ë tyre, gje që varet pikërisht nga qeveria greke, e cila ka trashëguar për arsyet që dihen një absurditet të tillë. Ne, tha ai, nuk kemi kundërshtim me ju për heqjen e “ligjit të luftës”, por nuk themi dot se kur do të bëhet, edhe për shkak të atmosferës së favorshme që duhet të krijojmë për këtë çështje. Prandaj duhet që të dy palët të bëjmë përpjekjet që të afrohemi në qëndrimet tona.

Lidhur me notën e tij, i thamë ambasadorit se vlersojmë dëshirat e qeverisë greke për marëdhëniet të mira midis të dy vendeve, por, ashtu siç thuhet në Notën e Qeverisë sonë, veprimtaria e disa kriminelëve të arratisur nga Shqipëria, si dhe e forcave që i kurdisin ato në Greqi e jashtë saj, nuk përputhet me dëshirat e interesat e të dy palëve. I thamë se provokatorët nuk e gjejnë forcën e justifikimit tek kushtetuta e ligjet greke dhe këto nuk janë objekt i Notës sonë.

Ne protestuam për veprimatrinë antishqiptare të provokatorëve e të forcave që i organizojnë ato e vumë në dukje se tolerimi i kësaj veprimtarie i ndihmon ata të veprojnë në këtë rrugë. Se cilat janë këto forca e ç’qëllime fshihen prapa kësaj veprimtarie, Qeveria greke e di më mirë dhe i takon asaj të marrë masat që t’i jepet fund kësaj situate.

Ambasadori pyeti në se duhet ta konsiderojë si përfundimtare përgjigjen tonë se neve do t’i japim njoftime për familjen e të arratisurve Leka. I thamë gjithashtu se i kemi shpjeguar në kohën e duhur atij e qeverisë greke se kjo është përgjigja jonë.

Ambasadori tha se qeveria e tij nuk do ta presë mirë këtë përgjigjie, sepse do të vërë në vështirësi të tjera me ata që i shfrytëzojnë këto ngjarje, siç thamë më lart. Ai u përpoq të shpjegojë se për çdo hap që niset të marrë Ministri i Jashtëm, pengohet nga interpelancat e kundërshtimi i opozitës në parlament, se në Greqi jeta politike zhvillohet ndryshe e më shumë ngatërresa, se vetë ai e konsiderin veten si ambasadori më fatkeq në Tiranë, për asrsye se e pengojnë këto çështje “të vogla”, që të kryejë detyra më të rëndësishme për të çuar përpara marrdhëniet etj., dhe se nuk mund të parashikojë se si do të zhvillohen ngjarjet me të arratisurit nga Shqipëria, të cilat kanë krijuar tashmë një opinion në favor të tyre e përpiqen të nxjerrin Athinën në rrugë.

I thamë atij se nuk besojmë që këta provokatorë të kenë fuqi sa për “ta nxjerrë Athinën në rrugë”, as të përcaktojnë marrëdhëniet në mes dy vëndeve tona dhe se janë forca e arsye të tjera ato që i krijojnë këto situate, të cilat ata i dijnë mirë, e që ne i kemi thjënë hapur. I thamë gjithashtu se po të jetë që vërtetë se shqetësohen në Greqi për familjet e dy të arratisurve, për të cilat nuk shqetësohen as ata vetë, i ktheni në Shqipëri, siç ju kemi propozuar në fillim, dhe le t’i shohin vetë familjet e të afërmit. I theksuam se këto nuk janë çshtje thjesht humanitare, siç i paraqit ai, por politike armiqësore kundër dy popujve tanë e marrëdhënieve midis tyre.

I thamë gjithashtu se disa çështje konsullore për të cilat foli ai (përmëndi familjen greke Konomi, etj.), janë zgjidhur, të tjerat janë në studim. I përmëndëm propozimet tona të njohura për një sërë marrëveshjesh që çojnë përpara marrëdhëniet midis dy vëndeve etj. Ai ngulte këmbë se në “problemet e vogla” që pengojnë të mëdhatë”.

Përpjekja e tij ishte që të vinte në dukje se dëshirat e qeverisë së tij për marrëdhënie të mira me Shqipërinë gjejnë vështirësi nga moszgjidhja e këtyre çështjeve “të vogla” për shkak të kundërshtimit që has ajo në opozitën, si dhe të ligjeve e të ngatërresave në Greqi.

 Kallo Piro Bita

26 komente në “Informacioni për Enverin: Ambasadorit grek i thamë se familja Leka janë provokatorë e kriminelë dhe s’kanë fuqi të nxjerrin Athinën në rrugë”

  1. ec aty says:

    Enver, Lavdi o Hero Kombetar!
    Krijove shtet e jo shaka, qe ja fusje te dyja kembet ne nje kepuce Graqise e kush ishte mbas Graqise!

    1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Greqi..... says:

      te ka gamisour ty kai olo to soi sou o pisogledis Laver!? ptuuuuuuuuuu,vrromiari……………….

      1. "..askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten" [PLATO] says:

        Akoma vazhdon te dhemb bytha Pisoglendi mou ? ? ? ? ?

    2. Avni Rustemi says:

      Qendrimi antishqiptar dhe pro greko-serb i anglezeve dhe amerikaneve deri ne 1990-n, eshte tashme i ditur!

  2. Anastas Kullurioti says:

    Enveri nuk cante trapin per Mosken e jo per plehrat e Athines. Keto detaje as nuk i thuheshin Enverit por trajtoheshin ne rang zv.ambasadoresh apo punonjes te thjesht ministrish.

    1. Flm says:

      Enveri doli me pampers (nga shurra qe i ridhte prej frikes) ne deklarat shtypi dhe filoj lepirje … “jemi miq me Greqin”, “jemi vellezer” … dhe nga stresi i ngjarjeve pas 8 muajsh ngordhi si qen.
      ###
      Pas 3 vitesh Ram-i-zi, kulishi i Laverit i pergatiti dokumentat dhe i coj me limuzinen e ambasades deri ne Athin familjaret e vellezerve Leka.
      ###
      Nje pyetje kisha, o qelbesira, o bageti, o plera …
      Sa do kriminel te jesh, a mundet dikush te denoj me burg dhe internim grat dhe femijet e familjes, per 40 vite rresht.
      Vellezrit Leka ishin te burgosur nga 1951 dhe ne 83-shin u arratisen dhe familjatet deri ne 1989, dmth 38 vjet burg.
      ###
      As nazistet qe kishin kryer olokaust nuk u denuan kaq shume, por vetem 5 vite (e jo me Shqipua-Shqiptarin). Perse te vuajn grat dhe femijet e porsa lindur 40 vjet burg ???
      As Napolon Zerva nuk bente ato te Enverit, e shumta i deboj matan kufirit (per ne Shqiperi) ku i prisnin burrat e familjes qe kishin frik te ktheheshin ne Greqi nga krimet ndaj popullates Greke.

      1. dikur says:

        Nuk e di hallin qe te shtyn te thuash se ngordhi si qen. Mund ta kesh inat sa te duash por e verteta eshte ndryshe . Si qen vdiq Hitleri dhe Eva Braun, Sadami, Gedafi, Caushesku me te shoqen Elenen , Me gjithe mallkimet e njerezve qe vuajten ne ate kohe , Enveri vdiq dhe u nderua si mbret.

        1. Flm says:

          Si qen i izoluar me garda, me stres, me ankth, i lajthitur (me fakte dhe video) per krimet e tij, i pa sigurt per familjen qe la pas … kjo nuk eshte lumturi, Lumturia = Liri, mendje dhe shpirtin e qet.

          1. VFLP says:

            Gomar Flm, coban inferior! Enveri vdiq i nderuar dhe i qare nga nje popull i tere! Shume pak udheheqes ne bote, gjate gjithe historise se njerezimit, kane arritur ta imponojne kete! Kush eshte ai psikopat qe thote “nga frika”!? Frika mund te sjelle cdo gje, por kurre nuk sjell dashuri dhe respekt. Sado idiotizma te thone teveqele dhe hale te grekut si puna jote, historia dhe faktet jane kokeforta!
            Enveri eshte Hero Kombetar i shqiptareve, eshte Ai qe grekeve ju tregoi vendin e jevgjitit, atje ne cep te dhomes!

            1. Flm says:

              O debil, … injoranca tende nuk ka kufij.
              ###
              Nje gje theksoj (se eshte e kot te merresh me kar-agjoza), do ishte fati me i mire per Grekun te kishte 1 Enver tjeter pas 1984, qe ti mbante bagetite allo 45 vjet te izoluara.

              1. VFLP says:

                Coban nga Devolli, nuk shkruhet injoranca tende por injoranca jote! More vesh o fshatra inferior ? ? ? ?
                Se cfare do ishte me mire per grekun e di greku, ti do besh mire te dish se c’eshte me mire per dhente dhe dhite e vathes se sat’eme, atje ne maje te malit!
                INFERIOR …

  3. Alban says:

    Si nuk i lane njehere keto ballistet tradhetit kombtare. Ja Dashnori tani bene duan e agjenteve te Greqise kundra Shqiperise. Nuk thote gje Dashua c’jane keto ‘helenizma’ e c’jane keta vorioepriot e pretendime territoriale ne Shqiperi po merret duke pare gishtin. Keta te bejne ta duash Enverin me zor.

  4. shijakasi says:

    prap ky injoranti me keto tregime

    1. Asllani says:

      Po tre dite rrjesht te njejten gje perserit

  5. Veterinari says:

    kush ta ka hap thesi sala apo luli

  6. Edi says:

    Enveri trim i shqipes qe gjakosi sumen palikareve

  7. I says:

    Tfg,,8:24 pm,,e mbarove orarin e punes (gojoren) ne burdellon e janulles,,ke ore te lire ,sa koka peshku qerove sot moj dosa (????),mongolojevgjitecobanopontiocifute”greke” ptyyy shurre dose,gop vurkar derri,????mut gjarperi,morr haleje ,,,, tfg=platovurkari =pidhi’mu minorikari ,,

  8. NNP says:

    KALOSHET e KANE ne gen tradhetine
    Ata ishin edhe ne shpuren QE I dergoi kuroren e Skenderbeut Viktor Emanuelit ne 1939

  9. dikur says:

    Besoj se ne 84-en Enveri ishte duke rreshkit per ne boten tjeter. Jam kurjoz te di fundin e historise. A i nxorren nga burgu njerezit e Ilias? Ambasadori grek e kushtezoi heqjen e ligjit te luftes me lirimin e babait te Ilias. Ta kene besuar derejtuesit e shtetit te kohes se nese lironin njerezit e Ilias hiqej ligji i luftes? Ky ambasadori i shkrete po perpiqej e perdridhej qe ta kushtezonte mardhenien Greko-Shiptare me Ilian. Se Ilia mund te ngrinte Athinen ne kembe. etj etj. Shqiperia ekonomikisht ishte ne gjendje te mjerueshme prandaj mund ti behej presion por jo aq sa te lironte nga burgu njerez te denuar me 25 vjet per politike me djalin te arratisur.

    1. ca po thua says:

      Debil, shko merru me ndonje pune tjeter! Trupeshk …

  10. Tur durrsaku says:

    Deri sa enveri dhe regjimi u sbythen dhe e leruan te jatin ne 89…nga 83 qe u be kerkesa u lerua ne 89…mbas 6 vjetesh
    Kur gati u leruan te gjith te burgosurit.
    …hajde zbythje…o te pjerdhsha gazetarin…e leroi kur i donte trapi atyre jo qirjove jevgjit…

  11. Historia e vertete dhe jo shenime te nxjerra me qellim jashte kontextit historik qe ben antishqiptari Kaloci &Co says:

    @ Dikur lexo ne vazhdim:
    http://shtetiweb.org/2014/11/04/absurdi-ligjit-grek-te-luftes-shqiperine/

    Megjithe reaksionit te madh dhe aktet terroriste te lekajve dhe kishes greke ndaj Ambasades sone ne Athine ligji i luftes me proklamierte n e qeverise greke U hoq ne Gusht 1987.

    Vite me pas U morr vesh qe ultranacioaliste fashiste greke nuk kishte n lejuar nje ratifikim ne Parlament und der Juro ligji existon deri me sot dhe ne po i japim nga nje cike e nga nje cike pjese nga memedheu, nje cike det e nje cike toke per varreze, apo nje cike Himare apo nje cike Dropull apo nje cike nga Korca plake.

    Tani nga kaloqi &Co lexojme se plaku i lekajve qenka lejuar te veje ke djemte pas 1989 .

    Dmth pasi qeveria Greke proklamoi heqjen e ligjit te luftes dhe nderkohe shqiptare te shumte dhe po ashtu qytetaret greke vizitonin familjet e tyre perkatesisht ne vendin tjeter, U lirua nga burgu ai personi si dhe shume te tjere me amnistite qe beri ramizua dhe paska lene Shqiperine dhe ka marr azil ne Greqi.

    Pse e pranoi greku ate dhe shume te tjere qe kaluan kufirin ne ato vite dhe fillim te viteve 90 i vrau e i torturoi e masakroi?

    Per sherbimet e famshme qe i bene familjaret e tij reaksionit dhe kishes greke ne ceshtjen e vorio epirit.

    A e kuptove qe rrugaceria dhe sjellja jo e civilizuar terrorizmi dhe militantet reaksionare te kishes greke nuk e tremben Shqiperine e Enver Hoxhes dhe nuk arriti te prishe marredheniet midis dy vendeve sovrane, bile dhe pas vdekjes se Enver Hoxhes .

    Kaloci & Co te publikoj aksionet terroriste te ketyre “heronjve”.
    Vellezerit leka ishin terrrorist, kriminel qe i perdori spiunazhi dhe klerikana greke sa i desh qejfi

    Ky ishte i arratisur dhe e perdori kisha qe te mos hiqej ligji i luftes me shqiperine.

    Pyetni ose lexoni shtypin grek te kohes per keta kriminel dhe veprimtarine e tyre terroriste ndaj ambasades shqiptare ne Athine duke rezikur jeten e punonjesve qe punonin ne ambasaden por dhe jetonin me gjithe famjet e tyre me gra e femije (te gjithe ne moshen parashkollore) ne Po ate ndertese.

    Ndertesa e mbasades Shqiptare ne Athine ne ate kohe nuk kish lulishte. Ish nje pallate buze rruge dhe makinat parkonin Po buze rruge prane hyrjes kryesore. Aty u vune keta terroriste U vune dy Here bomba qe nga shperthimi shkaktuan dhe shume deme banoreve te lagjes ku ndodhej ambasada.

    Me 1988 sulmuan ambasaden (pallatin) dhe hyne Brenda ne katin e pare dhe i vune zjarrin duke rezikuar seriozisht jeten e personelit dhe familjareve nder ta dhe gra shtatezana.
    Shqyen dhe grilat e katit te pare dhe Kane hyre Brenda me thika e sepata. Vune zjarr .

    Personeli priti te vinte, policia Po ajo U “vonua” dhe prandaj personeli me te drejten nderkombetare morri armet dhe burrat dolen te mbarojne ndersa Grate e femijet i nisen ne taracen e pallatit per ti mbrojtur nga ai sulm terrorist e kriminal.
    U terhoqen vetem Kur personeli morri armet per te mbrojtur “territorit Shqiptar” sipas conventave internacionale.

    Sa Here dilnin makinat e ambasades i ndiqnin pas me gure dhe duke i qelluar me shqelma sa cudisnin qytetaret e Athines me sjelljen prej rrugacesh.

    Nuk kish njeri frike nga cadra e ngritur nga leka, as personeli i ambasades dmth nje grusht njetezish pale Shqiperia nen udheheqjen e Enver Hoxhes.

    Ata respektonin ligjet nderkombetare, mbane n nje qendrim e sjellje te civilizuar.

    Kaloci &Co nese do te ishin Shqiptar te vertete
    duhet te indinjoheshin pse autoritetet greke nuk merrnin masa kundrejt ketij grupi rrugacesh, anarshist terrorist qe rrezikonte dhe sulmonte trupin diplomatik te nje shteti sovran, me dhune te ushtruar dhe explozion rezikonte personelin, rezikonte jete njetezish, midis tyre gra dhe femije apo dhe qytetare greke qe jetonin aty prane.

    Nuk guxoi as “komiteti per Shqiperine e lire” qe kish grumbulluar gjithe te arratisurit kriminel lufte pas Clirimit te Atdheut, Nendor 1944, te bente gjera te tilla para misionit Shqiptar ne OKB ne mes te New Yorkut as edhe ne asnje perfaqes tjeter te shtetit Shqiptar ne bote, sepse Bota e civilizuar ka ligje. Sepse e dinin qe do goditeshin pa meshire nga ligjet e shtetit.

    Po vetem shteti grek i nenshtruar nga ana me konservative e saj, ultra nacionaliste e fashiste dhe kleri teper reaksionar grek lejoi qe rrugace e terroriste te sulmojne trupin diplomatik te nje shteti tjeter sovran, anetar te bashkesise se kombeve te bashkuara, qe kishte maredhenie diplomatike ne rang ambasadoresh me shtetin Grek.

    Mund te pyeten burrat qe Kane qene punonjes te ambasades ne ate kohe. Jetojne me te shumtit.

    Dhe vetem ne kete rast policia U detyrua te nderhynte. Autoritetet greke nuk e kishin pare “te arsyeshme” te forconin rruajtjen e ambasades sepse ata lekajt ishin paqesore dhe demostronin thjeshte Si njerez e jo Si Terroriste. Megjithese e kishin treguar me vepra qe ishin terroriste duke hedhur 3 Here bomba.

    Po kleri grek dhe frymezuesit e vorio epirit nuk deshironin te kishin maredhenia te mira Diplomatike por e sabotuan me sa munden heqjen e ligjit te luftes me ndihmen e pacmuar qe i dhane keta lekajt.
    Por me gjithate nuk ja arriten se ne ate kohe U permiresuan shume marredheniet dypaleshe qe U kurorezuan me heqjen e ligjit te luftes dhe me viziten e rangut te larte te ministrise se jashtem Greke ne Shqiperi e kryesuar nga ministri i jashtem Papulas. Delegacioni vizitoi Dropullin dhe beri dhe nje vizites ne Ardenice.
    U shtuan turiste nga Ana e te dypaleve Si dhe vizitat familjare.

    Keta ishin thjeshte terroriste Si kacifati ne sherbim te patriarkanes greke, te priftit Sebastianos (kolonel i asfalise dhe mik i janullatosit) qe vinte bashke me qindra prifterinj dhe demostronte per “Clirimin e vorio epirit” ne “mbrojtje te vellezerve te tyre greke te pushtuar nga shqiptaret”, ( “shembullin” e kishin Para syve vellezerit lekajt qe flinin ne cader Para ambasades ) duke nxire komplet sheshin Omonia?

    Pyesni banoret e Athines per detonacionet dhe shperthimet ne dem te ambasades Shqiptare, per xhamat e thyera te pallateve te lagjes bile dhe te spitalit ushtarak qe ndodhej aty afer .

    Diversante ,terroriste, anti shqiptare, spiune te patriarkanes greke.

    Jo keta lekajt qe ishin te paperfillshem fare (me gjithe ndihmen e reaksionit grek, personeli i ambasadesnl u beri balle me sukses e pa Ju trembur syri agresivitetit dhe aksioneve te tyre terroriste) po reaksioni grek nuk kish fuqi te gjunjezonte Shqiperine dhe Enver Hoxhen, se spirdhte njeri per ta.

    Po Kaloci &Co tregojne se Jane pro kacifatit e vorio epirit, pro ngjarjes se shemtuar te Peshkepise ku Po keta mbeshtetes te lekes shkelen territorin Shqiptar dhe masakruan oficeret dhe ushtaret Shqiptare te kufirit pa Ju dredhur fare qerpiku. Pro varrezave te grekut qe Kane mbushur Shqiperine, kunder Fan Nolit e pro kolonel janullatosit dhe se bastianos qe financojne grupet ultranacoinaliste per aneksimin e “vorio epirit”.

    Si Mund ti besosh patriarkanes greke qe helmoi Patriotet Shqiptare, mesuesin Patriot Petro Nini Luarasi, dhaskal Todrin.

    Kaloci &Co behet fjale per Atdheun po Ju skeni atdhe ju njihni vetem patane. Paraja eshte Atdheu, familja, nena, babai, gruaja e vajza tuaj.

    Nuk behej fjale per komunizem ti kaloc &Co Po per Atdhe, per Shqiperi, per teresi territoriale.

    Rrofte Shqiperia, poshte tradhetaret e te gjitha ngjyrave!
    Poshte laviret politike!

  12. Historia e vertete dhe jo shenime te nxjerra me qellim jashte kontextit historik qe ben antishqiptari Kaloci &Co says:

    @ Dikur dhe Tur durrsaku lexoni ne vazhdim:
    http://shtetiweb.org/2014/11/04/absurdi-ligjit-grek-te-luftes-shqiperine/

    Megjithe reaksionit te madh dhe aktet terroriste te lekajve dhe kishes greke ndaj Ambasades sone ne Athine ligji i luftes me proklamacionin e qeverise greke U hoq ne Gusht 1987.

    Vite me pas U morr vesh qe ultranacioaliste fashiste greke nuk kishin lejuar nje ratifikim ne Parlament und der Juro ligji existon deri me sot dhe ne po i japim nga nje cike e nga nje cike pjese nga memedheu, nje cike det e nje cike toke per varreze, apo nje cike Himare apo nje cike Dropull apo nje cike nga Korca plake.

    Tani nga kaloqi &Co lexojme se plaku i lekajve qenka lejuar te veje ke djemte pas 1989 .

    Dmth pasi qeveria Greke proklamoi heqjen e ligjit te luftes, per here te pare nje delegacioni i rangut te larte te ministrise se jashtem Greke vizitoi Shqiperine dhe ne vecanti Dropullin dhe Kur nderkohe shume qytetaret shqiptare dhe po ashtu qytetaret greke vizitonin familjet e tyre perkatesisht ne vendin tjeter, u lirua nga burgu ai personi si dhe shume te tjere me amnistite qe beri ramizua dhe paska lene Shqiperine dhe ka marr azil ne Greqi.

    Pse e pranoi greku ate dhe shume te tjere qe kaluan kufirin ne ato vite dhe fillim te viteve 90 i vrau e i torturoi e masakroi?

    Per sherbimet e famshme qe i bene familjaret e tij reaksionit dhe kishes greke ne ceshtjen e vorio epirit.

    A e kuptove qe rrugaceria dhe sjellja jo e civilizuar terrorizmi dhe militantet reaksionare te kishes greke nuk e tremben Shqiperine e Enver Hoxhes dhe nuk arriti te prishe marredheniet midis dy vendeve sovrane, bile dhe disa vitenpas vdekjes se Enver Hoxhes (Ju kujtoj Enveri vdiq ne Prill 1985).

    Kaloci & Co te publikoj aksionet terroriste te ketyre “heronjve”.
    Vellezerit leka ishin terrrorist, kriminel qe i perdori spiunazhi dhe klerikana greke sa i desh qejfi

    Ky ishte i arratisur dhe e perdori kisha qe te mos hiqej ligji i luftes me shqiperine.

    Pyetni ose lexoni shtypin grek te kohes per keta kriminel dhe veprimtarine e tyre terroriste ndaj ambasades shqiptare ne Athine duke rezikur jeten e punonjesve qe punonin ne ambasaden por dhe jetonin me gjithe famjet e tyre me gra e femije (te gjithe ne moshen parashkollore) ne Po ate ndertese.

    Ndertesa e mbasades Shqiptare ne Athine ne ate kohe nuk kish lulishte. Ish nje pallate buze rruge dhe makinat parkonin Po buze rruge prane hyrjes kryesore. Aty u vune keta terroriste U vune dy Here bomba qe nga shperthimi shkaktuan dhe shume deme banoreve te lagjes ku ndodhej ambasada.

    Me 1988 sulmuan ambasaden (pallatin) dhe hyne Brenda ne katin e pare dhe i vune zjarrin duke rezikuar seriozisht jeten e personelit dhe familjareve nder ta dhe gra shtatezana.
    Shqyen dhe grilat e katit te pare dhe Kane hyre Brenda me thika e sepata. Vune zjarr .

    Personeli priti te vinte, policia Po ajo U “vonua” dhe prandaj personeli me te drejten nderkombetare morri armet dhe burrat dolen te mbarojne ndersa Grate e femijet i nisen ne taracen e pallatit per ti mbrojtur nga ai sulm terrorist e kriminal.
    U terhoqen vetem Kur personeli morri armet per te mbrojtur “territorit Shqiptar” sipas conventave internacionale.

    Sa Here dilnin makinat e ambasades i ndiqnin pas me gure dhe duke i qelluar me shqelma sa cudisnin qytetaret e Athines me sjelljen prej rrugacesh.

    Nuk kish njeri frike nga cadra e ngritur nga leka, as personeli i ambasades dmth nje grusht njetezish pale Shqiperia nen udheheqjen e Enver Hoxhes.

    Ata respektonin ligjet nderkombetare, mbane n nje qendrim e sjellje te civilizuar.

    Kaloci &Co nese do te ishin Shqiptar te vertete
    duhet te indinjoheshin pse autoritetet greke nuk merrnin masa kundrejt ketij grupi rrugacesh, anarshist terrorist qe rrezikonte dhe sulmonte trupin diplomatik te nje shteti sovran, me dhune te ushtruar dhe explozion rezikonte personelin, rezikonte jete njetezish, midis tyre gra dhe femije apo dhe qytetare greke qe jetonin aty prane.

    Nuk guxoi as “komiteti per Shqiperine e lire” qe kish grumbulluar gjithe te arratisurit kriminel lufte pas Clirimit te Atdheut, Nendor 1944, te bente gjera te tilla para misionit Shqiptar ne OKB ne mes te New Yorkut as edhe ne asnje perfaqes tjeter te shtetit Shqiptar ne bote, sepse Bota e civilizuar ka ligje. Sepse e dinin qe do goditeshin pa meshire nga ligjet e shtetit.

    Po vetem shteti grek i nenshtruar nga ana me konservative e saj, ultra nacionaliste e fashiste dhe kleri teper reaksionar grek lejoi qe rrugace e terroriste te sulmojne trupin diplomatik te nje shteti tjeter sovran, anetar te bashkesise se kombeve te bashkuara, qe kishte maredhenie diplomatike ne rang ambasadoresh me shtetin Grek.

    Mund te pyeten burrat qe Kane qene punonjes te ambasades ne ate kohe. Jetojne me te shumtit.

    Dhe vetem ne kete rast policia U detyrua te nderhynte. Autoritetet greke nuk e kishin pare “te arsyeshme” te forconin rruajtjen e ambasades sepse ata lekajt ishin paqesore dhe demostronin thjeshte Si njerez e jo Si Terroriste. Megjithese e kishin treguar me vepra qe ishin terroriste duke hedhur 3 Here bomba.

    Po kleri grek dhe frymezuesit e vorio epirit nuk deshironin te kishin maredhenia te mira Diplomatike por e sabotuan me sa munden heqjen e ligjit te luftes me ndihmen e pacmuar qe i dhane keta lekajt.
    Por me gjithate nuk ja arriten se ne ate kohe U permiresuan shume marredheniet dypaleshe qe U kurorezuan me heqjen e ligjit te luftes dhe me viziten e rangut te larte te ministrise se jashtem Greke ne Shqiperi e kryesuar nga ministri i jashtem Papulas. Delegacioni vizitoi Dropullin dhe beri dhe nje vizites ne Ardenice.
    U shtuan turiste nga Ana e te dypaleve Si dhe vizitat familjare.

    Keta ishin thjeshte terroriste Si kacifati ne sherbim te patriarkanes greke, te priftit Sebastianos (kolonel i asfalise dhe mik i janullatosit) qe vinte bashke me qindra prifterinj dhe demostronte per “Clirimin e vorio epirit” ne “mbrojtje te vellezerve te tyre greke te pushtuar nga shqiptaret”, ( “shembullin” e kishin Para syve vellezerit lekajt qe flinin ne cader Para ambasades ) duke nxire komplet sheshin Omonia?

    Pyesni banoret e Athines per detonacionet dhe shperthimet ne dem te ambasades Shqiptare, per xhamat e thyera te pallateve te lagjes bile dhe te spitalit ushtarak qe ndodhej aty afer .

    Diversante ,terroriste, anti shqiptare, spiune te patriarkanes greke.

    Jo keta lekajt qe ishin te paperfillshem fare (me gjithe ndihmen e reaksionit grek, personeli i ambasadesnl u beri balle me sukses e pa Ju trembur syri agresivitetit dhe aksioneve te tyre terroriste) po reaksioni grek nuk kish fuqi te gjunjezonte Shqiperine dhe Enver Hoxhen, se spirdhte njeri per ta.

    Po Kaloci &Co tregojne se Jane pro kacifatit e vorio epirit, pro ngjarjes se shemtuar te Peshkepise ku Po keta mbeshtetes te lekes shkelen territorin Shqiptar dhe masakruan oficeret dhe ushtaret Shqiptare te kufirit pa Ju dredhur fare qerpiku. Pro varrezave te grekut qe Kane mbushur Shqiperine, kunder Fan Nolit e pro kolonel janullatosit dhe se bastianos qe financojne grupet ultranacoinaliste per aneksimin e “vorio epirit”.

    Si Mund ti besosh patriarkanes greke qe helmoi Patriotet Shqiptare, mesuesin Patriot Petro Nini Luarasi, dhaskal Todrin.

    Kaloci &Co behet fjale per Atdheun po Ju skeni atdhe ju njihni vetem patane. Paraja eshte Atdheu, familja, nena, babai, gruaja e vajza tuaj.

    Nuk behej fjale per komunizem ti kaloc &Co Po per Atdhe, per Shqiperi, per teresi territoriale.

    Rrofte Shqiperia, poshte tradhetaret e te gjitha ngjyrave!
    Poshte laviret politike!

  13. SHQIPETARI-ATHINE says:

    Ilia Leka,se bashku me Vellane dhe Xhaxhane e Filluan si “Lufte Personale”, me Shtetin Komuniste Shqipetare te Kohes…Por me Vone ne Luften e tyre “Personale”..U BASHKUA GJITHE Llumi i Reaksjonit Greke,qe Kerkonin deri edhe “Clirimin e Vorio-Epirit”…
    Mitropoliti Sebastjanos, i cili ishte edhe me Aktivi ne Luften Kunder RPSh-se,Perdorete “Demostrimin Personal” te Ila Lekes dhe Manipulimin e ketij te Fundit,duke e bere Vegel ne Duart e Reaksjonit Greke Kunder Shqiperise…
    Ishte Sebastjanos, qe Finanzonte “Ligjerata” dhe Udhetimet e Ilia Lekes, neper Forumet Europjane dhe ne Amerike…
    Por nje Gje:Mitropoliti Sebastjanos,nuk u “Kujtua” Per Ekzistencen e Ilia Lekes,kur ky ishte ne Shqiperi..por u “Kujtua” kur Ilia Leka Vetelidhej me telamegjemba perpara Ambasades Shqipetare ne Kollonaq….Biles ishte Reaksjoni Greke qe SHTYU, vELLEZERIT Leka qe te Thyenin edhe Katin e pare te Ambasades…ku “Cuditerishte” ate dite aty Nuk bente Roje Polici-Roje…
    @@Me 1993-shin Rastesisht ne Pazarin e Rruges Athinon ne nje Tezge Librash, pashe edhe Emrin e Sebastjanosit, dhe pasi Mora Librin Fillova ta Shfletoja pashe se SUBJEKTI ishte Vuajtjet e “Minoritareve”,dhe Shqietareve ne Pergjithesi dhe Ilustruar me shume Fotografi:Ku shikoje Vajzat dhe Grate qe Punonin ne Fushe, Burra-Gra duke Hapur Tarraca, si dhe Femije qe Mblidhnin Kallezat e Grurit ect…
    Dhe Ky ishte LIBRI I VETEM I SHKRUAR NGA MITROPOLITI Sebastjanos..Theksoj se per Veprimtarin e tije Antishqipetare Shteti Monist, i Kohes Beri nje Propagande te Madhe me 1984-ren—si dhe Nuk Harroj te Na nxirrte edhe Mallkuesin Papa-Vojtila…qe Mallkonte Komunistet Shqipetare..ect…
    @@@Per z.Leka:I NDERUAR Z.Leka..Qeveria Greke i ka Shfrytezuar dhe Shtrydhur te Ashtuquajturit “Vorio-Epirote”….FAKTE..Asnje Minoritare qe shkoj ne Greqi pas 1991-sjit nuk pati Ndonje Trajtim te Vecante nga Shteti Greke…VETEM…u Dha Perparesi Sillogjeve Greke, qe filluan te Ripnin Minoritaret e Thjesdhte..duke u Kerkuar te “Pajiseshin me Karten e Vorjo Hpirotit”…Me Pages..si Fillim 5-mije Dhrahmi duke shkuar deri ne 30-te dhe me teper—
    @@Asnje Minoritare NUK MORI PASAPORTE GREKE, Vetem ne Raste te Vecanta..p.sh Studimi..Dha nje Leje Qendrimi(Adeia Paramonis)..
    Nga fillmi i vitit 1993-Filloj te Aplikoj “Karta e Katagrafeis Allodapon”(Kartel e Rregjistrimit ne Zyren e te Huajve)…
    Nje shoku ime i Shkolles Minoritare kur u Takuam Rastesisht u Gezua, ne bisede e siper me Tha:NE JEMI SHQIPETARE ,dhe vete Grekerit na Trajtojne si te Tille…
    i Nderuar Z.Leka:Qeveria Greke, u jepte Azilanteve Kurde 80-mije Dhrahmi ne Muaj, qe Shulleheshin Gjithe diten aty ne Rrugen Athinon, ose Benin Gjoja “Demostrata anti Turke”..Duke Ngulur disa Banderola te Rruga Akademias, dhe na Tregonin Koka-te Prera Njerezish…qe asnjehere nuk u more Vesh se sa te Vertet ishin..
    Qeveria Greke Paiste me Pasaporte Greke dhe Shtetesi Greke te Gjithe ata te ashtuquajtur “Pondjos” qe vinin nga ish-Republikat Sovjetike..por KURRE SE SI Minoritaret qe vinin nga Shqiperia….(Sote ata qe kane Pasaporte dhe Shtetesi Greke jane te Medhenje ne Moshe per Pune)..
    Greqia i ka Perdorur dhe perdor Minoritetin Greke ne Shqiperi, vetem dhe vetem per INETERESAT E SAJ, nga ku Perfitojne n je Numer i Vogel Njerezish si ne Greqi dhe Shqiperi…lol

    1. dikur says:

      Faleminderit per komentin informues dhe pa ofendime dhe sharje vulgare .

  14. Emigranti says:

    Shqiptari-Athine,

    Ke te drejte.
    Nga kjo qe shkrove ti U kujtova kur kushuriri im me tha se kishin marre dokumentat greke pas gati 15 vjetesh qe jetonin e punonin ne Greqi. E shoqja eshte dropullite.

    I gezuar se ndoshta me keto dokumenta mund te shpernguleshin ne nje Vend tjeter te BEse pasi ate kohe ne Greqi kish filluar kriza ekonomike.

    Kur morra vesh dokumenti shkruante kombesia Greke dhe shtetesia Shqiptare.

    I thashe me kete Dokument skeni asnje lloj shansi. Evropa nuk e njeh termin kombesi tashti dhe nuk e trajton Po rendesi ka shtetesia, qytetar i kujt shteti je.

    Dmth kushuriri im pas gati 20 vjetesh U pais me nje Dokument qe nuk U duhej fare, ku nuk kish AS te drejten e levizjes ne shtetet e Shengenit ate kohe.

    Nderkohe ne morrem pas 8 vjeteve pashaporten (shtetesine) e vendit ku Jetojme. Dhe ne Amerike vajtem Duke mbushur thjesht nje Formular online nje dite Para se te fluturonim per ta vizituar ate Vend te madh pertej Atlantikut.

    Greku i paisi me Dokument thjesht per ti Lene pas Si gozhda e nastradinit.

    E beri gjithe familjen me kombesi greke Kur ISH vetem gruaja, kushuriri im dhe femijet jo.

    Nuk U DHA shtetesine dmth Mund ti niste mbrapsht per ne Shqiperi Kur ti thoshte mendja ndonje punonjesi te policise apo sipas konjukturave te Politikes ne shtetin Grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje