Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas debatit në Kosovë se deputeti Behgjet Pacolli ,pasi ka tentuar dje të ulet me avion privat në Aeroportin e Prishtinës, por që nuk është lejuar, është ulur në Aeroportin e Rinasit.
Ministri i Brendshëm Xhelal Svelça i Vetëvendosjes, shkruan se sipas informacioneve të Policisë kufitare, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror me Shqipërinë në orën 17:39 dhe është kthyer dy orë më vonë, në orën 19:20.
Dyshimet janë se presidenti Thaçi është futur në territorin e Shqipërisë për të marrë Pacollin dhe është kthyer sërish në Kosovë.
Më tej, ministri shkruan se oficerët e policisë kufitare nuk kanë mundur të dallojnë për shkak të xhamave të zinj nëse në ulësen e pasme të makinës së Thaçit ka qenë deputeti Behgjet Pacolli, por nëse kjo sipas tij është e vërtetë, atëherë do të “minonte komplet Republikën e Kosovës.”
Nderkohe qe ka paralajmeruar se nese nuk tregon vendndodhjen, Pacolli menjehere sapo te dale ne publik ne nje moment te caktuar, do ter perballet me ligjin. Dhe momenti i caktuar eshte votimi i qeverise se re te Avdulla Hotit, qe VV kerkon ta bllokoje.
Reagimi i plote i ministrit te Brendshem:
Të nderuar qytetarë
Pas shumë shqetësimeve dhe pyetjeve që kanë lindur prej gazetarëve dhe publikut, jemi mobilizuar që të gjejmë përgjigjet në të gjitha këto shqetësime. Nuk e ndihmon aspak shtetin asnjë veprim që vë në dyshim rendin, dhe sidomos shëndetin publik.
Dyshimi që ka lindur me lëvizjet e z. Pacolli, pra nëse aktualisht personi në fjalë gjendet në Kosovë, ka përligjur skenarët që po qarkullojnë kudo. Për ne nuk janë shqetësim skenarët, por më shumë fakti se, nëse del i vërtetë objekti i tyre, vihet në dyshim qenësia e ligjeve të Kosovës si dhe vendimeve të qeverisë në kuadrin e luftimit të pandemisë.
Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e Policisë kufitare që Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror në ora 17:39 në drejtim të Shqipërisë. I njëjti është kthyer në Kosovë në ora 19:20.
Kur eskorta e Presidentit është ndalur, është konstatuar që në veturën e dytë ndodhet Presidenti. Po ashtu është vërejtur që Presidenti ishte ulur në ulësen e parë, përkundër rregullave të sigurisë për personat VIP.
Po ashtu Policia, për shkak të xhamave të zinj, nuk ka mundur të dallojë nëse ka persona tjerë të ulur prapa. Vetura e Presidentit ka qenë e shoqëruar vetëm nga një veturë tjetër, në të cilën ka qenë vetëm shoferi.
Për sqarim, në bazë të Ligjit për Protokollin Shtetëror, çdo vizitë e Presidentit jashtë kufijve, qoftë zyrtare ose private, duhet që të komunikohet te Protokolli Shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Tashmë është konfirmuar që Protokolli i Shtetit, për kundër dispozitave ligjore në fuqi, nuk është njoftuar lidhur me vizitën e Presidentit në Republikën e Shqipërisë.
Më lejoni të sqaroj që deri tani ne nuk kemi konfirmim se z. Thaçi ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli, megjithatë një skenar i tillë, nëse provohet të jetë i vërtetë, do minonte komplet Republikën e Kosovës dhe do paraqiste mosrespektim të plotë të organeve të rendit.
Për më tepër, shkelja e vendimeve të hartuara nga organi kompetent, në këtë rast Ministria e Shëndetësisë, në qëllim të kontrollimit të pandemisë është vepër penale e përshkruar në nenin 250 të Kodit Penal.
Sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë në sëmundje nga Corona Virus, futen në karantinë. Rrjedhimisht, në qoftë se vërtetohet që Presidenti ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli, obligohet që t’i nënshtrohet karantinës, ose vetë-izolimit në linjë me historikun e shëndetit.
Nisur nga kjo, nëse me të vërtetë deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Behgjet Pacolli ka qenë në veturën e Presidentit të Kosovës, me sjelljen e treguar ka shkelur me vetëdije të plotë obligimin për karantinim ose vetë-izolim për të cilin ishte informuar edhe para nisjes për Kosovë.
Ne i kërkojmë Presidentit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërkaq z.Behgjet Pacollit i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar, Policia do të ndërmerr masa të parapara me legjislacionin në fuqi.
Unë me të vërtetë shpresoj si Ministër por edhe si qytetar i Kosovës, që një skenar i tillë të mos ketë ndodhur, për shkak se dëshiroj të besoj që Presidenti i vendit dhe deputeti i Kuvendit nuk do të bënin veprime të tilla që do të vinin në rrezik jo vetëm jetën e qytetarëve, por edhe rendin juridik të vendit.
Se pari sfeqla nuk eshte minister por zvminister dhe se dyti edhe si zvminister duhet ti dije pergjegjesite e veta, dhe se treti duhet ta dije se kur zvicra qe eshte nje shtet qe as zogu nuk hyn as del nga zvicra pa e ditur shteti dhe kur zvicra e lejon z.Pacolli te fluturoj me avionin e tij privât,dmth se ata respektojne edhe imunitetin e Pacollit si ish président dhe deputet i kosoves,andaj kush mutin eshte sfeqla qe guxon ta kercenon edhe presidentin, e poashtu kush eshte ai qe guxon ta kercenon z.Pacolli dhe edhe me arrestim, prandaj shqiptaret duhet te mendojne mire kur te votojne sepse qifti i sfeqles se ta kujton ish ministrin e millosheviqit ne kosove, kjo ka nje te mire sepse shqiptaret çdo dite po binden se eshte turp te votohet kjo VV qe eshte sot.
Turp i madh perministrin e brensdhme. Injoranca ne Kosove nuk njeh kufij.
Mos u nxito,realiteti kosovar po ndryshon,dalim ne zgjedhje do ta shohim.Doni ta krijoni nje qeveri te turpit.Koha e nje shteti mafioz po o vie fundi.
Po po zoteri. Pacolli do perhape covidin e ju vate e shkuat pastaj. Ju të VV -së do jeni per kushedi sa kohe ne karantine. Pale kur do sheroheni nga virusi i pushtetit.
shkoni mer pirdhuni vagabonda te VV. Ju vetem te hidhni tymuese dhe ti rebeloheni apo ti uluritni tjetrit si qent dini te beni. Ju sjeni per te qeverisur por vetem per sherr.
Sa muhabete te turpshme te gjitha ….Zot na ruj Kosoven
Thaqit I lunge se nuk pjerdh per popullin e Kosoves. BEN CFARE I DO BYTHA KOSOVEN PO E SHET E AS NJE FERRE NE KEMBE NUK PO I HYN KA TE DREJTE KURR KOSOVARET E SOTEM JANE LEPUJ
E SA PER PACKOLLIN FUTINI NJE SHKRLM BYTHEVE SE ME SHUME TRU KA NJE BER SE AI KLLOUN.
Degjo more Fatos: Nuk eshte turp qe votohet VV-ja. Turp eshte veprimi i Thacit dhe Pacollit, neqoftese ata e kane bere nje veprim te tille. Ky eshte akt mafioz e banditesk. Mjafton kjo qe presidenti Thaci te shkarkohet menjehere
Po mir more émigrant nese Thaqin u dashka shkarkuar menjeher ateher çfar duhet ber me nje zvminister qe nuk i du kompetencat e tij,per me teper kur eshte i shkarkuar,qe edhe po ta kete ber Thaqi ate qe thot ai duhet ta dije se presidenti eshte mbi te dhe nuk ka te drejte te dali para mediave e te bej aso deklarata, pra i nderuar sfeqla eshte zvminister i shkarkuar dhe nuk mund ti kete kompetencat e plota,nuk mbulohen skandalet e tyre le dalje para mediave si “sherifat” amerikan nderkohe qe per vetem 50 dite “pushtet” 35 tendera korruptiv dhe disa te shkarkuar e te zevendesuar me disa militant, prandaj eshte turp per ata qe kane votuar.
O dio mio, ca bohet kshu mer jahu kan rreshkit shqipot e kosoves fare,ku ju co mushka mer pallavesha,a jeni nterezi,u bot lesh arapi…turp,turp.Turp te keni se metet tu u betu per atdhe e Skenerbe dhe boni kshu gjonash.Thirini mer menjes mer toca kukllash??
Uaaaaa,qeveri leshi,dhe ky i te permbrendshi Selceviqi qenka komplet koqe,eh Kosove ta lumca synin,ku i ke gjetur keta qeveritar primitiv ne shekullin e 21.Qeveria e shpreses me drejtues shpellar nga shpella e Sali Vicidolit.
Ky stane kete bulmet ka,ja dorezuat pushtetin Saliut te Kosoves Albin Kurtit,me zi do ju gjej po nuk e hoqet urgjent.
Ky ushtrues detyre i ministrit të brendshëm, ka qenë zevendes dhe qellimisht i shkarkua ministri për ti hapur rrugën këtij fashisti. Disa ditë më parë kërkoi ti merrej leje për tu mbledhur kuvendi i Kosovës..pastaj kërcënon presidentin dhe një ish ministër me arrestim..kur arrestimet nuk i kryen ai por gjykata, nse ka shkelje…presidenti i vendit udheton në tok shqiptare e duhet me i marrë leje një zagari të Kurtit.
E gjitha se kanë frik se bien nga qeverisja qe i duhet me cdo kusht me realizue qellimin që kanë, krijimin e imazhit të Kosovës si vend ku nuk mund të ketë shtet.
Votimi i Kurtit është votimi i turpit, bombave, gazit, tamit, goditjes së shtetit, të policisë, qeverive…ai që kërkonte burgosjen e nj drejtuesi serb, tani e pajis le leje speciale…
Nuk eshte problemi tek z/ vendes ministri qe kryen rolin e ministrit ne detyre. Jeni te gjithe kunguj qe diskutoni ne kete fryme Jeni ose militante pa tru ne gjykim ose jeni kontigjent i korupsionit te gjarperit qe ju ka hyre frika deri ne palce per cka keni vjedh tash 20 vjet. A e dini more kunguj se levizja e pushtetarve eshte e rregulluar me protokoll dhe kete eshte i detyruar ta zbatoje cdokush qe eshte objekt i ketij ligji dhe protokolli,dhe jo se keshtu don ky apo ai minister.
Dyshimet lindin kur vete presidenti qe eshte sinonimi i ligjit dhe ne rastin ne fjale,ne kundershtim me ligjin qendron ne vend te pare si pasagjer,dhe prapa mund te kete nje kontigjent krimi,por xhamat prapa nuk mund te hapen se makina e presidentit nuk mund te kontrollohet. Kjo eshte shkelja ligjore e gjarperit qe duhet te pergjigjet per kete,dhe jo se nuk i eshte bindur ministrit a dikujt tjeter. Nqf do kete ndonjehere shtet ligjor ne Kosove edhe ky veprim i presidentit do i vije rradha te gjykohet nga drejtesia si shume afera koruptive te ketij gjarperi me zile. Per kete jam i bindur sepse dikur ky nuk do jete ne detyre shteterore dhe nuk do kete as imunitet dhe as mbrojtje nga Grenelet. Duhej te mesoje nga fati i Milloshevicit qe kishte nje garanci super dhe mbrojtje nga ruset dhe ne fund u tradhetua nga te gjithe dhe perfundimi dihet. Vetem veprimet personale mbrojne cdokend nga hetimi penal.
Nga nje kryeminister ordiner dhe nje qeveri ordinere do presesh vendime ordinere.
Kosova ka rene ne dor banash, i pari Ramushi i dyti kryehajduti qe u be pape Isa Mustafa e kompani….
I ka gllaberuar UDBja dhe skane ku levizin, u gezuan per Albinin por doli pa byth fare….
Kjo tregon qe nuk dine te krijojne shtet dhe kete e vertetuan zgjedhjet e fundit ku per te kap nje karike Albin Kurti qe zotohej qe do vendoste drejtesi u bashkua me hajdutin Isa Mustafa dhe ja ku perfunduan e moren bandat kriminale te idjotit Ramush i cili njihet boterisht qe eshte kriminel.
Shtet me dy standarte: nje per te fuqishmit dhe nje per popullin
Pse nuk u fut ne karantine Bacolli dhe Thaci me shpurren e tyre?
A nuk perbejne dhe ata rrezik per shendeting publik?
Pse duhet bere gjithe karshillek publikut
Raportet qe te pasurit e Shqiperise kalojne karantinen ne vilat/hotelet e plazheve konfirmohet keshtu
na plasi trapi, ne ketu ne shqiperi po vdesim per buke, ju mereni me gjera qe sna takojne fare.
PSE MERENI ME KETE Z.MINISTER .NUK E KUPTONI SE KUSH ESHTE VERTETE MBAS KETIJ SHKRIMI. ESHTE AVENTURIERI I REZIKSHEM POLITI A. KURTI.
Z. Thaqi naten ne terrt, me nje thes ne kurriz me Z. Pacolli brenda e kaloi ne menyre klandestine (si hajn) kufirin e Kosoves per t’iu shmangur Ligjit te shendetesise per epidemine e radhes.
O Kasolle ku na mblodhe !
Burri plake e plaka qorre…
Do bëjnë shtet këta anadollakët.
Njeri mut, e tjetri kakë…
Pirdh o Meçe
Isa e Hasha baras Esat Pasha
Sipas burimeve te sigurta behet e ditur se ne qeverin e re qe do te miratohet keto dite eshte propozuar qe Albin Kurti te jete ne pozicionin e Ministrit te Brendeshem pasi e kryen mire kete detyre!
Jabllanoviqi merr leje speciale nga ky Ćveclja të qarkullojë në gjithë territorin e Kosovës, ai Jabllanoviq që ofendoj nënat shqiptare dhe ky ministër kooooqeee me shefin e vet sulmojnë të zgjedhurit e popullit DHE ME KEQ, FLASIN NË EMËR TË POPULLIT!