Miliarderi Elon Musk ka kritikuar izolimin e Kalifornisë si pasojë e koronavirusit, duke thënë se kanë qenë “fashiste” deklaratat se njerëzit nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Kjo nuk është demokratike, kjo nuk është liri. Kthejuani njerëzve mbrapa lirinë”, ka thënë ai gjatë një bisede me punëtorët e kompanisë së tij, Tesla.
Musk njihet për komentet e tij të drejtpërdrejta, të cilat janë tejet ndryshe prej miliarderit tjetër të gjigantit Facebook, Mark Zuckerberg – i cili ka shprehur shqetësime për lehtësim të hershëm të masave të izolimit.
Kompanitë Facebook dhe Tesla janë prekur ndryshe nga vendimi i autoriteteve të Kalifornisë për izolim.
Teksa përdoruesit kanë qasje në Facebook edhe në ditët e pandemisë me koronavirus, Tesla është detyruar të pezullojë prodhimin nga mesi i muajit mars.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi, duke regjistruar mbi 1 milion të prekur dhe mbi 60,000 të vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus.
Edhe ne kete rast, shqiptaret e treguan veten perseri si popull frikacak dhe pa dinjitet. Kudo ka njerez qe protestojne kunder lockdown. Vetem ne shqiperi eshte frika nga semundja Imperativi i vetem qe justifikon edhe masat me ekstreme ne europe te cilat njerezit i pranojne pa fjale nga frika per bythen e vet. Tek e fundit po per kete arsye mbajtem edhe diktaturen me te gjate ne bote pas N. Korea.
Ka te drejte. E kuptoni cfare do miliaderi. Kthehini skelleverit ne pune. Se ku do hane ata. Si thote, ktheni lirine. A e di ky se liria eshte monopol i tij dhe llojit te tij. Liria eshte mall e ka kosto ,ashtu si autot qe ti prodhon. Po ja u kthyen, mendon ky kokorosh se do shkojme perseri aty ku ishim. Aty ku ti ke te drejte te fitosh per nje ore one kufi dhe puntori me kufi deri ne 9€ per ore. Apo ti te paguash tatim njesoi me puntorin edhe pse fiton miliona. Jo, ora e ndryshimit ka trokitur, jo nga corona virusi,por nga kriza qe ka filliar qysh ne 2008. Ju keni lene me gishte ne goje jo vetem puntoret por edhe shtetin qe kerkon tju pergjigjet qytetareve. Ndryshimi do behet nga halli ejo nga malli. Ta harroi ndonje politikan ne Europe qe bene thirje te parat firmat e pastaj njerzit. Pandemia e krizes ekonomike do ti shkoj deri ne funde ndryshimit, ku mates nuk mundet te jete me paraja, shkaktari kryesor i coronavirusit, por nje tjeter „meter“ shoqeror.