Familja Dumani që kontrollon krimin: Mafia shqiptare në Londër, pjesë e serialit më të ri britanik

1 Maj 2020, 22:51Kulturë TEMA

“Gangs of London” është një serial televizive, i cili ka në qendër luftën mes bandave të krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarjet zhvillohen në zemër të Londrës, ku zhvillohen luftërat e trazuara të bandave për pushtet.

Për 20 vjet, Fin Wallace (rol i luajtur nga Colm Meaney) ishte krimineli më i fuqishëm në Londër. Por tani ai ka vdekur – dhe askush nuk e di se kush e urdhëroi vrasjen e tij.

Me rivalët kudo, Sean Wallace (Joe Cole), i ndihmuar nga familja Dumani do të luftojnë për të rimarrë vendin e babait të tij.

Në film përmendet edhe mafia shqiptare e kryesuar nga Luan Dushaj, Ndrangheta Italiane dhe elementë të tjerë të tjerë kriminalë.

Aktorët që luajnë rolet shqiptarë janë Orli dhe Eri Shuka, çift në serial dhe në jetën reale, ndërsa në fil, rolin e Luanit dhe Mirlindës.

Nebal Basani luan rolin e Tarik Gjelajt, krahu i djathtë i Luanit, aktorja Arta Dobroshi luan personazhin e Florianës, Azra Rexhepi në rolin e Elirës ndërsa Florist Bajgora në rolin e Besmirit.

4 komente në “Familja Dumani që kontrollon krimin: Mafia shqiptare në Londër, pjesë e serialit më të ri britanik”

  1. Jo per gje... says:

    Budallalleqe anglezesh…

  2. H says:

    Sa bukur ! Jemi të famshëm ! Për kriminelë, prostituta dhe drogaxhi , por nuk ka rëndësi kjo. Ne Nuk e njohim Kantin me moralin e tij “borgjez”.

  3. Gazetari nga shpella says:

    Lajm eshte ky ore gazetar shpellar? E tregoni si trimeri kur del emri i ndonje shqiptari per veprimtari kriminale? Prandaj shoqeria shqiptare eshte kjo qe eshte sepse ka “respekt” per kriminelin, duke e quajtur “djale te shkathet” dhe per punetorin e thjeshte as e permendin ne emer.
    Injoranca e gazetarise!

  4. Detari says:

    cjane keto emra, Tarik, Azra etj hahaha pakistano-shqyp-folsa?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje