Fundi tragjik i Sandër Prosit dhe pse mbetet ende e mbuluar me mister kjo vdekje?

27 Prill 2020, 09:38Kulturë TEMA

Nga Albert Vataj

Më 25 mars të vitit 1985 në rrethana të mbetura mister u nda nga jeta, Sandër Prosi, zëëmbli i skenës, stomatologu që magjepsi me personalitetin dhe personazhet e tij, me mishërimin që ai u dha roleve, tipeve, karaktereve, për t’i jetësuar ato në kujtesën e përgjithmonshme.

Kinematografia shqiptare pa shumësinë e personazheve të Prosit, pa lojën e tij, do të kishte mangët një nga gurët e themelt të mozaikut të saj të përvojës dhe traditës, historisë dhe memuarit. Çdo mungim është një sprovë e bashkëjetimit në amshim, përmes veprës dhe kujtimeve.

Çdo ikje është një shndrrim, edhe ajo e Sandër Prosit kësisoj ndodhi, ai tashmë është një mbamëndje e përgjithmonshme e teatrit dhe filmit. Ai është aty i patjetërsuar në vlerën dhe shpirtjen aktoriale që ai frymoi në ato caqe jetësimi, të cilat arti kinematografik i solli për të ndërtuar atë panteon ku u lartësuan kontribute dhe vlera.

Fundi i tij sa misterioz, aq dhe tragjik

Duke ju referuar fakteve të bëra publike në media, dëshmitarëve të orëve që përcaktuan cakun e mbramë të një jete të mbushur plot me përkushtim dhe vepër kontribuese, rrekemi të ravijëzojmë ndarjen nga jeta të aktorit, Sandër Prosi.

Më 25 mars 1985 Sandër Prosi ndërsa ishte me xhirimet e filmit “Pranverë e hidhur” në qytetin e Durrësit, gjeti vdekjen papritur. Një vdekje enigmë për të cilën është folur me rezervë të madhe, sikur të prekej një e vërtetë që duhej shtyrë në kohë, e për të cilën duhej folur kur të vinte momenti i duhur.

Kur do të ishte ky momenti i duhur? Nën zë, gjithnjë është thënë se Sandër Prosi vrau veten, u hodh, se një nga tentativat e tij e çoi në fund. E kanë thënë kolegë, të afërt që nuk kanë pranuar kurrsesi këtë gjë ta pohojnë publikisht.

Në të kaluarën vetëvrasjet nuk duheshin zënë goje, sikur të ishin shprehje e një individualiteti të pavarur, e një lirie personale, e vetvetiu të rrezikshme. Në përgjithësi nuk ka pasur koment dhe shpjegime për to, thjesht nuk përmendeshin.

Sot vetëvrasjet përbëjnë lajm, hollësirat si dhe pse janë të zakonshme për shtypin që ia fut kot, ngaqë i trajtojnë të vetëvrarët si krijesa që s’kanë më të drejta, që janë askush.

Rasti Sandër Prosi do të rrëfehet një ditë kur kultura jonë të ketë jetëshkrues profesionistë, biografë që të tregojnë pa stimuluar, cili ishte artisti dhe njeriu Sandër Prosi, që presidenti i Republikës, Bamir Topi e ka vlerësuar me  Urdhrin “Nderi i Kombit” (pas vdekjes).

Motivacioni ishte ky: “Si personalitet i shquar i skenës dhe i ekranit me kontribute të çmuara në krijimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të artit teatral dhe kinematografik shqiptar.”

Të parët, themeluesit, kanë një karakteristikë që i bën ata pjesë të asaj historie që shndërrohet në pikë referimit për brezat, ata kishin talentin e madh, talent si ai i Sandër Prosit. Kontributin e Sandër Prosit, presidenti Topi e lidhte me një nxitje të madhe “për mendimin tonë, për raportin tonë me të bukurën, me artin, me vetë lirinë.

Portreti i harruar

Në një nga vilat e vjetra në zonën e Bllokut, në galerinë e një piktori ruhet që nga 1985 një portret i çuditshëm. Me shallin e hedhur shkujdesur në qafë, flokët e shpupurisur e vështrimin e thellë, fshehur pas syzeve, aktori Sandër Prosi ende thotë diçka. Ndoshta fjalë të pathëna në ato ditë marsi, që u thyen në mes dhe e ndanë shpirtin nga trupi në hotel “Vollga”.

Koha e rënduar duket ende përtej kokës së menduar të aktorit, atje ku peneli ka hedhur ndoshta veç reve të errëta edhe trishtimin e asaj humbjeje edhe dritën e atij kumtimi t’përmallshëm që puhiz nën zë përmes këtij raporti ngjyrash dhe drithijes që shquan linjat dhe përcakton profilin.

Tashmë kanë kaluar vite dhe ai portret sikur është harruar, por kujtesa e heshtjes është më e zëshme se çdo ligjërim. Ata që e ndërmendin ende janë njerëzit e paktë të grupit të xhirimit, që punuan me Sandrin. Ata e dinë se si Vangjel Gjikondi kishte mundur të shkëpuste nga ai portret edhe copëza dhimbjesh e shqetësimesh që i kishin trazuar mendjen.

E në ato pak ditë xhirimesh kanë ndodhur plot ngjarje të zakonta e të pazakonta, mbyllur me një ngjarje tragjike. Të gjitha këto tani pakkush i di. Ngjarja tragjike e mori me vete të vërtetën e asaj dite të ngrysur prilli…

Filmi ende nuk kishte marrë rrugë. Personazhi i tij ende nuk ishte afruar tek porta për të trokitur në vëmendjen e shikuesve. Ndoshta ishte gati për ta nxjerrë nga vetja edhe këtë rol. Por ndoshta edhe jo. Kur pa që të gjithë ishin larguar…

Se çfarë ka ndodhur në ato pak minuta askush nuk e di. Panë trupin e tij të shtrirë përtokë, me një pamje të shqetësuar që i kishte ngrirë në fytyrë. Dëshmitarët e parë thonë se ai ka rrëshqitur në një moment marramendjeje. Ekuilibri ka humbur shtratin e përhershëm dhe ai ka shkelur kufirin ku jeta dhe vdekja bëjnë duel. Në ato momente kamerat ishin vendosur në një shtëpi të vjetër në një lagje të qytetit. Grupi i xhirimit aty e mori vesh lajmin e kobshëm. Të gjithë ngrinë në vend. Vrapin nga ajo lagje e vjetër deri te hotel “Vollga” asnjëri nuk e ndjeu. Qe një vrap i çmendur, që nuk mundi të arrijë dot vdekjen që ishte larguar duke lënë pas gjurmë të kuqe gjaku.

Ç’farë u fiksua në kamera ato ditë?

Dy operatorët e filmit, Gavrosh Haxhihyseni dhe Mihal Rama ende i sjellin ndërmend ato ditë xhirimesh. Ai kishte kohë që nuk luante në një film dhe dëshirohej për një rol. Kur i ofruan rolin e një fotografi ai nuk nguroi. Vetëm se shqetësimin nuk e largonte dot nga vetja. Do mund të arrinte të krijonte një personazh që do të mbetej në mendjen e njerëzve?

“Konsultohej çdo ditë për rolin e tij, megjithëse personazhi ende nuk kishte nisur të fokusohej si duhet në kamera. Ishin xhiruar vetëm planet e para të filmit. Madje në atë pjesëz filmi që ruhet ende në arkivin e Kinostudios, janë ato pamjet e pakta ku ai ecën buzë detit e monologon. Më tej kamera nuk fiksoi asgjë tjetër nga Sandër Prosi”- kujton operatori Gavrosh Haxhihyseni.

Ky ishte Sandër Prosi, ai burrë i hijshëm, ai zë dhe takent që i dha zë dhe zemër, puls dhe përjetësi, emocion dhe lotë, mallë dhe kujtesë dhjetra e dhjetra personazheve, me të cilët ai jeton, siç jeton me madhështi në suazën e emrit të tij si aktor dhe si njeri, si koleg dhe si mik, por mbi të gjitha si bashkëshort dhe si prind.

Tek ai fjala shqipe ishte më e bukur, më e ëmbël, tek ai personazhet emblematike të historisë së kombit shqiptar, rivijnë me atë shkëlqim shpërthimtar për të ngritur peshë vetëdijen tonë, për të rrokur më fuqishëm të drejtën tonë të krenarisë nacionale!

I përgjithmonshëm mbetet ndër ne ky imazh fisnik, ky zë i ëmbël, ky kumt i anshëm skenik.

31 komente në “Fundi tragjik i Sandër Prosit dhe pse mbetet ende e mbuluar me mister kjo vdekje?”

  1. spektatori says:

    Qe beni mire qe e kujtoni kjo nuk ka diskutim e hamendje!Talenti i tij si aktor e intelektualiteti si njeri skane te peshuar!nuk e kuptoj se perse ju mendacaket e ketij vendi per te bere nje shkrim terheqes kerkoni qe personazhet ti fusni neper labirinthe qe nuk te çoje kerkund e jane pa rrugedalje!
    Sander Prosi ka qene nje nder figurat me te shquara te artit dramatik e i tille do te ujtohet nder breza ku skutat qe kerkoni te ngrini as ia ulin e as ia ngrene begraundin e kesaj figure te larte ne skenen Shqipetare!
    Sote ku gjithkush jeton me iluzione mendon se patjeter edhe e djeshmja ka qene e tille!
    Lereni figuren e tij te patrazuar e te pacenuar siç qe ne te vertete!Ai ishte dhe do te mbetet i perjetesuar ne figuren e tij komplekse siç edhe eshte dekoruar “Nder i kombit”!

    1. C,ashte ky maskara gazetaruc apo opinjolist qe hell deshime me vdekjen e te Madhit Sander Prosi? Ky aktor mbetet i Madh si artiste pamvarsisht thënjeve te ketyre pseudo gazetar apo cfare ashte për ta mbuluar me hije dyshimi thashethemesh.

    2. bac says:

      Jam dakort spektator. Me duket tejet morboze kjo ide se per njeriun duhet folur vetem me insinuata konspirative dhe plote nga literatura kriminale.
      Mua me duket kjo e peshtire dhe mund vetem ta imagjinoj sesa ke mund te ndihen familjaret e Sandrit me keto loj shkrimes. atyre u duhet te perballen cdo vit me keto idiotesira te felliqura qe nuk i sherbejne askujt pervec Albert Vataj….

    3. kastriot says:

      Keni te drejte zoti spektator por kazani do te funksionoje si mbrapshtine e kohes kur jetojme Sandri nje figure embleme e artit shqiptar ka qene i semure prej vitesh Dhe te jesh i semure nuk eshte as faj as turp as persekutim eshte thjesht fatkeqesi Turp eshte te besh insinuata shpifese mashtruese dhe te luash me ndjenjat e publikut

  2. NY says:

    “Këta s’të lënë as të vdesësh” Ardian Klosi

  3. Olimpia says:

    Mos u merrni me idiotizma ….duke ofenduar krijimtarine dhe figure e aktorit te madh Prosit.Ishte aq i talentuar sa edhe pse kohe te veshtira, askush nuk do te guxonte te prekte Prosin.Kishte skalitur aq shume figura artistike sa cdo perpjekjet per ta goditur do te kishte pasoja shume here me te medha negative edhe per pushtetin e kohes.Disa figura,si Xhuvani ,Cabej,Kadare,Buda,Xoxa,Arapi,Agolli,Roshi,N.Frasheri,Pitarka,Ljarja,Kurti,R.Anagnosti,Xhepa,Pitarka,Luca,Xhoja,Ndrenika ,Lako,Zela,Cako,Mula, Xhemali dhe shume te tjere ne te gjitha fushat e artit,letrave,shkencve shoqerore ishin shnderruar ne pjese e pandare e gjendjes shpiretrore te nje populli te tere….Si rrjedhoje prekja e tyre ishte gati e pamundur edhe ne sistemin e kaluar.Vdekja tragjike e Prosit eshte nje historia e dhimbshme personale,por do te kujtoja se nderimi per figuren e tij eshte te mos shpikim idiotsira per te shitur gazetat.

  4. thuthuqi says:

    Kush je to zoti Albert Vata qe po ngre hije dyshimi mbi vdekjen e ketij kollosi te te artit shqiptar?
    Ka gazetaruc si puna e keti A. Vates qe duke u shtirur si historian indirekt kerkojne ta vene ne dyshim edhe vdekjen natyrale te ketij artisti te rralle.
    Po Pal vata si ka vdekur zoti gazetaruc?

  5. Shume mir bejne qe e kujtojne jovetem ,
    per te afermit Familjen tij ,por edhe neve admiruesit e flakte te Flimit Shqiptare .
    Kujt i mungojne kta Gjigande te Filmit Shqiptare ?
    Te gjitheve neve qe u rritem me Filmat me te mrekullueshem qe jane te paarritshem .
    Shpresoj qe ne lidhje me miterin e aksidentit ,
    te jet thjeshte aludim qefllinjsh thashethemesh mediatike.
    Sidoqofte RRESPEKT qofte i paharruar i Madhi Sander Prosi ?

  6. ORE ALBERT VATAJ, O BIÇIM GAZETARI !
    QË S’TA KAM DËGJUAR ASNJËHERË EMRIN KAQ I RËNDËSISHËM JE…
    TË SHKRUASH PËR SANDER PROSIN DUHET ME MARRË LEJE…, DHE NË TA DHËNÇIN, GJË QË S’ KA GJASA, DUHET ME PYT BASHKËPUNËTORËT, FAMILJARËT, PASTAJ SHOQËRINË MË TË NGUSHTË RRETH E QARK E NË FUND TË MARRËSH PËR BAZË EDHE EKSPERTIZËN MJEKO-LIGJORE KU BËN FJALË PËR HUMBJEN E JETËS TË KËTIJ GJIGANTI TË SKENËS ARTISTIKE SHQIPTARE, SEPSE NUK QE SANDER PROSI DHE NUK ËSHTË BRE…, AI QË MUND TË BËHEN SHKRIME SI TI VIJNË PËR QEJF MENDERES TËNDE.
    KY RAST NUK RRËFEN GJË TJETËR VEÇSE DEGRADIMIN E MEDIASAJ… PËR SHKAK TË TË DREJTAVE…!

    NUK KA MISTER NË HUMBJEN E SANDER PROSIT.
    FUTJA ME DASHJE E KËTYRE PARAGRAFËVE ASPAK DINJITOZ PËR NJË GAZETAR PËRVEÇ MENDJELEHTËSISË DHE NAIVITETIT KËRKON TË PËRCJELLË ME SHKRONJA,FJALË, FJALI E PARAGRAFË TË PËRÇARTUR, DEFORMIM TË PERSONALITETIT TË ATIJ ARTISTI NDAJ TË CILIT NË GJALLJE NUK DO TË TË VINTE RRADHA KURRË PËR TË BËRË NJË SHKRIM…!!!

    ME MËDYSHJE ASPAK DINJITOZE PËR FIGURËN E NDRITUR TË SANDRIT, ME JO PO KËSHTU E JO PO ASHTU NUK BËN TJETËR VEÇSE NJË GABIM TRASHANIK DHE PROBLEMATIK TË PAPRECEDENT.

    HARRON KOHA TË CILËN PO E JETOJMË ME KËSI DEGRADIMESH E DELENXHILLËQESH.

  7. ORE ALBERT VATAJ, O BIÇIM GAZETARI !
    QË S’TA KAM DËGJUAR ASNJËHERË EMRIN KAQ I RËNDËSISHËM JE…
    TË SHKRUASH PËR SANDER PROSIN DUHET ME MARRË LEJE…, DHE NË TA DHËNÇIN, GJË QË S’ KA GJASA, DUHET ME PYT BASHKËPUNËTORËT, FAMILJARËT, PASTAJ SHOQËRINË MË TË NGUSHTË RRETH E QARK E NË FUND TË MARRËSH PËR BAZË EDHE EKSPERTIZËN MJEKO-LIGJORE KU BËN FJALË PËR HUMBJEN E JETËS TË KËTIJ GJIGANTI TË SKENËS ARTISTIKE SHQIPTARE, SEPSE NUK QE SANDER PROSI DHE NUK ËSHTË BRE…, AI QË MUND TË BËHEN SHKRIME SI TI VIJNË PËR QEJF MENDERES TËNDE.
    KY RAST NUK RRËFEN GJË TJETËR VEÇSE DEGRADIMIN E MEDIASAJ… PËR SHKAK TË TË DREJTAVE…!

    NUK KA MISTER NË HUMBJEN E SANDER PROSIT.
    FUTJA ME DASHJE E KËTYRE PARAGRAFËVE ASPAK DINJITOZ PËR NJË GAZETAR PËRVEÇ MENDJELEHTËSISË DHE NAIVITETIT KËRKON TË PËRCJELLË ME SHKRONJA,FJALË, FJALI E PARAGRAFË TË PËRÇARTUR, DEFORMIM TË PERSONALITETIT TË ATIJ ARTISTI NDAJ TË CILIT NË GJALLJE NUK DO TË TË VINTE RRADHA KURRË PËR TË BËRË NJË SHKRIM…!!!

    ME MËDYSHJE ASPAK DINJITOZE PËR FIGURËN E NDRITUR TË SANDRIT, ME JO PO KËSHTU E JO PO ASHTU NUK BËN TJETËR VEÇSE NJË GABIM TRASHANIK DHE PROBLEMATIK TË PAPRECEDENT.

    HARRAM KOHA TË CILËN PO E JETOJMË ME KËSI DEGRADIMESH E DELENXHILLËQESH.

  8. ndreko says:

    Qe Sander Prosi ka qene gjigand nuk diskutohet, qe ai rregjim ka qene kriminal dhe kjo nuk diskutohet por kjo qe shkruhet eshte mediokritrt dhe pse :duhet qe gjigandi Prosi ish njeri qe e perjetonte rolin ne menyre nga me perfektet dhe kjo i shkaketonte krize, prandaj thone qe mendja eshte koker gruri. Po te kish gje politike ai regjim nuk te falte nuk e linte familjen Prosi te vila ngjitur me toptanin atje ku jetojne dhe sot te rruga Xhoxhi Martini. Kjo eshte e njejte me ata idjotet si ky Albert Fata qe thone Elvis Presli jeton akoma, Prosi dhe Presli jetojne dhe nuk do te harrohen me vepren qe kane lene por jane ne qiell….. Ky Vata duhet te jete me siguri me kriza nervore prandaj mjekohu se mos na hudhesh nga ndonje pallat.

  9. Tepelena says:

    Kete personazhe fisnik te thjesht modest dhe zemergjere e kam njohur ne vitin 1979-1980 cfare me ka mbetur ne kujtesen eshte sjellja e tij thjeshtesia dhe biseda e cila kishte nje nisje shoqerore dhe kulture ne udhetimet e dialogut te tij. Ishte nje njeri i fisem dhe i jashte zakonshem kujtimi i Sander Prosit eshte i pavdekshem per cdo njeri qe e ka njohur kete personazhe me nje cilesi ku fjala nuk e zoteron dot si shprehje ate madheri qe ai mbante nen hijen e tij modeste.

  10. Lexusi says:

    Ik o vat , o miku Pal vates , ik o pler o legen i degjenerum , ti vetem ne film e ke par Sander Prosin or katunar , ç’far lidhje ka vdekja Sander Prosit me sistemin , se ju bira kurve na çat k…n , keni 30 vjet e keni msu qe po shave sistemin qe shkoi i vjen per shtat ktyre hajdutve dhe kriminelve te politikes sot , edhe nuk lini gje pa sajuar ju kopilet pa moral te gazetaris , nese ben pjes ti ne gazetari o legen , ai sistem qe ishte mbushu me men ti dhe çdo kopil si puna jote, nese kishte probleme me dike edhe stalone te ishte aktor se rruante fare as qe e angazhonte ne kinematografi dhe teater por e çonte te punonte marangoz o legen , Sander Prosi nuk kishte asnje problem me sistemin qe shkoj , bile ishte i dashur per ate sistem se i sherbeu siç i sherbyem ne 3.5 milion SHQIPTARET .

  11. Shqipetari Berlin says:

    Respekt per Sander Prosin,jemi Rritur duke pare Rolin e tije Madheshtore,ne te gjithe Filmat…
    Nuk jame DAKORDE, qe Palaco te “Demokracise” Shqipetare..GJITHCKA e nisin Me Intriga,me Vraseje me Enigma, kur behet Fjale edhe Per Asidente,ose edhe per “Atak-Kardiak” ne nje Kohe te pa Pershtatshme qe godet dike…
    Sander Prosi,munde edhe te jete Rrezuar nga Pallati,por qe te jete “Hedhur” vete…kjo nuk le vende per tu Menduar,sepse nuk kishte perse..
    NEXHMIJE hOXHA.Kujton:Ishim me Shetitje me Enverin nga Kodrat e Liqenit,dhe ju Drejtova Enveri-:Do te jape nje Lajme Te Rendesishem..Sander Prosi na “La”..i thote ajo!!!!!!!!!!!!Si,si Ndodhi??Pyeti ai???Dhe vazhdoj te Germonte Ne Toke me Bastunin e tije??????????????????

  12. Inna says:

    Dobet,, ide te paqarta , fjale te krijuar kuturu she nje still te shkruari I sforcuar. Je I sigurt me informacionin? Nuk u muajt tek turizmi I Sarandes ai film?

  13. S- New York says:

    Miku I Sandrit eshte shprehut drejt.Te shkruash per gjigandin Sander Prosi nuk eshte e leht,nuk mund te shkruaj do kush do si puna ketij gazetari qe se kemi degjuar ndonje here.Ai ishte I pa zevendesushem dhe nuk ka per ti ardhe ndonje here vendit aktor te till.I pa harruar qofte kujtim tije.Stamatolog ka qene I vllaj I Sandrit.

  14. Flutura says:

    Mero, pse u jep vend ne gazete ketyre debilave te gazetarise? Nuk mundet qe keta njerez qe s’e kane pare per se gjalli Sandrin e madh, te flasin pas vdekjes se tij.
    Mos e ndot gazeten.

  15. Lame Duka says:

    NJe shkrues ketu me pseudonimin “Mik i Sandrit” i turret autorit te ketij shkrimi me cfare i zuri goja. Nuk e njoh zotin A. Vata. Kerkova ne internet dhe e gjeta qe eshte nje njeri me kulture e me kontribute dhe cka qe lexova prej tij me pelqeu. Kjo nuk me pengon te them qe kete shkrim te fundit e kishte te dobet, madje do te behej mire qe ai te mos botohej. Mjafton te lexonte ky “Mik i Sandrit” cfare ka shkruar per fundin e artistit te madh regjisori M. Fejzo dhe do te bindej se shkrime te tjera mund te botohen per S. prosin, por veshtire te sjellin elemente te rinj ne fundin e tij tragjik. Mbi kete baze, lind pyetja: kush i jep ketij fare miku pa emer ti sulet nje autori te nje shkrimi qe boton me emer e mbiemer nje opinion. Kur do mesohemi te flasim si njerez te kulturuar?

  16. Konjak says:

    Ju pyes ; kush nga ju , i ka perjetuar ato momente , pas te ashtuquajturit “aksident ” , apo momente te te qenit , i pa” ndergjegjshem” , per aresye te caktuara , depresive , ne vordullen e se ciles , kryhet edhe veprimi -mazokist – ?!. Pamvaresisht , mendimeve te kohes , ashtu nen ze ;, publikisht u pohua nga media se , ne momente te pa vemendeshme ,rrezohet , aksidentalisht , nga lartesia , aktori i mirnjohur , duke humbur jeten . Nuk besojse , duhet pare me dishim , c’do qasie e ngjarieve te se kaluares .

  17. selami says:

    Popull loqe i internetit! Sandr Prosi ka qene aktor shum i mire dhe me kontribut por pakush e di qe ia ka qene bipolar. ky lloj depresioni ka anen e vet te rrezikshme dhe nje incidence te madhe suicidale. edhe Sandrit te gjore i erdhi dita dhe beri suicid si mijra e mira te tjere ne bote qe vuajne nga ky crregullim, jane apo jo aktore te shquar. Qe ta mblidhni mendjen top, Sandri beri vetevrasje!

  18. V.F.L.P says:

    Jam i sigurt se mbas pak kohe do thone se e vrau Enveri.

  19. joel shkodra says:

    Ne fakt nuk eshte here e pare qe ngrihen dyshime te tilla. Kam lexuar edhe here te tjera per vdekjen e S. Prosit. Thuhet se vuante nga mania e persekutimit. E per artistet … eshte mjaft e shpeshte. Eshte e vertete se vetvrasjet ne ate kohe mbeteshin mister ose thuheshin nen ze, si psh: vetvrasja e kompozitorit te madh Prenk Jakoves. E vetmja “vetvrasje” qe u be buje, per arsye qe politike, qe ajo e Mehmet Shehut.

  20. LAME DUKA MORE LAME DUKA,
    MË NGJASON SI NOTAR NGA PUKA.
    QË I FUTESH JONIT ME NOT
    PËR T’FUT FUTESH,
    POR NUK DEL DOT !

  21. joni says:

    Prisni edhe pake se Dash Kolacki e ka gjte vrasesin ha,ha,ha.

  22. Arben says:

    Aktoret e viteve 70-80,duke filluar me Sander Prosin,Ndrek Lucen,Kadri Roshin,Reshat Arbanen, Ndrek Prelen, Guljem Radoja, Pandi Raidhi, Tinka Kuri, (Pa perjashtim te gjithe brezi i ketyre) i kujtojme me nostalgji pavaresisht skenareve, Puna e tyre si aktore ishte e jashtzakonshme. Normalisht nga i gjithe ky brez i mrekullueshem Sadri binte ne sy prej roleve pozitive pasi i shkonte edhe per shtat. Ne lidhje me shkrimin nuk mendoj se ka ndonje interes te madh pasi mbaj mend se qysh ne ate kohe kane qarkulluar fjale ne popullin e thjeshte per vdekjen te papritur te S.Prosit. Normalisht populli hamendeson kur nuk ka transparence,sic dhe ka qene problem per kohen. Pse e vrau Enveri Mehmetin.. Nje nder arsyet ishte se i gjithe qyteti i Tiranes gumezhinte nen ze per fejesen e djalit te mehmetit me vajzen e nje familje te pa pershtatshme politike per kohen. Pra thashthemet ishin te sakta. Nuk ka pse ti jepen ngjyrime politike vdekjes se aktorit te madh S Prosi. Po te lexosh mbi vrasjen e xhon kenedit kohen e fundit gazetaret kane shkruar se mund te jete vrare nga gruaja e tij, e ndersa gazetat e teorite konspirative hedhin mbi 50 versione per vrasjen e Kenedit. Transparenca per nje shtet per popullin e tij duhet te jete e shenjte. Ku nuk ka transparence ka hamendesime.

  23. Anton says:

    Shqiptari qenia më konspirative ne planet

  24. TIRONA says:

    MIRENJOHJE DHE RESPEKT TE THELLE PER ARTISTIN E MADH SANDER PROSI.KUJTIMI I TIJ ESHTE I PAVDEKSHEM!
    SANDRI ,MISHERONTE THELLE ROLET E TIJ.ISHTE PUNETOR I PALODHUR,ME PASION TE MADH.
    RESPEKTI SHTOHET, KUR MENDON PER PERKUSHTIMIN E TEJLODHUR ,TE MBINGARKUAR, GJATE GJITHE JETES NGA DASHURIA E TIJ KOLOSE PER ROLIN,PER KINEMATOGRAFINE.
    FAMILJA DHE TE GJITHE SHQIPTARET JANE KRENARE PER KETE GJENI TE PAPERSERITUR!

  25. Iliri Tirana says:

    Mor plak: po nuk te mora vesh ku e ke koken e muhabet vertet. Ketu ne cfare ke shkruar vetem konspiracion nuk ka. Fjale shume te pergjithshme nje ketu e nje atje.
    Megjithekete, nuk e sheh aspak ti qe titulli eshte pa lidhje me tekstin tend?
    Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje