Nga Mirela Kumbaro
Ishin të parët që u mbyllën dhe do të jenë të fundit që do të hapen!
E kam fjalën për atë sektor që nga brenda karantinës po ia konsumojmë më shumë prodhimet: art, kulturë, muzikë, filma, libra.
Ndërkohë po ushqejmë trupin se është nevojë biologjike dhe prandaj u lanë hapur dyqanet ushqimore. Por po ushqejmë intuitivisht edhe mendjet se na duhet t’i mbajmë në formë për të mos e ndalur as jetën dhe as punën. Dhe këtu dua të falenderoj Qeverinë që nuk vonoi të hapë libraritë si një nevojë thelbësore për t’u konsumuar njësoj si buka.
Por ajo që më shqetëson është se në ligjërimin tonë publik – kur flitet për pagat e luftës, për ndihmat sociale, për garancitë sovrane, që akti normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2020 synon të mbështesë si masa të dosmosdoshme,- nuk flitet gjëkundi për një sektor që gabimisht konsiderohet si luks në ndërsa kjo kohë po na tregon se është nevojë jetësore. Jo vetëm kaq, kultura është gjithashtu shumë e rëndësishme edhe sepse lidhet drejtpërsëdrejti me turizmin, që herët a vonë do të rifillojë të hapë dyert, sepse duhet të amortizojë sa më shumë humbjet e kësaj krize në një sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Për të dyja këto arsye kultura është ekonomi e jetës.
Me patjetër duhet që tani të përgatitemi për të kaluar këtë fazë anestezie kulturore që po kalojmë përmes rrjeteve sociale. Artistët dhe krijuesit sot janë si luanët e futur në kafaz. Ata duhen ndihmuar të mos u vdesë krijimtaria dhe të jenë gati për të ruajtur lidhjen me publikun, sepse publikut, i duhet kultura. Shumë projekte artistike ndërkohë ose vdiqën ose janë plagosur. Nuk është kaq e lehtë që projekte të reja të rifillojnë sot me nesër se nuk e krijon e rrit dot një artist si të mbjellësh patate.
Nga ana tjetër edhe kultura, arti, artistët duhet të rishpikin vetëveten. TË kërkojnë e gjejnë forma të reja të shfaqjes e krijimit.
Por duhet të krijojmë edhe ne, në politikat publike, mekanizma të rinj për t’i ndihmuar. Mekanizmi i mbështetjes së projekteve duhet të shkojë në mbështetje të drejtëpërdrejtë të artistëve, botuesve, dhe krijuesve të skenës së pavarur.
Në kontekstin e lehtësimeve fiskale pse të mos shihet mundësia për t’ua çliruar barrën interpretuesve nga tatimi prej 15% që rëndon të ardhurat e atyre krijuesve që duke bërë art më shumë humbasin se sa fitojnë.
Nga ana tjetër, institucionet publike të artit dhe të kulturës mbijetesa e të cilëve është e garantuar nga qeveria, duhet të vrasin mendjen e të rigjenerojnë shpirtin artistik që të gjejnë kanale të tjera komunikimi me publikun e që nuk janë vetëm ato digjitale.
Sugjeroj per shembull hapjen e kontrolluar të muzeve, galerive e të siteve të trashëgimisë kulturore, duke zbatuar të njëjtat rregulla si nëpër dyqane,
Po kështu, për sheshet mes pallateve mund të jenë skenat e hapura që i favorizon stina duke respektuar rregullat e distancimit e duke i kthyer ballkonet e dritaret në llozhat e “arenës artistike”.
Në asnjë rast nuk duhet të këputet ky zinxhir i komunikimit të drejtëpërdrejtë i artistëve me publikun. Do të ishte shumë e rrezikshme për të sotmen dhe për të ardhmen, nëse publiku mësohet me mungesën e gjatë të ushqimit të shpirtit. Edhe më i tmerrshëm është skenari ogurzi se një ditë publiku as nuk do të kthehej më në sallat e artit.
Nëse sot rrimë spektatorë të skenës së mbyllur e të artit që rrezikon të shuhet, ditën kur të duam të jemi vërtet spektatorë perdja nuk do të hapet më, se nuk do të ketë ngelur askush për ta hapur e nuk do të ketë më shfaqje për të parë.
Duke shprehur votën time pro këtij akti normative që transformon buxhetin në përgjigje të nevojave sociale të shqiptarëve, bëj thirrje që Kultura të jetë pjesë e amendimeve të mëtejshme financiare, të jetë pjesë e vëmendjes, e ligjërimit dhe e politikave publike, ashtu siç u bë edhe pjesë e Lutjes dedikuar artistëve me të cilën Papa Francesku nisi këtë javë !
“…kultura, arti, artistet duhet te shpikin vetveten” thote ish – mistrja e kultures. Ah, jo zonja ministre…Derisa te gjitha Ministrite e Kultures te qeverive postkomuniste, quajne “shtepira botuese’ ato qe ne te vertete jane shtypshkronja, do te thote qe ngrehinen e letersise, se paku, e keni te kalbur. Ne cilin shtet te civilizuar shkrimtaret e poetet paguajne per te botuar doreshkrimet e tyre? Pata shume besim, se me ardhjen ne pushtet te “Rilindjes”, qe e kisha pritur e mbeshtetur prej vitesh, te ndryshonit politkat poshteruese ndaj autoreve te librave. por ju me zhgenjyet jashte mase, duke e quajtur normalitet kete pagese! Mjerim dhe turp. Nuk ka ngele kuc e mac pa u bere shkrimtar. Tolstoi thoshte se qeverite duhen te marrin masa per te ndaluar ata qe nuk dine te shkruajne. Kurse tek ne, keto qe ti dhe simotrat e tua te postkominizmit i quani “shtepi botuese”, sillen me autoret si t’i kene bujkrober. Edhe kur ka pasur shkrimtare te talentuar, qe e kane merituar cmimin e marre prej Ministrise se Kultures, nuk e di pse me dalin te gjithe mbeshtetes e militante te PD – se!!! C’dreq punonjesish keni ne administrate? Nga c’kam vertetuar, te gjitha keto alla shtepi botuese nuk njoftohen per konkurset e ndryshme qe zhvillohen, rrjedhimisht, nuk i dergojne librat qe kane botuar (shtypur). Edhe sikur te ndodhte kjo, gjithe ate prurje, lloj librash, edhe cilesore edhe t’u hedhesh qurret, arrijne keta azgane komisionesh t’i lexojne. Edhe sikur te mos kishin familje dhe te mbylleshin ne salla per nje vit rresht duke i lexuar, zor se do t’ia arrini.
Ndryshoni politiken e librit! Mjaft i pasuruat botuesit maskarenje e delirante, sidomos ata te njohur: “Onufri”. “Toena” “Dudaj’ e soj e sorrollop, te tallen me krijuesit serioze, qe vetem se nuk jane pjese klanesh apo jetojne jashte Shqiperise, nuk perfillen aspak, n.q.s. nuk i paguajne keto hiena injorantesh e maskarenjsh. Vetem kur t’ia arrini me politikat tuaja, t’i detyroni botuesit te kerkojne me qiri shkrimtaret e talentuar dhe t’u rrijne me zemer ne dore, sic e meritojne, do te vene punet mbare dhe, njekohesisht do te fitoni respektin e duhur. Tani per tani, vetem zhgenjim!