Shëmbylltyra e Princit Arbër Andrea Muzakës në kishën e Shën Thanasit në Kostur

27 Prill 2020, 18:30Kulturë TEMA

Nga Dr Dorian Koçi

Kosturi është një nga qytetet në rajon i cili ka pasur një rëndësi të veçantë për mesjetën arbëre dhe historinë e Arbërisë. Kosturi për një moment para pushtimit otoman ka qenë nën zoterimin e Muzakajve. Gjin Muzaka në Kronikën e tij shkruan se Perandori Bizantin Joan V Paleologu i blatoi Muzakajve dhe qytetin e Kosturit që ishte nënë sundimin e djalit të Vukashint, Marko Kralejviçit. Qyteti i Kosturit që është një gjë fort e bukur dhe me të ardhura të mëdha rrëfen Muzaka u muar me forcën e armëve nga Mark Kralejviçi dhe mbeti zotërim i Muzakajve derisa u pushtua ashtu si zotërimet e tjera të Muzakajve, nga pushtuesit osmanë.( Pëllumb Xhufi. Nga Paleologët te Muzakajt. Tiranë: 2009, Shtëpia Botuese 55, fq 177).

Në betejën e Kosturit morën pjesë edhe disa fisnikë të tjerë arbër, si Balsha II, vjehërri i Andrea Muzakës, dhe dhëndri i këtij të fundit, zoti i Dibrës dhe Ohrit, Andrea Gropa. Si simbol i zotërimit të qytetit familja Muzaka ndërtoi dhe kishën e Shën Thanasit duke marrë kështu edhe rolin e ktitorit njëlloj si despotët dhe familjet e tjera fisnike në rajon. Kisha e Shën Thanasit në Kostur është një nga monumentet më të vjetra bizantine në krahinë. Ajo është një kishë të vogël, me një dhomë me çati të drunjtë me narteks të ndërtuar më vonë nga ana perëndimore. Në brendësi të saj është shumë e pasur

me piktura murale me karakter rrëfimitar. Pikturat murale përmbajnë skena nga jeta e Krishtit si edhe shumë shenjtorë, në mes tyre zënë një vend të veçantë shënjtorët lokalë dhe ata të urdhërave ushtarakë.

Sipas shënimit të ktitorit(ndërtuesit) që ka ardhur deri në ditët e sotme në murin perëndimor të saj, kisha u ndërtua në vitet 1383-1384 nga vëllezërit Stoia dhe Theodhor Muzaka, sëbashku me murgun Dionisi. Të dy vëllezërit ishin pjesëtarë të familjes fisnike Muzaka e cila sundonte Kosturin në ato kohë para pushtimit otoman. Mbishkrimi i stilizuar gjendet mbi portën në anën perëndimore të saj. Në të shkruhet:

Άνηγέρθη και ήνεκαινίσθη εκ βάθρου κ(αί) κόπου και μόχθου ό θείος // και πάνσεπτος ναός

οΰτος του έν άγίοις π(ατ)ρ(ός) ήμ(ών) Αθανασίου τοϋ Μεγάλου // κ(αί) άνιστορήθη παρά τους

κτιτόρους ήγου(ν) τους παν[ευγ]ενεστάτους κυ(ρ) Στώ // ϊα κ(αί) Θεοδώρου τοϋ Μουζάκη . κ(αί)

τοϋ έν Ίερο(μον)άχ(οις) Διονυσίου . αϋφθεν // τευόντ(ων) δέ τ(ών) αύτ(ών) αϋταδέλφ(ων)

πα[ν]ευγενεστάτους κυ(ρ) Στώϊα. και κυ(ρ) // Θεοδώρου τοϋ Μουζάκη. άρχιερατ[εύ]οντος δέ τοϋ πανιεριοτάτου έπισκό[που] // κυ(ρ) Γαβριήλ κ(αί) πρωτ[οθρόνου] εν [ετει ςω]^Β’.

U ngrit dhe u rinovua nga themeli, me mund dhe me vuajtje, ky tempull i atit tonë të shenjtë mes shënjtorëve , Thanasit të madh,si dhe u pikturua nga murgu Dionis të zgjedhur prej ktitorëve , zotërve shumë fisnikë Stoja dhe Teodor Muzaka, kur kryepeshkop i Kosturit ishte shumë i ndrituri zot Gavril, në vitin

1383/1384.(Mbishkrimi është përkthyer nga Pr.Dr. Pëllumb Xhufi)

Shkronjat e mbishkrimit janë të mëdha, të shkruara bukur dhe të një madhësie, me përdorim paralel të gërmave të vogla. Ja vlen të veçohet përdorimi i llojit ou. Shkronjat e mbishkrimit duken se janë shkruar nga e njëjta dorë. Shën Athanasi, të cilit i është kushtuar ndërtimi i kishës, paraqitet i gjithi në këmbë, më i madh se shenjtorët e tjerë , në krah të hyrjes kryesore, brenda kishës.(Eugenia Dhrakopulo. Qyteti i Kastorias gjatë epokës Bizantine dhe Post Bizantine(shekulli i XII-XVI). Historia-Arti-Mbishkrimet. Kristianiki Arkeologji Shoqëria, Athinë;1997, fq 96-97).

Zakonisht në mesjetë familjet e mëdha feudale ndërtonin kishat e shenjtorëve që i konsideronin dhe si shenjtorët mbrojtës të familjeve të tyre. Në këtë rast edhe familja Muzaka nuk mund të bënte përjashtim, prandaj ka shumë gjasa që Shën Thanasi të ketë qenë shenjtori mbrojtës i kësaj familje feudale arbëre. Kisha e Shën Thanasit mbetet një momument shumë i rëndësishëm i kulturës arbëre jo vetëm për arsyen se dëshmon shtrirjen e pushtetit administrativ të familjes Muzaka në lindje të territoreve arbëre, por edhe sepse në afresket e saj mund të jetë shëmbylltyra e Princit Arbër Andrea Muzakës. Sipas Prof. Pëllumb Xhufi në librin “Nga Paleologët te Muzakajt”, në afresket e Kishës së Shën Thanasit të Kosturit gjendet i pikturuar dhe Shën Gjergji i cili në mënyrë krejt të pazakontë për ikonografinë bizantine mban një mantel që ka për dizenjo shqiponjën dykrenore, me yll në mes. Kujtojmë

vazhdon Prof. Xhufi, që pas fitores mbi Vukashinin në Perister, Perandori Bizantin Joan V Paleologu i blatoi fitimtarit Andrea Muzakës, stemën perandorake, shqiponjën me krerë dhe me yll në mes. Të jetë shqiponja në mantelin e Shën Gjergjit një jehonë e këtij episodi dhe pra të jetë figura e Shën Gjergjit, hyut luftëtar aq të dashur e të adhuruar ndër shqiptarët, një shëmbëlltyrë e Despotit Andrea Muzaka?

Do t’i përgjigjeshim pozitivisht kësaj pyetje edhe për faktin se që të njëjtën shqiponjë në mantelin e figurës së Shën Gjergjit në Kishën e Shën Athanasit në Kostur, e ndeshim në emblemën e Muzakajve , të egzekutuar në basoreliev në altarin e kishës së Shën Mërisë së Mezanjës edhe ajo një fondacion i Muzakajve të emigruar në Itali pas rënies së Krujës.(Pëllumb Xhufi. Nga Paleologët te Muzakajt. Tiranë: 2009, Shtëpia Botuese 55, fq 278-279).

Gjurmimi dhe rikrijimi i hartës së trashëgimisë kulturore shqiptare në rajon ndihmon në shpjegimin dhe rrëfimin e historisë së shqiptarëve dhe marrëdhënieve të tyre kulturore mes vetes dhe qytetërimeve të tjerë si dhe rolin që luajtën familjet fisnike arbërore në ushtrimin e pushtetit administrativ e kulturor në rajon. Portreti i Andrea Muzakës mund të jetë portreti i parë i një prijësi arbër në një afresk dhe kjo mund të përbëjë një risi për dokumentimin e prijësit të parë arbër në historinë shqiptare.

16 komente në “Shëmbylltyra e Princit Arbër Andrea Muzakës në kishën e Shën Thanasit në Kostur”

  1. ben says:

    Shiko tani kur te na dalin jevgjitet filogreke dhe te na i bejne Muzakajt, greke. Pastaj ky Kosturi, apo Kastoria sic e quajne sot, paska qene territor Arberor. Si qelloi qe mbeti matane kufirit? Po keshtu, Pellumb Xhufi, ka shkruar librin “Arberit e Jonit” ku pershkruhet me fakte se ajo krahine qe sot, aziatiket qe e quajne veten greke na e kane vene nen te ashtuquajturen “Vorio Epir”, ka qene e populluar teresisht me shqiptare. Vori Epiri qe ekziston vetem ne mendjet e tyre te semura.

    1. Flm says:

      O kompleksik, o mjeran, o Inferior, qe jeni te etur per pak lavdi te dhuruar ose te vjedhur.
      ###
      Lexoni ne internet Kastoria wikipedia ne anglisht (dhe mos me thoni qe jane genjeshtra, sepse ka referenca per c’do ngjarje).
      ###
      Kastoria (sipas mbishkrimeve Bizante dhe jo Kostur) ishte pjese e nje perandorie, me kultur, gjuhe dhe influenc teresisht Greke Orthodhokse.per periudhen qe flet artikulli, Perandori Grek Aleksio Komninos vuri si prostat (mbrojtes) nje prinnc Arberor, per ta mbrojtur nga sulmet.
      Kjo nuk do te thote qe Kastoriaja ishte Arberore (Shqiptare jo qe jo, sepse akoma nuk ishte shpikur ky term)
      ###
      Sic vuren Otomanet ne Janin Ali Pashai, ne Egjypt Ali Pash Egjyptin … kjo nuk do te thote qe Egjypti ishte Shqiptar sepse komandohej nga princ Shqiptar, as qe Perandoria Otomane ishte Shqiptare se udhehiqej nga kryeministra Shqiptar.
      Kryeministrat “shqiptar” ishin Turq dhe jo perandoria Turke Shqiptare.
      ###
      Edhe po te pranojme se Kastoriaja ishte “teresisht” Arbere (sepse ne nje perandori ka popullata te perziera), c’fare lidhje kane Orthodhokset Arberor tmerr i Turko-Islamikve me Shqipot vellezer te Turko-Islamikve.
      Ju as emrin Kastoria nuk e thoni si Arbet (sipas mbishkrimeve te Kishes) por si Turqit Kostur.
      ###
      Sa do te fshiheni qellimisht pas Patriotizmave, ceshja mbetet teresisht Kulturore dhe Fetare prandaj Erdogani Ju thot vellezer edhe Shqipove dhe Arabve, e Pakistanesve, sepse ju lidh Islami, as nje here nuk do te thote Vellezer as tek Arbereshet dhe Arvanitasit, e as tek Pondet e Trapesundes sepse jane Orthodhoks.

      1. Tanguli says:

        E mor Flm Coban INFERIOR, te qenka rritur koka, te eshte bere si bytha e dashit! C’thua mor kokrra e budallait!? PO C’LIDHJER KA FEJA ME KOMBESINE O TORROLLAK. PO PSE, NESE TI NESER BEHESH BUDIST, MOS DO NA THUASH SE JE KINEZ!? PO JO O KOKTRASH, TI PRAP COBAN ME DHI DO MBETESH, CFAREDO FEJE QE TE KESH. A KUPTON O KOKTUL? Kosturi kurre nuk ka patur dhe as sot nuk ka “greke” more debil i lindur, more zvarranik i perbuzur! Eshte PUSHTUAR nga shteti neogrek ne 1913. A ke shkuar ndonjeher ne Kostur o pacavure!? Nuk ka “greke” atje as sot qe po flasim. Popullsia perbehet nga shqiptare (arvanite dhe vllaho-arvanite), nga sllave (bullgare) dhe nga turq kristiane (ponte e karamanlinj) te ardhur pas viteve 1925! Atje popullsia flasin bullgarisht, shqip, vllahce dhe turqisht, ndersa greqishtja eshte si “gjuhe nderkombetare” midis njeri-tjetrit dhe gjuhe e shtetit. Nderkohe pjesa e popullsise myslimane (ishin te gjithe shqiptare) eshte larguar me force ne vitin 1925 ne drejtim te Turqise, sipas nje marreveshje midis shtetit turk dhe atij neogrek per shkembim popullsish. Nese shqiptaret myslimane nuk do ishin larguar me force, sot zona e Kosturit dhe Follorines (ku kane mbetur vetem shqiptaret e krishtere) do ishte e banuar me mbi 80% nga shqiptare (kristiane dhe myslymane bashke)!!!

      2. ben says:

        Flm-keni kompleks inferioriteti qe demostrohet ne fjalorin e rrugeve qe e zoteroni aq mire. Qe ajo krahine ka qene arberore, ashtu si i gjithe veriu qe sot eshte nen Greqine, nuk ka anje dyshim. Kete e vertetojne qqindra mijera dokumentet te arkivave te venedikut dhe ato te Selise se Shenjte. Eshte e provuar katerciperisht se si greket kane falsifikuar dokumentet historike te ketyre arkivave, kur i kane perkthyer ne greqisht, ku fjalet “shqiptar” apo “arber” e kane zevendesuar me fjalen “grek”. Po keshtu, mbas fjales “ortodoks” kane shtuar fjalen “grek”. Ky falsifikim eshte treguar me fakte nga Pellumb Xhufi, ne vepren e tij “Arberit e Jonit”, ku krahas versionit original ne latinisht, jepet edhe perkthimi i te njejtit dokument ne greqisht. Fatkeqesia juaj eshte se kerkoni te mbuloni pa-aftesine tuaj per te argumentuar nje teze te humbur, kundrejt fakteve dhe kete e beni duke perdorur sharje banale. Nuk kam aspak deshire qe te replikoj me nje individ te rendomte si puna juaj, por keto komente i shkruaj per ato njerez qe kane etike njerezore, qe fatkeqesisht juve ju mungon teresisht.

  2. beni says:

    Professor xhufi eshte shum me vonese,ne reagimin e 3 muzakajve qe perfaqsojn Kulturen Arber?
    Lindi ne opar te gjurices,sot korce,zoteroj Ter fushen e myzeqese,ATE te beligradit sot berat e kosturit!
    Reth fillimit te shekullit te 13 dhe mbarimit te atij te 12 U ndesh me Lüfte pushtetesh Midis Annjaut e Stefan dushan ku doli fitimtar Stefan dushan Duke perzene Annjaun pergjithmon!
    Familja muzakaj mbas pushtimit otoman, U emigrua ne itali!
    Myzeqeja ka ngel nga muzakaj,Kurse ballsh nga ballshic strazimir Zeta

  3. Anastas Kullurioti says:

    Jam dakort me FLM ne shekullin e 14-te nuk kishte Grek ne ato troje . Kishte nje kultur Bizantine si kultura Romake ne Mesdhe etj. Sllavet kishin depertuar deri ne Peoloponez. Venezianet morren shume Shqiptar per te populluar gjithe Atiken sepse kolera e 1350 dhe lufterat me Otomanet e kishin zhdukur popullsin autoktone Greke ne Atike,Eubea,Peloponez e ishuj. Shkoni lexoni ne biblotekat e Venezias Romes,Milanos per ate periudh -1350-1500 mos shkruani gjepura kur nuk dini. Mos u ndikoni nga fundamentalizmi fetar por analizoni faktet. Greqia shtet qe u krijua ishte nje krijes Franko Gjermane Ruse teknikisht edhe sot mbahet ne kembe prej bakshisheve Gjermane. Krijoj nje identitet artificial ne shekullin e 19 duke asimiluar popullsin sllave-turke-Shqiptare . Perdoret ombrella fetare per te asimiluar popujt .

    1. uhahahaaaaaa says:

      Mos se i ra infarkt ne zemer atij Flm Pisoglendit, katunarit te dhive ? ? ? ? ?

    2. ben says:

      Anastas Kullurioti-nuk me rezulton asnje lufte qe paskan bere greket, sic thoni juve, kunder turqeve. Te pakten nuk ka ne arkivat europiane asnje dokument qe te na tregoje ne se sufllaqexhinjte paskan luftuar ndonjehere kunder osmaneve deri para te ashtuquajturit “revolucioni grek” qe perfundoi me krijimin e Geqise moderne, nderkohe qe ka me mijera dokumente qe provojne luften e vazhdueshme te shqiptareve, apo edhe serbeve, hungarezeve, bullgareve, rumuneve e te tjere, kunder osmaneve gjate gjithe historise 500 vjecare te pushtimit turk. Nje fakt i pamohushem eshte beteja e Kosoves e 1389-tes, ku ishin prezent te gjithe popujt ballkanike pervec GREKEVE. Perse? Si ka mundesi qe kjo rrace aq “luftarake”, sic e thoni juve, nuk mori pjese ne nje beteje qe percaktoi fatet e te gjithe popujve ballkanike per me shume se 500 vjet? A mos valle sepse …. nuk ekzistonin me greket, ose mbase keto ishin vetem popullsi teper te vogla? Si ka mundesi qe deri para Revolucionit Grek, qe me mire duhet quajtur “Revolucionit te shqiptareve te Greqise”, nuk ka asnje njoftim per ndonje “rezistence te grekeve etnike” kundrejt pushtuesve osmane?
      Sa i perket levizjeve te populates drejt zonave ku semundjet e ndryshme kishin shfarosur popullsine vendase, per ate keni te drejte

      1. ec aty says:

        Sepse “greket” nuk ekzistonin si popullsi ne mesjete! Helenet e lashte ishin nje popull qe u zhduk ne rrjedhat e historise. Neogreket e sotem jane nje krijim fantazme i filoheleneve evropiane te shek XIX-te, jane nje mix i pupullsive te Ballkanit dhe Azise, qe kane vetem nje te perbashket : fene!

        1. Valer% says:

          Po gjuha greke atehere si mbijetoi? Ajo flitet akoma dhe sot. Si u zhdukerka nje popull i tere ashtu kot? Gjenetika e bere vitet e fundit nuk e mbeshtet fare kete genjeshter.

  4. BUM says:

    Ty zogu i c’nderuar flm,, ty qe per interes je dhe turk edhe grek , je edhe engjell edhe djalle,, edhe i krishtere edhe myslimann,,, ty perdor fjalen turke arnaut per te na ‘ofenduar” dhe nuk perdor fjalen . ARBERESH,, APO ARVANIT (GREQISHT) APO ARBERESH ( ITALISHT),,, duke e ditur qe kane te njejtin kuptim por ne gjuhe te ndryshme,,, ju mongoletjevgjit”grek”patriarkanen e keni mu ne zemer te turqise ,,dhe asanjehere nuk jeni bere bashk qe ta hiqni nga turqia ,, po nuk i doni turqit hiqeni,,, po ju jeni vellezer te nje gjaku me mongolet ”turq” vetem feja ju ndan,, se ju perpara cdo gjeje veni interesin ,,ju .. per interes shisni dhe nenat tuaja,,, per te na share neve ty i ‘c’nderuar flm i perdor fjalet turke .. kurse per te share”greket” nuk do ti degjosh

  5. BUM says:

    Ty zogu i c’nderuar flm,, ty qe per interes je dhe turk edhe grek , je edhe engjell edhe djalle,, edhe i krishtere edhe myslimann,,, ty perdor fjalen turke arnaut per te na ‘ofenduar” dhe nuk perdor fjalen . ARBERESH,, APO ARVANIT (GREQISHT) APO ARBERESH ( ITALISHT),,, duke e ditur qe kane te njejtin kuptim por ne gjuhe te ndryshme,,, ju mongoletjevgjit”grek”patriarkanen e keni mu ne zemer te turqise ,,dhe asanjehere nuk jeni bere bashk qe ta hiqni nga turqia ,, po nuk i doni turqit hiqeni,,, po ju jeni vellezer te nje gjaku me mongolet ”turq” vetem feja ju ndan,, se ju perpara cdo gjeje veni interesin ,,ju .. per interes shisni dhe nenat tuaja,,, per te na share neve ty i ‘c’nderuar flm i perdor fjalet turke .. kurse per te share”greket” nuk do ti degjosh, edhe engjell edhe djall,,p

  6. Nik says:

    Prof P,Xhufi ka shumè merita pèr studimet rreth antikitetit gjithashtu falnderojm Dr D,Koçin qè rifreskon memorjen vèllezèrve aziatik.Besoj se Prof Xhufi duhet ti ketè njohur kur ishte ambasador nè romè njerèz tè fisit Muzakaj qè jetojn pranè romès dhe marrin pjes nè takime me arbèreshèt etj etj Muzaka èshtè dhe lojtari arbèresh qè luan me Milanin ose Inter nuk mè kujtohet mir.Njè incident i vogèl ka ndodhur nè muajin dhjetor i 1990 ès nè Kostur kur vlonjatèt qè i kishin vendosur mbi Kostur nè njè ish repart ushtarak filluan tè qèllojn me gurè policèt grekè pèr trajtimin pak civil ndaj tyre dhe u boshatis kampi por mbas disa ditèsh u mbushèn autobuzat drejt Kapshticès.Ndoshta Dr,D,Koçi gjen diçka rreth gazetave lokale ose nacionale greke pèr atè periudh nè Kostur.

  7. andreas says:

    Xhufi nuk di greqisht, te pakten mos genjeni ne kete pike…

    1. i cudituri says:

      Kush te tha ty se nuk di o buf ?

    2. Reporter Tarasi says:

      Prof Xhufi di greqisht, se i duhet per arsye profesionale. Po ashtu edhe italisht …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje