Poetja Mimoza Ahmeti është e para që nis një cikël leximesh nga poezia shqipe të titulluar “Poetët për poetët” iniciuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Poetja e njohur e viteve 90-të, shfaqet në një video, publikuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, duke lexuar poezinë e saj më të re, të titulluar “Tjetri”.
Por fabula e kësaj poezie duket interesante pasi Ahmeti, duket se flet për gruan e diktatorit, Nexhmije Hoxha. Duket se mes tyre ka pasur një keqkuptim.
Për më shumë lexoni poezinë e shkruar prej Ahmetit.
“Tjetri”
Mimoza Ahmeti
Unë isha një poete e re, që ajo nuk e takoi asnjëherë.
Ajo ishte një grua, “Diktatorja”, që unë nuk e takova asnjëherë.
Ne patëm një takim simbolik: kisha shkruar një poezi për të dashurin tim, ku e quaja “hiena me sy të kaltereme”.
Kisha shtuar: Prova e qëndresës sime! Gruaja “Diktatore” kishte kujtuar se këto vargje aludonin për të.
Kur “Diktatoren” e rrëzuan nga pushteti, kritiku më në zë i letrave dhe esteti, më thoshte që donte të shkruante një libër për mua.
Se si diktatura më kishte censuruar dhe përndjekur. Unë nuk mund t’i shpjegoja atij se ajo poezi e mallkuar, që e kishte bërë atë grua të tërbohej, i kushtohej të dashurit tim.
Kritiku estet më ndiqte. Vazhdoja t’i ikja, derisa ndërroi jetë. Po këtë vit, ndoshta nga Corona, ndërroi jetë edhe “Diktatorja”.
Tani që ata të dy nuk janë, unë pa frikë mund të pohoj se diktati vjen nga keqkuptimi dhe se frika nga tjetri krijon fantazmën historike.
Debile
Fol Mimoza fol se vdiq Nexhmija , eh sa do degjojme ne tani . Sa ishte gjalle nuk fliste njeri .
Vete pamja e kesaj poeteje me duket si fantazme! Nuk njoh e nuk kam pare poetë apo poete fantazma…
Po ku qinte Nexhi per ty mi Moza.
Vite drite larg, pavarsisht skajeve….
Poezi qenka kjo? Dellirante! Shko mbushu me kukumjackat interesaxhie te “Qendra Kombetare e Leximit dhe Librit”!
Nexhmijes ne ate kohe,jo te ish keqkuptuar,po sikur nje vegim sado i vogel per keq ti kish shkuar per ty nuk e shihje me driten e diellit,mos u tallni me njerezit,diktatura ka qene aq e komplikuar dhe e ashper sa keto poezit e kesaj me keqkuptimet e Nexhit do duken si portokallia.Kur e mendon qe evgjiti Gjirokastres vrau kunatin dhe shoket e tij me te afert imagjinoni per te tjeret qe i dukeshin si miza,kur dihet qe Nexhi ishte akitektja e vendimeve qe merrte Enver mortja.
Vizitoheni te shkreten se paska ikur nga fiqiri.Me sa e shoh une kjo nuk riparohet me ,po cojeni ta shikojne mjeket se se mbase ka ndonje mundesi per te gjoren.
Po clidhje kishte Nexhmija me ty ,moj vajze e Bules.Uleni pak pazarin,se jeni nalt shume
Kjo ka qwene aq e shemtuar e re,..Kjo ka qene aq e shemtuar e re..Nexhmija edhe 100 vjec ishte me e bukur se kjo Ahmeti..
Prandaj nuk e ka takuar,se as qente nuk i afroheshin kesaj.
Cfare ta kete perndjekur Nexhmija kete.Kete e ka mallkuar krijuesi.