Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të pezullojë përkohësisht dekretin e tij për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të qeverisës së re.
Kreu i shtetit kosovar thekson se do ta respektojë vullnetin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i ftoi subjektet politike që të sillen me maturi dhe të respektojnë kushtetutën e Kosovës.
“Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi.
Dekreti i z. Thaçi u pezullua deri më 29 maj, kohë kjo në të cilën pritet të publikohet vendimi i plotë dhe ai argumentuar i Gjykatës Kushtetuese.
Paculli e “rrezikoj jeten” per ta votuar “qeverine e re”, e keta tash tallen jo deri ne fund te Majit. Por sprishe pune, nese i fton Grenell, keta do te jene ne “krye te detyres” pavarsisht gjykates.
Boll u mundove ta kontrabandosh qeverinë e Hotit duke e shpallur dekretin jashtë orarit të punës në ora 16.30,por si duket ende ka profesionist në Ghykatën Kushtetuese prandaj nuk tu shit kontrabanda.
Kosoves I duhet nje force politike e re,se WW-eja doli nje levizje fashiste,dhe duhet larguar urgjent.
O Nafie, aman na trego e ke rrahur dybekun per Z. Thaqi!?
Jam duke ndjekur ne report tv nje intervist me musteqe Mutin Bole Abazin e ww-es,ky bolja i kerkon llogari qeverise shqiptare pse nuk I raportojne ketij legeni per levizjet e Pacollit ne Shqiperi.Mustaqe Muti Bole Abazi dhe islamisti Hysamedin dini qe nuk perfaqesojne askend ne Shqiperi,pervec fashistit Albin Kurti.
Nafieee…ta paska tund dybekun pak si fort rilindja…dybekun nafieeeee
Kercen prifti nga belaja..