Lihet në burg 24-vjeçari nga Taxhikistani i kërkuar për terrorizëm, avokati ish deputet i PD: Nuk u arrestua, u vetëdorëzua në polici

2 Maj 2020, 12:31Kronika TEMA

Gjykata e Tiranes caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Komron Zukhurov, shtetasin nga Taxhikistani i arrestuar për llogari të Gjermanisë pasi dysohet së është pjesë një celule terroriste.

Avokati mbrojtës i 24-vjeçarit, ish-deputeti i PD Asllan Dogjani tha se klienti i tij ishte vetëdorëzuar në polici, nuk ishte arrestuar nga policia.

Komron Zukhurov, 24 vjeç, u arrestua nga forcat e antiterrorit pasditen e së mërkurës si pjesë e një celule terroriste në Gjermani.

Sipas informacioneve, ai u vu në pranga në bulevardin “Zogu I” dhe nuk ka bërë rezistencë. Agjentëve të antiterrorit shqiptar iu deshën vetëm 9 ditë për të lokalizuar vendndodhjen e tij pasi një Gjykatë Federale në Gjermani, lëshoi urdhrin e arrestit ndërkombëtar, më 21 prill.

Zukhurov kishte hyrë ne territorin shqiptar më 17 shkurt të këtij viti përmes Aeroportit të Rinasit me një vizë të rregullt, ndërkohë që po verifikohen kontaktet e tij në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

24-vjeçari dyshohet se është pjesë e një celule terroriste, ku 5 anëtarë të saj u arrestuan nga policia gjermane, më 15 prill në Berlin.

Dy javë më parë mediat gjermane raportuan duke iu referuar autoriteteve vendase, këta persona kishin planifikuar të kryenin sulme ndaj individëve, të cilët kanë qenë kritik të Islamit dhe në të njëjtën kohë kishin parashikuar të kryenin sulme terroriste në bazat e forcave amerikane në Gjermani.

4 komente në “Lihet në burg 24-vjeçari nga Taxhikistani i kërkuar për terrorizëm, avokati ish deputet i PD: Nuk u arrestua, u vetëdorëzua në polici”

  1. E varni bashke me Dogjan islamqenin says:

    Raca e ndyre ky Asllani anetar dhe spiun islamik, hetojeni se do gjeni xhevaire islamike nga ky i pa fytyre islamist qe strehon islamqenet.

  2. Aleksander says:

    PD, PD, PD, PD.
    Vazhdoni kyt rruge se mir e keni.
    Ish deputet i PD.
    Ne kyt mes dikush rren, o gazetari nuk ka informazion te sigurt e nuk ashte i zoti me vertetua me fakte o ky ish ish ish ish pd, pd, pd , avokat, avokat, avokat.
    Kush rren?

  3. lesh e li says:

    C’deshe ne Taxhikistan? Hajde te shkeputesh nga tarafi gruas. Ja bere gropen vetes, Asllan.

  4. Koli says:

    Hetoni dhe trungun dogjani se mund te jete financuar nga islamiket.Nga ferra e vogel del lepuri madh.I terheq gjaku se sperm osmane jane keta kermat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje