Mark Marku kundër hapjes së Universiteteve: Lokalet hapen jashtë, ndërsa studentët futen brenda

2 Maj 2020, 23:59Sociale TEMA

Pedagogu Mark Marku e quan arbitrar vendimin e Ministrisë së Arsimit për kthimin e studentëve në auditore në muajin qershor.

Në një intervistë për RTV Ora, Marku shprehet se në një kohë kur qeveria njofton se do të hapen lokalet vetëm në ambientet e jashtme, studentëve u thuhet të futen në auditore.

“Ka një kaos, këtë e ka shkaktuar urdhri i MAS. Ndërkohë që ne po vazhdonim dhe po mendonim për organizimin e formave të testimeve online në këtë moment nga Ministria doli urdhri që studentë e pedagogë nga 1 qershori do të kthehen në auditore. Ky vendim është i gabuar.

Ne nuk e dimë çfarë parashikimi ka Ministria për 1 qershor, kur në vendimet e qeverisë thuhet se nga 18 maji do hapen lokalet por jashtë, do vazhdojë ndalimi i komunikimeve më tepër se 5 persona në ambiente të mbyllura”, u shpreh pedagogu Marku.

Më tej, duke folur për leksionet në distancë në auditore, pedagogu Mark Marku tha se numri i lartë i studentëve e pamundëson kushtin e ministrisë.

“E kemi të pamundur të bëjmë mësim me vetëm 5 persona. Distancimi social nuk është i mundur. Vetëm Fakulteti jonë ka 4 mijë studentë dhe 1300 studentë të viteve të fundit në bachelor dhe master dhe kemi vetëm 20 salla.

Me kaq salla me 5-6 studentë ne arrijmë të administrojmë çdo orë të ditës 100 studentë, kemi 1300. Është e pamundur dhe nuk mund të bëhemi garant të masave. Duam por nuk mundohemi.

Nuk kemi ambjente ashtu siç nuk kanë të gjitha Universitetet në Shqipëri”, shtoi ai.

2 komente në “Mark Marku kundër hapjes së Universiteteve: Lokalet hapen jashtë, ndërsa studentët futen brenda”

  1. Ed says:

    Ti nuk the nje here qe behet gruri ne fshatin tone !! Shko aty ne auditore dhe bej si do bejne gjithe te tjeret! Nuk humbim gje dhe po te humbem ty o vule humbur qe e nise si disident I Berishes dhe perfundove ne pedagogu dixhital !!!

  2. Ce says:

    Ky plehra dhe fytyra me e shpifur e gazetarise virusiane po te kishte mare vendim ministria per te mos i hapur universitetet me siguri do kishte dale duke uleritur qe qeveria po mbyll universitetet se jemi kthyer ne diktature , ky eshte nje monster qe nxjerr vetem helm nga goja qe i shkofte jeta nxire sic ka shpirtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje