A ka bërë operacion në zemër? Ekspertët mjekësorë tregojnë kuptimin e ‘hijeve’ në duart e liderit komunist, që u zhduk për 20 ditë

3 Maj 2020, 11:46Bota TEMA

Ditën e djeshme lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u rishfaq pas më shumë se 20 ditësh duke treguar që gjithçka është  në rregull.

Por në disa pamje nga fjalimi i tij, është parë që Kim ka disa shenja në duar.

Ndërkohë sipas ekspertëve mjekësorë mësohet se shenjat në duart e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un lënë të kuptohet se ai mund t’i jetë nënshtruar një operacioni në zemër.

Në rishfaqjen e tij pas 20 ditësh ai preu shiritin në hapjen e një fabrike të plehrave në Sunchon. Prandaj në detajet që ekspertët mjekësorë kanë vlerësuar tek trupi i Kim, tregojnë se ai ka pasur një problem kardiovaskular.

Dje diktatori u pa i buzëqeshur dhe duke biseduar me ndihmësit në ceremoni dhe gjithashtu duke vizituar uzinën, por vërtetësia e fotove nuk mund të verifikohej. Ai u shoqërua nga disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, mes tyre ishte edhe  motra e tij, Kim Yo Jong.

Në foto shihet se shenjat në durt e Kim, ngjasojnë me shenjat e gjilpërave. Megjithatë pavarësisht daljes së tij publike, lideri komunist i Koresë së Veriut ende nuk ka mbajtur një komunikim të drejtpërdrejtë ku të flasë dhe të tregojë ç’ka ndodhur përgjatë kësaj kohe të  që ishte ‘zhdukur’.

Dailymail

5 komente në “A ka bërë operacion në zemër? Ekspertët mjekësorë tregojnë kuptimin e ‘hijeve’ në duart e liderit komunist, që u zhduk për 20 ditë”

  1. Turja says:

    Ka edhe dy variante tek peralla mediatike ,qe ti shikohen edhe gishtat e kembeve dhe e dyta qe mund te qendroje ne kete bote idote qe jetojme sot qe ,ky ne fakt nuk eshte Kimi i vertet por sozia e tij, dhe hop Xhixhi nje lajm idot per mediat idote qe sot jane fokusuar tek shenjat qe ka ne l..qe Kimi i Korese se Veriut!

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Per mua,do te ishte interesante qe gazetaret te zbulonin pse Kimi ,mbas lajmit te “vdekjes”
    se tij shkoi pikerisht ne perurimin e fabrikes se PLEHRAVE dhe jo diku ne vend tjeter…
    Mos valle Kimi eshte vec te tjerash ,edhe alegorik?…

  3. uhahahaha says:

    Nuk gjuan rrufeja ne hale ???!!!!! te me falin tru shperlaret …..

  4. dhjetorist says:

    Shikoini jo vetem duart por dhe palloshin se cfare ngjyre i ka.Tamam lajm.

  5. babalja says:

    ore TeMA po cna plasi trapi per kete
    Na njofto per shendetin e saliut, mones , gugut etj se larg qofte semuren dhe mori fund demokracia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje