Rriten tensionet: Koreja Veriore dhe Jugore shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit

3 Maj 2020, 09:46Bota TEMA

Koreja Veriore dhe Jugore kanë shkëmbyer gjuajtje me armë zjarri të dielën, duke ngritur kështu tensionet një ditë pas paraqitjes së liderit Kim Jong Un, i cili për tri javë nuk u paraqit në publik.

Disa gjuajtje me armë janë dëgjuar në mëngjesin e së dielës nga ana e Koresë Veriore në drejtim të Koresë Jugore, raportuan autoritetet.

Pas disa javëve të spekulimeve për shëndetin dhe vendndodhjen e liderit verikorean, media shtetërore koreane publikoi fotografi të një ceremonie inauguruese të shtunën në të cilën u paraqit Kim Jong Un.

Shkëmbimi i zjarrit është konfrontimi i fundit në mes dy vendeve që tanimë janë në luftë.

1 komente në “Rriten tensionet: Koreja Veriore dhe Jugore shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit”

  1. specialisti says:

    Krujeni krujeni me Korene e veriut …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje