Udhëheqësit e BE-së janë zotuar se do të mbledhin miliarda për të fituar luftën globale ndaj coronavirusit. Duke u shprehur se po mbështesin thirrjen për veprim të përbashkët të Organizatës Botërore të Shëndetit, udhëheqësit njoftuan nisjen e një platforme globale të bashkëpunimit për të përshpejtuar dhe shkallëzuar kërkimin, zhvillimin, hyrjen dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinës apo trajtimeve të tjera terapeutike dhe diagnostikuese për shpëtimin e jetës.
Të hënën, më 4 maj, ata planifikojnë të mbledhin një shumë fillestare prej 7.5 miliardë eurosh në një konferencë online në internet – fonde që janë vetëm fillimi i asaj që duhet të mblidhet për të luftuar COVID-19, thanë ata.
Në një deklaratë, udhëheqësit e vendeve të BE-së shkruan: “Nëse ne mund të krijojmë një vaksinë që është prodhuar nga bota, për të gjithë botën, kjo do të jetë një e mirë publike unike globale e shekullit XXI. Së bashku me partnerët tanë, ne angazhohemi ta bëjmë atë të disponueshme, të arritshme dhe të përballueshme për të gjithë”.
Nënshkruesit e kësaj deklarate ishin: Charles Michel, President i Këshillit Evropian; Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian; Giuseppe Conte, Kryeministër i Italisë; Emmanuel Macron, President i Francës; Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë; Erna Solberg, Kryeministre e Norvegjisë.
Po britaniket ku jane…po lindoret qe moren miliarda nga BE,??? Apo kur jam i varfer,kam nevoje,tashme qe duhen realizuar detyimet,kthejne krahet..Po Kina,SHBA,Japonia,Rusia,Kanadaja,Australia,sheiket e naftes qe kane jahte qe kushtojne miliarda….
Ka ardhur koha per nje transformim rrenjesor te sistemit ekonomik boteror,te rishperndarjes te te ardhurave,te uljes deri ne minimum te shpenzimeve per armet ,pra per vdekjen dhe rritjes se shpenzimeve per shendetesine,zhdukjen e varferise,kontrollin e demografise,arsimimin..Eshte cnjerezore te lindesh femije pa llogari dhe ti hedhesh ata ne rruge si qenie pa vlere Sic ndodh ne Afrike apo Ameriken Latine.Dhe kudo para se gjithash duhet rritur rolin i shtetit deri ne monopol te veprimtarive baze,shendetesi,arsim,strehim,….duke rritur taksat ne menyre gjeometrike per pasurine.Sepse nje virus vuri me shpatulla as murit gjithe njerezimin.Ne se etja pa fund per pasuri dhe egoizmi nuk frenohen,bota mund te shkoje ne katastrofe.Ne se miliona rrezikojne nga semundjet apo uria ,vilat lluksoze ,duke filluar nga ato te Lalezit apo te perferive te Tiranes nuk ka burre nene ti mbroje .