Kryeministri Edi rama edhe njëherë ka dhënë garanci të plota se të gjithë punonjësit që dolën pa punë për shkak të epidemisë do të marrin “pagën e luftës”.
Rama ka shpjeguar dhe njëherë rrugën që duhet të ndjekin për të aplikuar, në mënyrë që të përfshihen në listën përfituese.
Ndërsa nuk ka munguar të paralajmërojë biznesin e madh se sot në qeveri do të miratohet një gjobë kuptimplotë për të gjitha ato biznese të mëdha që tradhëtojnë punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë asnjë aplikim.
Postimi i plotë i Ramës:
? Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në whatsap, drejtohen këtu (ku u lutem të jenë konkretë e të lënë të dhëna të sakta për biznesin ku kanë punuar, jo komente të përgjithshme?), në Ministrinë e Financave ose tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësit e tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikojnë për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish, u kanë kthyer kurrizin!
Kjo është e patolerueshme!
SOT NE DO TË MIRATOJMË NJË GJOBË KUPTIMPLOTË PËR SUBJEKTET E BIZNESIT TË MADH, QË TRADHËTOJNË ME KËTË PAPËRGJEGJSHMËRI TË PLOTË SOCIALE PUNONJËSIT E TYRE, DUKE MOS MARRË MUNDIMIN TË BËJNË AS NJË APLIKIM 3 MINUTA NË EMËR TË KOMPANISË PËR TA?
KUSH NUK DO TA MARRË MUNDIMIN TË APLIKOJË TEK TATIMET, QË PUNONJËSIT TË MARRIN PAGESËN 40 MIJË LEK, DO TË GJOBITET PËR ÇDO PUNONJËS QË KA BRAKTISUR NË KËTË MËNYRË TË PATOLERUESHME!
Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!
? NDËRKOHË VAZHDON SHPËRNDARJA E NDIHMËS FINANCIARE DHE KËTË JAVË NIS LËVRIMI I KËSTIT TË DYTË TË PAGËS SË LUFTËS, SI EDHE NDIHMËS EKONOMIKE DYFISH?
Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare.
? ASNJË S’DO MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON ME LIGJ E ME ZAKON!
Vazhdo prapë ti Edo,
Bëj politila shtetërore nga Fejsbuku..
Njerëzit po te thonë uklu ti thua gjurmët..
Po normal ça do merresh me oligarket e tu, të Saliut dhe Likes ti…
Abaaaba si bon Shaqo Bregu ato punë….
Varja popullit se dele jane shiko te punosh per ata qe te kane vene e te mbajne e te dusn aty…
Zoti Kryeminister.Mos ja hidh fajin biznesit te madh per çdo neglizhence te administrates shteterore.
Kemi 10 dite qe eshte bere ankesa ne DRT per punonjesit e larguar realisht nga puna qe ne muajin mars ( 12 mars) , por te larguar nga puna zyrtarisht ne fillim prilli (,me Esig 027-(punonjes ambient bari), dhe ende e sot kesaj dite ceshtja mbetet e patrajtuar pa kthyer pergjigje nese u takon apo su takon paga e Corones.Nje pjese e madhe e bizneseve ( sikurse i joni) , nuk e bene largimin zyrtarisht te punonjesve me mendimin qe do te trajtoheshin nga qeveria.Por kur qeveria mori Vendimin qe do te perfitonin kush ishin larguar zyrtarisht, atehere edhe ne e beme largimin zyrtarisht te tyre ( pavaresisht se i paguam komplet muajin mars, por qe skishim me takat per muajt e tjere).Eshte e pa drejte te vihen kushte se kush e ka dorezuar Esig027 para apo pas dates 10 prill. Dihet qe banakier dhe kamarier baresh jane te papune qe kur u mbyllen baret (12 mars) , atehere perse refuzohet pagesa e tyre?