Vrasja e vëllezërve Haxhia, zbardhet dëshmia e të penduarit Klevis Alla: Viktimat kanë strehuar një nga grabitësit e Rinasit, kam marrë pjesë në 4 ngjarje kriminale

4 Maj 2020, 09:56Kronika TEMA

Klevis Alla, 22-vjeçari i cili akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) në Durrës ka dëshmuar në Polici se këta të fundit kanë strehuar në banesë një nga grabitësit e Rinasit.

Nuk dihen ende se për kë person e ka fjalën Klevis Allia. Po kështu, ai është shprehur se ka marrë pjesë në të paktën 4 ngjarje kriminale.

“Dy vëllezërit Haxhia strehuan në banesë një nga grabitësit e Rinasit. Unë kam marrë pjesë në të paktën 4 ngjarje kriminale”, ka dëshmuar ai.

Dy ditë më parë Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Ngjarjet e rënda u zbardhën nga tabulatet telefonike, por edhe bashkëpunimi i 22-vjeçarit me policinë.  Ndërkohë Dosja.al zbuloi detaje nga dosja e Prokurorisë për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Mësohet se detaji që ka fundosur autorët është një pjesë xhami e ‘Toyota-s’ me xhama të zinj, që atentatorët përdorën gjatë vrasjes. Kjo e fundit u gjet në vendgjarje.

Po kështu, makina është kapur edhe nga kamerat e sigurisë së një subjekti aty pranë. Dy të rinjtë u arrestuan pasditen e së enjtes nga Policia, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba.

Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre.

Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke  ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje.

Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

2 komente në “Vrasja e vëllezërve Haxhia, zbardhet dëshmia e të penduarit Klevis Alla: Viktimat kanë strehuar një nga grabitësit e Rinasit, kam marrë pjesë në 4 ngjarje kriminale”

  1. xhoxhi says:

    Si mund të kenë bisnese kriminelët nuk e kuptoj.Edhe burgaxhi edhe me bisnese.Ja kjo është jeta në kapitalizëm…

  2. Illi says:

    Si ka mundesi qe te penduarit lakohen me emer e mbiemer neper gazeta?!
    A la ligj per sekretin hetimor?!
    Pse tolerohet athere te kete “bashkëpunim” permes medias?!
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje