Gati rekrutimet: Për punë në shtet tani do aplikohet online, DAP nxjerr udhëzuesin për testimet dhe intervistat

5 Maj 2020, 09:23Sociale TEMA

Situata me koronavirusin detyroi edhe Drejtorinë e Administratës Publike (DAP) që bën edhe rekrutimet për punësimet në administratë që të shtynte pa afat procedurat.

Por tashmë janë aktivizuar vakancat e para për të cilat është bërë njoftimi në faqe, teksa DAP ka nxjerrë edhe dy udhëzues për mënyrën sesi do të vijohet me procesin e rekrutimit.

Në kuadër të distancimit social edhe nga administata do të operohet përmes kanaleve të tjera të komunikimit që do të thotë se intervistat dhe testimet do të kryhen online. Sa i takon testimeve udhëzuesi jep hap pas hapi proceduren.

Kështu udhëzuesi sqaron se aplikanti do të njoftohet nëpërmjet postës elektronike për datën dhe orën e zhvillimit të testimit.

“Sigurohuni që të mbani mend email-in dhe fjalëkalimin me të cilin keni aplikuar në platformën online të Departamentit të Administratës Publike” thuhet në udhëzues dhe nëse nuk arrini të mbani mend këto kredenciale mundësohet një link për t’i rimarrë.

Sa i takon testimit udhëzuesi sqaron se në ditën e këtij testimi 15 minuta përpara orës së fillimit duhet të klikohet në linkun: https://etesting.administrata.al/

“Përpara fillimit të testimit, ju këshillojmë të mbyllni të gjitha programet e panevojshme dhe sigurohuni që kompjuteri juaj nuk është duke bërë ndonjë përditësim (update). Plotësoni adresën e emailit dhe fjalëkalimin tuaj. Shtypni “Log In” për të hyrë në testim!” sqaron udhëzuesi.

E kështu hap pas hapi udhëzuesi orienton të interesuarit përgjatë gjithë procesit deri në kualifikimin ose jo të tyre.

Një tjetër udhëzues është ai për intervistat online ku sqarohet se pas testimit me shkrim, nëpërmjet postës tuaj elektronike do të njoftoheni për datën dhe orën gjatë së cilës do të zhvillohet intervista.

“Merrni masa që gjatë periudhës kohore të intervistës të dispononi një kompjuter me kamera dhe mikrofon dhe me lidhje në internet sa më të shpejtë e të qëndrueshme” nënvizon udhëzuesi. Të plotë këto dy udhëzues i gjeni më poshtë(duke kilkuar mbi tituj) (Monitor)

1.Testimi Online – Udhëzime për pjesëmarrësit

2.Intervista Online – Udhëzime për zhvillimin e intervistës me lidhje video

1 komente në “Gati rekrutimet: Për punë në shtet tani do aplikohet online, DAP nxjerr udhëzuesin për testimet dhe intervistat”

  1. Agim Rinushi says:

    Edhe konkurimet per punesime ne administrate do te jene si puna e tendereve sekrete qe mbushen xhepat e ministrave dhete drejtoreve ,miq te Edi Rames. Askush deri me tani nuk eshte emeruar ne baze te konkurimit,te meritave,por te parave dhe miqeve. E sfidoj DAP te beje transparente listen e te punesuareve ne adminstrate ,me kritret perkatese,nga viti 2017 dhe do te binden te gjithe se korrupsioni dhe nepotizmi na kane bere gjemen.Te pakten le te jete transparente listen e te punesuareve DAP per tre institucione qe i njohin te gjithe,OSHEE,OST,drejtorite e Ministrise se Shendetsise, e per te tjerat po deshi listen e te punesuarve me korrupsion ua bejme ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje