Nga Mero Baze
Beteja e Ilir Metës me Ardian Dvoranin nuk është një debat ku ka vlerë procedura, por mesazhi politik që Ilir Meta kërkon të japë, si i “pari” i drejtësisë. Ardian Dvorani si kryesues i KED (Këshilli i Emërimeve në Drejtësi), e ka të lidhur mandatin me faktin që është ende në detyrë, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Afati i mandatit të tij si anëtar i Gjykatës ka përfunduar, por ai nuk është zëvendësuar ende. Për këtë arsye ai është ende kryetar i KED.
Ai doemos që do të largohet këtë vit, pasi procesi i plotësimit të Gjykatës së Lartë po ecën shpejt. Dhe Ilir Meta e di këtë.
Këmbëngulja e tij për të hequr Dvoranin këtë javë, pasi pati një pranverë politike me Qeverinë, gjatë periudhës së pandemisë, është në të vërtetë një përpjekje e tij për të fituar autoritet mbi institucionet e drejtësisë, KED, dhe KLGJ (Këshillin e Lartë Gjyqësor), dhe për të demonstruar se ka një shumicë pro tij, brenda këtyre institucioneve.
Asgjë më shumë nuk i hyn në punë zëvendësimi i Dvoranit këtë javë, apo pas disa muajsh.
Të gjitha interpretimet e tjera dhe ato krahasimet që bëjnë me vendet vakante në Gjykatë Kushtetuese, janë pa vlerë, pasi nuk janë të ngjashme.
Kur bëhen plotësime në Gjykatë Kushtetuese, sipas Kushtetutës sonë, shpallet vakanca për vendin e një anëtari konkret që i mbaron afati. Personi që fiton merr vendin e një gjyqtari të caktuar. Nëse ai se ka konsumuar mandatin, ky merr pjesën e mbetur, nëse e ka konsumuar merr mandatin e ri të plotë.
Në Gjykatën e Lartë, sipas Kushtetutës, vendi vakant është në parim, pra largohet një gjyqtar dhe shpallet vendi vakant, por ai që zgjidhet ka mandatin e tij, pavarësisht nëse e ka konsumuar apo tejkaluar personi që ka liruar vendin.
Në këtë kuptim, rasti Dvorani nuk ngjan me rastet e vakancave të Gjykatës Kushtetuese që përdor Ilir Meta në argumentet e tij.
Por Ilir Meta nuk e ka hallin se Dvorani ka kaluar shumë kohë që ka tejkaluar mandatin. Kur tejkalon afatin kohor në një institucion për arsye që nuk varen nga ty, njësoj është dhe kur e kalon një muaj, dhe një vit, apo disa vite. Fjala vjen, për shkak të Presidentit dhe kapriçove të tij, kryetari i Kontrollit të Shtetit ka kaluar afatin me një vit, është larguar e është detyruar të rikthehet prapë. Por ky nuk është faji i tij, por i përpjekjeve të Presidentit për të kapur një institucion.
Por beteja e Ilir Metës në këtë rast, është më shumë se sa Dvorani. Është një betejë për të dhënë mesazh se ai tani ka situatën nën kontroll në KED dhe Këshilin e Lartë Gjyqësor. Jo pa qëllim sulmin e bëri pasi çertifikoi dhe raportet pozitive me Qeverinë, për ta bërë dhe më të plotë diversionin.
Ndaj injorimi i këtij revanshi ka rëndësi që këto institucione të mos ndjehen nën një presion politik të presidentit. Konsultimi me EURALIS dhe OPDATE, është rruga e duhur për ta mbajtur në shina profesionale debatin.
Një fitore politike e Presidentit kundër institucioneve të Reformës në Drejtësi, është një sinjal i keq për pavarësinë e tyre. Ai thjeshtë duhet injoruar dhe duhet lënë jashtë këtij procesi.
Aq më tepër që me Dvoranin ai ka dhe konflikt interesi, pasi ka qenë i pandehur i tij dhe do të tingëllonte dhe si hakmarrje ndaj një gjyqtari që ka dashur ta dënojë.
Po pse e mbroni kaq shum kte dvoranin ju?? Esht antiligjor ore mandati esht 9 vjet. Cfar flisni?? Pse e do KM??? Po ai fshehu 100 milion ore jeni ne vete. Qenka i pazevendsushem ky pse ska shqiperia me mijra jurist te diplomuar edhe jasht, kurse ky klyshi komunisteve duhet te rrij se sben. A ju dhjefsha institucionet e drejtsis o mafioze.
O ti “Uuuuuuu” , ato thusha atij Allendes albanese atij Ilir Muuuuuu….?????????
U dhjefsh vete mor “ujku” Uuuuuuuuu more “kelysh” demode…po ti ‘kelysh” i kujt je…..me respekt qe te mungon…
O daku po Vitore tusha i ka mbaru mandati me kohe!!!!pse ajo rrin akoma ne detyre???
KETA JANE BERE BASHKE DHE DVORANIN DO TE HEDHIN SI NJE LIMON TE SHTRYDHUR, KETA NUK I DUAN NJERZIT E NDERSHEM I DUAN SI VETJA E TYRE PRANDAJ BEJNE PAZARE HANE DREKA E DARKA.
Meta eshhte njeriu me ikorruptuar ne vend. Pyeten nje here ne greqi ne fshatin e Paliokostes (( hajdut bankash ) se cfare mendimi kishin per ate fshataret e tije.Nje plak i jep pergjigjen qe se priste gazetari,Paliokosta eshte djale shume i mire,i siellshem,ndihmon fshataret dhe nuk ka krijuar asnje problem ne fshate.Gazetari i thote plakut,a e dini ju qe ai ka vjellur me dhune disa baka dhe plaku i mencur i pergjigjet :po po e dim,por keshtu e kane keto pune disa grabisin me arme dhe disa te tjere me kostum grabisin me laps dhe pa me thuaj more gazetare kush i bejne me shume deme shtetit ata qe per dorin armen ,apo ata me laps. Keshtu qe ky paliopresident qe kemi eshte hajdut me laps dhe bllok ne dore dhe ka qene dovrani i gjyqtare i cili kishte kurajon dhe abstenoi nje vendim te koruptuar te dhene nga njerez te koruptuar hajdut me laps ne dore.keta hajdut me laps ne dore i kane dhene certifikat pastertie kruhajdutit te ZENE me ze dhe figure ,me bllok dhe laps ne dore.shenim:plaku nuk donte te mbronte Paliokosten por te ironiste hajdutet me kostum dhe lapes ne dore qe edhe ne vendin tone jane shume dhe nga te gjitha krahet e politikes dhe shoqeris shqipetare
“Afati i mandatit të tij si anëtar i Gjykatës ka përfunduar,por ai nuk është zëvendësuar ende”
Kur ka perfunduar mandati i tij 9 vjeçar,para 6 Ditesh,6 Javesh apo para 6 Vitesh?Perse nuk eshte zevendesuar ende,perse?
Ne cilin vend demokratik ndodh kjo?Edvin D’Rama eshte armiku më i madh i Shtetit dhe Kombit shqiptare.Vetem korrupsion,
mashtrime,perçarje,varferi,injorance,emigrim masiv…ka sjelle deri tani.Shtetit shqiptare i jan keputur te gjitha hallkat,qe kur
erdhi ne pushttet banda e “rilindjes”. Ka mbetur ndonje shqiptare normal,qe i beson akoma Kryeministri mashtrues dhe
drejteisise kukull qe ka instaluar ai?Ne kohen e Rames doli nga Burgu krimineli Lul Berisha,si i semure,te cilit ju garantua nje
pune nga Bashkia e Vangjush Dakos,sepse ishte i varfer.Para disa Muajve rezultonte se punonte shofer me makinen e tij!Por
tani i konfiskuan1.2 milion litra nafte,por krimineli bredh akoma i lire,megjithese banda e tij ka hapur mbi 13 varre!
O Zigur qeni , po paske qene bole komplet , ore ty me duket se te behet qefi kur te thone bole ose kar me zile ,
Vitore tushes i ka mbaruar mandati me kohe por po rrin ne gjykate kushtetuese se nuk ka kush e zevendeson!!’Pse nuk kerkon likja edhe zevendesimin e sja?!!sepse ajo eshte ushtarja e likes!!!e e kuptoni ku eshte loja?!!’Likja duhet te ishte ne burg por kush do fus Rama?ai eshte hajdut si likja
Kemi nje KUSHTETUTE, qe sejcili e interpreton sipas qejfit. Kur ndeshen mendimet, e dergojne ne Komisionin e Venecias.
Edhe Kosova po ben si ne.
Jemi nje KOMB.
Na i zgjidhin hallet e mosmareveshjet te huajt.
Pastaj kur ato te huaj prononcohen, i demtuari i quan te kapur e hajdute.
Te shohim ne rastin Dvorani. I ka mbaruar mandati, te shihet ksuhtetuta e te ike ne momentin qe shprehet kushtetuta. Ne qoftese keto raste nuk i parashikon, duhet bere ndonje ndryshim ne KUSHTETUTE.
Sejcila parti e lexon sipas qejfit ligjin themeltar te shtetit.
Ti Zigur koqa, ne vend qe te shtrosh pyetjen, perde nuk zvendesohet Dvorani, pyet njehere, pse nuk eshte ne burg saliu megjithe like zagarin megjithe zullumet qe kane bere.
O bole,o idjot,në editorialin e “Temës”;per Berishen dhe Meten behet fjale,apo per Dvoranin?
Daut koqja pyet “perde nuk zvendesohet Dvorani”!O Daut qe han mut;ha shqip ti?
O qorr e ke më siper tek komenti,shtrimin e pyetjes,lexoje:”Perse nuk eshte zevendesuar,perse?”
Ik ore debil!
Shko e lexo Kushtetuten or ti Mero Baze te mesosh se kush eshte Kryetar i Keshillit Larte te Drejtesise ose sic do ti, I pari i Drejtesise.
Eshte Presidenti i Shqiperise, ai qe ka zgjedhur mazhoranca e Rames, do a nuk do ta pranosh zotrote.
Ti vete e ke lexuar Kushtetuten?
Eshte vertet Presidenti Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise?
Keshilli i Larte i Drejtesise ekziston vertet sot apo vetem ne mendjen tende?
Per dijeni, Keshilli i Larte i Drejtesise nuk ekziston me, eshte zevendesuar ne Kushtetute nga Keshilli i Larte Gjyqesor (KLGJ). KLGJ eshte organ kolegjial i pavarur dhe ne te NUK ka asnje rol Presidenti i Republikes. Nuk eshte as anetar as madje vezhgues dhe jo me Kryetar i tij.
Keshtu qe, perpara se te shkruash, futi nje te ri-freskuar njohurive te tua mbi Kushtetuten.
Perse quhet pra Kreu i Shtetit Presidenti or ti i freskuari rishtaz i Kushtetutes? Apo quhet i tille vetem me VKM me vullnet te Kryeministrit? Kushtetuta eshte ajo e 1998 ne fuqi, shko e lexoje kush jane atributet e atij qe quhet Kreu i Shtetit e eja ketu e shkruaj replike pastaj.
Ky Kreu yt i Shtetit i votoi edhe vete ndryshimet Kushtetuese te vitit 2016, madje i duartrokiti fort si Kryetar Parlamenti, se bashku me 139 deputetet e tjere. Ato ndryshime, e bene Kushtetuten qe Shqiperia ka sot, me vullnetin e te gjithe atyre qe ankohen per te, pavarasisht se e votuan unanimisht.
Neni 147 i Kushtetutes (dhe jo i ndonje VKM-je) thote kete o “qytetar”:
1. Këshilli i Lartë Gjyqësor siguron pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
2. Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë i zgjedh Kuvendi, nga radhët e juristëve jogjyqtarë.
E gjen dot Kreun e Shtetit midis ketyre 11 anetareve ti?
Ja mi thuaj pak atributet e Kreut te Shtetit, meqe i dike mire?
Bazohu tek 1998 ose me mire tek Kushtetuta e 1974 e deri tek ajo e Zogut, ne 1928. Se per ty ne fuqi mund te jene te gjitha.
Telumte Mero.Urinet me te mir Keshillit te larte te drejtesise.Nuk ka pune presidenti me organet e rej te drejtesise.Nuk ka me urdhera politike koha e Saliut ka prfunduar.Euralus dhe opdat dine cdo gje kane funancuar ngritjen e ketyre organeve te reja qe md pare ishin te kalbura te koruptuara te komandura nga Berisha dhe kompania e njerzve te tij perfshi edhe Loken.Por une do sygjegroja qe organet e reja perfshi edhe SPAk duhet tr vrprojne me shpejt me ceshtjet e nxehta te politikaneve sale i biri .Like .Basha apo edhe kushdo tjeter.Keshtu e ritin autoritetin e tyre dhe besimin e popillit tek Reforma e Drejtegsise qe eshte nje vlere e shtuar e Qeverise Rama.
Ne qoftese Ilir Meta mban 3 poste njeheresh.Komandant I forcave te Armatosura,Kryetare I Keshillit te Larte te Drejtesise dhe President I Republikes eshte Shqetesimi me I Madh.Vetem ne Shqiperi ndodhin cudira.Me sa di ka mbaruar shkollen Fillozofi Marksiste te Nexhmije Hoxhes.Beniamini Sulo Gradecit.Pa punuar nje dite pune si pjese e Organizimit te vogel te punes {Pergjegjes},por direct Kryeminister,President,Kryetare Partie.Edhe vete e kupton ,qe eshte duke mos bere asgje.Por ngrifet e krekoset si Gjeli ne Maje te Plehut.Doja ta keshillonja,Me Dvoranin mos e kruaj,Ay qendron mbi ty per nga Kapaciteti dhe Dija.Shkolla jote ne vitet 90 baras me zero