"Freedom House" na ka mbajtur me hatër

6 Maj 2020, 21:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria mbetet ende “me një sy mes qorrave”, sa i përket indeksit të demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse vitin që shkoi kanë ndodhur disa ngjarje të rënda për demokracinë.

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, ku opozita ka djegur mandatet e deputetit në mënyrë të pakthyeshme, duke penalizuar veten nga jeta parlamentare, dhe duke dështuar dyfish, pasi në vend të mandatëdjegurëve, hynë në Parlament një listë që të bën të mallkosh veten që ke Parlament.

Mjafton kaq që Shqipëria të quhet vendi me jetën më të keqe parlamentare në rajon, për shkak të asaj që bëri opozita.

Tre muaj më pas ndodhi atentati i dytë i madh ndaj demokracisë në Shqipëri. Opozita bojkotoi zgjedhjet lokale, ndërsa presidenti ndërhyri si krye-opozitar në këtë proces, duke caktuar dhe një datë tjetër zgjedhjesh, më 13 tetor, për të cilën nuk e mori askush seriozisht.

Kështu, brenda gjashtë muajsh, Shqipëria u kthye nga një shtet demokratik pluralist, në një shtet demokratik monist, ku gjithë pushteti qëndror dhe lokal është në duar të një partie. Natyrisht, jo për faj të saj.

Do të mjaftonin këto dy zhvillime tejet negative, që ne të ishim diku andej nga fundi i listës.

Por duket se “Freedom House” na ka mbajtur me hatër në këtë pikë, duke e arsyetuar gjëndjen, si një eksperiment politik të dështuar të opozitës.

Por nuk janë vetëm aktet publike të opozitës, ato që e dëmtojnë standardin e demokracisë, por janë dhe ato që ngjajnë ndonjëherë si akte demokratike të kryeministrit Rama.

Dhe në këtë pikë, gjëja më negative më duket tendenca e qartë nga kryeministri i vendit, që të zgjedhë kundërshtarin e tij. Natyrisht të zgjedhë për kundërshtar, atë që ka më të lehtë për ta mundur.

Kohët e fundit kjo është më e dukshme. Në kampin opozitar, edhe pse Lulzim Basha duket si aktor i dobët dhe pa perspektivë, në fakt është i vetmi që mund t’i mbetet në dorë opozita, në rrugën drejt pushtetit.

Por kryeministri duket se po përpiqet për dikë tjetër. Ai po vazhdon të shpresojë dhe po investohet herë pas here, që përballë tij, të ketë përsëri Metën dhe një pasardhës të familjes Berisha, të cilët janë në një aleancë të heshtur kundër lidershipit të Bashës.

Paqja e zgjatur me Metën, e cila ngjalli jo pak hilaritet tek opozitarët e Bashës, duket se është një skemë e menduar për të shkuar më tej.

Nesër në mbrëmje për shembull, do të jetë mysafir tek një televizion i ri, që blen “like” në Azi dhe Kinë që të duket i shikuar, ndërkohë që normalisht ka 300 shikues ne transmetim direkt online, dhe që është investim direkt i familjes Berisha, me zyra të përkohëshme në pallatin e familjes Meta.

Redaksia është dukshëm një lavatriçe e parave të korrupsionit të Berishës dhe Metës, por Rama e ka përzgjedhur ta legjitimojë si televizion normal, pasi me sa duket i duhet përballë Meta e Berisha.

Me këtë rast dhe ata i shtyn të harxhojnë ca para më shumë për media, nga ato që kanë vjedhur, edhe ua ushqen ëndrrën që të jenë rivalë të tij në finale më 2021.

Ky është një nga ato dëmet e fshehta të demokracisë, që mbulohet me qëndrime të moderuara ndaj mediave opozitare. Madje kjo mund të na përmirësojë indeksin e lirisë së shtypit.

Është e kundërta e shkollës Berishës. Ai televizionet armike i gjobiste, redaksitë kritike, ose i digjte, ose i rrethonte me policë, gazetarët kritikë i linçonte publikisht, i rrihte, ose u hidhte makinat në erë.

Edi Rama ka qetësinë dhe cinizmin e duhur për t’u dukur i moderuar dhe për t’i “përfillur”, duke e ditur shumë mire çfarë janë.

Dhe kur të gjithë mendojmë që po e bën si “qokë” për një medie kritike, në fakt po e bën për të rritur peshën e armiqve të tij të dobishëm në skenën politike, “armiqtë” që janë dhe koletarali më i mirë që i siguron atij fitoren.

Natyrisht, duke i dëshpëruar njerëzit që mendojnë se ai do t’u çonte mediave të tilla OFL-në, apo do hetonte origjinën e parave të tyre.

Këtë truk, “Freedom House” nuk e kap dot në raportin e  saj. Madje kam frikë se mund ta klasifikojë si një shkallë e lartë demokracie. Ndaj them se na ka mbajtur me hatër.

13 komente në ““Freedom House” na ka mbajtur me hatër”

  1. Jari says:

    Kjo eshte e vertete Rama sa here hidhen idera per ndonje levizje te re ne politike Rama hedh ndonje kocke per opozitaret e rene per toke qe tu ngre pak moralin se me keta se ka problem fare jane shume te discretituar ata jane suksesi i ti.

  2. Aleks says:

    Drejte dhe sakte!

    1. ben says:

      Drejte dhe sakte.
      Berisha i gjobiste
      Rama i blen.
      Po me ca lekesh? Ku i gjeti?
      Kenaqen rilindasit qe me leket e tyre Sandri i ben fresk rames,a sa bukur.

  3. Ladi says:

    Talle bythen o Mero Baze me Lylin dhe Meten se ate qylaf do koka e tyre.

  4. Pato says:

    E ka mire apo gabim Merua nuk ka rendesi. Rendesi ka analiza dhe pikeveshtrimi i tij edhe ka nje fare te drejte ne ate qe shkruan.

    Nje opozite reale ne shqiperi mund te lindi pas vdekjes se PDs qe me siguri do vuloset kur ti vij vdekja biologjike Saliut. Te tjerat jane detaje pa rendesi.

  5. JOVAN NUCI BREGU says:

    KRUSHQI ME METEN DHE BERISHEN PU PU PU PU.

  6. Salbeu says:

    Unë di të them vetëm një gjë si berisha si basha si meta një mut janë , doni të vëm dhe ramën brënda atëherë na bëhen shumë mutër. Nuk ka ujë që ti laj.

  7. Geri says:

    Po si ka mundesi o njerez te vihet Rama baraz me huliganet dhe vrasesit e shqiptareve? Jo qe nuk ka asgje te perbashket me Sal, Met, Lul e soj e sorollop, por eshte i vetmi qe iu ben balle te gjithe ketyre horrave, varrmihesve te demokracise.

  8. Rats says:

    Mos z. Mero se i mbyte krejt dhe nuk kemi me ke ti bejme zgjedhjet e radhes.

  9. Olimpia says:

    Pato jam dakord me ty.Shqiperia nuk kane qender te djathte te tipit europian.PD eshte nje grubmull ekletik njerezish ku bejne pjese anarko nazistet primitive te perferive urbane,mbeturinat ba jraktare dhe anadollake,ish pinjollet e bashkepunetoreve te pushtesve te luftes se 2b,avventurieri dhe rrugace ne kerkim te pasurimit te shpejte,ish ,,komuniste ,,fanatike te shnderruar ne ,,demokrate,, per 24 ore….Ne fillimet e saj pati nje grup intelektualesh te cilet edhe pse kishin kariere para 90 s ,nuk ishin dakord me sistemin,ashtu si dhe nje pjese e studenteve te cilet ne prejardhje vinin nga familje te lidhura me sistemin e kaluar.Por te gjithe keta shpejt u spastruan me metoda fashiste nga anarkonazisti primitiv Berisha.Por edhe Basha i ,,bute,,Vazhdoni spastrimin dhe la sjelle ne grup drejtues te PD nje grup te rinjsh la intelekt,pa kulture,thjeshte besnike te tij.Pra nuk eshte Basha kundershtaret i Rames.Realisht jane disa personazhe interesante ,te cilet jane jashte PD ,me ide liberale moderne,por nuk paten kurajon,aftesite dhe ide te quarta per tu futur ne luften politike menjehere pas largimit te PD nga parlamenti.Nuk paten perkrahjen as nga borgjezia e re shqiptare e cila akoma eshte ne rreth vicioz rreth ushtetit te radhes.

    1. Pato says:

      Olimpia, imazhi i PDs eshte katastrofe e ta thuash shqip eshte partia e llumit te shoqerise. U degradua perfundimisht gjate viteve ne pushtet dhe ne opozite ne vende qe te punonin te permiresonin imazhin e ben me keqe me aventurat me Babale dhe me Fishekzjarre kunder kryeministrise. Asnje parti nuk mund te vij ne pushtet me nje imazh te tille.

      Sot ne Shqiperi eshte turp te thuash qe jam me PDn dhe tashme kane filluar duke i bere opozite Rames nga pozita individuale, anonime apo me keq “te pavarura” nga politika. E keqja eshte se edhe nese vertet ka njerez qe duan te bejne opozit imazhi i tmerrshem i PDs i frenon njerezit. Shikoni se cfare ndodhi me protesten e studentve qe u shua sapo u afruan anadollaket e PDs.

  10. Shkezen Haxhia says:

    A tu mbush mendja Mero se Rama nuk ka ndryshuar,eshte ai qe ti ke njohur para ca vitesh. Ai nuk njeh as politiken,as miq e shoke ,e as mbeshtetes te ndershem. Tani qe dote bashkohet meMeten,do tu kundervihet te gjithe juve qe keni luftuar Meten gjer mesot.

  11. edi says:

    Kjoneshte gazeta me e suksesshme e Edi Rames,
    Bravo, ka zgjedhur fasaden e duhur si pronar- Merua eshte besnik! Edhe qente jane !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje