Kompanitë Pfizer dhe BioNTech nisin testimin e vaksinës kundër Covid-19

6 Maj 2020, 10:09Sociale TEMA

Prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer Inc dhe kompania gjermane BioNTech SE, të cilat po zhvillojnë një përpjekje të përbashkët për krijimin e një vaksine kundër koronavirusit, bëjnë me dije se produkti i tyre ka dhënë sinjale mjaft pozitive dhe shumë shpejt pritet të nisë testimin te njerëzit.

Produkti eksperimental i këtyre kompanive të njohura, mund të jetë ndër vaksinat e para të miratuara për përdorim në Sh.B.A për virusin, i cili ka infektuar mbi 1.2 milionë njerëz dhe iu ka marrë jetën rreth 71 mijë prej tyre.

Kompanitë nënvizojnë se vaksina e tyre përdor teknologjinë ARN, e cila mund të lejojë që ajo të prodhohet më shpejt sesa rastet tipike që duhen për të zhvilluar një vaksinë për disa vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje