Rama prezanton projektin: Do të zërë vendin e vatrës gjysmë shekullore kanceroze të Porto Romanos, ja kur finalizohet Parku i Madh

6 Maj 2020, 08:45Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale na ka prezantuar me projektin e Parkut të madh të Durrësit.

Rama ka publikuar një video ku tregohet puna që ka nisur dhe data përfundimtare maj 2021 e finalizimit të projektit.

Ky park sipas Ramës do të ndërtohet mbi vendgrumbullimin e plehrave të Porto Romanos në Durrës që e cilëson si një vatër kanceroze.

Ai jep dhe detajet e projektit, duke u shprehur se do të ndërtohen Kopsht Botanik, Parking, zonë aksesi, zonë teknike, wallclimbing, 3 fusha basketbolli, 2 fusha tenisi, një minifushë futbolli.

MIRËMËNGJES me projektin e Parkut të Madh të Durrësit që do të zërë vendin e vatrës gjysmë shekullore kanceroze të plehrave në Porto Romano’, shkruan Rama.

2 komente në “Rama prezanton projektin: Do të zërë vendin e vatrës gjysmë shekullore kanceroze të Porto Romanos, ja kur finalizohet Parku i Madh”

  1. ERTV says:

    Ja dhe nje monopol tjetër..
    Dmth i japim Kastratit monopolin dhe ky ne prapaskene do bej kete..
    O Edo po keeshtu bente mafia ne Itali ne vitet 70-80.
    Dhe cfare lidhje ka kjo me Durresin dhe zhvillumin urban te tij..
    Do spostohet jeta aty apo qendra e qytetit…
    Leri ngjyrat dhe fasadat se nuk jane pune te tua por pushteyeve lokal, merru me ekonomine e mirefillte strategjike kombetare, hap vende pune, kujdesu per situaten post epidemie se ekonomia do jete e lodhur,

  2. Klodi says:

    Po pse si beni dhe ne Tr keto projekte se u mbytem nga trafiku dhe pislliku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje