“Përveç pallateve e çifliqeve në Tiranë e Romë, ku janë veprat e politikanëve dhe ministrave tanë": Akuzat e avokatit e publiçistit Myzafer Pipa, që i mbyllën revistën “Fryma” në ’44-ën

6 Maj 2020, 17:19Dossier TEMA
“Përveç pallateve e çifliqeve në Tiranë e

Memorie.al publikon historinë e panjohur të dy vëllezërve, Myzafer dhe Arshi Pipa, të cilët pasi kishin studjuar në Firence e Padova të Italisë gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut duke u diplomuar për Filozofi dhe Drejtësi, u kthyen në atdhe dhe në janarin e vitit 1944, hapën revistën “Fryma” ku u angazhuan me shkrimet e tyre edhe disa nga emrat më të njohur të elitës intelektuale të asaj kohe, si: Dr. Gaspër Pali, Muhamet Bala, Prof. Filip Ndocaj, Jolanda Kodra, Qemal Draçini, Fadil Podgorica, Agron Libohova, etj.  Historia e shkurtër e asaj reviste që doli vetëm në tetë numra, ku spikatën shkrimet dhe editorialet e Avokat Myzafer Pipës, ku ai ngrinte zërin për rolin dhe vëndin që duhet të zinte femra shqiptare në letrat shqipe dhe publicistikën e asaj kohe, duke përmëndur emrat e njohur si: Musine Kokalari, Ikbal Çika, Mila Gjokoreci, Hava Toska- Shehu, Jolanda Kodra etj., e deri tek shkrimi ku ai akuzonte ministrat dhe politikanët shqiptarë, duke i etiketuar ata si “dallaverexhinj e dallkaukë”  të cilët përveç pallateve dhe çifligjeve që kishin në Tiranë, Romë etj., nuk kishin bërë asnjë “vepër” tjetër, pasi shikonin vetëm vetën e tyre dhe jo të mirën e përbashkët!

Nga Dashnor Kaloçi

Në morinë e madhe të gazetave dhe revistave që kishin filluar të botoheshin në Shqipëri kryesisht aty nga fillimi i viteve ’30-të, i’u shtua edhe nji tjetër e përmuajshme letrare-kulturore, e cila filloi të botohej në qytetin e Shkodrës në janarin e vitit 1944. Kjo revistë titullohej “Fryma” dhe drejtuesit e saj ishin dy vëllezërit, Myzafer dhe Arshi Pipa, me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës, por familja e tyre ishte vendosur në qytetin e Shkodrës shumë vite më përpara. Myzaferi, që ishte dhe drejtori përgjegjës i revistës, kishte studjuar dhe ishte diplomuar në Drejtësi në Padova të Italisë në vitin 1940. Ndërsa Arshiu, kishte studjuar po në Itali në qytetin e Firences dhe ishte diplomuar në Filozofi. Myzaferi që ishte dhe vëllai i madh nuk kishte ndonjë përvojë të madhe në fushën e publiçistikës e të botimeve, pasi që nga mbarimi i studimeve universitetit në Itali, ai u mor vetëm me Jurisprudencë, duke shërbyer si gjykatës dhe avokat. Por ndryshe nga ai, i vëllai Arshiu kishte shfaqur prirjet e tij në fushën e letrave që në bangat e shkollës së mesme, duke botuar prozë dhe poezi në shtypin letrar të asaj kohe. Ndonëse Myzaferi nuk ishte i njohur në fushën e letrave apo publiçistikës, ai kishte një avantazh të madh në rrugën që kishte nisur, duke qënë një njohës i disa gjuhëve të huaja dhe me bagazh e njohuri të thella në fushën juridike, e ato social-politike. Po kështu ai kishte studiuar shumë dhe kishte njohuri në fushën e arteve të bukura, si në muzikë e letërsi. Biblioteka e familjes së tyre ishte një ndër më të pasurat në Shkodër, të cilën dy vëllezërit Pipa e kishin trashëgimi nga babai i tyre avokati i njohur Mustafa Pipa, që ishte diplomuar në Stamboll. Ndonëse kjo revistë nga drejtuesit e saj ishte konceptuar si letrare-kulturore, në përmbajtjen e saj zinin vënd dhe shkrime të ndryshme të një hapësire më të gjërë, nga fusha të ndryshme si: arkeologjia, historia, filozofia, gjeografia, ekonomia, politika, etj.

Çfarë synonte “Fryma”?

Në editorialin e parë të revistës “Fryma” që doli në janarin e vitit 1944, midis të tjerash Myzaferi shkruante: “Qenë rrethana të ndryshme që e vonuen këtë ndërrmarje të projektueme me kohë. Pjekunia letrare dhe kulturore sidomos këtu në Shkodër, kërkonte zbërthim. Një frymë e re nji entuziazëm ndihej gjithkahë. Diçka e re u donte por edhe e saktë dhe serioze. Diçka përparimtare kah të gjitha degëve të kulturës, u lypte letërsi por edhe art e shkencë. Vepra jonë e fillueme me vullnet e mirëbesim megjithëse në kundërshtim me tronditjet shpirtnore dhe me ushëtimën e ngjarjeve universal, kur e shofim që është e drejtë dhe e vetëdijshme dhe ashtë një nga çështjet sa të nevojshme dhe të dobishme për kohën që do të vijë, nuk na ka tutë por përkundrazi na ka nxitë ma tepër për dëshirë pune. Do trajtojmë subjekte të ndryshme dhe do të kemi rubrika të veçanta për shkencat ekonomike, juridike, politike, filozofike, etj. Por randësinë ma të madhe do t’ia japin letratyrës së veprave të artit mbasi, pikërisht këto janë dokumente provuese të përparimit të nji vendi”, shkruante Myzaferi në mbylljen e editorialit të parë të revistës “Fryma”. Numri i parë i kësaj reviste që doli në janarin e vitit 1944 (kishte 50 faqe), pas editorialit të drejtuesit të saj Myzafer Pipës, kishte rreth 11 shkrime të tjera, pa përfshirë këtu disa poezi të shkurtëra, etj.

Tematika dhe penat që shkruan tek “Fryma”

Autorët e këtyre shkrimeve ishin emra të njohur për kohën në fushën e letrave, si: Dr Gaspër Pali, me: “Andrrime fjorentine”, Muhamet Bala me: “Mësuesi im”, Prof. Filip Ndocaj, me: “Letratyra, ç’ashtë e si duhet të jetë”, Qemal Draçini me: “Një grishje”, Jolanda Kodra me: “Themelimi kreshnik i Shkodrës”, si dhe poezitë e Ndre Mjedës. Gjithashtu në të shkruanin dhe Fadil Podgorica, autor i shkrimit: “Disa motive të poezisë popullore shqiptare”, Dr. A. Ymerati me “Filozofi”, Agron Libohova, me novelën “Tek pusi i martinës”, dhe Skënder Anamali me: “Studimet dhe gërmimet arkeologjike në Shqipëri”. Siç shihet në materialin e lëndës, në numrin e parë, tematika që përcillet aty ka një gamë të gjërë në fushën e publiçistikës me hapësira të pafundme për këdo. Nga përmbajtja e këtij amteriali bie në sy sidomos shkrimi i Qemal Draçinit, i titulluar “Një grishje”, ku autori ngre problemin e emancipimit të gruas shqiptare. Në këto shkrime, Draçini rreket duke ngritur zërin edhe për pozitën e dobët të gruas shqiptare në fushën e letrave, si dhe vëndin që duhet të zëjë ajo në krijimtari e botime të ndryshme letrare.

Roli dhe vëndi i femrës shqiptare në krijimtari

Lidhur me këtë, midis të tjerash Draçini shkruan: “Ndër ne, as që mund të flitet për shkallë veprimtarije mendore të grues, për arsyen e thjeshtë se kjo punë mendore pothuajse nuk ekziston. Aty këtu ka pasë nonji za qi ngrihesh vetar e i dobët, por u shuhen vrikthi, ke s’kishte të ndjekun. Të gjithë ata që kanë lexue në të shkuemen, në të përkohshmet tonë, kujtojnë patjetër emrat e Kolumbja-s, Muza, Musine Kokalari, Ikbal Çika, Mila Gjokoreci, Lux Secreta, e në mbrame ato të Postribsja, Vjollca e Skanderbeut, Hava Toska- Shehu e Jolanda Kodra. Njehen siç shifet në majë të gishtave. E megjithë këtë ne nuk jemi krejt pa një klasë grash të shkollueme. Vetëm një numër relativisht shumë i vogël sosh, ka ngritë zanin deri në lartësitë e botimit. Pse kjo?” Mbas botimit të numërit të parë, revista “Fryma” vijoi të dalë si e përmuajshme dhe në shtatë numëra të tjerë, deri aty nga korrik-gushti i po atij viti, (1944) kur dhe u mbyll. Nga numri i parë e deri tek i teti, pothuaj u ruajt një farë statukoje, si nga forma e revistës ashtu dhe nga përmbajtja e saj, ku faqeve letrare ju shtuan dhe përkthimet, si në prozë ashtu dhe në poezi, ku më shumë dominonte letërsia europiane me Gëten, (“Panoramë e Lirikës gjermane”), etj. Por në numrat pasardhës që vijuan pati një ngritje cilësore në përmbajtjen e shkrimeve, gjë e cila u ndikua dhe nga shtimi i emrave të bashkëpunëtorëve që filluan të shkruajnë aty, të cilët ishin firma të sprovuara në publicistikën shqiptare të kohës, si Dr. Besim Qorri, Hamit Kokalari, Minella Karajani, Av. Fejzi Dobi, Astrit Delvina, Muzafer Xhaxhiu, Dr. Xhevdet Loloçi etj.

Pse u mbyll “Fryma”?

Siç thamë më lart revista “Fryma” jetëgjatësinë e saj fatkeqësisht e pati vetëm në tetë numra. Numri i fundit i saj doli në korrik-gushtin e vitit 1944. Po cilat ishin shkaqet e vërteta të mbylljes së revistës? Ato kishin të bënin me vetë përmbajtjen e saj, duke qenë se në numrin e fundit, drejtuesi i saj Avokat Myzafer Pipa, shkroi një editorial me titullin “Vetëdije apor Krim”, në të cilin hidhte akuza të ashpra kundrejt qeverisë që ishte në fuqi. Akuzat fillojnë që në krye të shkrimit ku autori i saj thotë:”Në zemër të Europës, si kyç i Adriatikut, Shqipnija si shtet ndërballkanas, fatalisht dihet si gjindet shumë mbrapa nga shtete të tjerë perendimore. E pra duhet të ishte shtet model Shqipnija e jonë, mbasi nuk i mungojnë influencat natyrore e mundësitë ekonomike për riformimin e vendit, si dhe lëvizja intelektuale, sidomos 30 vjetët e fundit për m’emkambë nivelin e jetesës e të kulturës dhe me përftue kështu Shqipni të vërtetë e të mire, me Shqiptarë të denjë e të lirë”. Në fillim të këtij shkrimi, Pipa flet në parim për gjendjen e Shqipërisë, ku faji i mbrapambetjes së saj i hidhet armiqëve shekullorë, turq e sallavë, latinë e neolatinë, për të cilat ai thotë:”Në këtë mënyrë kujtojmë se justifikohemi, dhe numërojmë prapë në vend”. Më tej në këtë shkrim, avokat Pipa akuzon hapur qeveritarët e korruptuar, të cilët i quan “dallaverexhij dhe dallkaukë, të cilët shikojnë që të ndreqin vetëm vetën e tyre dhe nuk e kanë mëndjen tek e mira e përbashkët”! Lidhur me këtë, Pipa shprehet:”Cili qe deri tash ay Ministër që sëpaku vuni deri tash një gur në themelin e këtij tempulli, që po ndërtohet me gjakun e djersën e këtij populli? Ku janë veprat dokumentare e monumentare të këtyre prijsave e dirigjuesave të masave, përveç pallateve e çifliqeve private nëpër Tiranë, Romë e gjetkë”?! Më tej në atë shkrim Pipa analizon punën e disa ministrive, të cilat i akuzon si të korruptuara dhe e mbyll editorialin e tij duke thënë:”Dhe barka duhet me pasë jo vetëm motorrë të fortë, por edhe kapidana të zot e të sakrificës. Përndryshe, ajo do të mbytet me gjithë njerëzit që ka brenda”. Ishte ky editorial që i detyroi qeveritarët e asaj kohe për të marrë një vendim ekstrem, duke e internuar Myzafer Pipën në Kampin e Prishtinës. Pas lirimit nga internimi, avokat Pipa nuk e vijoi më nxjerrjen e revistës, për arsye se ai u end maleve deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944 kur erdhën komunistët në pushtet. Në shkurt-marsin e vitit 1945, avokati dhe publiçisti i njohur, Myzafer Pipa, morri përsipër të ishte avokat mbrojtës i disa të akuzuarëve në Gjyqin Special, ku me akuzat “armiq e kriminelë të popullit” ishin mbi 60 persona, ish-ministra, kryeministra, deputetë, anëtarë të regjencës dhe funksionar të tjerë të lartë të qeverive shqiptare që nga ajo e Ismail Qemalit dhe deri në pushtimin gjerman të vëndit. Një vit më pas, në 1946-ën, Avokat Myzafer Pipa u arrestua në qytetin e Shkodrës, duke u akuzuar si “pjesëmarrës i Lëvizjes së Postribës” dhe ai vdiq në tortura në një nga qelitë e burgjeve të atij qyteti, ende pa dalë në gjyq.

Kush ishte Myzafer Pipa?

Myzaferi lindi në Stamboll në vitin 1914 dhe ishte fëmija i parë nga dy djem dhe katër vajza që kishet Mustafa Pipa (nga dy martesat e tij) i cili ishte shkolluar dhe diplomaur për Drejtësi në Stamboll. Që në bangat e gjimnazit klasik të Shkodrës, Myzaferi, dallonte nga shokët e tij në sjellje dhe në mësime. Gjithashtu ai u aktivizua edhe si futbollist në ekipin e këtij qyteti “Vllaznija” krahas, dy emrave të njohur, Riza Lushtës dhe Naim Kryeziut, të cilët më pas do të bënin emër të madh në elitën e futbollit italian ku ata u kativizuan për disa kampionate. Pas mbarimit të gjimnazit, babai i tij, Mustafai, duke dashur që ai të ndjeki traditën e familjes, e dërgoi Myzaferin në Itali për të ndjekur studimet në Drejtësi. Kjo gjë u bë realitet në shtatorin e vitit 1936, dhe ai la Shkodrën e filloi mësimet në Universitetin e Padova-s, ku pak para tij, kishin studiuar Abaz Ermenji, Jakov Milaj, dhe Nikolla Shurbani. Në vitin 1940, kur Myzaferi ishte akoma student në vitin e fundit të fakultetit, ai u arrestua nga autoritetet italiane për qëndrime anti-fashiste, pasi në një lokal në qëndër të qytetit, i cili frekuentohej nga studentët shqiptarë, ai u foli atyre për qëllimet e pushtimit fashist të Shqipërisë. Ata njëkohësisht kënduan këngën “Vlora Vlora”, që u kujtonte italianëve disfatën e 1920-ës në Vlorë. Pas arrestimit ai doli në gjyq dhe u dënua me burgim në ishullin e Ventotenes, ku asokohe ndodheshin të dënuar edhe shumë shqiptarë të tjerë, si: Aabaz Ermenji, Selman Riza, Safet Butka, Abdurrahim Kreshpani, Zef Mala, Emin Duraku. Masar Shehu, etj. Pas një viti, në fundit e 1940-ës, ai u lirua nga kampi dhe u rikthye përsëri në Universitetin e Padovas, ku mbrojti diplomën me rezultate të larta. Më pas ai u kthye në Shkodër, ku qeveria shqiptare e asaj kohe e emëroi si gjykatës i shkallës së parë në qytetin e Tuzit. Këtu ai nuk punoi më shumë se tre muaj, pasi dha dorëheqjen dhe punoi si avokat në Shkodër, në studion e babait të tij Mustafait. Në vitin 1943, familja Pipa u vendosën familjarisht në Tiranë, ku Myzaferi punoi si avokat duke marrë në mbrojtje shumë nga të rinjët anti-fashistë të asaj kohe që ishin arrestuar nga italianët. Ndonëse ai ishte një demokrat dhe anti-fashist i deklaruar, nuk mori pjesë në asnjë grupim apo formacion politik të kohës. Në janarin e vitit 1944, Myzaferi së bashku me vëllain e tij Arshiun, nxorrën revistën “Fryma”, e cila u botua në 8 numra dhe më pas u mbyll nga qeveria shqiptare e asaj kohe. Pas mbarimit të Luftës dhe ardhjes së komunistëve në pushtet, Myzaferi vazhdoi avokatinë dhe në “Gjyqin Special” të zhvilluar në shkurt-mars të 1945-ës, ai mori në mbrojtje, Tahsim Bishqemin, Abedin Xhikun, Anton Kosmaçin, dhe Manush Peshkëpinë, të cilët ishin shpallur dhe akuzoheshin si “armiq të popullit dhe kriminelë lufte”. Në vitin 1946 Myzaferi, u arrestua pasi u akuzua si pjesëmarrës në Kryengritjen e Postribës. Pas torturave të shumta që iu bënë, ai mbeti i vdekur në qelitë e hetuesisë në Degën e Brëndshme të Shkodrës, ku thuhet se pasi u torturua me hekur të nxehtë, më pas u qëllua me plumb pas koke, duke u justifikuar se ai tentoi arratisjen. Akoma dhe sot e kësaj dite, familja ende nuk e di se ku ndodhen eshtrat e tij. Më 27 qershor të vitit 2008 në qytetin e Shkodrës u organizua një takim në Teatrin “Migjeni” kushtuar avokat Myzafer Pipës, ku iu dha dhe titulli “Qytetar Nderi”. Ndërsa Presidenti Bamiri Topi i ka akorduar Urdhrin “Nderi i Kombit” (pas vdekjes), me motivacionin: “Patriotit dhe intelektualit të shquar, që gjithçka që pati, dijen, kulturën dhe jetën e tij të re ia kushtoi çështjes së lirisë, drejtësisë dhe demokracisë, duke kundërshtuar deri në flijim vendosjen e diktaturës në Shqipëri”.

8 komente në ““Përveç pallateve e çifliqeve në Tiranë e Romë, ku janë veprat e politikanëve dhe ministrave tanë”: Akuzat e avokatit e publiçistit Myzafer Pipa, që i mbyllën revistën “Fryma” në ’44-ën”

  1. Vdekje fashisteve says:

    Pirdhni pirdhni se ku i dihet edhe liroheni!
    ATDHEU ISHTE I PUSHTUAR, KISHTE NEVOJE PER LUFTETARE, KETA DERDELLISNIN PET KOMETEN HALLEY …
    Aaaaa Enver te lumte dora dhe pushka!

  2. Kaloçi says:

    Arshi piçka dhe arif piçka ku e kishin forcen e gruas ne kohen e zogut , 4 vjet para qe ne 44tren kerkonin gazetar si bledi fevziu sot dhe Sonila meçe me shoqe, kerkonin pisat e asaj kohe qe ishin te lidhur me okupatorin deshen ta benin politiken ne at koh siç e kan dhjer me nje mut kto 30 vjet , pun pisash llumi antishqiptarizmit po naj shesin sot si heronj e mendimtar , kta kan qen njesoj si politikanet sot qe i shajm nga mengjesi ne dark dhe kta sna pjerdhin fare na vjedhin e na perçudnojn dhe na bejn dhe selfi neper vilat miliona euroshe te vjedhura nga taksat tona , pa i then kerkush puna mbar , kishte çeço biçak ne at koh , ja kepuste koken ktyre pisave ai sistem ja fuste koken ne byth , kishin mbaruar shkollen ne padova te italis , njesoj sikur te mbarosh universitetin ne cerrik , intelektualet e bythes ca pisa antishqiptar jan idhujt e kaluç sumes qe na sevir llumin dhe antivleren e asaj kohe per vler , musine kokalari naj mbajn per shkencetare , ja ku kemi Mesila Doden nji qind her me te ftilluar se mosineja , çfar te miran na ka dhen , ai sistem i shkolloi rinin ne rusi ne universitetet me te medha te kohes , nuk kish nevoj per kta intelektual leshi te kohes zogut , por ngriti nje perandori me intelektual , ushtarak ,inxhinjer ,artist , piktor dhe kineast si kurr ne historin e kti vendi , po nese lexon kaluç sumen me kto artikuj qe kerkon te bej çorb trut e disa njerezve deficent ne kte koh , kta pseudointelektual dalin shkencetar , ku ishin kta muter ku i kan uzinat fabrikat universitetet qe ngriten ne koh te zogut , apo sorollateshin neper bordellot e tiranes dhe luanin ter naten kumar dhe xhvasnin cte mundnin me maskaralleqet e tyre se nuk ishin te zot per as gje tjeter , intelektual te vertet ishin ata mas çlirimit qe ngriten SHQIPERIN nga feudalizmi kohes zogut ku kish vetem teneqexhinj dhe nje punishte mielli ne durres , dhe e gjith SHQIPERIA jetonte si ne mesjet me pish nuk njihnin driten elektrike , saqe kur u be elektrifikimi vendit fshataret ne veri i frynin poçit te elektrikut per ta fikur se nuk kishin par kurr drit me sy ne jeten e tyre , ky kaluç suma na shet pordh i kerkon te mbivlersoj sharlatanet e kohes zogut naj paraqet per mendimtar e te ditur idjoti , bishti qenit bisht qeni do mbetet ne perjetsi , sado qe kerkon kaluç suma te laj mutin me shur prap nuk ja heq dot zhulin e tradhtis ktyre plerave qe i eshte ngjitur si tatuazh ne trup ne perjetsi.

  3. ed paloqja says:

    Arshi pipa ka qene agjent i sigurimit shtetit ,…..u be gjoja sikur u aratis nga burgu i kohes se enverit dhe doli jasht kufirit ..si mund te arratiseshe nga burreli dhe te kaloje kufiri..ne ate kohe

  4. Toni.D. says:

    Ajo origjine e lindjes ku artikull’shkruesi i ngre lart keta figura turko’osmane qe s’me pelqejne duke akorduar si nderi kombit dhe intelektual te shkelqyer… etj etj …
    Une doja te shtoje me pake fjale qe Stergjysherit e mi kur otomanet pushtuan Shqiperine u vrane,prene ,dhunuan ,debuan duke marre malet dhe ne Shtete te ndryshme te botes dhe kjo eshte pika qe SHQIPETARVE te VERTETE MBETEMI MINORANCE.

    1. Vdekje fashisteve says:

      Pirdh ti pirdh, trap me zile!

      1. Toni.D. says:

        Ikreee bq stambolli.

  5. vdekje fashistave + kaloci + ed bolja = tre muter me ere muti.

    1. Tanguli says:

      Nje nga Kavaja = (e di gjithe Shqiperia) BYTHQIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje