Rakacolli: Virusi po dobësohet, epidemia nën kontroll! Ja çfarë na mësoi rasti i Krujës

6 Maj 2020, 22:45Sociale TEMA

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në emisionin Byro Politike në Abc News se ashtu si në vendet e tjera në botës ekspertët kanë vënë re se virusi është dobësuar, gjë e cila sipas saj është dëshmuar edhe në shtimin e rasteve të reja.

“Jemi në një kontroll shumë të mirë të epidemisë. Ne mund të themi me siguri që është e kontrolluar por nuk mund të themi se është në fund.

Ekspertët tanë e kanë vënë re se virusi është dobësuar. Këtë e kanë treguar edhe numrat e personave të shtruar në spitale”, tha Rakacolli.

Ajo u shpreh se rasti i Krujës tregoi rëndësinë e respektimit të distancimit social, por edhe punën e epidemiologëve për të gjurmuar kontaktet e personave me simptoma.

Rasti i Krujës tregon se nëse nuk zbatohen si duhet rregullat e rekomanduara do të kishim një përmasë të tillë edhe në qytete të tjera. Kruja tregoi edhe se shumë raste u zbuluan për shkak të hetimit epidemiologjik.

“Sistemi shëndetësor arriti ta kontrollojë. Po bëhen depistimet në Krujë edhe në zona të tjera për të shkuar në fazën e rihapjes. Rihapja do të shoqëtohet me një survejancë më të detajuar se në fazën e parë”, u shpreh Rakacolli.

2 komente në “Rakacolli: Virusi po dobësohet, epidemia nën kontroll! Ja çfarë na mësoi rasti i Krujës”

  1. Berti says:

    Çfare do te thote ‘supervejance ‘ ,’ depistimet ‘ ?

  2. Ministrja artiste says:

    Shumë lëvizje e zgjuar nga ana e ministres artiste..
    U deshën tre muaj për ta kuptuar që kredibiliteti i shkoi në tokë…
    Dhe tani nuk del më për këto probleme..
    Por dje na tha kjo është dhe tani kuptohet që do vazhdoj kjo zonja të na informoj..
    Kështu që zonja ministre të marri pak veten dhe të rregulloj pak PR dhe popullaritetin per tokë..(Beji të fala Edit)..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje