BE siguron Ballkanin Perëndimor për të ardhmen europiane

7 Maj 2020, 09:09Rajoni TEMA

Drejtuesit e BE-së siguruan partnerët e Ballkanit Perëndimor për misionin e tyre për t’iu bashkuar familjes europiane me kusht përmbushjen e detyrave.

Bashkimi Europian zhbllokoi 3,3 miliardë euro në mbështetje të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, një pjesë e të cilave janë të destinuara për të zbutur impaktin social-ekonomik të pandemisë.

“Kjo mbështetje shkon përtej asaj që çdo partner tjetër i ka dhënë rajonit dhe ky fakt meriton të njihet publikisht”, nënvizuan liderët europianë në deklaratën e miratuar në fund të samitit të Zagrebit.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, mikëpritës i këtij samiti virtual, insistoi në faktin, duke kujtuar se gjeografikisht këto vende nuk mund t’i drejtohen askujt tjetër, përveç se Kontinentit të Vjetër.

Gjatë samitit u theksua se bllokimet serioze duhej të tejkalohen për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Aspirata europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e fortë, por ajo kërkon vazhdimin e reformave, respektimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e tensioneve rajonale”, theksoi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Shteti i së drejtës është kushti i vetëm për anëtarësim”, paralajmëroi presidentja e  Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Duhet të ketë përparim në çdo vend”, insistoi ajo.

Kryeministri kroat, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, paralajmëroi kundër rrezikut për të qëndruar në një situatë pa zgjidhje.

“Ne falënderuam BE për mbështetjen e saj ekonomike”, theksoi presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas samitit.

“Por ne do të donim që të flisnim më pak rreth perspektivës të anëtarësimit dhe më shumë rreth procesit të zgjerimit”, shtoi  ai.

Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia janë në faza të ndryshme të procedurës.

Serbia dhe Mali i Zi i kanë hapur negociatat e pranimit vite më parë. Bosnja dhe Kosova nuk kanë ende statusin e kandidatit.

1 komente në “BE siguron Ballkanin Perëndimor për të ardhmen europiane”

  1. Plaku i mocem says:

    Cdo artikull kur botohet ka nje qellim, cili eshte qellimi i botimit te ketij artikulli? E dyta, keto 3.3 miliarde euro jane kredi me perqindje, apo jane dhene falas? Me fjale te tjera- a ka falur leke per keto vende BE, dhe sa per cdo vend konkretisht? E parafundit- sa kredi kane marre keto vende nga vendet e tjera qe nuk bejne pjese ne BE? si Kina Rusia dhe vende te tjera? E fundit, a mos pas COVID 19 BE ka vdekur?Te tjerat jane pallavra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje