Memorie.al publikon historinë e panjohur të Qemal Stafës, i cili në vitin 1935, pas vdekjes së të atit, kolonel Hasan Stafës (ushtarak i Monarkisë së Zogut me detyrën e shefit të Zyrës së Rekrutimit të Qarkut të Shkodrës), së bashku me nënën, motrat dhe vëllezërit, u shpërngulën dhe erdhën familjarisht në Tiranë, nën kujdesin e Ramazan Xhepës, një nga miqtë e ngushtë të familjes Stafa, që kishte shërbyer si ordinancë e babait të tij, Hasanit, i cilit i’a la amanet dhe familjen. Dëshmitë e rralla të Beqir Xhepës duke filluar nga periudha kur ai e njoh për herë të parë Qemalin në vitin 1938, kur bashkë me të jatin, Ramazanin ndiqnin gjyqin e tij në një nga sallat e Bashkisë së Tiranës, pasi më parë ishte interesuar edhe për t’i gjetur avokat, si e ngarkoi atë Qemali me detyrën e korrierit personal të tij dhe porositë që i jepte, komunistët e tjerë që streoheshin tek shtëpia e tyre., si: Enveri, Vasil Shanto, Mustafa Gjinishi, Nako Spiro, Hasan Reçi, Kajo Karafili etj., raportet e Qemalit me Enverin, Nexhmijen, Bab Myslymin etj., misteri i vrasjes së Qemalit më 5 maj ’42 ku shqëruesi i tij, Vançi Bajrakatari, me pseudonimin “Hekuri”, u dërgua me “shërbim” më datën 4 maj, dhe përse Xan Xhepa të nesërmen shkoi te dyqani “Flora” dhe i tha Enverit: “Gjakun e Qemalit ta kërkoi ty”?!, e deri tek persekutimi i familjes Xhepa gjatë periudhës së regjimit komunist me burgje dhe internime, ku vetë Beqiri, edhe pse kishte qenë i internuar në Kampin nazist të Mat’hauzen-it, u dënua katër herë me burg, dhe përse ai nuk pranonte të dorezonte reliket, veshjet, dokumentet dhe revolverin e Qemalit?!
Nga Dashnor Kaloçi
Zoti Beqir, kush ishte Zef Ndoja dhe pse u akuzua ai nga Enver Hoxha si personi që kishte spiunuar Qemalin. Si qëndron e vërteta rreth kësaj?
Zef Ndoja ishte një i ri komunist i Grupit të Shkodrës dhe në atë kohë që u vra Qemali, ai kishte rreth katër muaj që ishte arrestuar dhe mbahej në qelitë e burgut. Por ajo akuzë që hodhi Enveri për Zef Ndojën, nuk qëndronte aspak dhe kjo gjë ka disa shpjegime. Po më kryesorja është se Zefi duke qenë i arrestuar, ai nuk kishte asnjë lloj dijenie se ku fshihej Qemal Stafa dhe atë gjë s’kish nga ta dinte.
Ç’u bë më pas me Zef Ndojën dhe si rrodhi fati i tij?
Zef Ndoja qëndroi në burg deri aty nga pranvera e vitit 1943 dhe ai arriti që të arratisej nga burgu i Tiranës, së bashku me Koci Xoxen e shumë komunistë të tjerë në aksionin e famshëm që dihet nga të gjithë, për të cilin është bërë dhe filmi “Njësiti Gueril”. Pas kësaj, me urdhër nga Partia, ai u caktua që të shkonte si partizan i thjeshtë në Çetën Krujë-Ishëm, por pa të drejtë mbajtje arme. Në atë kohë që e dërguan Zefin në atë çetë, e pata njohur dhe unë personalisht nga afër, pasi unë në atë kohë shërbeja si korrier dhe qëndrova disa kohë pranë asaj çete. Zefi mbante një palë zyze me numër të madh dhe natën nuk shikonte fare, sa detyrohesha unë dhe e mbaja për krahësh për të lëvizur nga një vënd në tjetrin. Ashtu pa armë, në gjysëm arresti, Zef Ndoja qëndroi pranë asaj çete deri aty nga shtatori i vitit 1943, kur erdhi urdhëri nga Partia që ai të ekzekutohej. Pas atij urdhëri një skuadër partizanësh e mori dhe e ekzekutoi diku në një përrua në fshatin Priskë, rrëzë Malit të Dajtit.
Kush e dha urdhërin për ekzekutimin e Zefit dhe me çfarë motivacioni u ekzekutua ai?
Kuptohet se urdhëri për ekzekutimin e Zef Ndojës, mund të jepej vetëm nga Enver Hoxha, sepse në atë kohë, askush tjetër nuk kishte të drejtë të jepte urdhër për ekzekutimin e partizanit më të thjeshtë dhe jo më një komunisti të njohur siç ishte Zef Ndoja. Ekzekutimi i tij u bë me motivacionin se “kishte spiunuar Qemal Stafën”. Kjo ishte akuza që e çoi atë në plumb.
Po njeri tjetër a u bë përgjegjës për vrasjen e Qemalit dhe a pati ekzekutime të tjera?
Sipas të dhënave që kishin marrë prej Qazim Mulletit dhe Man Kukaleshit, pra që Qemal Stafa ishte gjurmuar prej agjentit të Kuesturës, Jani Kristo me origjinë nga Përmeti, Partia Komuniste vendosi ekzekutimin e tij dhe atë gjë ia ngarkoi Kajo Karafilit. Aty nga viti 1944, Jani Kristos i’u bë një atentat nga Kajo Karafili, por ai mundi të shpëtonte për mrekulli pa e kapur plumbat. Komunistët u irrituan shumë për dështimin e atij aksioni dhe u kërkua që me çdo kusht ai të vritej me një atentat tjetër. Në mbrëmjen e asaj dite, ndërsa Jani Kristo ishte duke pirë në një lokal me Man Kukaleshin dhe Qazim Mulletin, (për shyqyr që kishte shpëtuar nga atentati i paradites) aty hyri Kajo Karafili dhe e qëlloi disa herë me revolver, duke e lënë të vdekur në vënd”.
Si është e mundur që në atë tavolinë ku ishin dhe Qazim Mulleti me Man Kukaleshin u vra vetëm Jani Kristo?!
Kajo Karafili nuk mund të qëllonte kurrë mbi Qazim Mulletin dhe Man Kukaleshin, pasi ata jo vetëm që ishin dy miqtë më të ngushtë të Shyqëri Pezës, vajzën e të cilit, Kajo e kishte të fejuar, por Qazimi me Manin, kishin bërë shumë ndere, duke nxjerrë me dhjetra komunistë nga burgjet fashiste. Madje thuhet se edhe agjentin e Kuesturës, Jani Kriston, Qazimi me Manin i’a nxorrën Kajos në shteg për ta vrarë.
Po me komunistin Beqir Minxhozi, në shtëpinë e të cilit u rrethua dhe u vra Qemal Stafa, çfarë u bë me të dhe si rrodhi fati i tij?
Pas mbarimit të Luftës, Beqiri pati punuar si Drejtor i NTLUS-it në Tiranë dhe më duket se aty punoi deri sa doli në pension. Por ai u përjashtua dy herë nga Partia, për atë gjë që i tregoj Kuesturës, shtëpinë ku fshihej Qemali me shokët e tjerë.
Por lidhur me atë që thuhet, se Kuestura i gjeti në xhep kontratën e shtëpisë së marrë me qera, dhe në bazë të adresës që ishte shkruar aty, ajo bëri rrethimin e shtëpisë?
Këtë gjë e kam dëgjuar edhe unë, mundet të jetë edhe ashtu.
Po të fejuarën e Qemalit, Drita Kosturin a e patët njohur ju në atë kohë?
Qemali e pati sjellë Drita Kosturin edhe në shtëpinë tonë ku strehoej ai në atë kohë dhe kur e pyeti baba, se kush ishte ajo vajzë, ai e prezantoi duke i thënë se ishte e fejuara e tij. Baba i tha: “Mirë mor Qemal, po shikoni kokën njëherë dhe pastaj merruni me këto gjëra”. Pas këtyre fjalëve të Xanit, Qemali i tha se ajo ishte një vajzë shumë e mirë dhe ai njihej me të që nga koha kur ishin të dy me studime në Itali.
Po përpara vitit 1964, si kanë qenë mardhëniet e familjes së Qemal Stafës me Enver Hoxhën dhe si u trajtuan nëna, motrat dhe vëllai i Qemalit nga regjimi komunist?
Siç thashë dhe pak më lart, që nga periudha e Luftës, familja e Qemal Stafës e kishte fare të qartë se kush ishte përgjegjësi kryesor për vrasjen e djalit të tyre, mirpo siç rrodhën ngjarjet më pas, ato ishin të detyruar që të heshtnin dhe të mos shpreheshin publikisht për mllefet e tyre që kishin ndaj Enverit. Mirëpo hera-herës, nëna dy motrat e Qemalit si dhe i vëllai, Alajdini, detyroheshin dhe shfrynin dufin e tyre. Kjo gjë duhet të ketë qenë edhe arsyeja kryesore që Enveri nuk i’a dha për një kohë të gjatë atyre, pensionin e “Heroit të Popullit” që i takonte Qemalit. Ajo gjë u rregullua vetëm pas shumë kërkesave të motrave të Qemalit dhe u desh ndërhyrja e Gogo Nushit, pranë Enverit që atyre t’u jepej pensioni i vëllait. Po kështu desha të them se familjes së Qemal Stafës, jo vetëm që i’u mohua pensioni, por atyre nuk iu bë asnjë lloj privilegji, si shumë familjeve të tjera të dëshmorëve, që përfituan vila, bursa për jashtë shtetit, punë të mira dhe lehtësira të tjera.
Ku banoi familja e Qemal Stafës pas mbarimit të Luftës?
Familja e Qemal Stafës banoi për një kohë të gjatë aty tek, Llagamët, ku i pati rregulluar baba im, Xani, që në vitin 1935 dhe më pas, vetëm dy motrat e tij dolën në shtëpi më vete. Po kështu edhe Alajdini, ndonëse ishte me universitet, nuk gëzoi asnjë privilegj të veçantë, por u la të punonte në një punë të zakonshme dhe vetëm aty nga viti 1952, atë mezi e pranuan në Parti. Alajdini ka qenë në një gjendje ekonomike shumë të keqe dhe për të rritur tre fëmijët e tij, ai kishte blerë një lopë të cilën e kulloste pasi kthehej nga puna. Më pas ai bleu dhe një lopë tjetër dhe ngrihej që në 5 të mëngjezit dhe dilte fushave të Laprakës me thes në krah për të mbledhur bar për lopët, e pasi e mbushte thesin, vinte dhe e linte në shtëpinë tonë dhe ikte në punë. Kur kthehej nga puna, vinte e merrte thesin e barit dhe e çonte në shtëpi në mënyrë që të mos e shikonte njeri.
Si e lejonin Alajdinin që të mbante lopë në mes të Tiranës?
Për problemin e lopës që mbante Alajdini në shtëpi, u bë problem i madh dhe puna shkoi deri tek kryeministri Mehmet Shehu, i cili në një rast i shkoi Alajdinit në shtëpi dhe i tha që nuk po vepronte mirë që mbante lopën, pasi Partia po mundohej që t’jua hiqte dhe fshatarëve lopët e t’ua tufëzonte ato. Por Alajdini, i’u përgjigj Mehmetit, duke i thënë se: ai nuk e hiqte lopën, pasi nuk mund ta mbante dot familjen me 7 mijë lekë që merrte në muaj. Kur iku Mehmet Shehu, disa nga partiakët që mbetën aty, i thanë që nuk bëre mirë që iu përgjigje ashtu shokut Mehmet dhe Alajdini ua ktheu atyre duke u thënë: “Jo Mehmet Shehu të japi urdhër që unë të heq lopën, por edhe babai i Mehmetit, unë nuk e heq lopën nga shtëpia, pasi nuk i lë fëmijët të më vdesin nga uria”.
Po me ju dhe familjen tuaj si u soll Enver Hoxha pas Luftës?
Familja jonë u godit rëndë nga Enver Hoxha. Kështu, pasi i kishin arrestuar që më 2 majin e vitit 1945, Xanin, me xhajën, Ademin, i mbajtën për 40 muaj në hetuesi tek “Shtëpia me gjethe” duke i torturuar barbarisht. Pas arrestimit të tyre, Sigurimi na bënte presione të ndryshme dhe na kontrollonte shtëpinë herë pas here. Unë në atë kohë isha në shkollë dhe u detyrova ta ndërpres e ta vazhdoja natën dhe u futa në punë në Shoqërinë Shqiptaro-Jugosllave, me qëllim për të mbajtur familjen me bukë. Xanin me xhajën tonë, Dem Xhepën, i akuzuan sikur ishin të lidhur me Grupin e Deputetëve. Xani doli në gjyq në shtator 1948 dhe u dënua vetëm me ato 40 muaj që kishte bërë hetuesi, ndërsa Demi u dënua me 10 vjet, por u lirua më pas me një gjyq tjetër. Në qershorin e vitit 1952, Xani me Demën u arrestuan përsëri, por këtë rradhë akuza ishte për probleme floriri. Ajo ishte vetëm një sebep për arrestimin e tyre dhe pas asaj akuze, atyre u konfiskuan 400 napolona floriri dhe 2000 franga ari. Në atë kohë ato u mbajtën për tre-katër muaj në tortura dhe Dema, nga që nuk duroi dot, u hodh nga kati i tretë i Degës së Brendshme, për të vrarë veten. Pas kësaj atë e nxorrën nga burgu dhe Dema vdiq pas tre muajsh në një hotel, pasi ia kishin shtetëzuar dhe vilën e dyqanin, me paratë e të cilit ai kishte ndihmuar Enverin dhe Luftën.
Po njeri tjetër nga familja Xhepa, a është dënuar atëhere?
Pas arrestimit të Xanit dhe Demës, në vitin 1951, u arrestua dhe djali i xhajës së tyre, Qazim Xhepa, i akuzuar për incidentin e bombës në ambasadën sovjetike. Arrestimi i tij erdhi pasi ai kishte qenë student i Fultz-it dhe u akuzua sikur kishte marrë pjesë me Regjencën e Lartë në kohën e pushtimit. Po kështu në atë kohë që ishte Xani në burg, u arrestua dhe vëllai im, Petriti. Nga torturat që iu bënë, Petriti kaloi në një depresion të thellë dhe ashtu jetoi deri sa vdiq në vitin 1972, duke qëndruar, sa në shtëpi dhe sa në spitalin psiqiatrik. Por nga familja jonë, persekucionin më të rëndë prej regjimit komunist e pësova unë, dukë u arrestuar dhe dënuar katër herë dhe të gjitha arrestimet e dënimet e mia, u bënë direkt me porosi të Enver Hoxhës.
Po si e shpjegoni, përse ndodhnin të gjitha këto, si ndaj familjes suaj ashtu dhe ndaj jush personalisht?!
I gjithë ai persekucion i egër që u bë ndaj familjes sonë, erdhi si pasojë e hakmarrjes që bëri Enveri ndaj të gjithë atyre që e akuzuan si përgjegjës për vrasjen e Qemalit.
Përveç familjes suaj, kush e vuajti tjetër dhe kush u persekutua për atë ngjarje të 5 majit 1942?
Të gjithë ata që e akuzuan Enverin që kishte gisht në vrasjen e Qemalit, u ekzekutuan apo eliminuan prej tij në periudha kohe të ndryshme. Po kështu dhe të gjithë ata komunista që ishin atë ditë në shtëpinë ku u vra Qemal Stafa, pa përjashtim, përfunduan burgjeve dhe internimeve. Të gjitha këto Enveri i bëri për të fshehur gjurmët e krimit që kishte bërë me vrasjen e shokut të tij, Qemal Stafës, të cilin ai e shihte si pretendentin kryesor që mund t’i zinte vëndin në krye të Partisë.
Më konkretisht, si u hakmorr Enveri ndaj këtyre personave që thoni ju?
I pari që ra viktimë e intrigave dhe kurtheve që ngriti Enveri për të bërë të besueshme alibinë e tij që nuk kishte gisht në vrasjen e Qemalit, ishte komunisti i Grupit të Shkodrës, Zef Ndoja, të cilin siç ju kam thënë më lart, Enveri e ekzekutoi që në vitin 1944 në fshatin Priskë. Pas tij, me urdhër të Enverit, Liri Gega vrau pas shpine, Mustafa Gjinishin, mikun më të ngushtë të Qemalit dhe njëkohësisht të babës sim. Pas vrasjes së Gjinishit, baba im, i’a pat thënë copë Enverit, që atë e kishin vrarë shokët e tij me urdhër, por Enveri i’u përgjigj se nuk ishte e vërtetë ajo gjë. Më pas, serinë e eliminimeve, Enveri e vazhdoi me Hasan Reçin, të cilin e ekzekutuan në vitin 1946, kur ai punonte në Ministrinë e Arsimit, ku merrej me bursat e studentëve. Pak kohë para se të hynte baba në burg, aty nga fillimi i vitit 1945 kur unë akoma nuk isha kthyer në Shqipëri nga kampi i internimit të Mat’hauzen-it, Hasan Reçi kishte ardhur në shtëpinë tonë dhe i kishte folur Xanit për ato që po bënte Enveri.
Ç’farë i tha babai juaj?
Baba i kishte thënë: “Mos fol shumë se s’ta bën të gjatë ai”. Sikur ta dinte baba që edhe Hasan Reçi do shkonte në plumb. Pas këtyre dhe babës sim, Xanit, të cilët e kishin akuzuar direkt Enverin për vrasjen e Qemalit, Enveri e vazhdoi hakmarrjen me Kristo Themelkon, Gjystina Satën, Marije Lezhjen e deri tek ish e fejura e Qemalit, Drita Kosturi, të cilët përfunduan burgjeve dhe internimve. Të gjithë këta Enveri i dënoi që të mbyllnin gojën për ngjarjen e Qemal Stafës, gjë e cila si duket e mundoi atë për gjithë jetën, si një fantazmë e keqe. Kjo gjë shpjegohet edhe me faktin se Enveri në vitin e fundit të jetës së tij, kur po e shihte se po ikte nga kjo dynja, u kujtua që të botonte kujtimet ku bënte fjalë për vrasjen e Qemalit dhe aty ai përsëri nuk thotë të vërtetën.
Përse konkretisht?
Enveri aty thotë se: me Qemalin është takuar në datën 4 maj, një ditë para vrasjes, në një bazë në Rrugën e Shëngjergjit. Në fakt nuk është kështu, se Qemali nuk ka dalë fare nga ajo shtëpi që disa ditë më përpara. Për këtë po të doni shkoni dhe pyeteni Gjystina Satën (ose Flora Dishnica) një nga ato komunistet që jeton akoma dhe ka qenë atë ditë me Qemalin e dy shoqet e saj në atë shtëpi.
Po ndaj jush, si u hakmor Enver Hoxha?
Persekucioni ndaj meje filloi që në vitin 1951, kur unë punoja në Zyrën Konsullore të Ministrisë së Jashtëme. Aty më provokuan për bombën në ambasadën sovjetike dhe unë u thashë se ajo ishte bërë vetëm për të hequr qafe disa njerëz. Pas kësaj unë fillova punë në Ministrinë e Komunikacioneve dhe në vitin 1952, pa bërë fare lutje, Gogo Nushi më futi në Parti. Në vitin 1952, më propozuan të më fusnin në një zyrë sekrete në Ministrinë e Brendshme, por unë nuk pranova, se e dija që ishte kurth për të më dënuar. Pas 7 muajsh, më 22 korrik 1953, më arrestun duke dalë nga stadium “Qemal Stafa”. Kjo erdhi pas provokimit që më bëri koloneli F. S. (Shef i Sigurimit Fizi dhe Ruajtjes së Udhëheqjes), me të cilin u konfliktuam dhe fizikisht. Pasi më torturuan për 24 orë, më liruan se u ankua organizata ime e Partisë ku punoja. Pas kësaj unë u ankova me letra tek Enveri, Mehmeti, Fiqretja dhe Prokurori i Përgjithshëm. Mehmeti më dha të drejtë dhe e transferoi F.S. në Kukës për dy vjet dhe H.XH. që më rrahu bashkë me të, u dërgua në Gjirokastër.
Po Enveri i’u ktheu përgjigjie?
Pas shumë letrash, ai më priti në zyrë ku unë i tregova gjoksin e gjakosur, duke i thënë se atë nuk ma kishin bërë as në Mat’hauzen. Ai më tha: “Lere, lere se edhe ti e ke hapur gojën pak si tepër…”! Pas asaj unë i thashë: “Është e kotë që po ankohem tek Partia, se kjo qënka porosi….” dhe ika pa i dhënë dorën.
Po arrestimet e tjera si ndodhën?
Pasi mbarova Fakultetin në Universitetin e Tiranës për Histori, unë punova në Kinostudion “Shqipëria e Re” nga viti 1962 deri në 13 nëntor 1970, kur dhe u arrestova duke u akuzuar për “agjitacion e propaganda” dhe pas 17 muajsh hetuesi, u dënova me 8 vjet burg.
Si ndodhi kjo?
E gjitha kjo erdhi pas takimi të rastësishëm që pata me Enverin kur ai bëri një vizitë në Kinostudio dhe më më pyeti: “Hë… ç’thotë Xani”? (Ja ku i kam këto dy fotografitë që jam unë duke biseduar me Enverin). Unë i thashë se ai kishte vërejtje nga që i vinin katunarët dhe i kërkonin me ju ble bukë. Pas kësaj, ai më tha që ato t’ja shkruja me një letër. Në letrën që i bëra, unë i’a shkrujata të gjitha, duke i thënë se ishte fatkeqësi e madhe që fshatarët vinin për të kërkuar bukë në qytet. Atë letër që ia nisa me postë, ma quajtën anonime dhe më dënuan si përfundim me 6 vjet burg. Ndërsa kisha dy muajt e fundit të burgut në Ballsh, më 15 korrik 1976, më arrestuan përsëri me të njëjtën akuzë dhe gjykta e Fierit më solli për ekzaminim në Psiqiatrinë e Tiranës.
Po përse ju sollën në atë spital…?!
E gjitha ajo bëhej për të më nxjerrë mua të papërgjegjshëm, kjo ishte skemë e njohur. Por me gjithë insistimin tim për të mos ma dhënë atë diagnozë, Dr. Afrim Dangëllia ma firmosi atë, duke më thënë që më mirë ashtu, se të haja 10 vjet burg. Pas tetë muaj hetuesie më liruan në 25 nëntor 1977.
Pasi dolët nga burgu, ku punuat?
Për disa vjet ma lanë me shit cigare në Rrugën e Kavajës dhe për herë të katërt më arrestaun më 28 nëntor 1986, me akuzën e agjitacion e propagandës dhe pas 6 muaj hetuesie, gjykata vendosi të më çonte përsëri në Psiqiatri, nga ku unë u lirova më 16 tetor 1987.
Me çfarë akuze u arrestuan?
Ky arrestim i imi erdhi pasi Sigurimi Shtetit kishte futur në shtëpinë tonë të vjetër një person për të kontrolluar në se kisha letra anonime dhe për disa relike të Qemal Stafës që m’i kishte kërkuar Muzeu Historik dhe unë nuk i jepja. Gjatë kontrollit nga Sigurimi, mua më gjetën një album dhe bust të Zogut, si dhe disa antikuare të vjetra e ikona. Po kështu, mua më gjetën dhe 40 kg sheqer që m’i kishin sjellë njerzit për vdekjen e babës. Ato m’i quajtën të vjedhura dhe mezi shpëtova nga ajo akuzë.
Po reliket e Qemalit, t’i morën?
Jo ato nuk i gjetën, sepse i kisha futur në tokë. Unë e dija se për ato më arrestonte Sigurimi Shtetit, për t’ë m’i marrë, se ato ishin dokument i gjallë që unë kisha pasur lidhje me Qemal Stafën. Opingat e Qemalit që i pat punuar Ramazan Balluku, dy stilografët dhe revolverin e tij, si dhe hirin vëllait të Gogos, Kozma Nushit, me të cilin kam qenë i internuar në Mat’hauzen, unë i ruaj edhe sot si pasurinë më të madhe të jetës sime. Ja shikojini, këto janë.
Dëshmia e Enverit në kujtimet e tij për vrasjen e Qemalit
“Dita e fundit e pjekjes sime me Qemalin, ishte më katër maj. U poqëm në bazën numër 66 në Rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë dhe punuam. Plaku na solli të hanim. Unë po përgatisja një leksion për Ushtrinë e Kuqe, Qemali përgatitej se të nesërmen, që në mëngjez duke gdhirë 5 Maj, do të nisej për në Vlorë. Ramë e fjetëm afër njeri-tjetrit, në një minder të mbulura me batanije. Në mëngjez u përqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për në Vlorë, unë për një mbledhje me shokët. Sido që ne bartnim çdo herë, si thotë populli, “me qefin në kokë”, me kobure në brez dhe me bomba në xhepa, as nuk mendonim për vdekjen që na priste në çdo qoshe rruge. Si mund të mendoja unë se e putha dhe e shtërngova për herë të fundit në kraharorin tim, shokun nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin tim të dashur, Qemal Stafën?! Në bazën ku isha, erdhi një shok dhe, duke qarë më tha: Armiku na vrau Qemal Stafën! Vura duart në kokë dhe nuk i mbajta dot lotët. Ku e vranë? I thashë. Në Tiranë, më tha shoku, në një shtëpi në bregun e lumit të Tiranës. U ngrita në këmbë dhe me shpresë i thashë: S’duhet të jetë e vërtetë, Qemali që në mëngjez u nis për në Vlorë. Për këtë jam i sigurtë, mos e besoni se armiku hap parrulla. Mjerisht, – më tha shoku, – kjo është e vërtetë. Qemali ra duke luftuar heroikisht dhe mbrojti tërheqjen e shokëve që shpëtuan. Ai harxhoi të gjithë municionin që kishte. Dhe më tregoi tërë historinë e ngjarjes që ka përshkuar historia”.
(Kjo pjesë është shkëputur nga kujtimet e Enver Hoxhës, të botuara në librin “Për shokët e mij pionerë”, Tiranë, 1985)
Kushedi sa prova ketu sec ishte ai regjim gjakatar,dhe mjerisht per kete popull qe u komandua per dekada nga nje kriminel i regjur.Kjo eshte fatkeqsia me e madhe per nje popull.Por mjerisht shihni kur te vershojne ketu komente nga njerez qe e mbrojne dhe e justifikojne Enverin me punet qe beri per te formuar shtetin.Pra,ska problem se vrau,pushkatoi njerez te pafajshem,rendesi ka qe beri fabrika …Kjo eshte goditja e radhes me e keqe se e para..Ja perse ne Gjermani nuk lejohet kurre te mbrohet vepra e nazisteve..ska vend per te kerkuar gjera te mira qe kane bere ata,,ashtu edhe me kriminelin e Shqiperise!
“Anës dijes i pa nxënë” ! Janë fjalë nga Noli . Tani ky robi ka tre ditë që flet e flet, dhe ka mbushur një çarçaf me emra e me data. Po ti hedhësh një sy, dhe kjo nuk do shumë mprehtesi, shikon se ka shumë discordanca me kronologjinë e ngjarjeve. Megjithatë nuk arrita të kuptoj . Ky në 42 thotë që ishte 8 vjeç. Në 45 kur mbaroi lufta ka qenë 11 vjeç. Dyshoj qe te ketë qenë ne Mat’hauzen. Pastaj më poshtë vijon : unë bëra 4 herë burg. Dhe diku shton ;më propozuan për tu futur në parti. Me një fjalë, gjithnjë sipas logjikës Kaloçiane. Enveri gjakatari, që nuk pyeti për gjeneralë e figura, këtë të çmendurin, Xonin e të tjerë dy thundrrake i paska kursyer. Me shpresë se do mund të lexojmë ndonjë gjë që ja vlen për Enverin, na iku huq edhe kësaj radhe. Kaloç , nga të gjitha intervistat që ke bërë , kjo pa dyshim është më e dobëta. Mbase dhe fakti që të intervistosh njerëz psiqike, nuk të del edhe aq e bukur rrena. Po gënje mor gënje. Se diçka do mbetet. Po beje rrenen të jetë “e bukur”, të paktën në kohë karantine. Lum si këta.! E kanë bëre faqen sholle , dhe bëjnë para në kohë krizash.
??
Kriminelet dhe tradhtaret si puna kti burgaxhiut dhe njerez si fytyra jote ka pushkatuar Enveri o kaloç suma , ngelet ju vemje pisat dhe turpi kti kombi te gjykoni njeriun dhe atdhetarin me te madh ne historin e kti kombi qe nga koha pellazgeve , llumi kombit hedh balt mbi figuren me te madhe te kti kombi , egzistenca e ktij shteti SHQIPTAR sot i dedikohet ENVER HOXHES dhe brezit me atdhetar qe e ndoqi nga pas , duke i shtypur koken kriminelve antishqiptarve dhe maskarenjve bashkepuntorve te nazifashizmit , ai ngriti SHQIPERIN e beri shtet evropian modern , rrespekte ENVER HOXHES burrit dhe udheheqsit me te madh te kombit shqiptar , kaluç sumat dhe burgaxhit nuk mund dhe nuk do e shtrembetojn te verteten e historis se kti vendi sado qe dit nat shkruajn shpifin dhe sajojn per te baltosur atdhetaret dhe burrat e vertet , per te cilet historia do shkruaj perher me respekt , posht tradhtaret kelyshet e kolaboracionizmit dhe burgaxhinjt e llumi kti kombi qe jan denuar per vepra antishqiptare qe mas luftes dyt botrore . Posht antishqiptaret e sotem qe kamuflohen si patriot per perfitime private si kta vemjet kaluçi me shok .
Kriminelet dhe tradhtaret si puna kti burgaxhiut dhe njerez si fytyra jote ka pushkatuar Enveri o kaloç suma , ngelet ju vemje pisat dhe turpi kti kombi te gjykoni njeriun dhe atdhetarin me te madh ne historin e kti kombi qe nga koha pellazgeve , llumi kombit hedh balt mbi figuren me te madhe te kti kombi , egzistenca e ktij shteti SHQIPTAR sot i dedikohet ENVER HOXHES dhe brezit me atdhetar qe e ndoqi nga pas , duke i shtypur koken kriminelve antishqiptarve dhe maskarenjve bashkepuntorve te nazifashizmit , ai ngriti SHQIPERIN e beri shtet evropian modern , rrespekte ENVER HOXHES burrit dhe udheheqsit me te madh te kombit shqiptar , kaluç sumat dhe burgaxhit nuk mund dhe nuk do e shtrembetojn te verteten e historis se kti vendi sado qe dit nat shkruajn shpifin dhe sajojn per te baltosur atdhetaret dhe burrat e vertet , per te cilet historia do shkruaj perher me respekt , posht tradhtaret kelyshet e kolaboracionizmit dhe burgaxhinjt e llumi kti kombi qe jan denuar per vepra antishqiptare qe mas luftes dyt botrore . Posht antishqiptaret e sotem qe kamuflohen si patriot per perfitime private si kta vemjet kaluçi me shok . Lavdi figures Enver Hoxhes udheheqsit me patriot te te gjith kohrave .
Komentatori Shqip, eshte folur qarte e me fakte. Ti qe mbron Enverin duhet te jesh me kriminel se ai. Enver Hoxha ishte nje monster qe shkatrroi si askush tjeter kete vend. Ai vrau te gjithe ata qe e njihnin, shoke, bashkeluftetar, miq, te aferm, burra e gra. Sepse e dinte cfare muti ishte dhe nuk donte te mbeteshin deshmitare pas tij. Ai vertet vrau sa ishte gjalle, po shqiptaret ja kane vene damken dhe do e urrejne ne jete te jeteve si shqiptarin me antishqiptar.
Te gjithe thone qe covid 19 godet sistemin e frymemarjes dhe mushkrite , gabim ,godet dhe trute e kokes , shembulli me i mire ?? Ja lexoni “virusin” dhe do te kuptoni gjithcka …..Enver Hoxha antishqiptari me i madh eeee? Dhe para tij jane Saliu me te birin dhe Meta Lulzimi dhe Rama ???? Si shqiptare me pak te keqinj , dhe Enveri pas tyre ??? E thuaj , pune muti me trute e kokes ….
Te varferit shqiptare ndahen ne dy kategori , ate qe nuk kane te ardhura , dhe ata qe nuk kane mend ……
I Nderuar Beqir Xhepa,e lexov Intervisten tuaj,dhe BESOJ ne ato qe Thoni,e di se si Zhvilloheshin Miqesia e Kohes, ne ate Kohe Midis Qazim Mulletit+Man Kukaleshit +Myslym Pezes ect…E DI SE KETA dy te Paret “Punonin” per Fashizmin, por PA HARRUAR Miqesin Shqipetare..
Xhaxhi i Nenes sime ishte Korjer, ashtu si dhe Ju, pa Qene Komuniste apo Partizane,ai do te kalonte Rrugicave, kur ishte Kohe Shtet-Rrethimi, dhe do te conte LETRAT, e Qarkorit, ne Cetat Partizane,dhe kur e pyeta:Se c´fare Kishin ato Letra??Dhe a i Hape Ndonjehere..??Jo me tha??Kjo nuk ishte Puna ime..Por ato Letra Kishin Informacjone per Levizjen e Forcave te Armikut, me tha, ose kishin Udhezime te Qarkorit, apo Urdhera, per Vrasje Spiunesh ose edhe Vendosje Pritash kunder Autokolonave te Armikut…
Theksoj se Familja ime NUK KISHTE ASNNJE KOMUNISTE APO PARTIZANE PER KOHEN, por ishin Njerez ne “Djeresn” e tyre si i thone,..POR PA HARRUA TE NDIHMOJNE LUFTEN..
1-Duket se Minxozit i gjeten Kontraten e Shtepise ne xhepe, prandaje dhe nuk e Vrane,dhe kjo eshte edhe Arsyeja qe Fashistet e vune perpara, dhe ai TREGOJ SHTEPINE…(Ne kete Raste Perjashtoj Mudesin te Spiunonte Enveri)
2-Zef Ndoja, u be Koke Turku, dhe e Vrane Kote Fare,sa per Mustafa Gjinishin e Vrau Enveri, dhe di qe eshte Vrare Mbase Shpine(Dhe fillimishte u tha se u vra ne Perpjekje me Gjermanet)..Enver Hoxha i Dergoj nje Leter Liri Geges ku i thote “M-gjinishin-“Dekoroheni”..
3-Enver Hoxha Genjen ne Tregimin e tije,per diten qe kaloj me Qemalin…
@Gjate Diktatures ishte se me te VERTET ne nuk dinim asgje ne lidhje me Vrasjen e Qemalit, na u tha se Luftoj i Vetem deri ne fishekun e fundit..por asnjehere nuk na u tha, se Qemali?????????
4-Me 1993-shin, vjen ne shtepi Vellai i madhe qe kishte qene ne Tirane dhe na Thote:SOTE KAME NJOHUR TE FEJUAREN E QEMAL STAFES??
u CUDITEM qe te gjithe..dhe i them:Mos je gje i dehhur??Jo jo, me thote ..dhe na Tregoj se nje Grua e Veshur me te Zeza e Quajtur Drita Kosturi kishte qene e Fejuara e Qemalit,dhe Internuar ne Saver te Lushnjes ne mos Gabohem..Biseden e tregoj kur Vellai shkonte per nje Pune te tijen ne Tirane me Furgonat e Kohes, dhe Kjo beri qe ne Furgon thote Vellai “Nuk Piptinte miza”..dhe Degjohej vetem Zeri i saj dhe Motorrit te MAKINES…
5-Ka shume Mundesi qe Enveri te kishte Gishte ,ose ta kishte vene ne sy Qemalin per ta Hequr Qafe,por ne Rastin Konkrete..kemi nje Spiun te Vrare Jani Kriston, por kemi edhe DISA VETE QE SHOQERONIN Qemalin,pra ate dite Qemali edhe munde te mos VRITEJ…Enveri Munde te Priste
nje Tjeter Raste, kur Qemali munde te ishte me “Sherbim”, ose ..Enveri i Dergoj se pari Karbinieret se pari te ARRESTONIN @ Minxhozin ne Pazarin e Vjeter, dhe ky i Fundit i cone te Shtepia ku Strehohej Qemali….ka shume Mundesi te jete ky Varjante..dhe Enveri del i “Paster”..
PRA NESE DO TE AKUZONIM Enver Hoxhen..Do te thoshim se ky..ishte ai qe i Coi INDIREKT Italjanet te Baza e Qemalit..duket se Skema Funksjonoj…sa per Vajzat qe u zune Robe ato me pase u Liruan…ENIGMA E HAPUR Vazhdon…lol
O virus përshëndetje. Shpresoj të mos ketë zënë qymyri edhe ty. Askush nuk e mbron Enverin. Enverin po e mbrojnë këta me këto tregime trashanike. Ku i shef faktet ti? Po sikur ajo pala tjetër tu plasi para syve dokumente që vërtetojnë të kundërtën ? Ky thotë : dha urdhër Enveri . Kurse një ditë më parë thoshte që ishte i pa rëndësishëm, troç, se perfillte njeri. Ore keni sy në ballë? Po mos e bëni luftën me mullinjtë e erës . Jam dakord që kishte dhe ka njerëz që e mendojnë ndryshe. Por jo ta kthejmë në barcaleta. Këtë pasi e dënuan nja 4 herë, i qenkan lutur ta fusin në parti. Dhe ky ja paska ” dhjere” ! Te gjitha teoritë i nxjerrin dhe I rrëzojnë po këta. Këtej thonë që i vrau Enveri . A thua se ishte Shqipëria e Lazaratit dhe e bandave që vriten me njeri tjetrin. Ishte luftë o kaqoler. Ndërsa po këta na thonë që Enveri deri në 46 kur hyri qeveria në Tiranë, nuk kishte asgjë në dorë. Kuptoni çfarë thoni, apo ec të shajmë, punë e madhe në beson njeri. Shiko Virus. Unë nuk i marr mendim njeriu çfarë mendoj. Dhe nuk bëj replika për gjëra që s’i kam të mijat. Un di këtë që, nga 44 e në vazhdim , ky vend pësoi ndryshimet më të mëdha gjatë gjithë ekzistencës së tij.
Familja e Qemal Stafes nuk ka jetu në vile dhe s’ka pas privilegje?!
Stafat kanë jetu ne shtepi te Llagamve tek Him Kolli deri ne vitin 2010 (ndoshta dhe më vonë) me 2 mije lek te vjetra qera në muaj mer legen. Bote si qen nusja e familjes, Monika Stafa kur ia nxorren padrejtesisht sipas asaj se ishin bo pronarë pa letra. Pervec asaj gjithe lagjja e dinte po s’bonte zo qe famija Stafa mbante edhe lopë në mes të Tironës. E kujt ia mbante me i denoncu?!
Ky mire qe paska qene budall me kartelë por qenka dhe kokrra e bythqimi. I paska ardh hakut Enveri dhe mire ia ka bo. Me ket nuk i besohet asgjë.
Per virusin koloqe
Cfare lluma shkruajne ketu. Njerez qe skane bere me shume se shkollen fillore Si kaloqja e ky virusi. Qe per keta historia ka filluar Kur keta Kane fillu me Pa TV e me degju militantet profashiste “antikomuniste” pasardhes se tradhetareve, koolaboracionisteve te nazi-fashizmit, spiunave.
Historia eshte kokeforte.
Ti antienveristi kaloq e virusi me origjin nga lakuriqi i nates Dale nga ferri mesoni nje cike histori.
Ne Maj 1942 nuk i dihej fati i luftes se dyte boterore. Beteja e Stalingradit qe shenoi kthesen e kesaj Lüfte skish filluar akoma (filloi dikur nga Gushti 1942).
Atehere keta te rinj komuniste Shqiptare ishin me koke ne torbe. Sapo ishin hedhur ne ilegalitet dhe kishin filluar perpjekjet e para per te bashkuar gjithe popullin dhe forcat atdhetare per nje Lufte te vendosur kunder pushtuesve dhe per Clirimin e Shqiperise.
Si Mund te mendoni qe Enveri e “hoqi qafe” Qemalin se donte te behej vete sekretari i komitetit qendrore komandantit i ushtrise apo donte kolltukun e donte te behej diktator .
O njerez me Pak llogjike dhe jo lluma Si kaloci qe i veshin Enverit fuqi te tilla parashikuese Sikur te ish Herkuli, djali i Zeusit, dhe i mbrojtur nga ai.
A e kuptoni per cfare flisnin.
Behet fjale per maj 1942. Skish kaluar nje vit nga zbatimi i planit Barbarossa qe shenoi sulmin e Gjermanise naziste ndaj BRSS.
Beteja Stalingradit filli Gusht 1942 deri ne 2 Shkurt 1943.
Trupat aleate zbarkuan ne brigjet verore te Frances se pushtuar nga Gjermanet, ne Normandi, duke hapur frontin perendimor, e famshmja D-day vetem me 6 Qershor 1944.
Dhe Enveri e dinte qysh ne Maj 1942 se cdrejtim do merrte lufta.
Respekt.
Baba ketij ne bashkepunim me baben morracak Pa opinge te kaloqit ishin spiunet: i ai i pari katnor tirans per me marr bollik nga italianet kurse babai kalocit si maloke që qe, spiunonte Si kriminel piqollë ne sherbim te bajraktarit e mjaftonin nje Pale cizme me gozhde e te llustrume mire qe baba kalocit te spiunonte baben e vellane e vet.
Kjo eshte e verteta: ujku lekuren e nderron por zakonin nuk e harron
Kaloq Virus i covidit na kenaq qe ze ne goje Enverin per dite, Pa le Kur e shoqeron me Foto.
Enveri ka 30 vjet qe ka vdekur Po jeta e vepra e tij eshte e dokumentuara ne arkivat ne vende te ndryshme te botes.
Dhe Ty kaloq me ato dokumentat gjysmake e intervistat marre nga qenie me integritet moral e psiqik te dyshimte nuk te beson njeri.
Edhe Sikur je vetem per perdorim te brendshem. Pa vlere. Pune legenash.
Ti e ngre Enverin lart e me lart, Si Mal i Olimpit ku mbreteronte Zeusi.
Mos Harro ti besh te fala lekasit
Natyrisht qe ky Xhepa di shume ,ca me te jetuar(ka qene 8 vjec) ca me te degjuara,por ka shume kontradikta per datat dhe vitet qe e ben shume dyshues.Me gjithe ate ka fakte shume te forta;
1.Hoxha ne maj 1942 nuk kishte asnje interes ta vriste Qemalin sepse kishte 6 muaj qe ishte krijuar Partia dhe kjo kohe ishte jo produktive,Qemali ishte ne krah te Hoxhaes per kete kohe.
2.Beqiri eshte perjashtuar nga Partia per neglizhence
3.Spiunet kane qene vete Kukaleshi dhe Mulleti qe ben dhe 4 shkurtin.
4Shume emra te njohur qe jane vrare nga Hoxha kane qene spiune dhe jo miqesor me Hoxhen,sepse e njihnin shume mire.
5.Eshte e vertete qe familja Stafa u la ne meshiren e hallit ,ca per faj te mendjemadhesise se Alaudinit dhe motrave,por gjithsesi familja e Alaunit u la rrugeve.(gruaja e Alaudnit ishte inotante dhe punoi pastruese ne kopesht te femijeve,dhe kjo fale shoqerise familjare).Per 5 maj te gjithe shkonin tek Alaudini por asnje nuk cau koken per te aq sq Alaudini dilte dhe shiste ne pazar fiq.
.Drita Kosturi mbas vdekjes se Qemalit shkoi ne spitalin partizan dhe rrinte gjithe kohen me anglezet.Mbas clirimit u fejua me M.Pipen ,avokati i te gjithe krimineleve te luftes.U internua dhe u sollen ne menyren me te poshter.Me 1991 Kosturi shkoi tek miqte e saj ne Angli ku ndejti shume kohe.
6.Nena e Qemalit nuk e terhoqi kurre pensionin patriotik ne shenje proteste.
7.Motrat e Qemalit dolen ne pension beqare dhe ishin gjithmone rebele,nuk pranonin intervista dhe vizita.
8.etj. etj……………………..
9.Te gjithe ,Zogu,Hoxha,Berisha,Rama,Meta,Basha i hoqen te gjithe shoket e tyre te pushtetit,ca i vrane ,ca i futen ne burg dhe ca ne pension.
Historia sot shkruhet kollaj fare,por perseritet prap dhe asgje re nuk del.
Qemali ishte dhe ngeli nje hero.
O Tomorr ore shkerdhate por puna nuk eshte turp more qen bir qeni 700 breza.Nena jone ndjese paste ka qene puntore dhe familjare e ndershme.Injorante jeni juve ore burra te poshter nena ime ka rrojtur ne familjen Stafa familje me akademike,mjeke,poete e shkrimtare para 100 vitesh dhe biblioteke,grada e uniforma kolonelesh te Stambollit more qen i zi.Mallkim paci brez pas brezi.
undefined
Dy motrat e Qemali vizitonin familjen e Enverit per cdo sebep pshm 16 Tetor ditelindjen e tij .
Dhe priteshin me dashuri dhe respektoheshin Si motrat e Qemalit.
Kete e dine ushtaraket dhe punonjesit e tjere te drejtorise se pritjes qe punoni ne ate vile, Si psh kamarieret.
Dy motrat e Qemali vizitonin familjen e Enverit per cdo sebep pshm 16 Tetor ditelindjen e tij .
Dhe priteshin me dashuri dhe respektoheshin Si motrat e Qemalit.
Kete e dine ushtaraket dhe punonjesit e tjere te drejtorise se pritjes qe punoni ne ate vile, Si psh kamarieret.
Sa me shume kohe kalon, aq me shume behet e qarte se vdekja e Qemal Stafes ka qene me shume nje “incident” rastesor, se sa nje aksion i mirefillte ushtarak i Kuestures fashiste per arrestimin e tij. Ne rastin kur Kuestura urdheronte per arrestimin e ndonje kundershtari ( apo grup kundershtaresh ) te qeverise se kohes, me pare merrej informacioni i sakte se ku ndodhej personi ne fjale, pastaj milicia bente disa rrethime sipas manualeve te policise dhe ku merrnin pjese disa dhjetra milice te armatosur mire si dhe mjete te blinduara. Gjate periudhes se luftes ne Shqiperi ka pasur vetem 2 raste te ketij lloji, rrethimi dhe vdekja e tre Heronjve te Shkodres ( Perlat Rexhepi, Jordan Misja, Branko Kadia ) si dhe ajo qe eshte quajtur “epopeja e Kodres se kuqe” ku rane Vojo Kushi, Sadik Staveleci, Xhorxhi Martini; ne kete rast Vojo Kushi beri nje gjest qe mund te jete unik ne gjithe historine e Luftes se Dyte Boterore, gjest jo vetem heroik, por edhe spektakolar ( dikush mund edhe te shprehet “e spektakolarizoi vdekjen e vet, e ktheu ne veper arti”. Ne te dy keto raste, pasi ishte bere rrethimi i shtepive ku strehoheshin Heronjte e mesiperm ( rrethim ne dy apo tre breza ) ju be thirrje per tu dorezuar, ata nuk pranuan dhe bene qendrese deri ne vdekje.
Ne rastin e Qemal Stafes nuk ka pasur rrethim te kesaj natyre, aty disa agjente civile te Kuestures kane shkuar per te bere nje kontroll rutine, siç
beheshin kontrolle te zakonshme ne ate kohe, kur kishte dyshime per fshehje individesh subversive apo materialesh te ndaluara. Aty kane hasur rezistence dhe ka filluar shkembimi i zjarrit, ku Qemali fillimisht eshte plagosur, ashtu i plagosur eshte larguar disa qindra metra dhe ka vdekur ne breg te lumit te Tiranes. Nga shtepia ku strehohej ai me shoket e deri tek bregu i lumit ku mbeti i vdekur, eshte nje fare distance e konsiderueshme; shoku tjeter i Qemalit, K. Themelko, arriti te largohet me vrap mbrapa shtepise e te shpetoje.
Te gjitha keto te bejne te mendosh, se nuk ka pasur asnje “spiunim” apo “denoncim” per vendndodhjen e Qemalit, me shume ka qene nje rastesi fatale. Versioni me i besueshem eshte ai qe njeri nga shoket, B. Minxhozi, qe e kishte marre me qira shtepine, u kap ne mengjezin e asaj dite nga milicet, gjate marrjes ne pyetje se ku banon, ai ka dhene adresen e shtepise prane lumit, duke menduar se aty do te mbyllej çeshtja, agjentet per te provuar vertetesine e asaj qe thonte i arrestuari, kane shkuar vete ne vend dhe ka ndodhur ajo qe ndodhi.
Ne Shqiperi, ku nje pjese mire e njerezve kane nje fantazi te çfrenuar, ku dyshimi ne çdo gje dhe çdo njeri eshte pjese integrale e formimit individual, lindin lloj lloj teorish konspirative, fantazia merr krahe dhe fluturon ne hapsira te paimagjinueshme.
Sidoqofte humbja e Qemal Stafes ishte nje humbje e madhe per Partine Komuniste te asaj kohe, ai ishte jo vetem nje person me nje mendje brilante dhe individualitet te spikatur, por edhe nje organizator shume i afte i partise ne punen me njerezit.
Lufta i ka edhe keto humbje, dasem pa mish nuk ka.
Na myten.Dil hapur pse fshihesh si mi ? Me siguri je ndonje nga longaraqet spiune Fronti nga rr.Him Kolli.Por ju skeni faj.Faj ka Sabire Stafa e Alajdin Stafa qe ju kthyen mprabsht vendimin e internimit duke humbur kredibilitet ne organet e sigurimit duke ju lene ne Tirane juve o mbeturina shoqerore.Na paske filluar edhe nga biografite e familjes Stafa na njihke mire ore i degjenerum ju dhjefsha nji mut megjithe vilat e juaja prej qerpici.
Veli e para të fala lopës që mbajshit në mes të Tironës. Më thuaj nji familje tjeter qe mbante lope në mes te qytetit ne Shqipërinë e shokut Enver!
Kur mbaje lopë në mes te Tirones si mund te te skuqet fytyra dhe te mohosh ate qe thote cunit te Xenit qe ju medemek jeni trajtu keq?!
2 mijë lek te vjetra qeraja në muaj deri në 2010!!! Paskeni vujt shumë në shtepi qerpiçi 2 katshe me pishë poshtë e pishë nolt e që ia u riparonte Partia cdo 5 Maj. Ketu rrinte moma dhe vellai i Qemalit dhe je rrit ti pjellë e keqe që ngre zërin se të duket sikur te kane bo padrejtesi duke te nxjerrë nga prona e tyre.
Po vila ku rrinin hallat e tuja të çmendme e që e ndanin me Fugat tek Islam Alla prej qerpiçi ishte më legen? Se nuk rrinin dot larg vellait dhe ne pallat ato. Nuk e durojshin dot pallatin me katunarë se ishin rrace superiore te rritme me biblioteka, por jabanxhinj gjithë jetën neper Shqipni.
U bon 2 vila. Nuk iu dilshin rraces superiore si puna juaj 2 shtepi të tjeterkujt dhe e quani qe jeni trajtu keq mër legen.
Cfare donte ajo pastrusja e kopshtit?! Shtepine e Enverit?!
Veli e para të fala lopës që mbajshit në mes të Tironës. Më thuaj nji familje tjeter qe mbante lope në mes te qytetit ne Shqipërinë e shokut Enver!
Kur mbaje lopë në mes te Tirones si mund te te skuqet fytyra dhe te mohosh ate qe thote cunit te Xenit qe ju medemek jeni trajtu keq?!
2 mijë lek te vjetra qeraja në muaj deri në 2010!!! Paskeni vujt shumë në shtepi qerpiçi 2 katshe me pishë poshtë e pishë nolt e që ia u riparonte Partia cdo 5 Maj. Ketu rrinte moma dhe vellai i Qemalit dhe je rrit ti pjellë e keqe që ngre zërin se të duket sikur te kane bo padrejtesi duke te nxjerrë nga prona e tyre.
Po vila ku rrinin hallat e tuja të çmendme e që e ndanin me Fugat tek Islam Alla prej qerpiçi ishte më legen? Se nuk rrinin dot larg vellait dhe ne pallat ato. Nuk e durojshin dot pallatin me katunarë se ishin rrace superiore te rritme me biblioteka, por jabanxhinj gjithë jetën neper Shqipni.
U bon 2 vila. Nuk iu dilshin rraces superiore si puna juaj 2 shtepi të tjeterkujt dhe e quani qe jeni trajtu keq mër legen.
Cfare donte ajo pastrusja e kopshtit?! Shtepine e Enverit?