FOTOT: Tirana Bank, mbështet mjekësinë!

7 Maj 2020, 15:35Sociale TEMA
FOTOT: Tirana Bank, mbështet mjekësinë!

Tirana Bank, vijon të ndjek politikat e saj të CSR në përkrahje të cështjeve më të ndjeshme për vendin. Vecanërisht këtë kohë, kur mjekësia dhe kujdesi shëndetësor në tërësi, është kthyer në kryefjalën e aktualitetit tonë, duket se dhe Tirana Bank e ka vendosur ne fokusin e politikave të saj të CSR.

Tirana Bank , si për të vijuar traditën e bashkëpunimeve me qytetin e Përmetit, në kontributin që ka ofruar për Qëndrat Shëndetësore të zonës, edhe këtë herë ka dhënë ndihmen e saj për vënien në funksion , në kohë rekord, të Qëndrës Shëndetësore Piskovë.

Të pranishëm në aktivitetin e organizuar për këtë qëllim dhe në respektim të rregullave të distancimit social dhe kujdesit ndaj COVID , ishin përfaqësues së Tirana Bank :z.Stefan Kekezi, Drejtor I Rajonit të Jugut dhe z.Agim Andoni , Drejtor I Deges Përmet; Drejtoresha e Qëndrës Shëndetësore zj.Eleni Dervishi ; mjeke dhe infermiere të kësaj qëndre ; Kryetari Njësisë Administrative Piskovë, z..Juxhin Pasho si dhe banorë të Njësisë Administrative Piskovë të Bashkisë Përmet .

Mbështetja e ofruar nga Tirana Bank konsistoi në sigurimin e pajisjeve dhe mobilimit të brendshëm të kësaj qëndre që nga tavolinat e punës së mjekëve; dollape, rafte për ilace, stativa mbajtës për serumet, shtretër për vizita të pacienteve e deri tek karriget për pacientet, etj. 

Kontributi I Tirana Bank, I vjen në ndihmë nje popullsie prej rreth 2,800 banorësh të cilët tashmë mund të marrin shëbimet bazë mjekësore si : Vizita mjekësore që kanë të bëjnë me sëmundje kronike , vizita mjekësore të fëmijëve dhe nënave shtatzëna , vaksinime , kontroll mjekësor bazë , etj. , pranë Qëndrës Shëndetësore, Piskovë.

Tirana Bank, vlerëson rëndësine e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor dhe shpreh vëmendjen e saj , ndaj projekteve të tilla!Tirana Bank, ketu për mjekesine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje