"Mbretëresha" e aktrimit Edi Luarasi feston ditëlindjen, mbush 80 vjeçe

7 Maj 2020, 14:12Sociale TEMA
"Mbretëresha" e aktrimit Edi Luarasi feston ditëlindjen,

Aktorja e njohur shqiptare Edi Luarasi, feston sot 80-vjetorin e lindjes. Ka qenë Teatri Kombëtar që e ka uruar aktoren në këtë ditë të veçantë, duke kujtuar disa nga rolet kryesore të karrierës së tij të suksesshme.

Edi Luarasi lindi në Tiranë më 1940. Ajo është aktore i njohur shqiptare, e cila ka debutuar në skenë në moshë të re. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.

Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike e më pas, rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz në rolit e damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ajo është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

3 komente në ““Mbretëresha” e aktrimit Edi Luarasi feston ditëlindjen, mbush 80 vjeçe”

  1. TURI EMIGR says:

    MBRETERESHE ME GJIITHE RESPEKTIN SI AKTORE ME DUKET I TEPRUAR, SI DHE PER CDO AKTORE TJETER KUR THUA MBRETERESHE I BIE QE AJO TE JETE NJESHI ,DHE TE TJERAT TE JENE MBAS SAJ. E KAM NDJEKUR EDIN NE TEATER PARA DENIMIT ISHTE NJE AKTORE E MIRE QE JU PRENE KRAHET . POR NJE KUREROZIM I TI TILLE ESHTE OFENDUES PER TE TJERA SI MARGARIT ETJ. KUJDES NE TITUJ

  2. Lili says:

    Edhe njeqind pranvera plot Lule e jete pac e mira Edi

  3. Rrofsh edhe 100 E.Luarasi
    ashtusi ishit te bukur ne pamje dhe ne shpirt ,
    ashtu e bete edhe Artin Shqiptare te Mrekullushem ,
    te bukur te paarritshem nga asnji me ne kte Bote .
    Rrofsh , shendet e jete cdo te mire ne jete e nderuara Artiste …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje